Banka Botėrore, ja tre skenarėt e krizės nė Shqipėri
Publikuar më 25.10.2012 | 10:27

Rreziku qė i kanoset financave publike pėr shkak tė borxhit tė lartė, risku i lartė pėr dėshtimin e skemės sė pensioneve, recensioni qė tashmė ka prekur ekonominė shqiptare janė disa prej shqetėsimeve tė Bankės Botėrore nė lidhje me zhvillimet ekonomike nė Shqipėri. Ekonomisti i zyrės sė Bankės Botėrore nė Tiranė, Erjon Luci nė njė intervistė pėr gazetėn “Shekulli” shpjegon se situata e vėshtirė ekonomike pėr Shqipėrisė po ndikohet pėrmes tri kanaleve: tregtisė, punės dhe sektorit bankar. Si pėrfaqėsues i Bankės Botėrore Luci shpjegon dhe politikat qė duhen ndjekur pėr tė minimizuar efektet negative tė krizės nė ekonominė shqiptare.

Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr situatėn ekonomike nė Shqipėri?

Ekonomia shqiptare, si edhe ekonomi tė tjera nė rajon, po kalon njė tjetėr vit tė vėshtirė, pas pėrkeqėsimit tė krizės nė eurozonė dhe problemeve nė sektorin energjetik. Kėrkesa e brendshme ėshtė veēanėrisht e dobėt, pėr shkak tė fluksit tė ulėt nga jashtė dhe shpenzimeve publike dhe private mė tė kujdesshme. Sektori privat po shfaq njė sjellje mė tė kujdesshme pėr shkak tė pasigurive tė ardhshme duke kursyer mė shumė dhe duke konsumuar apo marrė hua mė pak, veēanėrisht pėr blerje afatgjata si apartamente, tė cilat rezultojnė me njė rėnie tė konsiderueshme nė sektorin e ndėrtimit. Sektori publik gjithashtu ėshtė tėrhequr, nė pėrpjekje pėr t’iu pėrgjigjur zhbalancimeve makroekonomike qė u shfaqėn prej krizės sė 2008, qė rezultuan nė njė nivel tė lartė tė borxhit publik. Moti i thatė qė goditi rajonin nė gjysmėn e parė tė vitit dhe i rikthyer pas stinės sė verės e ka rėnduar situatėn mė tej, veēanėrisht sektorin e energjetikės. Shqipėria ende mundet tė gjenerojė rritje ekonomike pozitive kėtė vit, por nuk do tė jetė e mjaftueshme pėr tė reduktuar varfėrinė dhe papunėsinė. Ndėrsa ne presim njė performancė ekonomike pak mė tė mirė, rritja e ulėt ekonomike do tė vazhdojė pėr disa vjet tė ardhshėm, derisa tė pėrmirėsohet mjedisi i jashtėm. Prandaj, ėshtė e rėndėsishme sė pari tė mbrojmė grupet mė tė cenueshme tė popullsisė duke pėrmirėsuar targetimin dhe efektivitetin e ndihmės sociale. Ne po punojmė ngushtė me qeverinė nė kėtė aspekt. Ėshtė gjithashtu shumė e rėndėsishme tė fokusohemi nė mirėmenaxhimin e burimeve tė rritjes, tė cilat do tė ndihmojnė pėr tė rikthyer ritmet e larta tė rritjes ekonomike tė para krizės sė eurozonės. Kėto pėrfshijnė forcimin e tė drejtave mbi pronėn, qeverisjen dhe zbatimin e ligjit, ndėrkohė duhet tė vazhdohet pėrmirėsimi i infrastrukturės dhe rritjes sė aftėsive.

Si ka ndikuar kriza e eurozonės mbi ekonominė e Shqipėrisė dhe cilat janė ndikimet e ardhshme tė pritshme?

Situata nė eurozonė u bė mė keq sesa pritej nė fillim tė 2011. Shumė vende tė eurozonės kanė hyrė tashmė nė recesion dhe parashikimi ekonomik i tyre ėshtė pėrkeqėsuar. Nė kėtė mjedis ekonomia e Shqipėrisė po ndikohet pėrmes tri kanaleve: tregtisė, punės dhe sektorit bankar. Lidhja e madhe tregtare me eurozonėn, veēanėrisht me Italinė po dėmton sektorėt e punės intensive si tekstilet dhe kėpucėt. Disa industri tė tjera si ajo nxjerrėse mund tė jenė mė mirė, duke pasur njė treg mė tė diversifikuar. Por ngadalėsimi nė vendet nė zhvillim, nė mėnyrė tė veēantė nė Kinė, mund tė ndikojė kėto industri pėrmes ēmimeve mė tė ulėta tė mallrave. Kanali i punės ėshtė i mirėnjohur nė Shqipėri, me varėsinė e tij tė lartė nga dėrgesat e emigrantėve. Kėto flukse janė ende duke luajtur njė rol tė rėndėsishėm zbutės ekonomik dhe social, duke arritur nė nivelin e rreth 9% tė PBB-sė. Megjithatė, me kushtet e vėshtira nė Greqi dhe Itali, ku jeton dhe punon shumica e emigrantėve shqiptarė, ata nuk mund tė jenė aq optimistė sa mė parė. Njė krizė e stėrzgjatur veēanėrisht nė Greqi mund tė shtyjė disa nga emigrantėt pėr t’u kthyer, siē kemi parė nė pak raste, duke rritur kėshtu presionin mbi ekonominė shqiptare pėr tė akomoduar mė shumė punėtorė pa llogaritur ndikime tė tjera sociale pėr riintegrimin e tyre. Konsolidimi nė zbatim i sektorit bankar nė Evropėn Perėndimore, ku ndodhen shumica e bankave mėmė tė Shqipėrisė, i ka shtyrė bankat qė veprojnė nė Shqipėri tė ngadalėsojnė aktivitetin e tyre tė kreditimit pėr shkak tė kėrkesave mė tė larta tė kapitalit tė vendosura mbi bankat e eurozonės. Megjithatė, ėshtė e vėshtirė tė dallosh sesa prej kėtij ngadalėsimi tė kreditimit vjen pėr shkak tė bankave dhe sa prej tij ndodh pėr shkak tė njė sjelljeje mė tė kujdesshme tė konsumatorėve dhe bizneseve, tė cilat pėrballen me njė situatė ekonomike mė tė vėshtirė, qė reflektohet me njė rritje tė kredive problematike.

 

 

Rreziku i borxhit publik dhe rekomandimet pėr financat 

Duke analizuar treguesit ekonomik dhe borxhin publik, Erjon Luci shprehet: “Rrisqet kryesore tė borxhit publik tė Shqipėrisė janė niveli i lartė i tij rreth 60% i PBB-sė dhe maturimi i tij i shkurtėr. Shqipėria duhet tė kthejė njė pjesė tė madhe tė borxhit tė saj tė brendshėm brenda njė viti. Rreziku i kthimit ka ndodhur tashmė, me disa banka nėpronėsi tė huaj, tė cilat po reduktojnė mbajtjen e bonove tė thesarit nė pėrgjigje tė kėrkesave nga bankat e tyre mėmė. Kėrkesa e reduktuar pėr bono tė thesarit mund tė rrisė kostot e huamarrjes dhe madje edhe njė rritje e moderuar e normės sė interesit tė brendshėm do tė thotė se njė pjesė e madhe e borxhit tė brendshėm do tė kthehet me kostomė tė lartė, e cila do tė ngrejė nivelin tashmė tė rritur tė shpenzimeve pėr interesin. Pėr tė reduktuar kurbėn e cenueshmėrisė makroekonomike nga pėrkeqėsimi i mjedisit tė jashtėm, autoritetet duhet tė ndėrmarrin konsolidime fiskale pėr tė ulur borxhin publik. Nė situatėn aktuale (tė borxhit publik nė 59% tė PBB-sė) pothuajse ēdo goditje e jashtme do ta ēonte nivelin e borxhit tė lejuar ligjėrisht mbi 60% tė PBB-sė drejt niveleve qė konsiderohen pėrgjithėsisht me risk tė lartė. Duke qenė se parashikimi ekonomik pėr Evropėn po vazhdon tė pėrkeqėsohet, bėhet e nevojshme ndjekja e njė rruge tė strukturuar pėr reduktimin e borxhit nė kuadrin afatmesėm. Pėr tė forcuar besimin nė kuadrin fiskal, masat rregulluese ėshtė e nevojshme tė shoqėrohen me masa strukturore qė do tė kenė njė ndikim tė pėrhershėm nė buxhet”.

 

Privatizimi

Paratė e Albpetrolit, pėr borxhin publik 

BB kėshillon qė paratė e privatizimit tė naftės tė shkojnė pėr shkyerjen e borxhit. Ja si shprehet Luci: “Procesi i privatizimit ėshtė ende duke u zhvilluar dhe derisa tė pėrfundojnė negociatat e kontratės ėshtė e vėshtirė tė jepet njė vlerėsim i kujdesshėm, duke pasur parasysh kėtu kompleksitetin e kontratės dhe rėndėsinė e saj pėr tė ardhmen e sektorit. Tė ardhurat e privatizimit janė njė mundėsi e mirė pėr tė reduktuar barrėn e konsolidimit fiskal mbi ekonominėgjatė kėtyre kohėve tė vėshtira dhe pėr tė shlyer detyrimet e prapambetura. Kjo ėshtė nga mundėsitė qė vijnė vetėm njė herė nė jetė dhe i pėrket popullit shqiptar. Prandaj dhe duhet pėrdorur nė tė mirė tė brezave tė sotėm dhe atyre qė do tė vijnė. Nėse pėrdoret nė mėnyrė tė menēur, mund tė ulė rrezikun e borxhit publik dhe koston e tij, duke sjellė mė shumė hapėsirė pėr shpenzime produktive nė infrastrukturė dhe sektorėt kyē si shėndetėsia dhe arsimi, tė cilėt mund tė pėrmirėsojnė rritjen si nė periudhėn afatshkurtėr ashtu edhe nė atė afatgjatė”.

 

 

Debati pėr politikėn fiskale 

BB e inkurajon debatin qė ka nisur pėr sistemin e ardhshėm tė taksave. Sipas Lucit, “BB e mirėpret kėtė debat publik mbi politikat ekonomike. Ėshtė e nevojshme tė shmanget thjeshtėzimi i tepėrt mbi atė se cila mund tė jetė njė politikė e suksesshme ekonomike dhe mbi atė ē’ka duhet pėr ta vendosur njė tė tillė. Reformat e taksave nuk janė unike dhe nė tė njėjtėn kohė shumė kėrkuese pėr t’u zbatuar, veēanėrisht gjatė periudhave tė vėshtira si kėto qė po pėrjetojmė tani. Kjo nuk do tė thotė se nuk ka nevojė pėr reforma. Pėr t’u kthyer te pika e mėsipėrme, ėshtė shumė e nevojshme tė gjenden rrugėt pėr tė rritur tė ardhurat nga taksat pėr tė mbajtur shpenzimet publike produktive. Pėr kėtė, kuadri i taksave dhe zbatimi i tij ka nevojė tė rishikohet pėr tė gjetur mėnyrėn mė tė mirė pėr tė pėrmirėsuar kthimin e pėrgjithshėm tė taksave, ndėrkohė qė shmanget dėmtimi i konkurrueshmėrisė nė vend. Ne jemi gati tė ndihmojmė vendin nė kėto pėrpjekje duke ofruar punė studimore dhe duke sjellė eksperiencėn e gjerė" .

 

Ornela Manjani


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
6 + 5 =
A janė mė miq Juli dhe Genti?!
Pas kaq shumė kohe bashkė, si miq dhe si kolegė, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj tashmė nuk flasin me njėri-tjetrin. Kėto janė fjalėt qė qarkullojnė nėpėr medie pėr dy miqtė. Indeksonline raporton se qė nga shkėputja e Gentit nga programi humoristik “Apartamenti 2XL”, marrėdhėnia e tyre u ndėrpre.  
Sfida mė e re ndaj policisė rrugore, njė shofer i dehur!
Sfida mė e fundit ndaj policisė rrugore, ėshtė ajo e njė shoferi tė dehur qė nget makinėn. Kjo ėshtė pankarta mė e re e vendosur nė pjesėn e pasme tė njė makine. Tė gjithė jemi mėsuar tė shohim pankarta tė tipit: “Kujdes shofer i ri”, “Kujdes ka fėmijė nė makinė”, por jo. Sė fundi njė person ka das
“Zogu” i Tunės, tani nė versionin folk (VIDEO)
E nisur nga kėngėtarja maqedonase, Tuna, me hitin e saj “Felix”, duket se kėngėt rreth “zogut” nuk ndalen. Kėtė herė kėnga vjen nė njė version tjetėr, nė atė folk. Muzika ėshtė marrė nga hiti “Made in Romania”, i kėngėtarit tė vogėl e tė talentuar rumun, Ionut Cercel. Njė grup artistėsh nga Koso