Rama, letėr indinjate Nishanit: "Dje e ke prishur nė dy raste"
Publikuar më 29.11.2012 | 17:10

TIRANĖ - Kryetari i PS-sė, Edi Rama i ka dėrguar njė letėr indinjate sot Presidentit tė Republikės, Bujar Nishani lidhur me dy incidente tė pakėnaqshme sipas Ramės: njėri nė Vlorė, ku presidenti Nishani u largua pa qėndruar nė drekėn zyrtare tė festės, siē e donte protokolli i Pavarėsisė dhe siē kanė bėrė gjithė ish-presidentėt pararardhės, por dhe pėr pritjen e mbrėmshme nė Pallatin e Brigadave. Mė poshtė vijon e plotė letra e Edi Ramės. 

Zoti President,

Ju jeni pėrgjegjės pėr njė zhvillim negativ tė paprecedentė nė historinė e institucionit qė jeni ngarkuar tė pėrfaqėsoni pa i pasur, pėr fat tė keq, jo vetėm meritat po as cilėsitė e nevojshme. Nė ditėn e bekuar tė 100 vjetorit tė pavarėsisė, Ju treguat se e vetmja atdhedashuri e mundur pėr Ju ėshtė partishmėria. Dhe jo njė herė po dy!

Herėn e parė, Ju fyet kryeqytetin e pavarėsisė duke i kthyer Vlorės kurrizin dhe duke rendur drejt Tiranės pas kryetarit tė partisė Suaj. Protokolli i kėtij shteti qė ka barrėn t’Ju mbajė mbi krye, e pėrcakton qartė se Ju duhet tė ofronit nė Vlorė drekėn zyrtare - siē kanė bėrė tradicionalisht tė gjithė paraardhėsit Tuaj, tė cilėt edhe nė drekėn e djeshme ishin nė krah tė kryebashkiakut tė Vlorės nė respekt tė traditės e tė protokollit.  Por Ju e shpėrfillėt Protokollin e Shtetit dhe ikėt nga Vlora pa e kryer detyrėn Tuaj si President i Republikės, si pėr tė treguar nė fakt se vendi i kreut tė shtetit nė Shqipėri ka mbetur bosh.

Herėn e dytė, Ju fyet kryeqytetin e Shqipėrisė dhe ēdo shqiptar apo tė huaj qė nė pritjen zyrtare tė mbrėmjes sė 28 nėntorit, erdhi me ftesėn Tuaj po jo si anėtar i Partisė Demokratike, as si simpatizanti i saj apo i Juaji personalisht. Duke ardhur nė pritjen e organizuar prej Jush, edhe unė si shumė tė tjerė respektova traditėn solemne tė mbrėmjes sė 28 nėntorit dhe institucionin e Presidentit tė Republikės. Por fatkeqėsisht Ju nuk bėtė tė njėjtėn gjė.

Protokolli i kėtij shteti qė ka barrėn t’Ju ketė mbi krye po edhe tradita e mbrėmjes, e pėrcaktojnė qartė se Ju duhet tė ishit mbrėmė nė Pallatin e Brigadave mikpritėsi dhe folėsi i vetėm qė u adresohet tė ftuarve - siē kanė qenė tradicionalisht tė vetmit mikpritės e folės nė kėtė rast tė gjithė paraardhėsit Tuaj. Por Ju s’e bėtė as detyrėn e mikpritėsit dhe as atė tė kreut tė shtetit tė tė gjithė shqiptarėve. I latė tė ftuarit t'Ju prisnin mė shumė se njė orė nė kėmbė, pa patur as kujdesin t’u paraqisnit paraprakisht pėrmes protokollit Tuaj njė ndjesė tė thjeshtė formale, me njė arsye ēfarėdo pėr vonesėn. Pastaj e shkelėt fare kur i’a latė foltoren ekskluzive tė kreut tė shtetit shqiptar njė zotėrie pa lidhje, ose mė saktė njė tė huaji qė ka lidhje vetėm me Partinė Demokratike. Ky shpėrdorim i paprecedentė i foltores sė kreut tė shtetit pėr recitime tė miqve tė huaj tė partisė Suaj, ishte si shpallje publike ceremoniale e dorėzimit tė institucionit tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė nė duart e partisė nė pushtet.

Ju dje zoti Nishani na dhatė formalisht provėn e drejtėsisė sė vendimit tonė, pėr tė mos Ju votuar si President tė Republikės pėr shkak se ishit dhe mbeteni tėrėsisht i papėrshtatshėm pėr detyrėn e lartė. Fakti qė Ju s’jeni nė gjendje tė silleni si kryetar i kėtij shteti as pėr qoka, flet vetė se ē’mund tė presin nga Ju Shqipėria dhe shqiptarėt nė pėrmbushje tė nevojės alarmante pėr shtet, pėr kushtetutshmėri e ligjshmėri, pėr institucione tė pavarura e pėr zgjedhje tė lira e tė ndershme.

