Bind Shqipėria e “re” De Biazit. Na mungoi goli
  • Sfida miqėsore e 2012-ės mes Shqipėrisė dhe Kamerunit mbyllet 0-0. Njė takim qė Shqipėria e ka dominuar qė nga minuta e parė deri nė tė fundit. Kėsaj ndeshje vetėm goli i ka munguar dhe “mėkat” sepse do tė kishte qenė njė fitore mėse e merituar 
 
Publikuar më 15.11.2012 | 13:59

Shqipėria e Xhani De Biazit bind nė lojė, por nuk arrin tė fitojė nė njė ndeshje ku ka dominuar nga fillimi nė fund kundėrshtarėt e Kamerunit. Njė skuadėr e etur pėr tė fituar, dje nė “Stade de Geneve”, ka kėnaqur jo vetėm tė pranishmit, por edhe trajnerin italian. Gjithsesi, do tė kishte qenė shumė mė bukur sikur tė kishim fituar. Rastet i kemi pasur pa fund. Ēani, Sadiku, Vajushi, Roshi janė munduar tė shėnojnė, por herė nxitimi e herė portieri mik kanė ngrirė golin. Gjithsesi, ka qenė njė ndeshje e kolauduar, me lojtarė nė formė qė i kanė ndryshuar fytyrėn skuadrės, por vuajmė nė sulm. Ashtu siē u pa edhe dje ku skuadra e vuajti golin. Edhe tė rinjtė janė paraqitur shumė mirė dhe e pėrgjithshmja ėshtė pozitive nė njė vit punė. Pėrsa i pėrket ndeshjes Xhani De Biazi kishte hedhur nė fushėn e lojės skuadrėn mė tė mirė, me Sabien Lilajn dhe Arapin si titullarė. Pjesa tjetėr ėshtė emra tė njohur. Me Canėn e Mavra- jn nė krye tė grupit. Nga ana tjetėr, Kameruni nė fushė me skuadrėn mė tė mirė me Samuel Etonė nė krye qė ėshtė edhe “busulla” e skuadrės. Qė nė fillim janė miqtė qė mundohen tė shėnojnė, por njė depėrtim i tyre nga e majta nuk ėshtė se konkretizohet. Mė pas ėshtė Roshi qė merr njė top nga Ēani, kthehet godet, por sfera pėrfundon nė rrjetėn e jashtme. Gjithsesi, pėrpara, njė nga anėsorėt zviceranė kishte dhėnė pozicion jashtė loje. Vazhdon loja e mirė e Shqipėrisė, qė pret kuqezinjtė dhe kundėrsulmon sa herė ka mundėsi. Ēani ka njė mundėsi pėr tė shėnuar golin e parė tė ndeshjes, por sėrish zihet nė pozicion jashtė loje edhe pse Odise Roshi ishte i lirė nė krahun e djathtė. Kameruni vazhdon tė jetė njė skuadėr e shpėrndarė qė mundohet tė godasė nga larg por duket se ajo mė shumė pėr rezultat ka ardhur pėr tė luajtur njė miqėsore. Nė minutėn e 20-tė tė lojės, Eto ėshtė shumė afėr shėnimit tė golit tė parė, por goditja e tij devijohet nga Odise Roshi qė ndihmon Etrit Berishėn nė kėtė rast. Skuadra jonė kontrollon lojėn. Vila ka njė mundėsi “tė artė” pėr tė konkretizuar njė aksion model por si tė tjerėt “humbet” para porte. Shqipėria vazhdon tė insistojė falė edhe pėrkrahjes sė tifozėve. Roshit i ndėrhyjnė keq dhe kalon momente jo tė mira pėr shkak tė njė dėmtimi nė shpatull. Kamerunasit thjesht luajnė pa ndonjė nerv. Nė fund tė lojės tė dyja skuadrat kanė nga njė rast pėr tė shėnuar, por pjesa e parė mbyllet e bardhė 0-0. Njė sfidė e dominuar nga tanėt, por pa gol. Sadiku me shokė nėse do tė ishin mė tė kujdesshėm mund edhe tė kishin shėnuar. Pjesa e dytė nis me ndryshime tė mėdha pėrsa i pėrket formacionit. Nė fushė Debatik Curri dhe jashtė Sabien Lilaj. Nė fillim ėshtė Vila qė ka njė rast tė mirė, por nė vend qė tė shkojė deri pėrpara portės sė Kamerunit preferon topin e gjatė i cili pėrfundon jashtė. Por dy goditjet e njėpasnjėshme do tė jenė shanse tė mėdha pėr tė shėnuar dhe nė tė dy rastet portieri mik arrin tė shpėtojė rezultatin. Nė fillim ėshtė Roshi qė godet nga e djathta, por grushton portieri dhe mė pas pas njė aksioni model, Edgar Ēani godet para portės, por portieri mik i mohon golin kuqezi dhe tė avantazhit pėr Shqipėrinė. Kuqezinjtė e De Biazit kanė lojėn nėn kontroll. Nė minutėn e 60-tė Eto pėr pak sa nuk na ndėshkon, sepse pasi kalon gjithė skuadrėn tonė godet por vetėm rastėsia ēon topin jashtė. Sėrish janė kamerunasit qė i afrohen golit, me njė goditje jashtė zone, tė Mbomosė, por kėtė herė ėshtė traversa ajo qė na shpėton nga njė gol i sigurt. Nė minutat e fundit “shou” Bakaj- Vajushi-Balaj. Por sėrish fati, nxitimi dhe portieri mik na mohojnė golin nė tri raste. Minutat e fundit janė veēse njė lojė e qetė. Mbyllet sfida miqėsore e fundit e 2012-ės mes Shqipėrisė dhe Kamerunit 0-0. Njė takim qė Shqipėria e ka dominuar qė nga minuta e parė deri nė tė fundit. Kėsaj ndeshje vetėm goli i ka munguar dhe “mėkat” sepse do tė kishte qenė njė fitore e merituar.

