Njerėzit qė derdhin statujat e qeverisė
 
  • Duhet tė kenė dalė tė pėrfunduara tė gjitha projektet monumentale pėr rrugė e sheshe. Takim me njerėzit qė i derdhin nė bronz 
  • Nė Qendrėn e Artit me statujat e qeverisė
Publikuar më 21.11.2012 | 19:19

Valeria Dedaj

-Qendra e Realizimit tė Veprave tė Artit ndodhet nė pellgun ku priten rrugėt e “Tiranės sė Re” me “Kombinatin”. Ka mė se gjysmė shekulli qė ekziston kjo qendėr, qyshse u hap Instituti i Arteve ku do tė pėrgatiteshin skulptorė. Janė “javė sulmi” pėr Kadriun, Njaziun, Mirjamin, Arqilen dhe Jetmirin. Duhet tė pėrfundojnė veprat monumentale qė janė porositur nga qeveria shqiptare pėr 100-vjetorin e pavarėsisė.

QRVA-ja ėshtė njė ndėrtesė e verdhė nė fqinjėsi me disa banesa romėsh. Pesė vetė punojnė aty. Pėr njė moment nuk di nga tė orientohesh, tė krijohet pėrshtypja sikur ndodhesh nė njė terren ku po kryhen gėrmime arkeologjike. Nė tė majtė tė portės ka thasė tė mbushur me qymyr. Pėrdoret pėr shkrirjen e bronzit. Nė tė djathtė gjendet njė stivė me dhoga. Dy monumente tė lartė qėndrojnė te dera, gati pėr tė dalė njėherė e mirė. Njėri i takon presidentit Thomas Ėilson, rreth 3.5 m i lartė, i realizuar nga skulptori Genti Tabaku. Inaugurohet sot nė Sheshin “Ėilson”. Tjetri ėshtė monumenti i Azem Hajdarit, 3 m i lartė, ka pėr autor skulptorin e njohur tė epokės sė realizmit socialist Hektor Dulen. Shumė lajme janė prodhuar pėr kėtė vepėr, qė nga realizmi e deri te refuzimi i Bashkisė sė Tiranės pėr ta vendosur nė parkun “Rinia”. Ka dy vjet qė rri nė Qendėr. Ministria e Kulturės kishte programuar nė kalendarin e aktiviteteve tė jubileut inaugurimin mė 20 nėntor, pra dje. Tani mėsojmė tė jetė shtyrė pėr njė herė tjetėr. 

Mė tej shikojmė duke punuar pesė heronjtė e vėrtetė, ata tė cilėt i japin frymė kėsaj ndėrtese tė vjetėr, u japin jetė monumenteve tė kėtyre figurave. Janė Kadri Mustafa, Njazi Muka, Mirjam Taēi, Arqile Ēeti, Jetmir Kosturi, punėtorėt e QRVA-sė. 

Ata e nisin ditėn kėtu nė orėn 7.00 dhe e mbyllin nė 16.00. Mė tė vjetrit nė zanat janė Kadriu dhe Njaziu. Qė kur s'mbahet mend punojnė bashkė te ky vend. Duke qeshur shtojnė se kanė marrė hijen e njėri-tjetrit. Tė dy janė tė thinjur, tė dy kanė shtat mesatar dhe mbajnė gjyzlykė kur punojnė. “Unė jam mė shumė brun dhe kam syze mė tė vogla”, shton Kadriu. Po punojnė pėr shtatoren e Hasan Prishtinės tė autorit Artan Peqini, e cila vendoset mė 23 nėntor nė sheshin “Paris”, ndėrmjet Rrugės “Mine Peza” dhe Rrugės sė Durrėsit. Skulptorėt ua sjellin punėn nė allēi, mė pas punėtorėt e ndajnė nė pjesė, pėr t’i derdhur nė bronz. Ēdo gjymtyrė e punojnė me radhė. Nė kėtė proces punėtorėt nuk mund tė shkėputen as pėr pushim e drekės. Prandaj dhe bukėn aty e hanė. 

Mirjami punon kėtu prej 33 vjetėsh. Rreth orės 11.00 ai pėrgatiti drekėn. Nė njė skarė tė vogėl pjek disa salsiēe, pret pak djathė dhe shpėrndan nė secilėn pjatė disa korra ullinj. Nxjerr bukėn nga qesja, mbledh tė gjithė shokėt rreth “sofrės” sė improvizuar dhe siē e do zakoni u shtie dhe nga njė gotė raki.  

Teksa ata hanin drekėn, pėrfituam t'i hedhim njė sy, ēfarė kabrenda kėsaj ndėrtese 12m e gjerė, 48m e gjatė dhe 6m e lartė. Shtatorja e Stalinit, e skulptorit mė tė shquar shqiptar Odhise Paskali, qėndron aty prej 20 vitesh. Pėrballė saj ndodhet njė busti allēi i Enver Hoxhės, i dėmtuar. Pranė Stalinit, shtatorja e Isa Boletinit qė udhėton sė shpejti drejt Vlorės, sepse ėshtė porosi e Bashkisė sė Vlorės. Ėshtė njė figurė realiste e heroit nga Kosova, ashtu siē na vjen nga fotografitė e kohės.

Makineritė e shkrirjes sė qymyrit dhe makineritė e pėrpunimit tė dheut tė cilat janė thuajse jashtė funksioni. Disa tavolina me vegla pune, dorezat e punėtorėve, kaska qė pėrdorin gjatė saldimit, aparati i saldimit, njė trampo, njė vinē qė e pėrdorin pėr tė tėrhequr monumentet deri sa i nisin drejt destinacionit pėrfundimtar, janė mjetet e punės sė kėtyre zanatēinjve tė vjetėr. Pas drekės folėm pak me dy nga punonjėsit. Mirjiam Taēi kujton rininė e tij nė kėtė ndėrmarrje. “Pas pėrfundimit tė shkollės sė “Rezervave Industriale” kam qenė 16 vjeē. Mbaja ende veshur pantallona tė shkurtra”, thotė Taēi. 

Shqetėsimi i Taēit ėshtė pasjisja e Qendrės me makineri tė reja. Kėto makineri ai i mban mend qysh nė vitin 1979. Dhe Njazi Muka specialisti qė ka  njė jetė kėtu, kujton se dikur puna jashtė orarit u paguhej. Ndėrsa sot rroga e tyre nuk i kalon 30 mijė lekė, por pėr hatėr tė pensionit ata duhet tė punojnė. Pavarėsisht se pėrfitojnė vetėm 6000 lekė mė tepėr ēdo muaj nga pensioni qė mund tė marrin. “Zanatin e kam mėsuar sė bashku me Kadriun falė ndihmės qė na ka dhėnė Pal Dhimitri, njė nga punonjėsit mė tė mirė qė ka pasur ndėrmarrja. Ai u largua jashtė shtetit dhe ngelėm ne”, thotė Njaziu. 

Pėrveē derdhjes sė monumenteve kėta punonjės ēdo 5 vjet restaurojnė veprat e artit qė i kanė derdhur nė bronz nė rrjedhėn e viteve, vepra qė janė shpėrndarė nė mbarė Shqipėrinė. Muka tregon se para dy muajsh kanė qenė nė Vlorė pėr tė restauruar “Monumentin e Pavarėsisė” (1972), i lartė 16m, 45t bronz. 

Ndonėse mosha bėn tė vetėn, dhe sot nė moshėn 63-vjeēare nuk e ka mė tė lehtė tė ngjitet majė njė skele prej 16 metrash. Ndien keqardhje pėr amortizimin makinerive tė cilat i vonojnė procesin e punės, pasi sot mund tė pėrdoret energjia apo dhe gazi pėr shkrirjen e bronzit. Sa pėr ndėrtesėn nuk ka menduar  njeri pėr ta pėrtėrirė kėtė repart. Shi tė bjerė dhe erė tė fryjė, futet brenda dhe plastmaset shėrbejnė si mbulojė. Kanė kėrkuar pajisje dhe rikonstruksion tė ndėrtesės. Njaziu thotė se vazhdojnė t’i shikojnė me syrin e njerkut. Me pak fjalė kjo ndėrtesė funksionon vetėm falė dėshirės qė kanė kėta tė pestė.

Ēfarė pritet

Nė lulishten nė kryqėzimin e bulevardit "Dėshmorėt e Kombit" dhe rrugėn "Ismail Qemali" do tė vendoset monumenti i Ismail Qemalit, qė ndodhet aktualisht nė Muzeun Historik Kombėtar, realizuar nga Odise Paskali. Kjo shtatore zėvendėsohet nė MHK me atė tė realizuar nga Veli Blakēori e cila u shpall fituese nga konkursi kombėtar pėr monumentin e Ismail Qemalit.

Monumenti i Pavarėsisė ėshtė punė e artistėve Visar Obrija dhe Kai Roman, do tė vendoset nė Parkun "Rinia", me pamje nga bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", nė krah tė ministrisė sė Mbrojtjes.

Monumenti i Zogut me autor Kreshnik Xhikun, tre me metra i lartė, i derdhur nė bronz dhe realizohet nė variantin ushtarak. Vendoset nė sheshpushimin nė fund tė Bulevardit Zogu I.


Videot e fundit
1 Komente
sabo
Pershendetje puntorve te palodhur te fonderis artistike ,dikur punonim bashke ,por koha dhe rrethanat na ndane ,ju pershendes nga Filadelfija dhe ju uroj suksese dhe shendet

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
1 + 3 =
Sekreti i Nora Istrefit pėr tė pasme seksi (VIDEO)
Nora Istrefi ėshtė frekuentuese e rregullt e palestrės dhe kėtė e dėshmon edhe trupi i saj. Nė kėtė video prej 5 sekondave ajo shihet duke bėrė “ulje dhe ngritje” tė pjesės sė pasme, ushqim qė deri sot ka pasur mjaftė sukses tek ajo. <iframe width="560" height="360" src="//www.youtube.com/embed/
Paracetamoli nuk ka efekt nė dhimbjen e mesit
Pirja e njė paracetamoli nuk ka efekte nė dhimbjen e mesit, pavarėsisht se ky ėshtė trajtimi mė i rekomanduar nga mjekėt, sipas njė studimi.  Paracetamoli ėshtė trajtimi kryesor i dhėnė nga Mjeku i Pėrgjithshėm, pėr ata pacientė qė kanė kriza akute tė dhimbjes sė mesit. Po ashtu, edhe faqet onlin
Tenton tė hapė derėn e avionit, pandehu se ishte tualeti
Njė pasagjer i dehur ėshtė pėrpjekur tė hapė derėn e avionit pasi e ngatėrroi atė me derėn e tualetit. Tomasz Mocha, 26 vjeē, i dehur me vodka dhe birrė pėr tė qetėsuar nervat para udhėtimit tė tij tė parė me avion gati bėri njė gabim fatal. Pasagjerėt, tė tronditur panė 26-vjeēarin qė po pėrpiqej