 
Me keqardhje

Kryetari i Partisė Socialiste

Edi Rama
 

/Shekulli Online/Pėrgatiti:M.A./


Videot e fundit
18 Komente
Pilo Lala
Shtrengoja burgjite Edi ketyre te paafteve, sepse demin e bejne te madh, edhe pse nga paaftesia. Te njejten gje beri Topi per 2 vjet, i dha gjithshka Berishes, pastaj e hodhi Berisha si lecke, atehere filloi Topi te hiqej si garip, por Berisha ja kishte prere kostumin me perpara dhe e hoshi si pacavure. Me kete leter ti i tregon Nishanit qe nuk mund te qaje vitin e fundit qe do e heqin. Po qe burre te tregohet sot per Shqiperine.
Devolliu
O EDI; kapter jari ėshtė loja..., President ėshtė shpellari i Viēidolit.
Ndoci (nga TROPOJA)
bravo KY president s ka lezet nga paraqitja dhe nga sjellja mire ja ke bere
DASHI
Ja salen e kemi gjini.Ky person dhe "KUKELLAT" i shenderon ne robota,e pastaj i programon me virusin-sali ter diten,burge naten,Ashtuqe diten naje shenderon ne nate,e naten naje bene me ter.
Shqipetari
Festimet ishin perfekte. Paradite ne Vlore e pasdite ne Tirane. Ishin te gjithe bashke shqipetare te te gjitha krahinave e feve...i vetmi i pakenaqur eshte Rama...i eshte bere semundje profesionale:):)
PATRIOTI USA.
Si kudo ne mbar bote edhe ketu ne Amerik FESTUAM ME MADHESHTI DITEN E SHPALLJES TE PAMVARESIS. Ne lokalin e filantropit shqiptar Ndue Ftoni u mblodhen me mijra shqipetar nga te gjitha trevat , pa dallim feje ,krahine, bindje politike dhe ideje. U gezuam pamase edhe me festimet ne SHqiperi, Kosove, Mqedoni, Malin eZI E kudo ku ka shqiptare. Pore gjithe kete gezim na i zbehu veprimi i turpshem dhe anti kushtetus i presidentit Nishani me largimin nga dreka shteterore ne Vlore dhe spostimi ne darken shteterore ne pallatin e brigadave, duke lene nje mikun e saliutdhe PD te hape e pershendes pjesmaresit sikur te ishte festa e PD dhe jo e pamvaresise. Keto jane marezit e sali berishes, qe presidentin e republikes e ka dordolec dhe jo kryetar shteti, turp dhe veprim i denushem moralisht dhe ligjerisht.
PATRIOTI USA.
Si kudo ne mbar bote edhe ketu ne Amerik FESTUAM ME MADHESHTI DITEN E SHPALLJES TE PAMVARESIS. Ne lokalin e filantropit shqiptar Ndue Ftoni u mblodhen me mijra shqipetar nga te gjitha trevat , pa dallim feje ,krahine, bindje politike dhe ideje. U gezuam pamase edhe me festimet ne SHqiperi, Kosove, Mqedoni, Malin eZI E kudo ku ka shqiptare. Pore gjithe kete gezim na i zbehu veprimi i turpshem dhe anti kushtetus i presidentit Nishani me largimin nga dreka shteterore ne Vlore dhe spostimi ne darken shteterore ne pallatin e brigadave, duke lene nje mikun e saliutdhe PD te hape e pershendes pjesmaresit sikur te ishte festa e PD dhe jo e pamvaresise. Keto jane marezit e sali berishes, qe presidentin e republikes e ka dordolec dhe jo kryetar shteti, turp dhe veprim i denushem moralisht dhe ligjerisht.
Ada
Ne festimet ne Tirane ishin te gjithe. Mungonin vetem tre: perfaqsuesi i greqise perfaqsuesi i maqedonise dhe Rama
patrioti
asnje nuk i ktheu kurrizin Vlores. Perkundrazi e nderuan pa mase. Nese ka ndonje qe vetm ankohet dhe vjell vrer ne kete 100 vjetor eshte Edi Rama.Nese ka ndonje qe shkeli protokollin shteteror dhe nuk u paraqit ne paraden ushtarake ishte rama.
kot fare
kot fare Edo....ke inat jepu hakun...e tunden kete 100 vjetor....kot llap
Pa Emër
edi nuk mund te paraftyroj kryeminister te ketij vendi, sorry. Nuk eshte per ty, je kot fare. Duhej te ishe patjeter ne Tirane e ti beje nderin forcave tona te armatosura dhe gjithe popullit. Ishe i shqetesuar se mos po fiton Sala? Guess what, he did and you helped a lot!!!!!
Pa Emër
Si gjithmone, ne raste gezimesh, i semuri i PS do dali te hedhe gurin ne lum. E filloi paraprakisht me shqiponjen ne forme breshke, me pas me emrin e Ismail Qemalit. Po e perfundon me nje dreke qe nuk qenka organizuar prej presidentit edhe pse Gjika i tij do deklaronte se "Tiranasit duhet te vine me ushqimin me vete". EdiRa-ma perseriti bllofin e radhes: as me shume e as me pak si me "oren e presidentit Bush". Shpresojme qe 100 te mencur mos te merren me gurin e tij.
Pa Emër
kishte lezet kur i shikoje te gjithe politikanet bashke, Thaci, Berisha, Jahjaga, Topalli, Nishani..vetem Rama mungonte..Ca te keqe pat qe respektuan Vloren, ppor edhe Tiranen..respektuan mijra e mijra njerez ne shesh....kesaj i thone te grricesh kot
Pa Emër
Rama komenton per gjithcka edhe kur nuk duhet, por kur duhet te komentoje nuk e ben. Pse nuk komenton Rama deklaratat e ministrit grek?? Pse nuk thote Rama qe te pakten ne kete rast Berisha ka te drejte?? Vetem karrigja vet i intereson Rames...
SH.K
Rama,vertet qe ne demokraci ka shume gjera qe behen per hir te saj edhe kur nuk i ndjen se duhen bere si pershembull,kompromiset,konsensus,leshime e shume te tjera gjithmon kur behen ne interes te popullit.
Per rrastin konkret ky vend nuk ka kryetar shteti e as president rrepublike.Po do respektuar kushtetuta ne jemi republike parlamentare e kete e dine te gjithe perjashtu NIshanit,jo vetem qe i dha urdherin e flamurit antishqipetarit Zogolli,jo qe pa lejen e popullit u nderua i biri ne parlament por qe ai mban per keshilltar nje ēerek shqipetari djalin e djalit te djalit te Zogollit.Partia socialiste duhet ti nderprese mardhenjet me nje NISHAN QE NUK PERFAQESON ASGJE E QE ESHTE ANTIKUSHTETUES.
CAMI
SHIKONI VETE SE CFLITET MBI E RAMEN,NUK DUA TE ZGJATEM ME SHUME.
pilo lala
Pa emer,
Ne pamje te pare duket humor, por ti ke aresye qe je pa emer.
Edi Rama nuk eshte nga ata qe shkon mbas qerres Berishes, te gjykoje cdo brockull qe ai nxjerr nga goja.
le ta komentoje vete berisha ato qe tha, ose te nxjerri topallin.
Edi Rama eshte patriot i vertete. Jo si dhendrri Beogradit.
Besoj qe eshte hidheruar nga lirimi Ramush Haradinajt.
Ramushi do e hedhi ne kosh Berishen dhe Thacin.
Pa Emër
Ne festimet ne Tirane ishin te gjithe. Mungonin vetem tre: perfaqsuesi i greqise perfaqsuesi i maqedonise dhe Rama cfare i bashkon valle?????

