Zaev: Nuk mund ta pranojmë emrin “Maqedonia e re”, do të pyesin pastaj ku është e vjetra

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është i bindur 99 për qind se mund të arrihet marrëveshja me Greqinë rreth emrit.

“Po rezervohem 1 për qind. Maqedonia dhe Greqia kurrë nuk kanë qenë më afër zgjidhjes së kontestit rreth emrit. Por sikur edhe të gjendet zgjidhja para Samitit të BE dhe NATO-s, procesi negociator nuk do të ndaloj. Negociatat do të vazhdojnë dhe ne do të ndërtojmë miqësi me Greqinë,” tha Zaev për TV 24 duke përsëritur se për Maqedoninë është e pranueshme që për përdorim ndërkombëtar të përdoret përkufizimi gjeografik ndërsa theksoi se Greqia ka treguar gjatë negociatave se ka mirëkuptim për identitetin maqedon.

“Në lojë është emri me përcaktim gjeografik,  por në asnjë mënyrë me përcaktim kohor.”

Maqedonia e re është zgjidhje, sepse në të ardhmen edhe fëmijët në Greqi mund të pyesin: “Ku është Maqedonia e vjetër,” tha Zaev.

Nëse takohem me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras për të biseduar për negociatat, atëherë kjo do të thotë se mund të arrihet një zgjidhje kompromisi e cila do të jetë e pranueshme nga qytetarët e të dyja vendeve, tha kryeministri i Maqedonisë.

Sidoqoftë, Zaev tha se me Tsiprasin do të takohet më 17 dhe 18 maj në Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Sofje.

Raundi i fundit të negociatave në Ohër i shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotsias, u zhvillua në një klimë shumë pozitive, ndërkohë i pyetur nga gazetari nëse kishin kënduar, kryeministri i Maqedonisë tha se me sa ka informacion jo. “Dimitrov nuk shquhet se di të këndoj si Ivica Daçiç, por takimi kaloi në një klimë shumë pozitive dhe kishte shumë më shumë optizmizëm se herë të tjera,” tha Zaev.

Nëse nuk arrihet zgjidhja, që është dhe kusht për ftesën për anëtarësim në NATO  dhe negociata me BE-n, Maqedonia do të vazhdoj me reformat, sepse janë të rëndësishme për qytetarët, tha Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke përfunduar:

“Qëllimet strategjike të Maqedonisë ngelen BE dhe NATO, për çfarë janë dakord edhe opozita.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet