Valentina Duka, rrėfimi pa kornizė i historianes
  • Si i ka pėrballuar sfidat e jetės Valentina Duka!
  • Studioi histori kundėr vullnetit tė saj, jetoi gjatė nė lagjet e pazhvilluara tė Tiranės, drejtoi disa vjet universitetin shtetėror dhe pėr egoizėm... hoqi dorė nga lindja e njė vajze
 
Publikuar më 17.11.2012 | 13:06

Entela Resuli

- E veshur me xhins, flokėt e shkurtra dhe buzė tė lyera me ngjyrė rozė. Kjo ėshtė pamja mė normale e historianes Valentina Duka (1959). E kemi ftuar atė tė ndajė me ne kėtė fundjavė historinė e jetės sė saj. Nuk e kemi bėrė kėtė nė kuadėr tė 100-vjetorit, por nuk mundėm kurrsesi tė mos e pyesnim edhe pėr kėtė moment historik, tė cilit zonja Duka i ka kushtuar vite tė tėra studime. Aktualisht mban postin e pėrgjegjėses sė Departamentit tė Historisė nė Universitetin e Tiranės. Jemi munduar ta “zhveshim” nga ky post duke e kthyer atė nė kohė pėr tė na rrėfyer pikat e forta dhe tė dobėta tė saj dhe faktin se si jetojnė bashkė, burrė e grua, dy historianė. 

Zonja Duka, si historiane, si po e pėrjetoni kėtė 100-vjetor tė pavarėsisė?

Historianėt janė segmenti mė me fat nė kėtė 100-vjetor pasi janė edhe protagonistė tė kėsaj ngjarjeje. Ata janė nė qendėr tė vėmendjes tė opinionit publik, i cili pret mė shumė nga historia pėr tė ndriēuar kėtė 100-vjetor. Dhe ne jemi tė angazhuar qė tė rrėzojmė hipoteza dhe teza tė vjetra e tė ngremė hipoteza dhe teza tė reja, duke kėrkuar nė arkivat shqiptare dhe ato tė huaja dokumente rreth historisė sė Shqipėrisė.

Si ėshtė njė grua historiane? Jua ka ndryshuar diēka nė karakter kjo degė?

Fillimisht nuk e kam pasur fare qejf historinė. Madje kam qenė e pirur mė shumė nga shkencat e natyrės sesa historia. Po mendoj qė kam qenė me fat. Shqiptarėt e duan shumė historinė. Mė ndodh qė pas njė emisioni nė televizion tė marrė reagimet e shumė njerėzve nė rrugė dhe tė ndihem e respektuar.

Edhe bashkėshorti juaj ėshtė historian. Brenda mureve tė shtėpisė, e lini jashtė historinė apo kjo ėshtė thjesht e pashmangshme?

Pjesėn mė tė madhe tė kohės ia dedikojmė historisė edhe brenda shtėpisė pasi ajo ėshtė pjesė e jetės dhe e kontributeve tona. E kemi zakon qė pa i lexuar njėherė punimet e njėri-tjetrit nuk i paraqesim pėr botim apo nė konferenca. Kjo na bėn mirė, kapim gabimet apo gjėrat mė interesante tė njėri-tjetrit, aq mė shumė se ne jemi komplementarė nė studimin e historisė, atje ku e lė bashkėshorti im, i cili e sjell deri nė shpalljen e pavarėsisė, aty e marrė unė studimin e historisė. Kjo na shtyn tė diskutojmė, tė debatojmė pėr mjaft gjėra tė fushės.

Ku janė ndarė pikėpamjet tuaja pėr sa i pėrket fushės?

Unė mendoj qė Feriti qėndron mė shumė mbi dokumente sesa unė. Duke qenė se ėshtė osmanist sigurisht qė i duhet mė shumė punė pėr tė pėrkthyer njė dokument, pėr tė nxjerrė rezultate nga ai dhe kjo e ka bėrė qė shpesh tė thellohet mė shumė sesa unė nė shumė aspekte qė kanė lidhje me Historinė e Shqipėrisė.

Koleksiononi objekte historike?

Kam shumė qejf tė bėj udhėtime historike brenda mundėsive tė mia financiare dhe kam shfrytėzuar tė gjitha kapacitetet e mundshme. Nuk jam njeri qė mbetem nė dyqanet e antikuarėve, por jam njeri qė nė ēdo vend qė tė vete dua tė marrė gjėnė mė pėrfaqėsuese tė atij vendi, qė mua tė mė kujtojė nė atė udhėtim.

Deri mė tani, cila ėshtė gjėja mė me vlerė historike qė keni nė shtėpi?

Nuk ka vend tė botės qė kam vizituar dhe tė mos kem njė suvenir. Por mendoj qė gjerat mė me vlerė dhe ato qė unė i quaj mė tė shenjta janė disa suvenire qė i kam blerė nė Jerusalem. I kam blerė nė dyqanet afėr kishės sė ngjalljes sė Krishtit, afėr murit tė lotėve dhe xhamisė Al-Aksa. Ėshtė njė qytet ku kanė lindur tė tria fetė dhe janė tri objekte tė rėndėsishme e pėrfaqėsuese tė tri prej feve mė tė pėrhapura nė botė.

Sa fėmijė keni?

Kam vetėm njė djalė. Atij i pėlqen historia po kurrsesi tė studiojė pėr histori. Ka studiuar nė Holandė dhe ka dalė shumė mirė me mėsime. Tani ėshtė duke dorėzuar mikrotezėn nė masterin shkencor nė Ekonomi. Madje paralelisht ėshtė duke kryer edhe njė master nė njė universitet privat atje pėr ‘Menaxhim risku’ pasi i pėlqen shumė kjo degė.

Si janė marrėdhėniet tuaja mė tė?

Janė si marrėdhėniet e ēdo nėne me djalin e vet, por mendoj se po ashtu si ēdo nėnė marrėdhėniet e mia janė shumė speciale me tė. Kemi njė lidhje qė sė bashku ndajmė sfidat dhe kėnaqėsitė. Nga ana tjetėr mendoj se pėr tė gjitha kėnaqėsitė apo vėshtirėsitė telefonin e parė e bėn mė mua. Tani ka edhe njė shoqen e vet dhe ndoshta mami ka kaluar nė vend tė dytė (qesh).

Ju ka munguar njė vajzė?

Sigurisht. Ka qenė njė nga dėshirat e mia tė kahershme. Ndoshta puna e historianit qė nė fillim me studime doktorale mė pas me karrierė akademike nuk na ka lejuar. Ndoshta u treguam egoistė tė dy dhe nuk patėm mundėsi tė kishim kėtė fat, pasi edhe pėr Albanin (emri i djalit) do ishte shumė mirė, por edhe ne do tė provonim kėnaqėsinė e njė vajzė qė ndryshon nga kėnaqėsia qė tė jep djali.

Njė person aktiv ka edhe pėrplasje, si i keni pėrballuar “shkopinjtė nėn rrota”?

I kam pėrballuar edhe pėr fatin se kam pasur nė krahėt e mi bashkėshortin, i cili vazhdimisht mė ka mbėshtetur qė t’i pėrballoj lehtėsisht shumė sfida. Sfida qė kam pasur edhe nė jetėn akademiko-administrative, si pedagoge, por njė kohė tė gjatė edhe si drejtuese e Universitetit tė Tiranės. Kam tentuar dhe kam konkurruar pėr tė siguruar vendin e rektores sė Tiranės. Konkurrim qė e humba, sigurisht qė kam tentuar pėr tė konkurruar edhe pėr vendin e dekanes, por jam tėrhequr nė momentin kur mendova se duhet tė tėrhiqesha. Tė gjitha kėto kanė lėnė gjurmė nė jetėn time, sa ma kanė vėshtirėsuar aq edhe ma kanė lehtėsuar jetėn.

