Katėr histori personale tė grave nga Gjakova
  • “Kuzhina e viktimave” me regji tė Zana Radogoshit shfaqet nė Tetarin Kombėtar. Aktoret nga Gjakova me historitė autentike tė katėr grave tė dhunuara
 
Publikuar më 13.11.2012 | 12:37

Katėr gra qė jetojnė nė njė strehimore rrėfejnė historitė e tyre nė njė kuzhinė tė thjeshtė. Dy divane, njė tapet, njė tavolinė dhe njė bufe e bardhė ku duken zarzavate tė freskėta lakėr, lulelakėr apo dhe njė tortė. Kėto janė tė gjitha objektet rreth tė cilave ato rrotullohen pėr tė treguar duke ilustruar me gjeste. Kėto katėr gra pėr rrethana tė ndryshme janė kėtu pėr shkak tė dhunės qė kanė pėrjetuar nga bashkėshortėt, prindėrit apo tė afėrmit. Katėr personalitete grash qė ndoshta kurrė nuk do tė ishin takuar. Fatmira (Edita Dula) ėshtė njė grua e dhunuar fizikisht nga burri, i cili pėrveē kėsaj dhe e tradhtonte. Kjo mbrėmje nė kuzhinė ėshtė mbrėmja e parė qė ajo kalon me gra tė tjera. Zoja (Muradije Muraqi) ėshtė mė e vjetra nė moshė, por ėshtė ende njė grua e fortė dhe optimiste pėr jetėn, madje mė e afta qė tė ballafaqohet me qetėsi me fatkeqėsinė e saj. Kulmin e secilės nga kėto histori e tejkalon fatkeqėsia e Besės (Altina Kusari), viktimė e incestit. Pėr tre vjet radhazi ėshtė dhunuar nga xhaxhi i vet, me tė cilin ngeli dhe shtatzėnė. Por dy ditė para se tė bėhej pjesė e kėsaj strehimoreje abortoi fėmijėn. “Kuzhina e viktimave” ėshtė njė shfaqje intime tė cilėn nuk mundėn ta shohin tė gjithė ata qė kishin ardhur. Shumė pak karrige u vendosėn nė skenė pranė “kuzhinės”, ndėrsa tė tjerėt qėndruan nė lozha ku zėri i aktorėve mbėrrinte i zbehtė. “Kjo ėshtė njė shfaqje e shkruar pėr njė publik tė kufizuar e qė kėrkon intimitetin, kėrkon praninė e publikut nė njė distancė shumė tė afėrt”, tha regjisorja Zana Radogoshi. “Ky tekst ėshtė bazuar nė njė ngjarje reale tė marrė nga kontaktet me gratė ku 70 pėr qind e rrėfimeve janė tė vėrteta”, tha regjisorja Radogoshi. Teatri i Gjakovės ėshtė i dyti qė ka inskenuar tekstin e Ilir Gjocaj, pas teatrit “Dodona”. Skena dhe kostumet janė realizuar nga Petrit Bakalli, ndėrsa muzika ėshtė pėrgatitur nga Trimor Dhomi. Jemi nė Festivalin Mbarėkombėtar tė Dramės Shqipe nė Tiranė ku gjithė dritat janė drejtuar mbi autorin dhe tekstin shqip. Sonte, ora 18.00 nė Teatrin e Komedisė shfaqet njė produksion i Teatrit Shqiptar nga Amerika, monodrama "Unė jam Adem Jashari" i autorit Lebit Murtishi, regjia Xhevat Limani. ndėrsa nė skenėn e TK, ora 20.00, shfaqet “Emil” i Ruzhdi Pulahės, prodhim i Teatrit "Skampa", Elbasan. Kjo dramė trajton shqiptarin e sotėm, i cili korruptohet lehtė pėr tė mbijetuar. 

Zana, si ju ra nė duar teksti i Ilir Gjocajt? 

Kam pasur gjithmonė dėshirė tė punoj njė shfaqje tetari. Ndonėse jam regjisore filmi, kjo nuk do tė thotė se nuk mund tė punoja dhe me njė dramė. Kur kam pasur nė duar tekstin, mė kanė pėlqyer rrėfimet dhe kam menduar se duhet tė provoja veten. Rrėfimet janė tė vėrteta dhe janė adoptuar pėr skenė. Autori ka punuar shumė gjatė me pėrzgjedhjen e tyre, prandaj 70 pėr qind e historisė ėshtė e vėrtetė. Dy prej kėtyre ngjarjeve janė autentike, madje ende dhe sot njė nga dhunuesit ndodhet nė burg. 

Elementi natyralist ndihet nė tė gjithė shfaqjen. Jo vetėm tek historitė, por dhe tek interpretimi. Tė bėn pėrshtypje personazhi i Albulenės e cila fillimisht shfaqet me njė maskė pas sė cilės mbrohet dhe mė pas dorėzohet duke e hequr vetė. 

Ky ėshtė arti. Roli i Albulenės ėshtė qė fillimisht tė pėrdorė njė maskė, mė pas ajo ta ējerrė krejt natyrshėm kėtė maskė, sepse duhet qė ajo tė rrėfejė historinė e saj pa e pyetur asnjė. Ndonėse ajo ėshtė njė femėr e bukur, por nga kjo bukuri ėshtė njė personazh qė ka vuajtur qė nė fėmijėri. E ėma i imponon nė moshėn e adoleshencės t’i nxjerrė vetė tė ardhurat. Pra ajo qė mund tė ketė qenė shkaku i prishjes sė shumė vajzave tė cilat janė dhunuar pėr ditė tė tėra. 

Pėrse rrėfimin pėr incestin e keni lėnė pėr nė fund? 

Besa ėshtė personazhi i fundit qė bėn rrėfimin dhe ėshtė paska e heshtur dhe e mbyllur nė vetvete. Pėr tre vjet ajo ka pasur njė lidhje seksuale me xhaxhain e saj. Kėtė histori kur e ka shkruar dramaturgu e ka marrė prej rrėfimeve reale strehimore, pėrveē disa ndryshimeve qė janė bėrė. 

Skenografia ishte konceptuar shumė thjesht. 

Njė skenografi e konceptuar sipas kushteve tė njė strehimoreje. Pėr shkak tė largėsisė Gjakovė-Tiranė, ishte e pamundur t’i merrnim tė gjitha objektet dhe ushqimet me vete, prandaj kemi lėnė dhe gjėra jashtė. Kėtu nuk ndihet as aroma e gjellės, as e mishit, ndėrsa nė Gjakovė janė dhe kėto elemente qė publiku tė ndiejė aromėn e gjellės. Kjo ėshtė arsyeja pėrse ēdo gjė vjen nė mėnyrė organike, spontane. Ėshtė vetėm hera e tretė qė shfaqet kjo dramė dhe deri tani ēdo gjė ka shkuar mirė. 

Pėrse publiku duhet tė jetė aq pran “kuzhinės”? Si ndikon kjo afėrsi midis palėve? 

Kjo ėshtė njė shfaqje e shkruar pėr njė publik tė kufizuar prandaj kėrkon intimitet. Vetė afėrsia me publikun i bėn kėto histori mė tė ndjeshme. Publiku duhet tė jetė sa mė afėr qė tė shikojė fytyrat e tyre tė zymta, duart e tyre qė dridhen teksa pėrcjellin historitė personale. Pavarėsisht se ato mundohen qė t’i tejkalojnė situatat nė disa momente, nė pjesėn tjetėr dorėzohen dhe fillojnė rrėfimin krejt natyrshėm. 

Kur realizoni njė shfaqje nė teatėr, si i pėrshtatni ngjarjet me aktorėt? 

Ēdo teatėr nė Kosovė ka asamblenė e vet mes tė cilėve duhet tė bėsh pėrzgjedhjen. Asambleja nuk ka pasur aktore nė moshėn e Edita Dulės, prandaj mė duhej ta gjeja vetė. Gjithsesi dhe ajo ėshtė aktore me prejardhje nga Gjakova, pavarėsisht se jeton e punon nė Prishtinė. Prandaj mė duhej qė ta merrja nga andej. 

Cila ėshtė jeta e njė artisti nė Gjakovė? Mundet ta sigurojė jetesėn me kėtė zanat? 

Gjakova njihet si qyteti i artit dhe kulturės. Prandaj nuk ėshtė se kemi vėshtirėsi nė kėtė drejtim. Gjakovarėt janė tė njohur pėr dashamirėsinė dhe kujdesin qė i kushtojnė artit. Unė pėr veten time punoj me pasion. Sa pėr jetesėn asgjė e veēantė. E veēanta jonė ėshtė qė jemi gjithmonė nėpėr aktivitete. Ndoshta kemi mė tepėr luks pėr kafe dhe pėr shėtitje. Mirėpo nuk e konsideroj se bėjmė njė jetė mė tė veēantė se dikush tjetėr qė mund tė ketė njė buxhet mė tė mirė se i yni. Por mendoj ndonjėherė se ajo qė bėjmė ėshtė se ne punojmė dhe njėkohėsisht shėtisim. 

Regjisorja:

“Gjithmonė i them vetes qė shyqyr qė kam zgjedhur kėtė profesion se vetėm kėtu e gjej veten (qesh). Pavarėsisht se mė pėlqen qė gjithmonė tė merrem me grimin, me flokėt, por vetėm kuzhina mė shkon mė sė shumti. Unė nuk jam rastėsisht nė fushėn e regjisė. Kam luajtur qysh fėmijė nė Televizionin e Prishtinės. Kam pasur shumė projekte me tim atė, Sevdai Radogoshi humorist i estradės sė Prishtinės. Qėkurse kam mbaruar studimet pėr regji mė 2002 kam realizuar disa filma tė shkurtėr dhe kam punuar nė Shqipėri si asistente regjisore e filmit “Sekretet” i Spartak Pecanit. Tani punoj si asistente regjie nė produksionin CEB, qė prodhim serialin “Kafeneja jonė”.” 

Valeria Dedaj


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 5 =
Tigri i Putinit ha 15 dhi nė Kinė
Njė tigėr i rrallė siberian, i lėshuar nė natyrėn e egėr nga Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shqetėsuar fermerėt nė verilindje tė Kinės. Agjencia zyrtare e lajmeve kineze, “Xinhua” njoftoi tė mėrkurėn se kafsha e quajtur Ustin, kafshoi dhe vrau 15 dhi, ndėrsa tre tė tjera rezultojnė tė zhdukur
Shpėtoi 669 hebrenj gjatė holokaustit, dhe nuk e di qė ėshtė ulur midis tyre (VIDEO)
Nicholas Winton ėshtė njė humanitar i cili organizoi njė operacion shpėtimi qė shpėtoi jetėn e 669 fėmijėve hebrenj nga kampet naziste nė Ēekosllovaki. Ai i solli ata nė Britaninė e Madhe nė mes tė viteve 1938-1939. Pas luftės, pėrpjekjet e tij mbetėn tė  panjohura. Por nė 1988, gruaja e Winton, G
Humbin me rezultatin 20-0, arsyeja? Njė lopė..
Njė ekip i ligės amatore franceze, Marly-Gomont, humbi njė garė me rezultatin e pabesueshėm,  20-0, pėr njė arsye shumė tė veēantė. Ngjarja e ēuditshme ka ndodhur nė njė kampionat amator, ku skuadra Marly-Gomont humbi 20-0 kundėr rivalėve Tupigny. Situata nuk ishte shumė dėshpėruese kur rezultati