PD: "Dėmshpėrblimi i ish-tė persekutuarve, mė i larti nė Europė"
  • PD: "Norma prej 18,6 dollarė e dėmshpėrblimit pėr ditėn e vuajtjes sė dėnimit ėshtė norma mė e lartė nė Europė."
 
Publikuar më 17.10.2012 | 14:50

TIRANĖ - Ka reaguar sėrish sot selia e Partisė Demokratike, duke pėrsėritur nė thelb akuzėn e djeshme pėr ish-tė persekutuarit nė grevėn e urisė, tė cilėt sot kanė kėrcėnuar pėr vetėdjegie apo viktima tė tjera, nėse i nxjerrin ga greva, siē vendosi Gjykata e Tiranės.

E gjendur pėrballė rezistencės sė grevistėve, PD ka sulmuar sėrish Edi Ramėn se ėshtė i lidhur me koordinatorin e grevės, Skėnder Tufa.

Aleanca Rama -Tufa sipas PD

"Me moton e njohur: 'Tė bashkohemi me tė gjitha fundėrrinat kundėr mazhorancės aktuale' solli si produkt tė ri, aleancėn e Edi Ramės me Skėnder Tufėn, kriminelin e liruar pasi kreu dėnimin me 7 vjet burg pėr trafiqe njerėzore dhe shfrytėzim prostitucioni dhe tė cilit Rama i ka besuar menaxhimin e grevės sė tij private.” Sipas PD, nė funksion tė Aleancės sė re Rama-Tufa kryetari i Partisė Socialiste kishte urdhėruar deputetėt e tij tė thėrrisnin me urgjencė nė seancė dėgjimi ministrin e Drejtėsisė, Eduard Halimi lidhur me zbatimin e ligjit pėr dėmshpėrblimin e tė pėrndjekurve politik nga mazhoranca aktuale.

PD: "Ja dėmshpėrblimi!"

PD ka risjellė nė vėmendje se ministri Halimi i njohu shqiptarėt me faktet se, ligji shqiptar i dėmshpėrblimit tė martirėve tė gjallė tė kalvarit tė egėr komunist, i hartuar nė bashkėpunim tė ngushtė me ta, pėrcakton normėn prej 18,6 dollarė dėmshpėrblim pėr ditėn e vuajtjes sė dėnimit dhe se kjo ėshtė norma mė e lartė nė Europė. Edhe pse ish-tė persekutuarit ankohen se njė pjesė nuk kanė marrė ansjė lek apo kanė kėste tė prapambetura pa marrė, sipas PD, nė pėrputhje me kėtė ligj, martirėve tė gjallė tė lirisė u janė dhėnė deri sot 103 milionė dollarė dhe lekė privatizimi, si dhe mbi 2 mijė e 200 apartamente banimi, 2 mijė e 751 fabrika ndėrmarrje, linja prodhimi, hotele, klube e njėsi tė tjera shėrbimi tė privatizuara me ēmime simbolike me lek privatizimi, si dhe 71 shoqėri aksionare. