Xhon Alite, shqiptari që tmerronte mafien italiane vjen në Tiranë (VIDEO)

Ish-mafiozi me origjinë shqiptare, Xhon Alite, tashmë i penduar dhe bashkëpunëtor me FBI nga e cila mbrohet, ka ardhur në Tiranë për prezantimin e librave të tij dhe dokumentarit  “The perfect Gangster”. Dokumentari, i cili pasqyron jetën e tij është realizuar nga Andi Deliani.

I veshur me kostum të errët dhe syze të zeza, i shoqëruar nda dy djemtë e tij. Xhon Alite biri i një emigranti shqiptar, ish mafioz tashmë i penduar në lidhje me familjen e famshëm të krimit Gambino në vitet ’80- ’90, Pasi vizitoi Prishtinën, vizitoi dhe Tiranën për prezantimin e librit të tij dhe shfaqjes së dokumentarit “The perfect Gangster”. “Kam qenë pjesë e mafies italianë, e cila është shumë e famshme në Amerikë. Kam qenë pjesë e familjes mafioze John Angeli Gotti-t  të Cosa Nostrës, e cila kishte shumë para. Unë kam punuar atë kohë pranë tyre për shumë vite. Që nga viti 2017 jam i lirë. Kam botuar dhe një libër që censurtohet.

Këshilla që ju jep dy të djemve është që të njohin rrënjët e tyre dhe mos harrojnë asnjëherë origjinën. “Më herët në Amerikë ku unë jam rritur në një familje tradicionale është e vështirë të tregosh kush je dhe nga vjen, pasi Shqipëria nuk njihej shumë. Por tani fëmijët e mi kanë shansin që të njohin Shqipërinë. Fëmijët e mi janë familja ime, jeta ime. Jam i kënaqur se janë fëmijë të mbarë.  Merren me punë dhe me sport, unë nuk lodhem duke i këshiluar të duan jetën dhe lirinë. Të mos e humbasin lirinë e tyre ashtu sikurse e humba unë. U them të tregohen të zgjuar dhe të duan ta respektojnë vendin e tyre. Ta duan dhe ta respektojnë veten”.

Megjithese duket absurde, ish mafiozi i këshillon të rinjtë që të duan jetën, të besojnë në Zot dhe të qëndrojnë larg krimeve. “Rruga që zgjodha unë në rininë time ishte e gabuar. E mbushur me vuajtje, dhunë dhe burgje, për të mos përmendur të afërmit që humba kur isha larg. Jeta na është dhënë për ta shijuar. Jeta e rrugës sjell vetëm dhimbje. Shqiptarët janë të zgjuar, kanë zemër dhe zgjuarsi, përdorin këto për të gjetur rrugën e duhur”. Teksa e pyet për dy jetët paralele, atë të gangësterit dhe familjarit, dallimin e bën në këtë mënyrë. “Është një ndryshim i vështirë sepse njerëzit më njohin mua si mafioz dhe më shohin me këtë sy dhe jo si një njeri që i dua njerëzit dhe që mund të ndryshoj dhe ky paragjykim ndodh kudo në jetë. Pastaj jeta në rrugë është krejt e ndryshme nga ajo që bën si familjar, aty ti shfaq forcën dhe anët e errëta, ndërsa si njeri dhe familjar ti je i dobët, qan para gruas dhe fëmijëve”. Për Xhon Alite nuk është hera e parë që viziton Shqipërinë, por këtë tur e ka marrë në mbarë hapësirën shqiptare. Më pas ai do të shkojë dhe në Maqedoni./ABCNews

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet