“WhatsApp” sjell ndryshimin për video-telefonatat

Publikuar më 24. 10. 2017 nga Jola Alimemaj

“WhatsApp” po punon për një opsion të ri. Ky opsion do ta bëjë më interesant komunikimin me miqtë.

Aplikacioni po planifikon të prezantojë një opsion shtesë që iu lejon të bëni video telefonata në grup.

“WhatsApp” do të bëjë të mundur që gjatë muajve të ardhshëm, miqtë apo edhe kolegët të bisedojnë me njëri-tjetrin ballë për ballë, pa nevojën e takimeve të zakonshme.

Megjithatë, për momentin mund të bëni vetëm thirrje normale.