100-vjetori, Ushtria me paradė modeste
 
  • Ministria e Mbrojtjes ka filluar pėrgatitjet pėr rreshtimin e ushtrisė nė njė paradė ushtarake mė 28 nėntor. Zv/ministri Starova: “mund tė ketė njė shtyrje tė vogėl”
  • Pas 7 vitesh, Forcat e Armatosura do tė parakalojnė me uniformat e reja. Ende enigmė blerja e uniformave. Parakalimi, pa automjete dhe pajisje tė rėnda
 
Publikuar më 05.11.2012 | 10:57

 

Luis Tanushi

- Zbardhen detajet e paradės ushtarake pėr nder tė jubileut tė flamurit. Me rastin e  100-vjetorit, Ministria e Mbrojtja ka nisur pėrgatitjet, tė cilat i bėn tė ditura nė njė intervistė pėr gazetėn “Shekulli”, zėvendėsministri, Arjan Starova.  Ai deklaron se Forcat e Armatosura po planifikojnė zhvillimin e paradės ushtarake mė 28 nėntor. 

Tenderi dhe parada

Nė kėtė kuadėr, Ministria e Mbrojtjes ka filluar pėrgatitjet pėr plotėsimin e nevojave tė ngutshme me uniformat qė do tė pėrdoren nė parakalimin ushtarak. Si njė vit jubile, ėshtė menduar qė sėbashku me demonstrimin e forcės, tė tregohen edhe uniformat e reja tė cilat priten qė tė jenė gati, vetėm pėr efektivėt qė do tė parakalojnė, brenda nėntorit. Uniformat e reja janė paralajmėruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami njė vit mė parė pėr rreshtimin e ushtrisė pėr 100 vjetorin e Pavarėsisė. Megjithėse tenderi i uniformave ka dėshtuar deri mė sot, ministria jep garanci se parada do tė bėhet ashtu si e kėrkon Direktiva e Mbrojtjes. 

Ceremoni modeste

Mbetet tė shihet nė fund, mė 28 nėntor, nėse do t’i ketė ushtria jonė kėto uniforma, apo zgjidhja do t’i lihet emergjencės. Ajo qė konstatohet nė intervistėn me zotin Starova, ėshtė pėrshkrimi i parakalimit me nota modeste, jo pėr njė paradė madhėshtore, siē do t’i takonte njė jubileu si ky.     

Nė Direktivėn e Ministrisė sė Mbrojtjes deklarohet se ushtria shqiptare do tė parakalojė me uniforma tė reja nė kuadėr tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė. Janė marrė masat qė ushtria tė parakalojė me uniformat e reja?

Me informacionin tim po.

Parada do tė jetė nė dhjetor, nė kuadėr tė ditės sė ushtrisė, apo pėr 100 vjetorin mė 28 nėntor?

Ideja ėshtė mė 28 nėntor, por ndoshta mund tė ketė edhe ndonjė shtyrje tė vogėl, por nuk besoj. Ēfarė bėri 4 ditė mė pas, apo 5 ditė, ėshtė e njėjta gjė. Sipas meje nė 28 nėntor do tė jenė gati.

Z.Starova, nė qershor Ministria e Mbrojtjes ka ēelur njė tender pėr veshjen e ushtrisė me uniforma, por tenderi ėshtė shtyrė. A ka arritur Ministria e Mbrojtjes tė garantojė uniformat e reja?

Ėshtė procedurė, ēėshtje dokumentesh. 

Janė kapacitetet qė tė arrihet mė 28 nėntor?

Po ka uniforma. 

Uniforma tė reja?

Si dizajn i ri bėhet fjalė, se kėshtu ka gjithmonė. Nuk mendoj se ėshtė sasi e mjaftueshme, se nė kohė shtrėngesash financiere nė vend qė tė kishe 3 rezerva, ke 2, por nuk diskutohet qė uniforma ka. Uniformat e reja priten qė tė jenė gati nė prag tė 28 nėntorit.

Do tė ketė parakalime me automjete e pajisje?

Nuk besoj se do tė jetė e tillė. Mund tė ketė shumė pak automjete, mė shumė mund tė ketė mjete tė lehta, por mė shumė ėshtė menduar si kontigjent njerėzor. Kėshtu ėshtė ideja tani pėr tani.

Do tė jenė tė ftuar edhe pėrfaqėsues tė vendeve qė janė anėtare tė NATO-s?

Do tė ketė pėrfaqėsues edhe nga vende tė tjera. 

“Tė parakalohet me uniforma tė reja, parada pjesė e suksesit”

Jemi nė njė vit jubilar si 100-vjetori. Si anėtar i Komisionit tė Sigurisė, a mendoni se duhet tė ketė pas kaq vitesh parakalim tė Forcave tė Armatosura?

Ēdo aktivitet qė ėshtė nė kuadėr tė 100 vjetorit, pa diskutim qė ėshtė i mirėpritur sepse edhe parakalimet janė elementė festiv, por edhe demostrativ. Ne jemi edhe anėtar i NATO-s. I kemi tė gjithė standardet pėr tė parakaluar dhe pėr tė demonstruar, pasi respektohen tė gjithė ato standarde.

Njė nga problemet ka qenė uniforma. Besoni se ushtria shqiptare do tė shfaqet me uniformė tė re ceremoniale, a janė mundėsitė?

Sigurisht qė i ka, ėshtė vend anėtar i NATO-s. Buxheti i Ministrisė sė Mbrojtjes ėshtė buxheti mė i realizuari. Buxheti ka edhe uniformat.

Nė Komisionin e Sigurisė, ministri Imami ka deklaruar se ushtria mund tė parakalojė me uniforma tė reja, mendoni se ėshtė e arritshme pėr 100 vjetor?

Nėse e ka thėnė ministri, absolutisht qė ėshtė e arritshme. Ministri ėshtė serioz, drejtues i institucionit, plus qė ai i ka tė gjithė buxhetet e garantuara pėr kėtė gjė. Ministria e Mbrojtjes ka pasur buxhetin e garantuar dhe brenda vitit janė tė mbyllura tė gjithė kėrkesat. Nėse vlerėsojnė se parada ėshtė pjesė e suksesit, e festės e demonstrimit, absolutisht, pse jo. Ne kemi nevojė edhe pėr kėtė. 

Festimi i Pavarėsisė, zbardhet direktiva e Mbrojtjes

Dokumenti Strategjik parashikon finalizimin e kalimit nė uniformėn e re tė FA me rastin e 100 vjetorit tė krijimit tė Shteti Shqiptar

Nė direktivėn e  Mbrojtjes pėr vitin vitin 2012,  ėshtė parashikuar dhe blerja e uniformave tė reja tė ushtrisė shqiptare. Sipas dokumentit strategjik tė dikasterit tė mbrojtjes, procedurat e prokurimit pėr fondet e akorduara pėr blerje mallra, shėrbime dhe investime pėr vitin 2012 do tė bėhen tė pėrqendruara nė Ministrinė e Mbrojtjes, Ministrinė e Brendshme, nė Brigadėn Logjistike dhe tė decentralizuara nė Komandat e Forcave, nė bazė tė urdhrave, udhėzimeve dhe autorizimeve tė kėsaj ministrie dhe Shtabit. Mė konkretisht pėr uniformat e reja, nė direktivė thuhet se njė nga pėrparėsitė e kėtij viti do tė jetė implementimi i projektit tė uniformės sė re tė Forcave tė Armatosura, i cili tė shtrihet nė disa vite. “Mbėshtetur nė vendimet pėrkatėse tė qeverisė, platforma e kalimit nė uniformėn e re tė realizohet nė dy faza kryesore. Gjatė fazės sė parė tė synohet kompletimi pjesor i strukturave tė Forcave tė Armatosura me uniformėn e ceremonialit, tė punės dhe veshjet speciale. Gjithashtu nė kėtė fazė parashikohen bėrja e dekoracioneve e reja, simboleve, shenjave qė vendosen nė uniformė dhe tė stemave e flamujve dekorativė tė forcave dhe njėsive kryesore. Kjo fazė tė finalizojė kalimin nė uniformėn e re tė FA me rastin e 100-vjetorit tė krijimit tė Shteti Shqiptar”, nėnvizohet nė dokumentin e Ministrisė sė Mbrojtjes. Mėsohet se nė fazėn e dytė, e cila do tė ketė shtrirje disa vjeēare, do tė synohet implementimi i plotė i projektit tė uniformės sė ceremonialit, punės, veshjeve speciale dhe tė stėrvitjes. 

Pėr kėtė vit, Shtabi i Pėrgjithshėm ka menduar qė tė rishikohet edhe sasia e mjeteve qė janė nė pėrdorim, ndėrkohė qė ėshtė bėrė gati lista e mjeteve qė do tė nxirren jashtė pėrdorimit pas vlerėsimit si joefiēente dhe qė nuk i duhen FA. “Sasia e mjeteve qė i duhen FA tė pėrcaktohet bazuar nė alternativat mė tė mira dhe efektive pėr realizimin e detyrave tė pėrditshme, detyrave nė rast operacionesh, emergjencash dhe kohė tė veēantė. Bazuar nė mundėsitė financiare tė buxhetit dhe prioritetit tė zėvendėsimit tė mjeteve qė do tė dalin jashtė pėrdorimit tė detajohet blerja e mjeteve tė reja”, shkruhet ndėr tė tjera nė Direktivėn e Ministrisė sė Mbrojtjes pėr 2012-n.

Selahudin Shkoza njihet nė historinė e Ushtrisė Shqiptare dhe si organizuesi e realizuesi i parė i sė parės Paradė Ushtarake nė vendin tonė, e cila u demonstrua me rastin e hapjes sė Parlamentit Shqiptar mė 25 prill 1921. Pėr kėtė fakt, sipas dokumente tė kohė, ( ai mori pėrgėzimet nga Aqif Pashė Elbasani, Kryetar i Kėshillit tė Naltė tė Senatit Shqiptar.

7 vite mė parė, mė 4 dhjetor 2007, nė paradėn e organizuar me rastin e 95-vjetorit tė Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė parakaluan mbi 2700 trupa tė FA-ve. Ndėrkohė, pjesėmarrės nė tė ishin mbi 3000 persona tė angazhuar. Nė bulevardin kryesor parakaluan dhe mbi 100 makina ushtarake, si dhe 4 helikopterė. Krahas forcave tona, tė pranishėm ishin dhe nga 3-4 pėrfaqėsues tė Forcave tė Armatosura tė vendeve tė NATO-s, si tė Gjermanisė, Italisė, Turqisė, Spanjės tė cilėt parakaluan me flamujt e tyre. 

Tenderi

Njė ndėr tenderėt mė tė dyshimtė qė ka ēelur Ministria e Mbrojtjes, drejtuar nga Arben Imami, ka qenė ai pėr blerjen e uniformave qė duhet tė veshė ushtria shqiptare edhe pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė. Tenderi jo vetėm ka dėshtoi 2 herė brenda muajit, por ėshtė i mbuluar nga hije skandali qė nė nisje. Ministria kishte parashikuar qė pėr blerjen e uniformave ushtarake, tė pėrdorej fondi limit mbi 1.4 miliard lekė, pa llogaritur TVSH, ose nė total mbi 1.7 miliard lekė

Ideja e parakalimit ėshtė mė 28 nėntor, por ndoshta mund tė ketė edhe ndonjė shtyrje tė vogėl, por nuk besoj. Ēfarė bėri 4 ditė mė pas, apo 5 ditė, ėshtė e njėjta gjė. Sipas meje nė 28 nėntor do tė jenė gati.


Videot e fundit
3 Komente
sh.muriqi
Skandal shtet pa shtet,cuba dhe kriminel te llojlloj kalibrash?
diskutojne per uniforma me cfare uniformash te reja te vjetra do vin nuk do vin kane mbrri nuk kan mbrri jemi ne Nato jemi ketu jemi aty askund nuk jeni? te kote jeni?
Ne 100 vjetorin e pavarsise edhe nese nuk ka mjete te renda ushtarake ne prezentim tankse, raketa, ajroplan, mjete te motorrizuara kishte per te qen e arsyshme edhe per ti marre me qira nga Turqia dhe per ti dridh nje dite te vetme rruget dhe sheshin e Tiranes ne nje parade ushtarake qe i ka hije nje shteti ne 1oo vjetorin e pavarsise? por nuk do te ndodhe kjo se protestojn ashper koleget serbo-grek ata qe e kan kontrollen dhe komanden permes kanaleve sekrete tek udheheqesit e pist shqipfoles ne vendin e quajtur shqiperi dikur vendi i shqiponjave tash vendi i sorraneve?
sh.muriqi
Mire kerkoj falje per shprehjet denigruese dhe ndjenjat emocianale? keto vijn si arsye e zhgenjimit nga shteti i jone qe ne duhet te jemi krenare per te? ateher botojeni komentin tim duke fshier fjalet fyese dhe duke botuar ato te arsyes se logjikes dhe realitetit?
qytetar
Ne kopjuam uniformen Avgane. Klikoni ne internet dhe shikoni ju lutem uniformen Avgane

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 3 =
Zbulohen fotot e shtėpisė sė shkrumbuar tė Balotellit
"Daily Mail" ka publikuar fotot e shėpisė sė vjetėr tė Mario Balotellit, e cila u dogj pasi futbollisti ndezi fishekzjarre brenda. Mėsohet se Balotelli e dogji shtėpinė nė vitin 2011 duke i vėnė fishekzjarre. Siē shihet nga fotot, dėmet e shkaktuara nga flakėt ishin tė mėdha.  Sipas "Daily Mail",
"Kam 32 fėmijė, por dua tė kem 50"
Presidenti Recep Tayyip Erdogan vazhdimisht ka inkurajuar familjet turke qė tė kenė tė paktėn tre fėmijė, por njė baba nga Hatay ka bėrė “hatanė”. Halit Tekin ka 32 fėmijė nga katėr gratė e tij. Por pėr atė nuk janė mjaftueshėm pasi qėllimi i tij ėshtė tė ketė 50 fėmijė. Ai u martua pėr herė tė pa
Majk Tajson: Kur isha fėmijė mė kanė dhunuar seksualisht
Kampioni i botės nė boks, Majk Tajson, ka ēuditur opinionin publik pasi ka deklaruar se kur ishte fėmijė ėshtė rrėmbyer dhe dhunuar seksualisht nė Bruklin. Nė njė intervistė pėr “Opie Radio” nė Nju Jork, ish-boksieri tha se kur ishte shtatė vjeē u rrėmbye nė njė rrugė nė Nju Jork nga njė plak. “Ai