Wenger gati për të dorëzuar Arsenalin

E ardhmja e trajnerit Arsene Wenger është larg Arsenalit. Për këtë është i bindur edhe vetë trajneri i cili nuk ka më motivimin e dikurshëm. Mungesa e trofeve si edhe dalja jashtë garës për titullin kampion në Angli janë faktet kryesore që konfirmojnë se francezi është në vitin e fundit në “Emirates Stadium”. Ai nuk ka më besimin e drejtuesve të klubit të cilit ishin të gatshëm ta shkarkonin që vitin e kaluar.

Pasuesi i tij flitet se mund të jetë ish-lojtari i Arsenal, Mikel Arteta. Ai është duke bërë një punë fantastike si zv.trajner të Manchester City dhe punon në krah të Pep Guardiolës.  Një tjetër pistë është edhe emri i Carlo Ancelotti i cili aktualisht është pa skuadër dhe mund të tundohej nga një ofertë e “topçinjve”.

Të tjera

Abissnet