Botanisti qė u dha emėr 40 bimėve tė rralla nė Shqipėri
Sot ai njhet si zbulues i dy specieve tė rralla pėr shkencėn dhe pėr florėn e Shqipėrisė. Alfred Mullaj ka udhėtuar pėr 36 vite nėpėr shtigje tė ashpra tė vendit, pėr tė mbledhur bimė, tė cilėt puna dhe pasioni pėr florėn e pasur shqiptare, kanė bėrė qė ai t’u kushtojė gjithė karrierėn e tij  
Publikuar më 25.10.2012 | 14:58

Atė e njohin tė gjithė nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, studiuesin dhe zbuluesin e 40 bimėve tė rralla. Por, suksesi i tij mė i madh janė gjetja dhe identifikimi i dy bimėve mė tė veēanta nė botė dhe qė rriten vetėm nė shqipėri. Brezat e studiuesve e njohin shumė vite mė parė, kur ai udhėtonte me javė nėpėr rrethina tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe sillte frutet e punės, qė janė bimėt e rralla. Ndėrsa ne e gjejmė, po nė shtėpinė e tij tė dytė, pranė fakuletit, ku sapo ka pėrfunduar disa orė mėsimi. Prof. Dr. Alfred Mullajin e takojmė pėr tė na rrėfyer historinė e tij dhe lidhjen e pėrshpirtshme qė ka ai me bimėt. Gjithė karrierėn 36-vjeēare ia ka kushtuar bimėsisė dhe zbulimit tė atyre bimėve qė sot janė nė arkivat e pasura tė fakultetit. Mjaft studime pėr florėn e shqipėrisė mbajnė autorėsinė e tij dhe qė sot studiohen edhe nė auditor. 

Lidhja me natyrėn

Lidhja me natyrėn pėr tė ėshtė e fortė dhe ka nisur qė nė vitet e para kur ai pėrfundoi studimet pėr Kimi-Biologji dhe punoi nė shkollėn e mesme tė Gramshit si mėsues, deri nė vitet 1976-1983. Mė pas, ai zhvendoset nė Tiranė si Punonjės Shkencor  nė Institutin e Kėrkimeve Biologjike deri nė vitin 2007, si dhe pedagog (deri mė sot) pranė Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės. Nga biseda me tė mėsojmė se 40 bimė qė sot janė pjesė e studimeve dhe e ruajtjes sė bimėve nė kėtė fakultet mbajnė autorėsinė e tij. Nė vendin tonė ekzistojnė 3509 bimė tė njohura nė popullatė, por dhe tė panjohura. Madje njė pjesė e tyre shėrbejnė si mjekime popullore apo bimė dekorative. Kur e pyesim z. Alfred Mullajin pėr bimėt dekorative qė gjenden nė gjendje tė egėr dhe pėrdoren edhe nė shtėpi, ai na pėrgjigjet se: “Ka bimė tė tilla qė gjenden nė gjendje tė egėr dhe mbahen edhe nė shtėpi. I tillė ėshtė Zambaku i Detit, i cili mbahet nė ambientet familjare dhe njėkohėsisht pėrdoret si bimė dekorative nėpėr lokale”. 

Ekspeditat

Pėr kėdo qė nuk e kupton, mund ta shpjegojmė se z. Mullaj ka udhėtuar me vite nėpėr shtigje tė ashpra tė vendit, pėr tė mbledhur bimė, tė cilėt puna dhe pasioni pėr florėn e pasur shqiptare, kanė bėrė qė ai t’u kushtojė gjithė karrierėn e tij. “Kam shkuar me ekspedita pėr vite e vite me radhė. Mė ėshtė dashur qė tė shkėputesha nga familja rreth 80 apo 90 ditė nė vit, aq sa kohė zgjasin ekspeditat. Shpeshherė edhe pa dėshirėn e familjarėve. Por pasioni i veēantė pėr bimėt, mė ka bėrė qė tė shkel nė terrene tė ashpra dhe tė buta tė vendit, por me njė bimėsi tė pasur”,- shprehet Alfred Mullaj. Ai ėshtė bashkėshort dhe baba i dy fėmijėve, qė kanė zgjedhur profesione krejt tė kundėrta nga profesioni i tij. Djali i tij Genti ka pėrfunduar studimet pėr administrim biznesi dhe punon nė bankė nė SHBA, ndėrsa Anisa punon si juriste. 

Kėrkimet

Gjithė jeta i ka shkuar me kėrkimet mbi bimėsinė dhe krahasimin me bimėt qė rriten nė terrene dhe klimė tė vendeve tė tjera tė globit. Emri i tij, tashmė ėshtė njė pasuri pėr historinė e fakultetit, pasi nė dosje flenė tė paprekura bimėt e thata dhe tė renditura, sipas njė radhe qė vetėm profesor Alfredi e kupton. Ai na tregon se zona mė e pasur me bimėsi ėshtė zona e Alpeve tė Shqipėrisė dhe tė gjitha terrenet malore tė vendit. Por nuk pėrjashtohet dhe zona bregdetare. Profesor Alfredi (ashtu siē e thėrrasin studentėt) na shpjegon se Shqipėria renditet ndėr zonat mė tė pasura nė Europė me bimėsi, ndėrkohė qė vendin e parė e mban turqia.  