Ju kanė bėrė tė mėsoni diēka ndoshta?

Mė kanė bėrė, por jo gjithnjė kam nxjerrė mėsimet e duhura nė kohėn e duhur.

Do vazhdoni tė konkurroni?

Them se po, nėse do tė mendoj qė votuesit do tė jenė pėrkrah meje.

Zonja Valentina, nga ėshtė origjina juaj?

Mbiemrin e vajzėrisė e kam Kolēe. Prindėrit i kam nga njė fshat shumė i bukur, nė skajin juglindor tė Shqipėrisė qė quhet Qytezė, nė kufirin midis Greqisė dhe Shqipėrisė. Njė fshat i bukur dhe i civilizuar. Ėshtė njė fshat qė ka rrahur hershėm emigracionin e Amerikės. Ėshtė edhe fshati i Xhim Belushit (babai i babit tė tij ėshtė me origjinė nga Qyteza). Ėshtė njė fshat afėr Dardhės. Pjesa mė e madhe e banorėve tė kėtij fshati kanė emigruar nė Amerikė pėr shkak se kanė fituar green card-ėn pasi paraardhėsit e tyre kanė emigruar atje.

Si janė bėrė bashkė dy historianė, ju dhe bashkėshorti juaj?

Jemi njohur nė Institutin e Historisė dhe patėm mundėsi ta njohim njėri-tjetrin mė shumė. Bashkėshorti im ishte emėruar atje si pjesė e pesė pėrqindėshit tė asaj kohė ku studentėt mė tė mirė mbaheshin nė institute. Ishte viti ’83. Mė pas ai iku dy vjet pėr specializim nė Turqi. Kemi qenė bashkė si shok tė ngushtė dhe mė pas tė fejuar pėr tre vjet dhe jemi martuar mė 1987. Pėr shkak se kishim mungesė shtėpie, si dy tė ardhur rishtazi nė Tiranė. Kemi jetuar pėr dhjetė vjet nė Allias dhe mė pas kemi lėvizur nė lagjen e “Bėrrylit” dhe tani jetojmė nė njė shtėpi optimale pėr tė dy nė Rrugėn “Budi”.

Kur ktheni kokėn pas dhe bėni njė bilanc tė jetės suaj, ē’mendoni?

Dikur do tė mėrzitesha qė mė duhej tė studioja histori. Pėrfundova gjimnazin “Raqi Qirinxhi” nė Korēė me rezultate tė larta dhe dėshira ime ishte tė studioja pėr shkenca ekzakte, matematikė, elektronikė ose fizikė. Nuk mė doli asnjėra prej tyre. Drejtimi im u pėrcaktua nė njė fushė qė nuk e doja, por qė mė pas doė tė mė jepte kėnaqėsitė mė tė mėdha tė jetės sime profesionale. Kur kthej kokėn pas, nuk mendoj se kam pengje nė jetė.

Jeni amvisė?

Marrėdhėniet e mia me gatimin janė shumė tė kėqija. Mamaja ime ka gatuar shumė mirė dhe kur isha gjimnaziste asnjėherė nuk mė linte tė gatuaja, duke dashur qė vetėm tė mėsoja. Mė vonė erdha nė Universitet dhe gjithė kohėn ia kushtoja mėsimeve. Edhe pas martese asnjėherė nuk u afeksionova pas gatimit. Nėse ka njė gjė qė nuk di ta bėj ėshtė gatimi.

Nėse jo gatimin, atėherė ēfarė keni trashėguar si korēare?

Dėshirėn pėr rregull, qoftė tek vetja qoftė nė shtėpi. Shtėpinė time nuk e gjen asnjėherė rrėmujė. Kam trashėguar edhe dėshirėn pėr muzikėn korēare dhe pėr vallėzimin. Nė vitet e adoleshencės mė pėlqente kėrcimi dhe u bėra njė nga solistet e grupit tė valleve tė gjimnazit.

Po tani kėrceni?

Shumė. Shkoj nė ato lokale ku kėndohet dhe luhet live, shpesh nė Durrės.

Pavarėsia dhe 5 emrat e kėtyre 100 viteve

Ēfarė veēoni si gjėnė mė tė rėndėsishme pėr t’u pėrmendur nė kėtė pėrvjetor tė pavarėsisė?

Sė pari dua tė them qė Ismail Qemali ėshtė figura e atij burri qė nė njė moshė shumė tė thyer, prishi rehatinė e tij personale nė Stamboll, kapėrceu vėshtirėsitė, pėr tė bashkuar elitėn politike shqiptare dhe pėr t’iu dhėnė shqiptarėve nė momentin e duhur dhe nė kohėn e duhur pavarėsinė e vendit.

Ju jeni pėrfshirė para disa kohėsh nė njė diskutim jo vetėm shkencor, por dhe mediatik pėr flamurin qė ngriti Ismail Qemali nė Vlorė. A ėshtė tashmė e qartė “rruga” e kėtij objekti me vlerė tė madhe simbolike?

Sigurisht ka disa teza dhe unė i kam elaboruar ato. Nga tė gjitha ato, mendoj qė mė afėr tė vėrtetės ėshtė teza qė flamuri qė ka valėvitur Ismail Qemali nė momenti e shpalljes sė pavarėsisė ka qenė flamuri pronė e Eqrem Bej Vlorės. Kjo bindje mė ėshtė krijuar edhe mė tepėr kur kam parė disa dokumente nė arkivin e Ministrisė sonė tė Jashtme. Ishte njė letėrkėmbim i Ministrit tė Jashtėm, i kohės sė Zogut dhe Eqrem Bej Vlorės qė i kėrkon t’i dorėzojė flamurin muzeut. Ky variant qė e gjen dhe nė kujtimet e tij, por qė e kam konsultuar edhe nė dokumente, mendoj qė ėshtė mė afėr tė vėrtetės.

Cilat mendoni qė janė pesė figurat qendrore historike nė njė shekull shtet?

Unė do tė veēoja: Ismail Qemalin, Faik Konicėn, Fan Nolin, Zogun, po sigurisht edhe dy figurat e tjera Enver Hoxha qė ka qeverisur Shqipėrinė pėr 45 vjet. Me qeverisjen e tij diktatoriale la gjurmė nė Shqipėri. Dhe emri tjetėr ėshtė Sali Berisha  me protagonizmin e kėtyre 20 viteve herė nė opozitė dhe herė nė pozitė.

Po momentet historike qė kanė ndikuar pėr keq nė ecurinė e vendit tonė?

Ka disa. Ėshtė kontradikta midis elitės politike shqiptare, sidomos marrėdhėniet e vėshtira midis Ismail Qemalit dhe Esat Toptanit. Ky i fundit nė veprimtarinė e tij politike ka qenė njė figurė diabolike qė ka dėmtuar shtetin e brishtė shqiptar nė fazat e para tė krijimit tė tij. Do tė veēoja kryengritjen e Shqipėrisė sė Mesme. Kryengritje qė krijoi njė imazh shumė tė keq nė sytė e europianėve. Po aq ashpėr do tė gjykoja dhe sistemin komunist shqiptar gjatė cilit persekucioni, izolimi, mungesa e lirisė sė fjalės dhe prapambetja ekonomike kanė ndikuar nė gjithė zhvillimin politik ekonomik e social tė Shqipėrisė.