Disiplina, 5 lojtarė dhe njė zyrtar i ndėshkuar 

Komisioni i Disiplinės i mbledhur nė FSHF ka ndėshkuar dje disa lojtarė tė Kategorisė Superiore dhe tė Parė. Nuk mbeten jashtė dėnimeve edhe zyrtarėt e ndeshjeve. Pėrsa i pėrket Superiores, lojtarėt Maringlen Shoshaj i KF Bylis dhe Albano Isaj i KF Shkumbini pėr sjellje josportive ndaj njėri –tjetrit dėnohet secili me nga 1(njė) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zėvendėstrajneri i KF Partizani, Edmond Ruēo pėr ofendim tė zyrtarit tė ndeshjes dėnohet me 8(tetė) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Dru tė mirė ka ngrėnė edhe i zakonshmi Sokol Ishka i Kamzės qė pėr sjellje jo sportive ndaj kundėrshtarit dėnohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtarėt e KF Naftėtarit, Alban Kuēi Lisian Hadaj pėr sjellje jo sportive ndaj kundėrshtarit dėnohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Vazhdojnė dėnimet e lojtarėve qė gjithsesi janė pa fund dhe nė ēdo javė kampionat. Deri tani janė dėnuar mė shumė se 60 lojtarė dhe zyrtarė ndeshjesh pėr ato qė ata kanė bėrė pėr ndeshjet e futbollit nga fund gushti deri nė nėntor. 

De Biazi: Luajtėm shumė mirė, e meritonim fitoren 

Xhani De Biazi ėshtė i kėnaqur pas ndeshjes sė djeshme me Kamerunin. Italiani pranon se skuadra e tij duhet tė kishte shėnuar njė gol dhe tė kthehej me fitore. “Skuadra luajti shumė mirė. Po rritemi shumė gjatė gjithė kėsaj kohe. Duhet ta fitonim kėtė ndeshje. Tė gjithė kanė luajtur shumė mirė. Ky test i shėrbeu kėsaj skuadre pėr tė ardhmen dhe vetė tė rinjtė. Luajtėm mirė nė pjesėn e dytė dhe e meritonim kėtė gol. Pėr tė rinjtė mund tė them se shtėpia ėshtė e hapur. Nėse luajnė mirė e kanė derėn tė hapur. Nė pjesėn e parė kemi lėvizur topin me vėshtirėsi, nuk kemi luajtur me topin dhe kemi kėrkuar topin e gjatė. Nė tė gjitha ndeshjet kemi treguar veten tonė. Gjatė njė viti kemi zhvilluar 9 ndeshje, kemi shėnuar 9 gola dhe kemi pėsuar tetė, por ajo qė mė mbetet nė grykė, ėshtė sfida me Islandėn. Njė vit i mirė, por kemi pėrpara ndeshje tė tjera”,-ka mbyllur Xhani De Biazi. 

Bindin tė rinjtė e Shpresės 

Lojė shumė e mirė pėr tė rinjtė e Kombėtares. Duke filluar nga Renato Arapi, Armando Vajushi, Bekim Balaj apo edhe Armando Sadiku. Tė tre kėta lojtarė kanė bindur nė fushė. Madje Balaj, Sadiku dhe Vajushi kanė pasur shanse tė mėdha pėr tė shėnuar, por nuk kanė mundur dot qė tė shėnojnė nė portėn e Kamerunit. 

9 ndeshje, 8 gola, pėr 365 ditė 

Shqipėria ka zhvilluar deri tani 9 ndeshje. Nė kėto sfida ajo ka shėnuar nėntė gola dhe ka pėsuar tetė tė tillė. Nė kėto sfida pėr gjatė njė viti skuadra e italianit ėshtė mundur tri herė, ka barazuar dy herė dhe ka fituar 4 ndeshje, dy nė eliminatore dhe dy nė ndeshje miqėsore. Njė raport pozitiv qė asnjėherė kuqezinjtė nuk e kanė arritur gjatė 365 ditėve futboll dhe qė premton shumė edhe pėr 2013-ėn. 

3 mijė tifozė shqiptarė nė stadium 

Nė ndeshjen e djeshme mes Shqipėrisė dhe Kamerunit edhe pse stadiumi ka qenė goxha i madh, nuk ėshtė se ka pasur shumė tifozė nė stadium. Rreth 4000 pėrkrahės e kanė ndjekur ndeshjen. Prej tyre rreth 3000 kanė qenė tifozė shqiptarė tė cilėt kishin ardhur pėr tė parė sfidėn Shqipėri-Kamerun. Nė ndeshjen e djeshme nė Gjenevė ka pasur menaxherė lojtarėsh pa fund. Ata janė aty pėr tė parė njė sėrė lojtarėsh. Nė krye Etrit Berisha, por edhe Armando Sadiku, Edgar Ēani, Odise Roshi e shumė tė tjerė. Sigurisht interesim edhe pėr kamerunasit tė cilėt kanė nė skuadėr lojtarė shumė interesantė qė mund tė jenė “peshk” pėr menaxherėt e huaj. 

Kukėsi, “fuqia” e dytė e Superiores 

Ekipi i Kukėsit nuk njeh humbje. Ashtu si edhe Skėnderbeu, skuadra veriore vazhdon tė marrė rezultate tė mėdha javė pas jave. Kėtė herė viktima ėshtė Besa. Skuadra e Nexhat Bizhdilit dhe e drejtuar nga Ilir Daja ėshtė dorėzuar para kuksianėve tė Armando Cungut. Vendosin golat Biskup, Popoviē e Prognit. Njė ndeshje model e kuksianeve tė cilėt janė tė papėrmbajtshėm, por gjithsesi ėshtė ndryshuar nė pjesėn e dytė. Ėshtė nė fillim Biskup dhe mė pas Popoviē e Progni, por ėshtė loja ajo qė bind. Nė minutėn e 68-te Krasniqi nuk arrin tė largojė njė top nga zona dhe Popoviē pėrballė Hoxhės nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė golin e dytė. Ndėr- sa tre minuta mė vonė njė goditje nė hyrje tė zonės njė goditje e Prognit, devijohet nga njė mbrojtės, duke krijuar njė trajektore tė paarritshme pėr portierin. Skuadra vendėsve ėshtė e qartė nė sulmet e saj dhe di ē’kėrkon. Sa pėr miqtė ata janė jashtė loje dhe nuk e kanė idenė. Pranon fatin e saj dhe kthehet nė Kavajė me njė tjetėr humbje. Pėr Kukėsin tre pikė dhe vendi i dytė me meritė, me shpresėn qė edhe fundjavėn tjetėr tė arrijnė diēka nė fushėn e lojės. Nė ndeshjen tjetėr, atė tė Laēit, ka njė goleadė mes kurbinasve dhe Tomorit. Njė ndeshje rezultati i tė cilės ka lėvizur pa fund. Golat mbajnė firmėn e Hotit 22', 84', Shazivarit 48', Vucajt 64'pėr Laēin e Miles 43', Arbrit 75' (pen), Shinkos 88' pėr miqtė. Njė ndeshje e cila nė fillim ka pasur njė barazpeshė nė lojė dhe rezultat dhe mė pas ka marrė drejtim pėr kurbinasit qė me katėr gola tė shėnuar arrijnė tė anulojnė tre tė tjerėt e Tomorit. Me kėtė humbje beratasit janė nė pikė tė hallit dhe tashmė konsiderohen skuadra pararojė e Kategorisė sė Parė. Sa pėr laēianėt ata vazhdojnė tė fitojnė me nė krye Ramadan Shehun. Pak a shumė nė ēdo ndeshje shėnojnė tre gola. Dhjetė janė shėnuar dje gjithsej nė kampionatin shqiptar. Ndėrkaq java e 11-tė e superiores pritet tė mbyllet me takimin mes Skėnderbeut dhe Flamurtarit, njė sfidė kjo e cila pritet tė vendosė shumė pėr vlonjatėt qė shpresojnė tek rikthimi pėr tė qenė pretendentė pėr “luftėn e titullit”. 

