Kriza mė e madhe e Shqipėrisė janė burimet njerėzore
 
  • Sipėrmarrėsja e xhamave dhe aluminit, Florentia Xheka, njė javė mė parė morri ēmimin “Nderi i qytetit tė Durrėsit”, sot rrėfen rrugėn e saj drejtė suksesit
  • Njeriu duhet tė zgjedhė njė profesion i cili ėshtė i pėrshtatshėm me karakterin dhe natyrėn e tij
 
Publikuar më 04.11.2012 | 14:27

 

Entela Resuli

- E takojmė nė zyrėn e saj ku mbizotėron ngjyra e bardhė nė katin e katėrt tė kullave binjake. Florentia Xheka nuk ka vėnė gjumė nė sy, ka qėndruar gjithė natėn nė zyrė. “Duhet tė vendos disa punė nė vijė, pasi me duhet tė shkoj disa ditė nė Amerikė. Kandidati pėr president i Partisė Republikane atje ėshtė miku i gjyshit tim dhe do jem atje kėto kohė, nė mbėshtetje tė tij”- shprehet ajo, ndėrsa shtrėngon fort xhaketėn qė mban veshur. Njė javė mė parė ajo u nderua me ēmimin “Nderi i qytetit tė Durrėsit”. Arsyeja ishte: njė sipėrmarrėse 30-vjeēare ka bėrė shumė pėr kėtė qytet nga ana ekonomike dhe duke u konsideruar si shembull suksesi nė ndėrtim. Vendosnim tė takonim Xhekėn, pėr tė mėsuar mė shumė pėr punėn, jetėn dhe mėnyrėn se si ka hyrė nė biznes. Ajo ėshtė vazhdimisht e veshur me kostum, me dosje nė dorė dhe ditėt e saja janė tė mbushura me takime me klientėt, por edhe mė partnerėt nė biznes. E lindur nė Devoll tė Korēės ajo kujton me nostalgji fėmijėrinė. Jeta pėr tė ka qenė dinamike. Adoleshencėn dhe vitet e formimit universitar i ka kaluar nė gjermani ku pretendon se ka marrė bazat dhe kulturėn e tė punuarit fort. Nė vitin e fundit tė studimit atje ka punuar nė njė kompani tė mėdha qė merreshin me ndėrtim dhe arkitekturė. Mė pas bazat e forta i ka hedhur nė Shqipėri.

Florentia ka krijuar kompaninė “Aluflor” kur ishte vetėm 23 vjeē pikėrisht 7 vite mė parė, kur sektori i ndėrtimit nė vendin ton po hynte nė krizė. Sot kur e pyesim se sa e kėnaqur ndihet, bilanci ėshtė i suksesshėm, por ajo gjithmonė ėshtė nė kėrkim tė mė tė mirės pėr tė cilėn nuk ka fund. Mė poshtė njė rrėfimi i saj pėr “Shekullin”

Na tregoni pak mė shumė pėr veten, kush ėshtė Florentia Xheka?

Njerėzit zakonisht ndihen mirė kur kujtojnė fėmijėrinė dhe mendojnė pėr ato momente. Kam lindur nė Korēė dhe ime mė thotė shpesh qė tė kam lindur mė vėshtirėsi. Kėtė e kam pėrkthyer si njė sinjal qė nė jetė do tė pėrballesha me shumė sfida. Pavarėsisht se gjatė rrugės nuk i kushtojmė rėndėsi kronologjisė sė ngjarjeve, unė mendoj se nė jetė asgjė nuk ėshtė rastėsi, gjerat janė shumė tė lidhura me njėra tjetrėn. Fėmijėrinė e kam kaluar nė Devoll, pasi aty punonte im atė. E kujtoi si kohė tė bukur, shumė tė bukur. Kam qenė fėmijė shumė i lėvizur dhe mė pėlqente tė isha lidere qė nė atė kohė. Shoqet e mia thonė sot qė, kur doje ti njė gjė, ishte e pamundur tė mos e arrije. Do ishte e mirė qė tė flisnin tė tjerėt pėr mua, pasi e kam tė vėshtirė.

Cila ėshtė familja juaj?

Jemi njė familje e madhe. Kam njė vėlla dhe tri motra. Unė jam fėmija i vogėl dhe pėr kėtė shpesh herė jam ndierė e privilegjuar.

Kur jeni larguar nga Devolli?

Mbas Devollit kam jetuar nė Gjermani sė bashku me familjen time. Pjesa tjetėr e familjes vazhdon ende tė jetojė nė kėtė shtet. Aty kam pėrfunduar edhe studimet e larta pėr Administrim-Biznes, ndėrsa para 7 vitesh u ktheva tė punoja nė Shqipėri.

Pse zgjodhėt Administrim-Biznesin pėr studimet e larta, ju e dinit qė e ardhmja juaj do tė ishte nė kėtė fushė?

Nė moshėn 16-18 vjeēare, dilema e ēdo adoleshenti ėshtė se ku do ta gjej veten mė mirė. Unė kam provuar veten time nė disa fusha. Njeriu nuk duhet tė zgjedhė njė profesion qė ėshtė tendencė e tregut, por duhet tė zgjedhė njė profesion, i cili ėshtė i pėrshtatshėm me karakterin dhe natyrėn njerėzore tė gjithsecilit. Nga kjo analizė qė i bėra aftėsive tė mia, arrita nė pėrfundimin qė fusha e biznesit mund tė ishte e ardhmja ime dhe unė tė isha e suksesshme nė kėtė drejtim. Tani e them me bindje qė intuita ime nuk ka qenė e gabuar.

Ju jeni njė person qė keni jetuar jashtė, tani qė jeni kthyer dhe punoni kėtu, ėshtė mė e thjeshtė apo mė e vėshtirė tė arrish suksesin nė Shqipėri?

Ėshtė shumė mė e vėshtirė nė Shqipėri. Nė Gjermani pėr shembull, populli ėshtė produkt i njė kulture pune. Tė gjithė ndjekin tė njėjtin ritėm, apo filozofi. Ndėrsa nė Shqipėri ėshtė shumė e vėshtirė, pasi pėrballesh me shumė sfida edhe barriera e nuk gjen mbėshtetje kur spikatesh si e suksesshme, ndryshe nga Gjermania.

Edhe burimet njerėzore janė shumė tė rėndėsishme. Unė them vazhdimisht qė Shqipėria nuk ėshtė nė krizė vetėm ekonomike, kriza mė e madhe e Shqipėrisė janė burimet njerėzore. Problemi ėshtė te kapitali human dhe kualifikimi i tyre pėr tė qenė konkurrent nė tregun evropian, pėr tė qenė i pranueshėm dhe sfidues nė kėto tregje.

Si ka qenė jeta juaj nė Gjermani?

Ka qenė njė jetė dinamike. Pjesėn mė tė madhe tė kualifikimit dhe pėrgatitjes sime profesionale ma ka dhėnė eksperienca ime nė Gjermani.

Pėr ēfarė eksperience bėhet fjalė?

Unė kam punuar po nė kėtė fushė, nė kompani tė ndryshme nė fushėn e fasadave, aluminit, xhamit.

Ēfarė lloj specifikash duhet tė ketė njė njeri qė tė punojė nė kėtė fushė?

Fillimisht e kam filluar nė departamentin e shitjeve. Jam marrė me shitjet e kėtij produkti. Kam bėrė disa trajnime aq sa ėshtė e nevojshme pėr tė marr njohurit e duhura. Kjo fushė ėshtė gjatė gjithė kohės nė evoluim. Gjithmonė hidhen sisteme tė reja nė treg dhe specializimi, kualifikimi dhe trajnimi ėshtė i nevojshėm qė tė bėhet herė pas here.

