Akademiku i mirėnjohur nga Kosova, Rexhep Qosja, deklaron se historia e Shqipėrisė gjatė kėtyre 100 viteve pavarėsi ėshtė njė histori me shumė mundime por mbi tė gjitha mundimin shqiptarėt ia kanė shkaktuar mė shumė vetes.
Qosja duke krahasuar Enver Hoxhėn dhe Sali Berishėn nė synimin e tyre pėr tė ndryshuar historinė tha se Hoxha donte ta bėnte historinė si tė tashmen. Megjithatė Enver Hoxha ishte parimor nė botėkuptimin e tij. Ky autokrati tjetėr praktikisht sjell njė anarki nė kėrkesat e tij pėr rishkrimin e historisė. Shpresojmė se nuk do tė bėhet siē kėrkon ai, ėshtė shprehur Qosja pėr emisionin "Fiks Fare".
Sivjet profesor, pas njė muaji, ne do tė festojmė 100 vjetrin e pavarėsisė. Si ju duket historia e Shqipėrisė nė kėto 100 vjet?
Prof Qosja- Historia e Shqipėrisė gjatė kėtyre 100 viteve ėshtė njė histori e dhimbshme. Me shumė mundime qė Shqipėrisė ia kanė krijuar tė huajt Shqipėrisė, por dhe shqiptarėt ia kanė shkaktuar vetvetes. Por historia e Shqipėrisė gjatė kėtyre 100 vjetėve njėkohėsisht ėshtė dhe plot pėrpjekje qė kėto mundime tė parandalohen dhe tė mėnjanohen prej jetės sė saj.
Dy persona kanė tentuar qė tė ndryshojnė historinė e Shqipėrisė. Kėta kanė qenė Enver Hoxha dhe kryeministri i tanishėm zoti Berisha, tė cilėt kanė urdhėruar herė pas here historianėt se si duhet shkruar historia dhe jo ashtu si e ka shkruar historia.
Ajo qė kėrkonte Enver Hoxha si nė shumė vende komuniste nė atė kohė, Enver Hoxha ishte komunist. Komunizmi ėshtė politikė, ideologji, filozofi dhe metodologji. Enver Hoxha donte si njėmendėsi ta bėnte tė ardhmen, por dhe tė kaluarėn. Prandaj ai donte tė bėnte historinė si tė tashmen. Me njė fjalė, Enver Hoxha ishte parimor, konsekuent nė kėtė kėrkesė tė tij. Padyshim se ajo kėrkesė e tij pėr tė rishkruar historinė ashtu si e kėrkonte ai, ka sjell ērregullime, thjeshtėsime, regjime, dobėsi tė mėdha nė historiografinė, por megjithatė Enver Hoxha ishte parimor nė atė botėkuptimin e tij. Ky autokrati tjetėr,Enver Hoxha ishte autokrat me autoritet tė madh, po ky ėshtė njė autokrat pa autoritet. Ky nuk ka parimėsi nė atė qė kėrkon edhe nė atė qė bėn. Ky praktikisht sjell njė anarki nė kėrkesat e tij pėr rishkrimin e historisė dhe nė fusha tė tjera. Fan Noli i madh nė Parlamentin e Shqipėrisė ka folur pėr pesė anarkitė shqiptare: anarkia fetare, anarkia sociale, anarkia morale, anarkia patriotike dhe anarkia e idealeve. Kryeministri i sotėm i Shqipėrisė, autokrati Sali Berisha u shton dhe dy tė tjera, anarkinė politike dhe anarkinė historiografike. Shpresoj tė behet jo ajo qė kėrkon ky.
Si ju duket qė populli ynė do tė ketė udhėheqės tė pėrjetshėm? Po tė kemi parasysh Enver Hoxhėn i cili qėndroi pėr rreth 45 vjet, Sali Berisha 20 vjet. Kjo ėshtė dėshira e vet popullit tonė apo meritė e kėtyre udhėheqėsve qė dalin pėrpara?
