Akuzat për të vëllain/ Flet Xhafaj: Audio-regjistrimi është sajesë, Agroni s’ka qenë në kërkim nga Italia

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë për mediat lidhur me akuzat publike të Partisë Demokratike, që implikojnë vëllain e tij Agron Xhafaj me trafikun e drogës.

Ministri i Brendshëm deklaroi se audio-regjistrimi është një sajesë, e provuar kjo nga agjenci ndërkombëtare, duke kërkuar që Prokuroria të veprojë ndaj personave përgjegjës.

Ministri i Brendshëm tha se sipas të dhënave që ka nuk ka pasur kurrë një kërkim ndërkombëtar nga pala italiane për Agron Xhafajn, dhe se ky i fundit nuk pa pasur probleme me ligjin pas vitit 2002.

“Shumë kanë folur këto ditë në emër të ligjit dhe të moralit, në raport me një vendim penal të drejtësisë italiane për vëllain tim. Këta njerëz në mënyra të ndryshme janë rrekur të më tregojnë ligjin. Sot e kurdoherë nuk do të dënjoja…Sharlatanët politikë, shpifësit, shantazhuesit politikë dhe shkelësit e ligjit, të gjithë së bashku, nuk e meritojnë asnjëherë kërkesën për shpjegime, edhe kur je funksionar publik… Disa prej kategorive meritojnë injorim dhe përbuzje dhe të tjerët përballje me ligjin.
Lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim Agron Xhafaj. I përgjegjshëm përballë qytetarëve dhe zgjedhësve të mi, që nga viti 2002 kam bërë deklarime publike për këtë çështje. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002, ku vëllai im ka qenë 25 vjeç atë kohë. Unë kam qenë ministër në qeverinë Majko, në respekt të moralit kam kërkuar dorëheqje. Dorëheqja nuk është pranuar nga kryeministri Majko. Ju garantoj se vëllai im jo vetëm nuk ju fsheh hetimit, por në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar të marrë pjesë në këtë çështje. Asnjë veprim i imi, jo vetëm sot por edhe më parë nuk ka krijuar imunitet kundrejt ekzekutimit të vendimit penal ndaj tij”, tha Xhafaj.

Ai i cilësoi si qesharake akuzat për falsifikim të draftit sa i takon ekstradimeve, duke shtuar se Shqipëria ka zbatuar të njëjtën disiplinë si vendet evropiane.

“Është akuza më qesharake që kam dëgjuar për veten time. Qesharak komplet këta njerëz pa asnjë personaliteti. Më duket shumë çudi se si njeriu pranon të vetshpallet kaq injorant. Unë akuzohem se si kryetar i Komisionit të Ligjeve paskam ndryshuar draftin e nenit…Paskam falsifikuar një draft që i është paraqitur Kuvendit dhe deputetët e paskan votuar pa e parë. Kjo është si logjika e Shvejkut. Gjithsesi unë kam detyrim të jem serioz dhe t’u jap shpjegimin që duhet. Kjo pikë e nenit 491 është një standard ndërkombëtar, nuk e kemi shpikur dhe as jemi ne të vetmit që e kemi. Edhe amendimi i kodit është rregullim, nuk është risi. Për me tepër të njëjtën disiplinë e zbatojnë të gjitha vendet evropiane. Ekstradimi është i mundshëm vetëm nëse jepet garanci për gjykim”, tha ministri i Brendshëm.

“Prej vitit 2002 vëllai im ka jetuar në Shqipëri dhe është një qytetar që s’ka pasur asnjë problem me ligjin, e verifikuar kjo zyrtarisht, si për këto vite që unë jam ministër i Brendshëm. Audio-regjistrimi është sajesë, është një manipulim i bërë keq. Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg, nëse do të bënte njohjen e vendimit penal në Shqipëri sipas ligjit shqiptar. Unë kam bërë çfarë unë kam pasur në dorë, që ai të kthehej në një qytetar të përgjegjshëm. Nuk i ka kërkuar asnjë vëllait, për t’i krijuar favore për asnjë çast. Unë dhe familja ime jemi të goditur shpirtërisht, pasi sot një Agron do të vuaj një dënim për një Agron të 16 vite me më parë”, vijoi ai.

Xhafaj theksoi se nuk do të besojë se opozita qëndron pas aktit skandaloz të audio-përgjimit, ndërsa foli për ligësi politike dhe njerëzore të PD-së, duke kërkuar nga Prokuoria veprime të shpejta.

“Nuk dua ta besoj se është opozita nxitësja e këtij akti skandaloz, ajo ka rënë viktimë e të tjerëve. Ndaj do t’u kërkoj sot Prokurorisë veprime të shpejta dhe energjike për gjetjen e të gjithë atyre që janë përfshirë në aferën kriminale dhe dënimin e merituar. Ligësia politike dhe njerëzore e një pjese të opozitës, diletantizimi dhe interest meskine janë bërë bashke me ato të grupeve kriminale. Opozita ka rënë në batakun e shantazhuesve. Ata kanë bërë pakt me djallin si e si kjo qeveri të largohet. Nëse mendoni se më mposhtni me sulmet tuaja gabojeni”, vijoi Xhafaj.

I pyetur nëse ka bërë verifikime që audio-regjistrimi është sajesë, Xhafaj tha se: “Kam bërë një vlerësim të audios në agjenci të njohura ndërkombëtare, me përgjigjen e të cilës jam njohur dje”. Ministri i Brendshëm u shpreh se në asnjë rast nuk e ka menduar dorëheqjen dhe nuk i është kërkuar nga kryeministri. “Në asnjë rast…Në asnjë rast nuk kam menduar të jap dorëheqjen për këtë shkak, do të jepja në raste të tjera që nuk kam qenë në shërbim të qytetarëve. Nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen as kryeministri”, tha Xhafaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

  1. Ulsi says:

    T japesh doreheqjen per zera fallco te imituara nga salianji dhe alibeaj eshte per t qeshur me t madhe..merruni me halle te verteta i them opozites dhe jo me shpifje qe si hyn asnje shqiptari ne xhep

  2. Ulsi says:

    Dmth t dalin tre personat me t deshtuar t pd dhe ti tregojne ligjin dhe rregullin atij qe ka bere reformen do t thote qe kjo opozit ka marr fund

  3. Hahj says:

    Dalin dhe flasin ata t opozites sepse nuk kan me kauza me ca t merren dhe shpikin lloj e lloj gjerash vetem qe t dalin ne tv keto dit..sulmoni te pakten ndonje qe spunon

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet