Xhensila dhe Besi kanë qenë sot në një vizitë speciale, këngëtarja e veshur si asnjëherë më parë (Foto)

Publikuar më 12. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Këngëtarja e dashur për të gjithë, Xhensila Myrtzaj së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin e humorit, Bes Kallaku ka vizituar kishën e Ragamit në Shkodër, ata i kanë ndarë këto momente të veçanta me miqtë e tyre në “Instagram”.

“Shtëpia e Zotit dhe e mikut. Sot si mik, ne shpine e Zotit. Famullia e Kishes ne Rragam, Shkoder.’ ka shkrurar Besi krah fotos ku duket në një tryezë me miqtë e tij.

Një postim të veçantë ku shfaqet krejt ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë ka bërë dhe Xhensila. “Është ndjesi e veçante kur mikpritje nga ato të cilat jetën e tyre ja kane kushtuar Zotit. Paqe..’-shkruan ajo në foton krah motrave ku duket se ka gjetur një veshje të përshtatshme për vizitën e tyre edhe pse e nxjerr jashtë natyrës së saj sensuale.”