Partizani, barazim me Himarėn 

Ekipi i Partizanit njė nga pretendentėt kryesorė pėr t’u ngjitur nė Superiore ka barazuar dje nė njė transfertė tė vėshtirė nė Sarandė kundėr Himarės. Ka qenė njė ndeshje shumė e tensionuar ajo e djeshmja. Gjithsesi tė kuqtė e kanė parė shumė shpejt veten nė disavantazh. Ėshtė Veshaj qė nė mesin e pjesės sė dytė qė shokon miqtė qė kishin udhėtuar mė shumė se 200 km pėr tė marrė njė fitore. 1-0 pėr Himarėn dhe Ēoēli nuk u beson syve. Por ka sėrish surpriza nė ndeshje. Peposhi godet nga distanca, nė minutėn e fundit tė shtesės, duke e dėrguar topin nė trekėndėshin e portės himarjote. 1-1 dhe janė “vendėsit” qė s’u besojnė syve. Pėrfundimisht ndeshja mbyllet nė barazim dhe Partizani me njė barazim kalon i treti nė renditje duke koleksionuar vetėm njė pikė nė dy sfidat e fundit. Mamurrasi qė fiton me Adėn ėshtė “fuqia” e dytė e Kategorisė sė Parė. Gjithsesi, kampionati ėshtė shumė i gjatė dhe gjasat janė qė tė kuqtė tė jenė sėrish tė dytėt nė renditje.     

Olsi Avdiaj


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
2 + 5 =
Jeni zemėruar nga vendimi i UEFA-s? Supermbesės nuk i intereson fare!
Dasara Malltezi tėrhoqi mjaft vėmendje mediatike me komentin e saj nė mbrojtje tė huliganėve serb ditėn e ndeshjes Serbi-Shqipėri. Por, jo vetėm kaq, supermbesa ka lėshuar njė tjetėr provokim. “Ėshtė njė ditė perfekte pėr t’u ēliruar dhe pėr tė luajtur nė piano. E gėzuar dhe totalisht e relaksuar
Shkėlzeni kthehet nga Viēidoli me surprizė pėr Arminėn
Tashmė prej disa muajsh lidhja e tyre ėshtė zyrtare dhe Shkėlzeni nuk nguron qė t’i bėjė dhurata tė dashurės sė tij. Armina Mevlani ka postuar njė foto nė profilin e saj nė “Instagram”, ku tregon njė buqetė mė lule.  “Surprizė e bukur. Trėndafila. E gėzuar. E mbushur me dashuri”, shkruan ajo. Duh
Bleona tregon makinėn prej ari me flamur shqiptar
Bleona ėshtė e dashuruar pas luksit dhe shpesh nuk ngurron ta ndajė nė rrjetet sociale jetėn prej princeshe qė bėn nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kėsaj here, kėngėtarja ka treguar “ēmendurinė” e saj tė fundit, makinėn prej ari. E veēanta tjetėr e kėsaj makine ėshtė targa "BLEONAIRE" dhe flam