Para shtatė vitesh, pse vendosėt tė ktheheshit nė Shqipėri?

Nuk ka qenė tėrėsisht vendim i imi pėr tu kthyer nė Shqipėri. Ishin prindėrit ata qė vendosėn tė ktheheshin dhe unė jam kthyer pėr kėtu pėr njė vizitė tė shkurtėr. Mė pas familja ime nuk lėvizi pėr disa kohė dhe mbeta kėtu. Megjithatė tani mbas kaq shumė vitesh nuk pendohem qė jam kthyer. Kam bėrė gjen e duhur.

Si u futėt nė botėn e biznesit?

Duke pasur parasysh qė unė kam filluar tė punoj me kompani tė ngjashme nė Gjermani. E kam filluar si bashkėpunėtore e njė kompanie gjermane, njė ndėr tė mėdhatė nė botė nė prodhimin e aluminit e xhamave. Fal eksperiencės sė punės dhe besimit qė eprorėt e mi gjermanė patėn, mė dhanė mundėsin qė njė vit tė punoja duke mė bėrė partner pa kontratė dhe tė provohesha. Ishte fati im qė, nė vitin e parė i tejkalova 30 pėrqind pritshmėrinė e tyre nė bazė tė fluksit tė ndėrtimit nė atė kohė. Kėtė pjesė ia dedikoj fatit, pasi Tirana ka qenė duke u ndėrtuar nė atė periudhė. E fillova duke organizuar disa konferenca nė qytete tė ndryshme me institucionet qė lidheshim mė kėtė fushė si bashkitė, shoqatat e ndėrtueseve, dhe ėshtė pritur goxha mirė. Viti i parė i punės mė dha vulėn qė biznesi do tė ecte duke u bėrė kėshtu edhe partner i kompanisė gjermane.

I gjithė kjo punė ėshtė e juaja?

Po, ndėrsa ndihmėn financiare e kam nga gjyshi i cili jeton nė Amerikė dhe ėshtė amerikan.

Kush ėshtė gjyshi juaj?

Emri i tij ėshtė Donald Larikin, 78 vjeē. Ai ka njė histori tė ndėrlikuar jete, pėr tė cilin preferoj tė mos flas. Atė vit kur unė jam kthyer nga Gjermania atė vit edhe e kam takuar pėr herė tė parė. Ėshtė personi qė mbėshtet mė shumė nė tė gjitha projektet e mia.

Ēfarė mund tė na tregoni pėr tė?

Ai ėshtė presidenti i njė banke tė vogėl nė shtetin e Jutas. Miqėsitė e tij janė kryesisht tė fushės sė biznesit dhe politikės.

Ju ka ndihmuar qėndrimi nė Gjermani pėr tė fituar njė lloj disipline pune?

Shumė. Nuk do tė isha kėtu pa eksperiencėn time nė Gjermani si nga perceptimi, konceptimi dhe njohuritė. Kultura gjermane e punės ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ēdo njeri.

Me arritjet e deri tanishme, a jeni e kėnaqur?

Unė jam gjithmonė shumė radikale me veten time. Nuk jam plotėsisht e kėnaqur, por fatmirėsisht kėtė lloj pakėnaqėsie qė kam e pėrdor nė favor tė nxitjes qė tė eci mė shumė pėrpara dhe tė punoj mė fort.

Ne krahasim me bashkėmoshataret apo shoqet tua, ndiheni ndryshe?

Fatkeqėsisht ndihem ndryshe. Kemi shumė pak tipologji bisedash pėr tė bėrė sepse jetojmė ndryshe. Ato mund tė jenė nė kėrkim tė njė punė apo njė shoku apo nė kėrkim tė njė lokali tė mirė ku tė kalojnė fundjavėn ndėrsa agjenda ime nuk ėshtė kjo...

Si ėshtė njė dita e juaja?

Dita ime fillon nė mėngjes herėt, takime me klient, investitorė. Pasdite me takime brenda kompanisė, me stafin dhe po ashtu nė darkė pėrsėri me planifikime pėr ditėn tjetėr.

Nga ana tjetėr jeni njė vajzė e re dhe duket sikur nuk keni fare kohė pėr veten, si argėtoheni apo kaloni kohėn e lirė?

Nė fakt kohėt e fundit kam filluar tė mendoj mė shumė rreth kėsaj teme, pasi menaxhimi i stresit ėshtė si puna e asaj gotės sė ujit qė pavarėsisht se ėshtė e vogėl dhe e lehtė kur e mban dy minuta nė dorė nuk ka asnjė problem, po kur e mban pėr dy orė bėhet e padurueshme. Nuk ka rėndėsi sa e rėndė ėshtė, por pėr sa kohė e mban. Unė kam filluar tė mendoj qė tani ka ardhur njė moment qė duhet t’i kushtoj pak mė shumė kohė veten time se e ndjej qė kėtė gotėn e ujit po e mbaj pėr shumė kohė dhe kam nevojė qė ta lė diku. Dita e vetme e pushimi tim ėshtė e diela kur qetėsohem dhe marrė energji pėr njė javė tė re.

Jetoni vetėm?

Jo, jetoj me familjen.

Nuk keni menduar tė jetoni veten?

Ndihem shumė e pavarur dhe me familjen time. Mė ēlodh nė darkė kur shkoj nė shtėpi.

Udhėtoni?

Udhėtoj shumė shpesh, mė shumė pėr ēėshtje biznesi, por nuk lė tė mė shpėtojnė as vizitat nė muze tė ndryshme apo tė bėrit pak pazar.

Vendi qė ju ka lėnė mbresa?

Vendi qė mė ka lenė mbresa dhe pėr tė cilin ndiej malli dhe nostalgji ėshtė Berlini sepse aty kam jetuar vitet mė tė bukura, vitet e formimit tim. Nga ana tjetėr mė pėlqen shumė turizmi malor dhe nėse do tė zgjidhja njė vend pėr tė shijuar natyrėn, do tė ishin alpet e Zvicrės.

Po me detin, ēfarė marrėdhėnie keni?

Shumė tė mira, por nuk mund tė rri shumė pa bėrė asgjė nėn diell. Puna pėr mua ėshtė ēlodhje. Nėse nuk punoj lodhem. Edhe kur rri dua tė bėj diēka.

Ku e mendoni vetėn pas 5 vitesh?

Mendoj tė jetoj sot sepse kur mendon qė do tė jetosh nesėr tė ikėn jeta duke menduar pėr tė nesėrmen dhe nuk jeton tė sotmen. Se ku do tė jem tamam nuk di ta them, por planet dhe objektivat mė ēojnė diku...

E synoni politikėn?

Po.

Mund tė jeni njė deputet e ardhshme?

Ndoshta.

Para disa ditėsh keni marrė ēmimin “Nderi i qytetit tė Durrėsit”, me ēfarė motivacioni ju ėshtė dhėnė?

Pėr zhvillimin e ekonomisė, kulturės dhe ruajtjen e vlerave qytetare tė qytetit tė Durrėsit. Ndihem e nderuar pėr marrjen e kėtij ēmimi, mė motivon pėr tė punuar mė shumė pėr kėtė qytet

Cili ėshtė komplimenti mė i veēantė qė ju kanė bėrė?

Vėshtirė, por njė nga ata qė mė ka mbetur nė mendje ėshtė komplimenti: Ajo ėshtė kaq unike nė llojin e vet, sa nėse nuk do tė ekzistonte do tė duhet ta shpiknin.

E konsideroni veten tė pasur?

Relativisht.

Ne nė biznes kemi disa strategji tė caktuara se si tė menaxhojmė punėn dhe mėnyrėn se si futem nė tregjet tė panjohur dhe qė duken atraktive. Fillimisht shohim nivelin e tregut, pritshmėrinė dhe arritjet qė ka ai treg. Dhe vlerėsojmė mė pas nėse duhet tė investojmė.


Videot e fundit
4 Komente
val
shko merri neper bare te gjithe pa pune i ke marrin nga nje kafe apo bierr duke shenuar emrin ne liste sepse nuk kan para.nuk ka pune zonje njerez ke boll ne shqiperi
elbasanci
Ti mund te jesh e afte ne zanatin tend por sa per ate qe kush eshte kriza me e madhe qe ka shqiperia sot JA KE FUT KOT GOCE...se shqiperia ka shume burime njerezore por ato nuk manaxhohen....ndersa persa i perket krizes me te madhe qe ka shqiperia sot une do te thoja eshte PERCARJA...po po jemi te percare...prandaj jemi cope cope...prandaj tall b.. sali PLERA me kete popull...
A.pS."katherina die große"
Titulli i shkrimit nuk eshte aspak i goditur. Ti mre zonjushe te paska ndihmu fati dhe gjyshi ne Amerik. Ti mre zonjushe qi paske studju ne Gjermani dhe pastaj kthehesh ne Shqipni mir ke bo,por te lutem mos i ofendo ata te rinj qe nuk kan as gjysh ne Amerik dhe nuk jan as femra te bukra si ty qe pake punu ne nje firm gjermane. E verteta eshte se Shqipnia ka kriz politike,demokracia eshte ne kriz,moszbatimi i ligjeve,dhe mosfunksionimi i shtetit te se drejtes.Kete na thuaj,he moj ēupe e bukur,qe do shkoke dhe ne Amerike te Mitt Romney,qe e paska gjyshi shok..Udhe te mbare moj zonjushe.
Enada
Kjo nuk ka gjysh ne Amerik se e njof pak nga afer. Kte e ndihmoj nje plak qe kishte ardhur per mision fetare dhe sja mbaj mend cfar fondacioni jan ata por kjo as shkolle nuk ka mbaruar, dmth nuk ka as te mesmen, ka nje kapacitet te ulet logjik dhe ka perfituar pak nga autoritetet rrugacerore ne Durres. Shpik poezi dhe vendos ne statusin e vet se ka bere studime dhe ne Amerike. Troc fare nuk ta vej veshin dhe deri ne gjysem i kam lexuar genjeshtrat e tua.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
7 + 4 =
Piktura e Hitlerit qė u shit pėr 130 mijė euro
Kjo  pikturė me bojėra uji ėshtė pikturuar nga Adolf Hitler, para 100 vjetėsh. Dje ajo u shit nė ankand tek njė blerės anonim pėr njė vlerė prej 130 mijė eurosh. E realizuar nė vitin 1914, kjo vepėr 28 centimetra me 22, qė paraqet bashkinė e Mynihut, u nxor nė shitje nga dy motra tė moshuara, gjysh
I porsalinduri mbijetoi 5 ditė nė kanal
Njė foshnje e porsalindur mbijetoi pėr pesė ditė pasi ishte flakur tutje nė njė kanal nė Australi. Djali qė kishte vetėm shtatė ditė qė kishte lindur,  u gjet i braktisur nė fund tė njė  tubi tė thellė 2.7 metra, tė bllokuar nga njė pllakė. U deshėn gjashtė burra, pėrfshirė tre oficerė tė policisė
Ermali, emision special pėr Dr. Florin (VIDEO)
"Ēdo ditė pa Florin". Kėshtu e titulloi emisionin e kėsaj tė shtune aktori i njohur, Ermal Mamaqi, kushtuar mikut tė tij tė ndjerė, Dr. Florit.  "Ndoshta shumė njerėz kanė pyetur veten a do dal sot para kamerave. Para dy ditėsh ne pėrcollėm pėr herė tė fundit mikun tim mė tė mirė, Dr. Florin. Nuk