Youtube, me një shërbim muzike me pagesë në 2018-n

Publikuar më 08. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Youtube ka planifikuar të lançojë një shërbim me pagesë muzike. Kjo pritet të ndodhë në muajin Mars,sipas raportimit të Bloomberg.

Bëhet fjalë për një marrëveshje mes Warner Music, Sony Music Entertainment, Universal Music Group, Merlin dhe Youtube që do të sjellë frytet e para të këtij shërbimi.

Ky shërbim quhet Remix sipas Bloomberg dhe do të konkurrojë me Spotify dhe Apple Music.