×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Website britanik, ja sa bakshish duhet të lini në vendet europiane, si veprohet në Shqipëri

Kur udhëton ndonjëherë është e vështirë për të ditur nëse duhet të lësh bakshish apo jo. Zakonet ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri dhe pavarësisht se mund të jemi miq të edukuar mund të përfundojmë duke ofenduar dikë. Për t’i bërë gjërat pak më të lehta website-i britanik PopSugar ka bërë një përmbledhje të gjërave që duhet të dini për të gjitha vendet europiane.

Shqipëri: Bakshishi nuk është i kërkuar, por gjithmonë i vlerësuar. Pjesa më e madhe e njerëzve përpiqen që të rrumbullakosin faturën në restorante.

Bosnje dhe Hercegovina: Çmimet në Bosnje dhe Hercegovinë janë shumë të ulëta, prandaj bakshishet do të vlerësohet. Bakshishet janë të pranuara në restorante dhe bare (5-10 % të totalit të faturës).

Bullgari: Stafi në Bullgari paguhet me pagë minimale, prandaj pret që ti t’i shpërblesh me ndonjë bakshish- mesatarja është 10% e faturës.

Republika Çeke: Të lesh 10% bakshish nga totali, veçanërisht në qendrat turistike, si Praga dhe Cesky Krumlov.

Gjermania: Shërbimi gjithmonë është i përfshirë në faturat e restoranteve, por sikurse shpjegohet edhe në website-in knigge.de, duhet të japësh bakshish edhe kur nuk je i detyruar. Rrumbullakosja e faturës do të jetë e mjaftueshme.

Greqia: Disa restorante e rrumbullakosin faturën paraprakisht, kështu që bëni mirë që të hapni sytë para se të jeni dorëlëshuar. Kur të jepni bakshish, lëreni mbi tavolinë ose në dorë të kamerierit. Disa pronarë nuk i lejojnë kamerierët që ta mbajnë bakshishin.

Irlandë dhe Angli: Gjithmonë pritet që të japësh deri në 10% të faturës bakshish në rast se shërbimi ka qenë shumë i mirë. Gjithsesi, ndonjëherë shërbimi është i përfshirë në faturë. Në këto raste mos u ndjeni të detyruar të lini më tepër bakshish.

Itali: Bakshishet nuk priten duke qenë se shërbimi është ngarkuar brenda faturës. Pjesa më e madhe njerëzve vendosin mbi tavolinë disa euro, por rrallë herë më shumë se 10% e faturës.

Kosovë: Në Kosovë, bakshishi nuk pritet, por vlerësohet.

Maqedoni: duke marrë në supozim se shërbimi është i mirë, 10% bakshish mirëpritet në çdo restorant. Gjithashtu është e zakonshme që t’u lesh bakshish shofereve të taksive, apo së paku të rrumbullakosësh faturën.

Mali i Zi: Në Malin e Zi, bakshish iu lihet kamerierëve, shoferëve të taksisë dhe stafit të hoteleve.

Holandë: tarifat e shërbimit do të iu ngarkohen në të gjitha faturat (përfshirë edhe taksitë), kështu që nëse nuk lini bakshish do të jetë e pranuar.

Poloni: Në Poloni, shoferët e taksive presin që t’iu lesh bakshish deri në masën 10% të faturës. Në restorante sigurohuni që bakshishi nuk është i përfshirë në faturë. Në rast se jo ju duhet të jepni një bakshish në 10% të totalit të faturës. Mbani një gjë parasysh: Faleminderit përkthehet “mund ta mbash kusurin”, shkruan monitor.

Portugali: Bakshishi është tepër i zakonshëm në Portugali, veçanërisht në zonat turistike. Shoferët e taksive presin që ta rrumbullakosësh faturën në 5 euron më të afërt, restorantet presin t’iu lësh 10% të faturës, dhe baret presin t’ju lësh disa euro.

Rumania: bakshishet janë shumë të rëndësishme në Rumani, sa që duhet të japësh edhe në spitale përpara se të të vizitojë doktori.

Serbi: lënia e bakshishit në Serbi nuk është e detyrueshme, por do t’ju vlerësohet. Taksitë, lokalet dhe restorantet presin që të lini një bakshish duke rrumbullakosur faturën.

Zvicër: Shërbimi do t’ju përfshihet në pjesën më të madhe të faturave, prandaj mos u shqetësoni në lidhje me bakshishet.

Turqi: Në Turqi, pritet që të lini 5-10% bakshish të faturës, në bare, restorante dhe kafe. Edhe faturat e taksive pritet që të rrumbullakosen.

/D.T/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Martohu me mua!”/ Shqiptari i propozon të dashurës me qirinj ndriçues, por i vë flakën shtëpisë

“Martohu me mua!”/ Shqiptari i propozon të dashurës me qirinj ndriçues, por i vë flakën shtëpisë

Publikuar më 07.08.2020
Historia e një shqiptari është bërë lajm në mediat angleze, ...

