Xheni-Damianos: “1000 herë zgjedh Benardin, shih veten në pasqyrë”, reagon ish-banori

Publikuar më 07. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Ndarja e Xhenit dhe Benardit, dy ish-banorë të Big Brother ka qenë një nga ngjarjet më të diskutuara të ditëve që lamë pas. Pjesë e diskutimeve dashur pa dashur është bërë edhe Damiano, një tjetër ish-banor. Damiano ka bërë një postim në rrjete sociale në të cilin shkruante:
“Të pata than që në fillim. Hajde me mua dhe këto zhgënjime s’ki me i përjetu!”- shkruante ai në Instagram.

Bëhet fjalë për një pjesë nga teksti i këngës që ai do të publikojë shumë shpejt por duket se Xheni këtë shkrim e ka kuptuar shumë ndryshe, sikur i është dedikuar asaj. Përmes një shkrimi në Instastory ajo është shprehur se edhe sikur ai (Damiano) të ishte mashkulli i fundit në botë, ajo sërish nuk do e kishte zgjedhur.

“Të më ishte dhënë prapë mundësia prapë kisha zgjedh Benardin 1000 herë. Nuk jam penduar për asgjë, e kam dashur e më ka dash e prapë do jetë pjesë e zemrës time. Më vjen shumë keq për ty, edhe më qenë çuni i fundit në këtë botë, nuk të kisha zgjedh. Më mirë kështu si kanë shkuar gjërat se me ty. Shihe veten në pasqyrë ndonjëherë. Jam tjetër nivel!”- shprehet ish-konkurrentja e “Big Brother”, shkruan blitz.al.

Nisur nga këto fjalë të Xhenit Damiao ka ndarë me ndjekësit bisedën që ai ka bërë me të në Instagram e duke sqaruar bashkangjitur se në fakt ai nuk ka qenë një shkrim për Xhenin por thjesht një moment i shkëputur nga kënga e tij.

“Shiko sepse vërtet u bë diçka e madhe. Unë sapo hodha foto me një pjese të tekstit, filluan reagimet e para. Dhe sapo pashë reagimet e para, direkt i shkrujta personit në fjalë që mos te keqkuptohej. Tani unë kam faj përse personi e keqkuptoj, dhe nuk e ka pa mesazhin.
Do ishte me e ndershme sikur të vinte të më thoshte mua: Damian për kë e ke ate shkrim , sepse mua më dogji. Se sa të bente Instastory me ofendime si fëmijë. Unë e di që njerzit duhet të dalin në portale, për lajme etj etj siç ka ndodh në shumicen e rasteve nga persona të ndryshem që më sulmojnë. Por është dicka kaq e pështire që të jetosh akoma me të kaluarën. Të jetosh me diçka që nuk ka sens. Ok dolët në portale sot, po nesër si do ja bëni ? Prandaj ulni koken bëhuni me krijues, bëni diçka që njerzit kanë për çfarë të flasin për ju. Mos të mbaheni mend si “ filani apo filankia që e sulmoi Damianon” .

Pastaj dhe ne si popull Marsian që jemi, kemi qejf sherret normal sepse ndiejmë adrenalinë,të shtyra dhe fryra nga portalet amatore. “,- ka shkruar Damiano.