Zani: Jemi patriotė, Qeveria amniston vetėm “hajdutėt”
  • Grevė nė Burrel dhe nė burgje tė tjera. Kėrkojnė zgjerimin e amnistisė
  • Projektligji i miratuar nė Kėshillin e Ministrave pėr “Amnistinė”, shkakton protestė te tė paraburgosurit dhe tė dėnuarit nėpėr burgje, duke refuzuar ushqimet e institucionit.
 
Publikuar më 19.10.2012 | 9:33

Flamur Vezaj

Myrteza Ēaushi i njohur si “Zani i Vlorės”, i dėnuar me “burgim tė pėrjetshėm” pėr disa ngjarje tė vitit 1997, rikthehet nė media, tashmė si njėri ndėr iniciatorėt e grevės sė urisė sė tė dėnuarve tė burgut tė Burrelit. Nė njė bisedė telefonike, Zani Ēaushi, njofton se edhe bashkėvuajtėsit e tij kanė filluar refuzimin e ushqimeve tė institucionit dhe atyre tė sjella nga familjarėt. Sipas tij, amnistia ėshtė njė e drejtė qė duhet ta gėzojnė tė gjithė tė dėnuarit, jo vetėm disa “hajdutė” xhepash tė cilėt pėr pak ditė do tė kthehen pėrsėri nė qeli. Mė poshtė ndiqni tė plotė bisedėn e bėrė nė telefon nga kabina e burgut tė Burrelit. 

Ēfarė po ndodh nė burgun e Burrelit?

Edhe tė dėnuarit e kėtij burgu, si tė gjithė burgjeve tė tjera kanė filluar refuzimin e ushqimit tė institucionit dhe nxjerrjen jashtė tė ushqimeve qė kemi nėpėr dhoma. Kemi hyrė edhe ne nė grevė, duke u solidarizuar me tė dėnuarit e burgjeve tė tjera.

Sa persona keni refuzuar ushqimin?

Ne jemi rreth 60 tė dėnuar, qė kemi dėnime tė ndryshme, por qė jemi bashkuar duke refuzuar ushqimin dhe kemi hyrė nė grevė. 

Nė mesin e tė dėnuarve qė keni refuzuar ushqimin, ka emra tė tjerė tė njohur qė kanė hyrė nė grevė?

Pothuajse tė gjithė VIP-at si thoni ju nė gazeta. (Qesh)

Ēfarė kėrkoni tė arrini me kėtė veprim? 

O vėlla, kėtu ka njerėz qė janė dėnuar me 20 vite burg dhe nuk kanė pėrfituar asnjėherė amnisti. Ore, ka njerėz qė kanė vuajtur 20 vjet burg dhe nuk kanė pėrfituar nga amnistia ndonjėherė. Pse mo, ēfarė janė kėta njerėz. Si mendon Kryeministri Berisha, qė disa tė trajtohen mirė e disa keq. Jo. jo. Tė gjithė jemi njėsoj dhe jo disa tė nėnės e disa tė njerkės. Edhe ne kėrkojmė nga qeveria tė pėrfshihemi dhe tė pėrfitojmė nga “Amnistia”...

Projektligji ėshtė miratuar nė qeveri, tani do tė shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve dhe mė pas nė Parlament? Si do tė ndikoni qė amnistia tė ndryshojė?

Po pse mo, ne nuk duhet tė pėrfshihemi nė kėtė amnisti qė bėhet pėr 100 vjetorin e Pavarėsisė. Mos ndoshta duhet tė ngremė flamurin serb dhe mė pas tė pėrfitojmė nga ndonjė “Amnisti”. Jo more jo. Ne jemi shqiptar dhe duhet tė pėrfshihemi edhe ne. Kjo nuk ėshtė qeveri e qytetarėve tė tyre. Sali Berisha dhe Eduard Halimi kanė njė urrejtje patologjike ndaj tė burgosurve. Thonė jemi qeveri demokratike. Ēfarė qeverie demokratike ėshtė kjo?! Kjo ėshtė qeveri staliniste. Edhe ne si shqiptar qė jemi duhet tė pėrfitojmė nga kjo festė kombėtare, pasi ne jemi mė patriotė se kėta qeveritarėt e korruptuar. 

Deri kur do tė vazhdojė greva? 

Ne kemi nisur qė mbrėmė grevėn dhe sot na janė bashkuar edhe shumė tė tjerė. Pėr momentin kėrkojmė qė ligji pėr “Amnistinė” tė pėrfshijė mė shumė persona. Nuk duhet tė pėrfitojnė vetėm ata qė janė nė gjendje tė lirė. Duhet tė pėrfitojmė ulje dėnimi edhe ne qė jemi brenda. Nėse nuk merren parasysh kėrkesat tona, greva dhe reagimi jonė do tė pėrshkallėzohet. Zoti ėshtė me ne. 

Para pak kohėsh, keni pas njė problem stomatologjik, jeni mjekuar?

(Qesh.) Tani jam mirė. Mė transferuan nga burgu i Drenovės vetėm pse fola me ju. Nuk mė dėrguan tek mjeku, por mė transferuan nė Burrel. Disa ditė pasi mė sollėn kėtu, drejtoria mė solli njė stomatolog dhe bėra mjekimin e duhur. Tani jam mirė.

Sa kohė keni qė ju kanė transferuar nė Burrel dhe si ju trajtojnė?

Kam mė shumė se dy javė qė mė kanė sjellė pėrsėri kėtu. Po ē’trajtim mo. Kėtu kushtet janė skandaloze, me lagėshtirė dhe ftohtė shumė. Trajtohemi si njerėz tė egėr dhe jo si njerėz normal. 

Po familjen ku e ka Myrteza Ēaushi, pasi siē kemi mėsuar jeni martuar nė burg dhe keni dy fėmijė?

Familja me ndjek ku tė mė dėrgojnė burgjet. Mė dėrguan nė Drenovė erdhi andej nusja me fėmijėt. Tani ėshtė kthyer edhe ajo nė Burrel, se duhet ta kem afėr. Fėmijėt po rriten fal Zotit dhe janė mirė, faleminderit. 

Dua tė vij pėr njė intervistė aty nė burg, mė lejohet?

Po hajde vėlla. Unė tė kam thėnė hajde. Po kėta nuk tė lėnė tė vish se kanė frikė se do shaj qeverinė e korruptuar tė Berishės, qė po e shet Shqipėrinė tek serbėt.  

Do tė shoh ē’mund tė bėj pėr realizimin e intervistės?

Ok vėlla. Natėn e mirė dhe do flasim prapė se kėtu jemi si tė humbur. Shyqyr qė na lejojnė tė paktėn tė flasim ndonjėherė me telefonin e kabinės sė burgut.  

Tė dėnuarit dhe paraburgosurit refuzojnė ushqimet e institucionit dhe takimet me familjarėt. Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve hesht. Ministria e Drejtėsisė: “Nuk ka grevė” 

Amnistia, refuzohet ushqimi nė burgje 

Ajo qė pritej tė ishte si njė irritim i momentit nga disa tė dėnuar dhe paraburgosur qė kėrcėnuan me grevė urie nė shenjė kundėrshtimi tė draftit ligjor tė miratuar nga Kėshilli i Ministrave nė lidhje me “Amnistinė” nė festėn jubilare tė 100-vjetorit, tashmė ka marrė pėrmasa tė gjera. Gjatė gjithė ditės sė djeshme, nė redaksinė “Shekulli” ka pasur njė lumė telefonatash, nga persona konkretė qė vuajnė dėnimet dhe ndodhen tė izoluar nė institucione paraburgimi tė vendit, ose nė burgje. Ata kanė njoftuar pėr refuzimin e ushqimeve tė burgut. Kėshtu, deri nė orėt e mbrėmjes sė djeshme, burimet e “Shekullit”, konfirmuan se refuzimin e ushqimeve e kanė bėrė njė numėr i madh tė dėnuarish tė burgut tė Peqinit, Rrogozhinės, Shėn Kollit nė Lezhė, Fushė Krujė, Drenovė tė Korēės, Burrel dhe burgu i Bėnēės nė Tepelenė. Kėtyre institucioneve, i janė shtuar edhe disa tė paraburgosur nė ambientet e paraburgimit, si ata tė “Jordan Misjes” nė Tiranė dhe disa nė paraburgimin “Mine Peza”. Zyrtarė tė Ministrisė sė Drejtėsisė nuk pranojnė se brenda instituteve tė vuajtjes sė dėnimit ka grevė. Ndėrkaq, drejtues tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve nuk preferojnė tė japin ndonjė koment pėr kėto refuzime. Jo zyrtarisht ata pranojnė qė nė disa institute ka refuzime tė ushqimit nga tė dėnuarit, por, jo nė masė. “Mund tė jenė disa individė, por jo nė masė. Asnjė nga kėta tė dėnuar apo paraburgosur nuk ka firmosur “deklaratėn” e hyrjes nė grevė siē e kėrkon ligji brenda instituteve tė vuajtjes sė dėnimit”, - thanė burimet konfidenciale pėr “Shekullin”. 

Greva

I gjithė reagimi i kėtyre tė dėnuarve dhe paraburgosurve ka ardhur pas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave pėr t’i dhėnė amnisti vetėm veprave penale qė parashikojnė njė dėnim deri nė dy vite burg. Sipas njė pėrllogaritje tė publikuar nga kryeministri Sali Berisha, ditėn e miratimit tė kėtij drafti ligjor, nga kjo amnisti pėrfitojnė 2546 persona, prej tė cilėve vetėm 290 prej tyre janė tė ndaluar apo arrestuar. Tė gjithė tė tjerėt, janė nė gjendje tė lirė dhe tė dėnuar me kusht nėn kujdesin dhe kontrollin e institucionit tė “Shėrbimit tė Provės”. Tė parėt qė kanė kundėrshtuar kėtė amnisti, qė sipas tyre, liron vetėm “hajdutėt e xhepave”, kanė qenė tė dėnuarit e burgut tė sigurisė sė lartė dhe tė zakonshėm nė Peqin, pėr tė vazhduar me burgun e Fushė – Krujės, Rrogozhinės, Shėn Kollit tė Lezhės, mė pas Burrelit, Drenovės sė Korēės, asaj tė Bėnēės nė Tepelenė dhe tė paraburgosurit e dy institucioneve qė ndodhen nė Tiranė. Ky veprim, i refuzimit tė ushqimeve tė institucionit, ėshtė konfirmuar edhe nga disa familjarė dhe avokatė tė tė dėnuarve dhe paraburgosurve qė ndodhen nė kėto institucione. Ata kėrkojnė, qė amnistia tė marrė njė gamė mė tė madhe tė veprave penale tė cilat duhet tė amnistohen. 

Sipas kryeministrit Sali Berisha, ditėn e miratimit tė kėtij drafti ligjor, nga kjo amnisti pėrfitojnė 2546 persona, prej tė cilėve vetėm 290 prej tyre janė tė ndaluar apo arrestuar, tė tjerėt janė nė gjendje tė lirė

Visha: Amnisti e turpshme 

Kryetari i Shoqatės sė Avokatėve Penalistė tė Shqipėrisė, z.Sajmir Visha nė njė prononcim pėr “Shekullin” e quan draftin ligjor tė miratuar nga Kėshilli i Ministrave, si amnistia e turpshme e “hajdutėve”. Sipas tij, nė kėtė festė jubilare tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė, qeveria duhet tė jetė mė humaniste dhe tė vendosė njė gamė tė gjerė veprash penale qė pėrfitojnė nga amnistia. “Sipas mendimit tim, shoqatės qė drejtoj dhe shumė kolegėve me tė cilėt kam diskutuar, ky projektligj ėshtė pėrpiluar nga njerėz jo profesionistė dhe ėshtė njė “amnisti” e turpshme. Nė tė gjithė vendet e botės, nė njė pėrvjetor tė rėndėsishėm si festa kombėtare e 100 vjetorit tė pavarėsisė, qeveria duhet tė jetė mė humane dhe minimumi i mundshėm qė mund tė bėjė ėshtė t’i ulė tė gjithė tė dėnuarve, pavarėsisht veprės qė kanė kryer, nga 3 vite burg. Nuk e kuptoj sinqerisht, se si amnistohen “vjedhjet” dhe nė burg tė qėndrojnė personat qė kanė shkaktuar njė aksident, gjithmonė pa dėshirėn e tyre. Kjo ėshtė e turpshme dhe jo profesionale. Amnistohen tė gjithė veprat parandaluese, qė nuk ka kuptim. Me plot gojė mund tė quhet “Amnisti e hajdutėve”, tha avokat Sajmir Visha. Sipas tij, ky projektligji i Ministrisė sė Drejtėsisė ėshtė bėrė vetėm pėr t’i bėrė qejfin kryeministrit tė vendit Sali Berisha. “Shiko, nga kjo amnisti pėrfitojnė 7 tė dėnuar qė ndodhen nė Fushė Krujė, 8 tė dėnuar qė ndodhen nė Vaqarr e kėshtu me radhė, ndėrkohė qė burgjet janė plot. I bėj thirrje Komisionit tė Ligjeve qė tė mos e miratoj kėtė draft ligjor dhe tė shtojnė veprat penale tė cilat pėrfitojnė nga kjo amnisti. Unė mendoj se duhet tė amnistohen tė gjithė ato vepra qė maksimumi i dėnimit parashikohet 10 vjet burg qė tė lirohen edhe burgjet, pasi efekti tek ai person i dėnuar ėshtė kryer tashmė. Sepse me miratimin e kėsaj “amnistie” do tė pėrfitojnė vetėm “hajdutėt” qė brenda javės mund tė kthehen pėrsėri nė burg. Kėshtu qė familjarėt e tė dėnuarve, tė dalin dhe tė protestojnė para Kuvendit, duke kėrkuar ndryshimin e kėtij drafti ligjor, pasi ėshtė njė festė jubilare e 100 vjetorit tė Pavarėsisė”, - shprehet ndėr tė tjera avokat Sajmir Visha. 

Duhet tė amnistohen tė gjithė ato vepra qė maksimumi i dėnimit parashikohet 10 vjet burg qė tė lirohen edhe burgjet, pasi efekti tek ai person i dėnuar ėshtė kryer tashmė

Hajdari: Amnistia tė ishte mė “dorėlėshuar”

Kryetari i Shoqatės Kombėtare tė Prokurorėve, prokurori Shkėlqim Hajdari, gjatė njė prononcimi pėr “Shekullin”, e cilėson draftin ligjor si tė duhur dhe tė nevojshėm nė festa kombėtare, por, bėnė apel pėr pėrfshirjen nė kėtė projektligj edhe tė atyre personave qė i kanė mbetur pak kohė nga vuajtja e dėnimit. “Miratimi i kėtij projektligji ėshtė njė veprim i mirė, nė kohėn dhe momentin e duhur pėr njė festė kombėtare siē ėshtė 100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ky veprim i qeverisė, ėshtė bazuar nė evenimente tė tilla qė edhe vendet e Bashkimit Europian i praktikojnė nė festa kombėtare. E vlerėsoj dhe ėshtė pėr tu pėrshėndetur pėrfshirja e tė moshuarve, gra e burra, qė pėrfitojnė nga kjo amnisti, si dhe tė miturve. Meqenėse drafti nuk ka kaluar nė Parlament, mendoj se jemi nė kohėn e duhur qė anėtarėt e Komisionit tė Ligjeve tė bėjnė disa ndryshime, nė zgjerimin e rrethit tė personave qė pėrfitojnė nga kjo amnisti. Unė mendoj, se personave qė i kanė mbetur 1 ose 2 vite burg nga vuajtja e 15 apo 20 viteve burg, duhet tė pėrfshihen nė kėtė amnisti, pasi presupozohet se ėshtė i rehabilituar. Gjithashtu, ndėr tė tjera mendoj se nė kėtė amnisti duhet tė pėrfshihen tė gjithė ata vepra tė kryera nga pakujdesia. I them kėto qė tė gjithė shqiptarėt tė ndjejnė se qeveria e tyre po iu zgjat dorėn nė kėtė festė jubilare tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė”, tha prokurori Hajdari pėr “Shekullin”. 

Fatmir Brraka: Amnisti e cunguar 

Avokat Fatmir Brraka, njėherazi kryetar i Dhomės sė Avokatisė nė Tiranė, e cilėson projektligjin pėr “Amnistinė” si tė cunguar dhe tė vakėt. Edhe pse pranon se nuk ėshtė njohur me detaje me kėtė draft ligjor, ai shprehet se Komisioni i Ligjeve duhet tė zgjerojė numrin e veprave penale qė pėrfshihen nga kjo amnisti. “Amnistia ėshtė pak e cunguar, duhet tė kishte njė veprim mė tė gjerė. Duhet tė pėrfshiheshin edhe vepra tė tjera penale, pasi qeveria duhet t’u shtrijė dorėn tė burgosurve nė kėtė festė jubilare siē ėshtė 100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė. Do ishte mė humane, sikur tė zgjerohej gama e veprave penale qė pėrfitojnė amnistinė”, tha pėr “Shekullin” avokat Fatmir Brraka.   

Shoqatat e Avokatėve dhe ajo e prokurorisė, kėrkojnė nga Komisioni i Ligjeve tė jenė mė “zemėrgjerė” me tė dėnuarit nė kėtė festė jubilare tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė.


Videot e fundit
24 Komente
geo
patrioto kur me vodhe makinen mua ishe hajdut,ne cfar viti na je kthyer patriot?,SE EDHE RISTANI per patriot e mban veten.shporruni rrace e ndyre.
vlonjati
komenti u fshi per arsye etike
moderatori
oli
Per cilen Shqiperi e ka fjalen se banditi zani kur fliste greqisht ne tv thoshte se eshte grek,,,,tani na del patriot ,,,, aty te rrije ay qen...................
Albi
Jo more...Po atyre bashkeqytetareve e familjare te mije qe ju vodhe e i tmerrove ti kelysh i Saliut, ēfare do tu thuash?
Po atyre nenave qe i veshe me te zeza e u thave shtepite?

Ju kafshe te ndyra nuk mund te keni vend tjeter pervecse burgut. Prisni se mbase zgjohen shqipot e ju dergojne aty edhe Berishen & Co e ndani eksperiencat.
Njerez te felliqur ju, e i qelbur fare ky serbi i m... qe do te bej amnisti e te na dhuraj kriminel me shumice ne te tjereve.
juri
sa ndyrsira qe jeni o komunista, ky eshte patrioti juaj i 97 qe e shkaterruat shqiprin ,dhe tani po kerkoni perseri te beni si ne 97 ju nuk ju interreson shqipria ju interreson pushtiti ,kerkoni perseri te vini ne pushtet me ndimen e zanit e te grekve,por shqiperia nuk eshte ajo e 97, kto kriminel do rrin gjith ne burgje,Berisha po qon shqiprin drejt europes NUK KA KTHIM BRAPA RROFTE SHQIPERIA
shqip jo shqep.
O zagar Zani. Kur ne na dridheshin femijet prej bemave te tua e p-rej greqishtes tende ti e ke harrua por per fatin tend te keq ata femijet tane jane rritur sot dhe jane bere edhe ndonjeri gjykates a polic dhe ty prap po te nxorri Saliu aty do te kthejne. Ti je nje grek muti qe dhramite e Greqise dogje e vrave nje Shqiperi. Te hashe suxhukun e Kosoves sot dhe e ke mjaft aty ku je.
Mark.uk
O Zani ju u ka borc partia socialiste dhe kryesisht Gramos Ruci qe u nxorri nga burgjet Greke,se ndoshta nuk do ishje denuar per jete.Ama ti me banden tane dhe te tjera te drejtuara nga drejtueset e larte te PS e prut me forcen e armve ne pushtet.Te deshiroj jete sa ma te gjate.
Pa Emër
zan caushi ke dy femije mor qen bir qeni.do te vinte mire sikur te ti vrisnin femijet ????? sa ke vrare dhe ke grabitur mor shker..ate.ti e ke hak vdekjen dhe mos kerko ulje denimi.Dhe mos kujto se jam mbeshtetes i qeverise qe ti po shan,por uroj qe te ta bejne me keq.Edhe dentistin ne burg gabim kane bere qe ta derguan sepse ty duhet te tishkulin dhembet me dare te kalit nje nga nje dhe duhet te te lesh te vdesesh nga hemoragjia
luani
o gazetar me duket se e ke kushuri zanin ti. se nuk ka mundesi qe shkruan per nje legen qe ka vrare e prere si kasap kurse ti na i nxjerr si burri te mire ketu.prandaj ti gazetar meru me ndonje lajme tjeter jo me legena si pune ketij,se po te jet jashte ky buk jeto 2 dite se i kercet plumbi kokes se e ka bere hak
albert
Kalbu ne burg ore qen bir qeni!
elbasanci
E kam thane dhe po e them prape kush ka vrare te vritet me perjashtim te atij qe ka vrare pa dashje dhe duhet te rrije deri sa te vdesi atje ne burg...amnisti mund te bahet per ndonji hajdut te vogel qe e ka per here te pare po dhe ky po e perseriti aty te kalbet....keshtu duhet te jene ligjet lale dhe e shifni pastaj si rregullohen njerezit.
colaraku
ore akoma me zanin merreni....
heeeee
po si doli zani deri ktu te na japi deri deklarata,po kush i dha vijen jeshile qe ky te boje kete opinion,kujt i intereson amnistia,dhe perse ne prag te zgjedhjeve,o ne kete vale,amnistia te bohet por mbas zgjedhjeve,e jo perpara.
dardha
o zani doishte mire qe mos te terhiqeni nga greva per asnje moment se keshtu do perfundonit te gjithe ne hale sepse si shume po shpenzohet per sigurine dhe ushqimin tuaj ,ju do dilni nga burgu vetem larg qofte nese na sulmon greku ose serbi pra shancet jane 100000000 me 1.
arbri
ri mos u merzit si dihet une te uroje te vije te bej shoqeri sala me larot se edhe ai nuk eshte me larte se ty vetem se eshte kriminel me shkoll te larte,qe ju shofte fara
JU
KOMENTET I KENI,O ME MIRE I PERDORNI SI MENUTE,KJO ME PELQEN,E KJO JO! E THEM KETE SE KAM NISUR KOMENT E NUK PO PUBLIOKOHET,SI KA MUNDESI? PASTAJ PO ANKESAT MBI KOMENTET E PA PUBLIKUARA,PERSE NUK I PUBLIKONI! ME PAKE FJALE ME JU KA SHUME PERSE..... ATEHERE PERSE GJITH KETO MANOVRA NGA JU SHEKULLI?
angela_84
Po cma keni kete interviste me kete qen e rrugac.....a e kini harruar sa veta ka vrare e sa femra ka perdhunuar ai....turp tu vij ....edhe nqs te burgosurit kane te drejte nqs merrni per base kete ndyresire qe ti prezantoj atehere askush nuk do ti mbeshtes...
Pa Emër
ka goje dhe flet ky..
Sali Berish
Do bej amnisti per gjith pa merak dhe do ju jap shpi falas , shkolle falas e cdo gje qe te doni dhe brezaret do i punojm ne aksion misri do shkojm , te nderuar vllezer e motra shnet e te mira , Liri gjith burgosurve se gjynah me bo njeri ma shum se 15 vjet burg ( pervec vrasesit e perdhunuesit e femije e te grave ) te grave 25 vjet ndersa te femive LITAR me i var
theo Buzi
Shiko Si flet Zan caushi, njesoj si Edvin Rama, tani e kuptoj perse nuk e voton njeri Edvin Ramen, qe ta besoni pyesni Ilir Gjonin
toni
ore po ju paskeni luajtur nga mendja e kokes ,po une theme ti japim amnistine zan caushit dhe tia cojme si komshi keti gazetarit qe e ka intervistuar.
ha ha ha ore paskeni luajtur nga fiqiri!
perse
apo mos jeni edhe ju moderatoret patrot si ZANI,NANO,GJINUSHI,NGJELA RUCI RAMA BERISHA.....
,ME GJITHATE KETE PROTEST,O SENJALIZIM JUA DERGOJ NE NJE3 TJETER DIKASTER E TE SHOHIM SE SI DO TE SILLENI,O ME MIRE SE SI DO TE PERGJIGJEN. DHE MBANI MEND DITEN DATEN DHE OREN, DT 21 TETOR 2012,ORA 11 21.
Pa Emër
zan caushi aty e ke vendin ...na kerkoke amnisti ti o njeri i prishur...ti qe me jevgjit e bandes tende ne 97 vrave femije ,gra e burra pa te brejtur ndergjegjja fare...tani na paske femije...kush ka qene ajo qe ka mbajtur femijet e tu po sigurisht ndonje nga brumi jot...aty te kalbesh bastard...ti meriton denimin me varje..po cfare te besh..u hoq ai denim qe vlen per soj sorollopin tend...maskara..dogje preve vrave tani na kerkon drejtesi...
Pa Emër
kur nje qen leh ne drejtim te eres njeqind te tjere e perserisin ate

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
2 + 3 =
“Pirja e duhanit nuk ju bėn seksi”, ja si do ngjani pas 20 vjetėsh
Duhanpirėse kini kujdes! Pirja e duhanit sjellė efete shokuese pėr bukurinė e fytyrės suaj. Fushata shėndetėsore e Queensland, nxjerrė nė pah efektet anėsore qė do keni nėse pini duhan dhe kėtu jemi duke folur pėr fytyrėn tuaj. Profesionistėt e make-up, sollėn fytyrat e reja tė duhanpirėsve pas
Telefonon policinė pėr tė porositur picė, si pėrfundon historia
Mes qindra telefonatave tė qytetarėve nė drejtim tė policisė, “pėr porosinė e gabuar tė sanduiēit”, kjo ėshtė ndryshe.Operatorėt e 911, (numri i policisė pėr emergjencat nė SHBA)  mund tė pėrshkruajnė telefonatėn qė nuk e harrojnė kurrė, pėr pėrgjigjen e mahnitshme, zgjuarsinė dhe gjakftohtėsinė n
Supermbesa e lumtur pėr vendimin e UEFA-s
Dasara Malltezi tėrhoqi mjaft vėmendje mediatike me komentin e saj nė mbrojtje tė huliganėve serb ditėn e ndeshjes Serbi-Shqipėri. Por, jo vetėm kaq, supermbesa ka lėshuar njė tjetėr provokim. “Ėshtė njė ditė perfekte pėr t’u ēliruar dhe pėr tė luajtur nė piano. E gėzuar dhe totalisht e relaksuar