Dy bimėt e rralla

Nė Shqipėri ekzistojnė dy bimė tė rralla qė nuk gjenden nė asnjė vend tė botės. Botanistėt i ruajnė me krenari kėto specie tė rralla qė askush nė botė nuk i ka. Bėhet fjalė pėr dy lloje bimėsh tė specifikuara me emrat: Gymnospermium altaicum (Pallas) Spach subsp. Scipetarum, Leucojum ionicum. Kėto specie janė tė rralla pėr shkencėn dhe botanikėn tonė. Gjithashtu edhe pėr studimet qė bėhen nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės. Pėr profesor Alfredin, kėto gjetje janė njė arritje nė karrierėn e tij dhe njė justifikim i gjithė punės sė bėrė nė terren pėr vite me radhė. Bima e parė ėshtė gjetur nė zonėn e Elbasanit, ndėrsa Leucojum ionicum ose ndryshe Bilbilbardhė e Vlorės, ėshtė gjetur nė zonėn e Vlorės. Emrat e bimėve janė nė gjuhėn latine dhe njėra e ka edhe nė shqip emrin e saj. Por edhe Gymnospermium altaicum (Pallas) Spach subsp. Scipetarum, qė jo kushdo e kupton se ēfarė domethėnie ka, fjala e fundit “Scipetarium” tingėllon mė shqip se kurrė. Ēka do tė thotė se ka nė pėrbėrjen e saj fjalėn “shqiptar”. Edhe pse kėto bimė kanė disa vite qė janė pjesė e arkivės sė pasurtė florės, me krahasimet e fundit nuk janė gjendur simotrat e tyre nė botė.

/Gazeta Shekulli/ Emanuela Sako/


Videot e fundit
3 Komente
V. Piroli
Sapo rashė nė kontakt me kėtė shkrim pėrmes njė rrjeti social. Nderime dhe respekte pėr ju Prof. Mullai. Ka qenė njė nder i madh pėr mua qė kisha fatin t’ju ndiqja nė auditoret e FSHN ku munda tė zbuloj pėrveēse shkencėtarin e pėrkushtuar edhe njeriun me shpirt tė madh. Ndihem e lumtur dhe pėrgėzoj gazetaren pėr frymėn e re qė po sjell nė gazetarinė Shqiptare duke nxjerrė nė pah vlerėn e punėn e kėsaj plejade kėrkuesish shkencor. Nderime pėr tė gjithė Profesorėt qė si Prof. Mullai kanė sakrifikuar veten dhe kohėn e tyre pėr tė ngritur lart kėrkimin shkencor Shqiptar.
M.Mitro
Edhe une mund te them pergezime gazetares. Prof. Mullai eshte nje prej profesorve me te perkushtuar dhe te pergatitur ne fushen e mesimdhenies dhe gjithashtu me nje kontribut te konsiderushem ne kerkimin shkencor. Si profesor Mullaj ka edhe shume profesore te tjere,qe duke sakrifikuar jeten e tyre,kane dhen nje kontribut te madh ne shkence,sidomos botanikes, kontribut i cili do te ngelet gjalle pergjithmone.Do te ishte shume fisnike qe ne rubrikat e gazetes tuaj te lexonim me teper artikuj te tille. :)
Pa Emër
assssssssssssssssssssssss

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 3 =
Gruaja dėshton pėr tė 110-ėn herė, nė teorinė e patentės
Njė grua 28-vjeēare nga Londra ka dėshtuar nė pėrpjekjen e 110-tė tė saj, pėr tė marrė provimin e teorisė pėr patentėn e makinės.  Gruaja nga Southwark, Londra jug-lindore, ka shpenzuar njė shumė prej 3410 paundėsh nė pėrpjekje pėr tė treguar se ajo i di rregullat rrugore. Por pavarėsisht se mban n
Rihanna me bikini leopard nė Rio (FOTO)
Teksa pritet finalja e nxehtė e Kupės sė Botės, Rihanna ėshtė fotografuar nė ujėrat e Rio de Janieros duke u freskuar me miqtė e saj. Kėngėtarja ndodhet nė Rio pėr finalen e botėrorit, por nuk ka lėnė pas dore dėfrimet nė orėt e vona.  26-vjeēarja e cila ka veshur njė palė rroba banjo leopardi, nuk
Ēeki, “Bota” e shqiptarėve, filmi mė i mirė
Filmi “Bota” i realizuar nėpėrmjet bashkėpunimit shqiptar, atij kosovar dhe italian, rrėmbeu ēmimin “Fedeora”, pėr filmin mė tė mirė nė garėn nga “Lindja nė Perėndim”, mbrėmė nė edicionin e 49-tė festivalit ndėrkombėtar tė filmit nė Ēeki “Karlovy Vary”.  Filmi me metrazh prej 100 minutash, u vlerės