×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Website britanik, ja sa bakshish duhet të lini në vendet europiane, si veprohet në Shqipëri

Kur udhëton ndonjëherë është e vështirë për të ditur nëse duhet të lësh bakshish apo jo. Zakonet ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri dhe pavarësisht se mund të jemi miq të edukuar mund të përfundojmë duke ofenduar dikë. Për t’i bërë gjërat pak më të lehta website-i britanik PopSugar ka bërë një përmbledhje të gjërave që duhet të dini për të gjitha vendet europiane.

Shqipëri: Bakshishi nuk është i kërkuar, por gjithmonë i vlerësuar. Pjesa më e madhe e njerëzve përpiqen që të rrumbullakosin faturën në restorante.

Bosnje dhe Hercegovina: Çmimet në Bosnje dhe Hercegovinë janë shumë të ulëta, prandaj bakshishet do të vlerësohet. Bakshishet janë të pranuara në restorante dhe bare (5-10 % të totalit të faturës).

Bullgari: Stafi në Bullgari paguhet me pagë minimale, prandaj pret që ti t’i shpërblesh me ndonjë bakshish- mesatarja është 10% e faturës.

Republika Çeke: Të lesh 10% bakshish nga totali, veçanërisht në qendrat turistike, si Praga dhe Cesky Krumlov.

Gjermania: Shërbimi gjithmonë është i përfshirë në faturat e restoranteve, por sikurse shpjegohet edhe në website-in knigge.de, duhet të japësh bakshish edhe kur nuk je i detyruar. Rrumbullakosja e faturës do të jetë e mjaftueshme.

Greqia: Disa restorante e rrumbullakosin faturën paraprakisht, kështu që bëni mirë që të hapni sytë para se të jeni dorëlëshuar. Kur të jepni bakshish, lëreni mbi tavolinë ose në dorë të kamerierit. Disa pronarë nuk i lejojnë kamerierët që ta mbajnë bakshishin.

Irlandë dhe Angli: Gjithmonë pritet që të japësh deri në 10% të faturës bakshish në rast se shërbimi ka qenë shumë i mirë. Gjithsesi, ndonjëherë shërbimi është i përfshirë në faturë. Në këto raste mos u ndjeni të detyruar të lini më tepër bakshish.

Itali: Bakshishet nuk priten duke qenë se shërbimi është ngarkuar brenda faturës. Pjesa më e madhe njerëzve vendosin mbi tavolinë disa euro, por rrallë herë më shumë se 10% e faturës.

Kosovë: Në Kosovë, bakshishi nuk pritet, por vlerësohet.

Maqedoni: duke marrë në supozim se shërbimi është i mirë, 10% bakshish mirëpritet në çdo restorant. Gjithashtu është e zakonshme që t’u lesh bakshish shofereve të taksive, apo së paku të rrumbullakosësh faturën.

Mali i Zi: Në Malin e Zi, bakshish iu lihet kamerierëve, shoferëve të taksisë dhe stafit të hoteleve.

Holandë: tarifat e shërbimit do të iu ngarkohen në të gjitha faturat (përfshirë edhe taksitë), kështu që nëse nuk lini bakshish do të jetë e pranuar.

Poloni: Në Poloni, shoferët e taksive presin që t’iu lesh bakshish deri në masën 10% të faturës. Në restorante sigurohuni që bakshishi nuk është i përfshirë në faturë. Në rast se jo ju duhet të jepni një bakshish në 10% të totalit të faturës. Mbani një gjë parasysh: Faleminderit përkthehet “mund ta mbash kusurin”, shkruan monitor.

Portugali: Bakshishi është tepër i zakonshëm në Portugali, veçanërisht në zonat turistike. Shoferët e taksive presin që ta rrumbullakosësh faturën në 5 euron më të afërt, restorantet presin t’iu lësh 10% të faturës, dhe baret presin t’ju lësh disa euro.

Rumania: bakshishet janë shumë të rëndësishme në Rumani, sa që duhet të japësh edhe në spitale përpara se të të vizitojë doktori.

Serbi: lënia e bakshishit në Serbi nuk është e detyrueshme, por do t’ju vlerësohet. Taksitë, lokalet dhe restorantet presin që të lini një bakshish duke rrumbullakosur faturën.

Zvicër: Shërbimi do t’ju përfshihet në pjesën më të madhe të faturave, prandaj mos u shqetësoni në lidhje me bakshishet.

Turqi: Në Turqi, pritet që të lini 5-10% bakshish të faturës, në bare, restorante dhe kafe. Edhe faturat e taksive pritet që të rrumbullakosen.

/D.T/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndryshon ora këtë fundjavë, akrepat shkojnë 60 minuta mbrapa

Ndryshon ora këtë fundjavë, akrepat shkojnë 60 minuta mbrapa

Publikuar më 24.10.2020
Edhe pse u diskutua se shumë shpejt ora do të qëndrojë e një...

