Xhafaj: Ishte vendimi i Agronit për t’u dorëzuar në Itali, jemi goditur familjarisht

Gjatë konferencës së sotme për mediat, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj foli për vuajtjet që u janë shkaktuar familjarëve të tij lidhur me akuzat ndaj të vëllait.

Xhafaj tha se vendimin që mori sot vëllai i tij për t’u dorëzuar tek autoritetet italiane, isht tërësisht zgjedhje e Agron Xhafajt. Mes të tjerash ai pohoi se sulmet e këtyre ditëve kanë qenë shumë të vështira për nënën dhe familjen e tij.

“Si një vëlla i përgjegjshëm kam që bërë gjithçka që kam pasur që im vëlla të behej njeri i denjë si familja jonë, si vlerat e familjes tonë. Im vëlla iu kthye normalitetit, mbaroi arsimin e lartë. E ndërtoi jetën e vet bazuar në mund. Nuk i kërkoi asnjëherë vëllait të tij politikan asnjë favor. Sot jemi të goditur familjarisht shumë. Sot Agroni ka shkuar në Itali për një dënim që s’ka lidhje. Ne do jemi pranë familjarëve, nënës time, gruas se Agronit dhe dy fëmijëve te tij te mitur. Është momenti për të nënvizuar edhe një fakt tjetër. Për ligjin shqiptar në fuqi ndjekja penale që duhet ndjekur për vëllain tim; rrjedhimisht në Shqipëri për asnjë shkak Agron Xhafaj s’do bënte asnjë ditë burg. Nëse im vëlla do të bënte njohjen e vendimit të tij penal këtu në Shqipëri dhe do të priste ekzekutimin e tij këtu në Shqipëri, ai s’do ta vuante atë, pasi periudha prej 4 vitesh e mbetur për ekzekutim është e një afati 5-vjeçar. Se nxita as atëherë dhe as sot që ai ta kryente këtë akt. Ishte zgjedhja e tij dhe e vlerësoi shumë gjestin e tij”, tha Xhafaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet