Xhafaj flet pas takimit me ambasadorët, ja për çfarë u bisedua

Ministri i Brendshëm foli mbi bisedën e takimit informues që zhvilloi për afro dy orë me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.
Pas takimit të mbajtur në zyrat e delegacionit në kryeqytet, ministri Xhafaj shkruan në “Twitter”: “Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së.

Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor. Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Reformën e Policimit në Komunitet, Vetting-un etj.

Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët. Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”.

(15:12)

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj po zhvillon prej dy orësh një takim me ambasadorë të vendeve të BE-së në Tiranë.

Mësohet se në qendër të takimit që po mbahet në Zyrat e BE-së është vettingu në polici dhe lufta ndaj krimit të organizuar.

11 mijë punonjës të Policisë së Shtetit, si dhe punonjësit e gardës e të SHÇBA do t’i nënshtrohen procesit të vetingut sapo ligji të hyjë në fuqi.

Vettingut mund t’i nënshtrohen me dëshirë edhe ish-punonjësit e Policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuarit nga detyra, por që Gjykata u ka dhënë të drejtë, duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit.

Të tjera

Abissnet