Edhe pse u diskutua se shumë shpejt ora do të qëndrojë e njëjta, duket se edhe në këtë vit ndryshimi i saj do të jetë si në vitet më parë. Duket se Bashkimi Europian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve […]

Lexo më shumë

“Dita ime nis e mbyllet me të, e telefonoj në mëngjes sapo zgjohem dhe në darkë”, Rama flet për ministren që e ka në dispozicion 24 orë

“Dita ime nis e mbyllet me të, e telefonoj në mëngjes sapo zgjohem dhe në darkë”, Rama flet për ministren që e ka në dispozicion 24 orë

Publikuar më 21.10.2020
Në një konferencë me gazetarët, ku po diskutohet mbi infrast...

Në një konferencë me gazetarët, ku po diskutohet mbi infrastrukturën, kryeministri Rama është shprehur se dita e tij nis dhe mbaron me ministren Balluku. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka deklaruar se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku është e angazhuar çdo ditë me punën për të bërë realitet projektet e rëndësishme. […]

Lexo më shumë

Lista/ Njihuni me meshkujt më të bukur në planet (Foto)

Lista/ Njihuni me meshkujt më të bukur në planet (Foto)

Publikuar më 04.10.2020
Shijet janë padiskutim relative. Ajo që duket bukur për një ...

Shijet janë padiskutim relative. Ajo që duket bukur për një person mund të jetë krejt e kundërta për të tjerët. Megjithatë, kjo nuk pengon portalet e famshëm që të hartojnë një listë me meshkujt më të bukur në planet. Duke u bazuar në shijet e lexuesve, “BrightSide”, ka publikuar listën e djemve të rinj që […]

Lexo më shumë

Po mbushte rrudhat në një qendër kozmetike, 29-vjeçares i ndodh gjema, çështja përfundon në gjykatë

Po mbushte rrudhat në një qendër kozmetike, 29-vjeçares i ndodh gjema, çështja përfundon në gjykatë

Publikuar më 03.10.2020
Një grua e re nga Kina pësoi paralizë në anën e majtë të fyt...

Një grua e re nga Kina pësoi paralizë në anën e majtë të fytyrës së saj pas një injeksioni të një mbushëse rrudhash në një klinikë kozmetike. Mjekët kanë frikë se simptomat mund të jenë të përhershme. Zhao, 29 vjeçe, nga Hangzhou, kohët e fundit shkoi në një spital kozmetik për një procedurë që ajo […]

Lexo më shumë

Tjetër deklaratë bombë nga Gabriel Garko: Për 11 vite isha i fejuar me një djalë

Tjetër deklaratë bombë nga Gabriel Garko: Për 11 vite isha i fejuar me një djalë

Publikuar më 02.10.2020
Pak ditë më parë, aktori i famshëm italian, Gabriel Garko zb...

Pak ditë më parë, aktori i famshëm italian, Gabriel Garko zbuloi brenda shtëpisë së famshme “Grande Fratello Vip” se është homoseksual. Ndërsa së fundmi ai ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Verissimo” ku ka rrëfyer se ka qenë në një lidhje me një djalë të quajtur Riccardo, për 11 vite. “14 vite më […]

Lexo më shumë

Këto do të jenë shenjat që do të kenë më shumë fat deri në fund të vitit

Këto do të jenë shenjat që do të kenë më shumë fat deri në fund të vitit

Publikuar më 02.09.2020
Teksa kanë mbetur edhe katër muaj nga mbyllja e këtij vitit,...

Teksa kanë mbetur edhe katër muaj nga mbyllja e këtij vitit, duket se disa shenja të horoskopit do të jenë të diferencuar nga pjesa tjetër. Edhe pse janë përballur me sfida të shumta, në muajit që kanë mbetur, pritet që ato të rezlizojnë shumë synime që i kanë vendosur vetes. Deri në fund të 2020 […]

Lexo më shumë

Test personaliteti/ Zgjidh një simbol dhe zbulo fatin tënd

Test personaliteti/ Zgjidh një simbol dhe zbulo fatin tënd

Publikuar më 14.08.2020
Për të njohur fatin tuaj, duhet të zgjidhni njërin nga tre s...

Për të njohur fatin tuaj, duhet të zgjidhni njërin nga tre simbolet e paraqitura në figurë, dhe më pas kësaj të lexoni dhe të kuptoni fatin e jetës suaj! Simboli 1: Ndryshimet janë të pashmangshme në jetën tuaj. Ju jeni një person krenar, i cili gjithmonë pëlqen të ketë të drejtë dhe zakonisht nuk i […]

Lexo më shumë

“Martohu me mua!”/ Shqiptari i propozon të dashurës me qirinj ndriçues, por i vë flakën shtëpisë

“Martohu me mua!”/ Shqiptari i propozon të dashurës me qirinj ndriçues, por i vë flakën shtëpisë

Publikuar më 07.08.2020
Historia e një shqiptari është bërë lajm në mediat angleze, ...

Historia e një shqiptari është bërë lajm në mediat angleze, pasi gjatë një propozimi romantik dogji banesën. Albert Ndreu kërkoi ta surprizonte Valerija Madevic-in, me 100 qirinj ndriçues, 60 tullumbace, ndërsa kishte shkruar fjalët: “Martohu me mua!”. Por pasi burri u largua nga shtëpia për të marrë të fejuarën nga puna, në shtëpi nuk gjeti […]

Lexo më shumë