Videot e fundit
9 Komente
Iliri
Z. Historiane duhet te jesh e papolitizuar qe te besh historine. Nga intervista dukesh e politizuar ne krahun e Berishes kur shan kohen e monizmit per ekonomine. Po te mos ishte niveli i larte arsimor i atehershem, ti do te ishe sot ndonje fshatare qe leronte token ne fshatin Qyteze te Korces.
Hakiu
Me vjen keq, por nga pergjigjet e mesiperme kjo Zonje vetem historiane nuk eshte. Mbase eshte llafolloge...
elbasanci
Te kam degjuar disa here te flasesh moj zonja historiane dhe dua te them se te karakterizon nji e vecante qe e kane shume shqiptare...desha te them KE SHUME PORDHE KUR FLET a thua se e vetmja historiane ne shqiperi...ma e thjeshte se ashtu te rritet vlera.
SOPIQOTI
zonja DUKA !A U LODHET SHUME NE STUDIMET TUAJA PER TE ARITUR NE KONKLUZIONIN QE SALI BERISHEN TA RENDISNI NDER FIGURAT QE KANE LENE GJURME NE LUFTEN E POPULLIT TONE PER TE ARITUR NE KETE DITE TE SHENUAR?PER NDONJE SALI TJETER MUND TE BENI NJE PERCAKTIM TE TILLE POR JO PER SALIUN E VITIT 1967 etj.
SOPIQOTI
zonja DUKA !A U LODHET SHUME NE STUDIMET TUAJA PER TE ARITUR NE KONKLUZIONIN QE SALI BERISHEN TA RENDISNI NDER FIGURAT QE KANE LENE GJURME NE LUFTEN E POPULLIT TONE PER TE ARITUR NE KETE DITE TE SHENUAR?PER NDONJE SALI TJETER MUND TE BENI NJE PERCAKTIM TE TILLE POR JO PER SALIUN E VITIT 1967 etj.
Pa Emër
O derrat e Circes ose te Nexhmijes, na tregoni edhe ne ta marrim vesh ku e ka gabim kjo zonje?
Pa Emër
...gjithmone mediokriteti te ka shoqeruar , .... historianuce pa asnje vlere ne fushen e historise ....
Pa Emër
Vetem historiane nuk eshte Vali. Ajo cdo gje tjeter e ben mire, por jo te studiueses. Eshte prototipja e mediokritetit, servilja e politikes ne te gjithe krahet, vetem e vetem te vjedhe ca leke per tu pispellosur e per te dale ne televizor. Ka shume deshire te duket, se ashtu e duan .......
Pa Emër
ctu desh qe fole.....

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
1 + 4 =
Gropa e stėrmadhe gllabėron minierėn ruse
Njė gropė e stėrmadhe gllabėroi njė minierė tė vjetėr kaliumi nė Rusi. Pėrpara se ajo tė shfaqej, kompania qė e administronte minierėn kishte pezulluar punimet dhe evakuuar punėtorėt pasi e gjithė galeria ishte pėrmbytur nga njė fluks uji i kripur.  Ngjarja nė fjalė ndodhi nė qytetin Solikmask tė
Mesazhi qė u japin flokėt pėr shėndetin
Flokėt janė tė parėt qė vuajnė pasojat e stinės sė ftohtė. Por shpesh gjendja e tyre na tregon sesa tė shėndetshėm qė jemi, nga mėnyra si ne ushqehemi. Dėmtimi tek flokėt nė raste tė shumta tregon shenjat e para tė njė ērregullimi shėndetėsor. Ja shenjat se flokėt tuaj janė tė dėmtuar dhe se si
Neymar ėshtė njė mashkull me fat (FOTO&VIDEO)
Ata u takuan verėn e kaluar nė Ibiza dhe miqėsia e tyre duket se u kthye kohėt e fundit nė njė romancė. Sipas medieve rozė, ylli i Barcelonės Neymar gjendet tashmė  me njė tė dashur tė re, Soraja Vuēeliē, ku pėrveē fotove tė postuara nė rrjetet sociale nga modelja serbe, asnjė dalje tjetėr publik