Historia e një shqiptari është bërë lajm në mediat angleze, pasi gjatë një propozimi romantik dogji banesën. Albert Ndreu kërkoi ta surprizonte Valerija Madevic-in, me 100 qirinj ndriçues, 60 tullumbace, ndërsa kishte shkruar fjalët: “Martohu me mua!”. Por pasi burri u largua nga shtëpia për të marrë të fejuarën nga puna, në shtëpi nuk gjeti […]

Lexo më shumë

Prekëse/ Momentet kur doktori sheh vëllanë binjak teksa i ndalet zemra (VIDEO)

Prekëse/ Momentet kur doktori sheh vëllanë binjak teksa i ndalet zemra (VIDEO)

Publikuar më 06.08.2020
Doktori televiziv Chris van Tulleken shpërtheu në lot ndërsa...

Doktori televiziv Chris van Tulleken shpërtheu në lot ndërsa pa se si mjekët ndalën zemrën e vëllait të tij binjak  Xand, në një dokumentar emocionues që u transmetua mbrëmë nga BBC. Pas disa momenteve të tensionuara, zemrës iu bë elektroshok dhe ajo nisi të rrahë sërish në ritmin normal. Dy vëllezërit, 41 vjeç, u kthyen […]

Lexo më shumë

“E dashur Konstandina”/ Agron Llakaj i dedikon fjalë zemre bashkëshortes në 36-vjetorin e martesës

“E dashur Konstandina”/ Agron Llakaj i dedikon fjalë zemre bashkëshortes në 36-vjetorin e martesës

Publikuar më 29.07.2020
Në 36-vjetorin e martesës, aktori i njohur i humorit Agron L...

Në 36-vjetorin e martesës, aktori i njohur i humorit Agron Llakaj i ka kushtuar një shkrim bashkëshortes së tij. Ai e shoqëron postimin në “Instagram” me një fotografi familjare së bashku me dy fëmijët e tyre Adea dhe Teo, që i cilëson dashuri mbi dashuritë. “…36 vjet martese…E dashur Kostandina !…edhe pse ne kohe te […]

Lexo më shumë

99-vjeçarja që i shpëtoi vrasjes nga nazistët, kancerit dhe rrëzimit të avionit, mposht edhe Covid-19

99-vjeçarja që i shpëtoi vrasjes nga nazistët, kancerit dhe rrëzimit të avionit, mposht edhe Covid-19

Publikuar më 17.07.2020
Një shprehje thotë se “jetëgjati nuk bëhet kurrë jetëshkurtë...

Një shprehje thotë se “jetëgjati nuk bëhet kurrë jetëshkurtër”, e duket se merr kuptim më së miri në rastin e një 99-vjeçare nga Londra. Gruaja afro 1-shekullore i ka mbijetuar tentativës për vrasje nga nazistët, rrëzimit të avionit, kancerit të gjirit, ndërkohë që tanimë sapo e ka fituar luftën edhe me Covid-19. Mësohet se Joy […]

Lexo më shumë

T’i thuash COVID-it të kam *****, Sazan Guri shan virusin live në studio! (Video)

T’i thuash COVID-it të kam *****, Sazan Guri shan virusin live në studio! (Video)

Publikuar më 08.07.2020
Ambientalisti Sazan Guri, është nga ata persona që nuk e bes...

Ambientalisti Sazan Guri, është nga ata persona që nuk e beson ekzistencën e koronavirusit. Madje ai së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile, shpesh ka bërë protesta kundër masave strikte të vendosura para disa muajve, por edhe bërjes së vaksinës me detyrim. Sakaq, ditën e sotme Guri ishte i ftuar në studion e “Ftesë në […]

Lexo më shumë

Ish i dashuri zbulon sekretet e lidhjes së nxehtë me Melania Trump, çfarë nuk pëlqente ajo

Ish i dashuri zbulon sekretet e lidhjes së nxehtë me Melania Trump, çfarë nuk pëlqente ajo

Publikuar më 04.07.2020
Së fundmi kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me jet...

Së fundmi kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me jetën e Melania Trump, para se ajo të njihej me presidentin e SHBA-ve. Një gazetar në Slloveni, i cili pretendon se është ish i dashuri i Melanias, ka rrëfyer detaje interesante nga jeta e zonjës së Shtëpisë së Bardhë përpara se ajo të […]

Lexo më shumë

Shpëtoi nga kampi në Siri/ Alvin Berisha vjen në Durrës

Shpëtoi nga kampi në Siri/ Alvin Berisha vjen në Durrës

Publikuar më 30.06.2020
Djali 11-vjeçar Alvin Berisha, i cili u shpëtua nga kampi Al...

Djali 11-vjeçar Alvin Berisha, i cili u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri ka mbërritur në Durrës me babain e tij. Afrim Berisha ka postuar në profilin e tij në Instagram disa foto me djalin e tij pranë portit. Djali duket se është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas largimit nga kampi Al Hol, […]

Lexo më shumë

Pamje që s’duhen humbur, Rudina Hajdari kërcen vallen e Tropojës në mes të studios televizive (Video)

Pamje që s’duhen humbur, Rudina Hajdari kërcen vallen e Tropojës në mes të studios televizive (Video)

Publikuar më 29.06.2020
Ditën e djeshme, Rudina Hajdari ishte e ftuar në “E Diell”, ...

Ditën e djeshme, Rudina Hajdari ishte e ftuar në “E Diell”, ku ka folur për karrierën e saj në politikën shqiptare por edhe për jetën e saj private dhe për njohjen e saj me bashkëshortin. Hajdari rrëfeu se me bashkëshortin është njohur në moshë shumë të re në Amerikë, vend edhe ku u martua. E […]

Lexo më shumë