Kur ėshtė shpallur Napoleon Bonoparti perandor, intelektuale tė shquar francezė, filozof, shkencėtar kanė thėnė se:Napoloni shpreh dėshirėn francezėve pėr tė qenė tė robėruar. Natyrisht se kjo nuk ishte bash ashtu sepse Franca ėshtė Francė. Franca e asaj kohe me Francėn e kohės sė mėvonshme ka ndryshuar natyrisht shumė. Ne na ngjan sot, jo ajo qė ka ngjarė nė komunizėm, por ngjan ajo qė nuk ngjan nė vende tė tjera. Njė njeri do tė jetė udhėheqės i pėrhershėm dhe e thotė vet se deri kur do tė jetė, deri nė vitin 2000 e ca dhe cakton njė datė tė pafund. Thuhet se mbetja gjatė e njerėzve nė pushtet, mbetja gjatė si Enver Hoxha qė ishte nė kushte tė tjera, si nė tė gjitha vendet komuniste, ku udhėheqėsit mbeteshin gjatė nė pushtet dhe tani qėndrimi gjatė i Sali Berishės nuk flet pėr fuqinė e tyre. Nuk flet nė kėtė rast pėr aftėsitė, fuqinė e kėtij njeriu, flet pėr dobėsitė e tė tjerėve qė kėtė qėndrim tė tij tė gjatė e tolerojnė, e durojnė, pajtohen me tė. Them njė pjesė e popullit shqiptar, e pėrsėris qė po ngjan ajo qė nuk po ngjan nė asnjė vend demokratike jo se jo, por dhe nė as ish-vendet komuniste.
Pra ka meritė dhe populli qė e mban kaq gjatė?
Jo! kjo ėshtė dobėsi e popullit, qė e duron gjatė dhe kjo them unė nuk i bėn nder popullit qė e duron kaq gjatė.
Nga sa dimė ne Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė nuk ju ka bėrė ftesė qė tė merrni pjesė nė njė konferencė shkencore qė bėhet me rastin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė organizon njė konferencė qė e quan solemne me rastin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nė atė Konferencė shkencore solemne, Akademia e Shkencave nuk mė ka ftuar megjithėse ėshtė kėrkuar prej organit organizues, komisionit zgjedhor, sė paku kėshtu ka shkruar shtypi qė tė jem i ftuar. Kjo nuk mė ka shkaktuar si tė them ndonjė shqetėsim nė asnjė mėnyrė. Unė kam shkruar pėr ata qė e kanė krijuar Shqipėrinė. Shqipėrinė e kanė krijuar rilindėsit e mėdhenj. Kam shkruar tri libra. Pra, tri vėllime ku kam trajtuar jetėn, krijimtarinė, veprimtarinė politike, ideologjinė e tyre, qė ėshtė ideologjia kombėtare shqiptare. Kam shkruar mandej dhe pėr 80-vjetorin e Shqipėrisė dhe pėr 90 vjetorin e Shqipėrisė dhe tani kam shkruar dhe do ta botoj pėr 100 vjetorin e Shqipėrisė. Kam shkruar dhe do ta botoj pėr rolin e Kosovės nė krijimin e Shqipėrisė.
Nuk mė kanė ftuar, sepse Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, mendoj njė numėr i dukshėm i anėtarėve tė saj, ende nuk kanė krijuar parėsinė politike, shkencore, intelektuale qė duhet ta ketė Akademia me tė gjithė anėtarėt e saj dhe sigurisht nuk mė kanė ftuar pėr shkak se mund tė kenė si shqetėsim se ēfarė mund tė them unė aty qė sdo tė dėgjohet mirė prej qeverisė sė Shqipėrisė, do tė dėgjohej mirė prej pushtetit dhe do tė shqetėsonte organizuesin d.m.th Akademinė e Shkencave. Unė me kėtė rast dua tė falėnderoj tė gjithė ata intelektual, historianė, shkencėtar tė tjerė dhe shoqata tė tjera siē ėshtė Shoqata Labėria, Shoqata e Elbasanit, tė cilat kanė ngritur zėrin kundėr sjelljes sė tillė tė Akademisė, njė sjellje qė ata e kanė quajtur tė papajtueshme me kohėn, me rrethanat, me kushtet, me parimet e demokracisė.
/Top Channel/Shekulli Online/Pėrgatiti: F.S./