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
4 + 8 =
Ermali, emision special pėr Dr. Florin (VIDEO)
"Ēdo ditė pa Florin". Kėshtu e titulloi emisionin e kėsaj tė shtune aktori i njohur, Ermal Mamaqi, kushtuar mikut tė tij tė ndjerė, Dr. Florit.  "Ndoshta shumė njerėz kanė pyetur veten a do dal sot para kamerave. Para dy ditėsh ne pėrcollėm pėr herė tė fundit mikun tim mė tė mirė, Dr. Florin. Nuk
Pėrse doli nė shesh ky protestues?
Nė protestėn e sotme tė organizuar nga opozita, u mblodhėn njerėz qė, siē u shpreh me tė madhe kreu demokrat, Lulzim Basha, i nxorri "halli". Zotėria nė foto, mesa duket doli pėr tė protestuar kundėr pagesės sė energjisė elektrike. Siē shihet, ai ka shkulur sahatin nga shtėpia pėr t'i thėnė "jo"
Kur Jennifer Aniston pozonte si Kim Kardashian
Faqja e parė e revistės “Paper”, ku Kim Kardashian shfaqet tė pasmet e saj nuk ėshtė e para herė qė VIP-at pozojnė nė kėtė mėnyrė. Jennifer Aniston ka pozuar nudo pėr “Rolling Stone” nė vitin 1996, dhe pozimi duket mė origjinal se nė rastin e Kim. <iframe frameborder="0" width="558" height="503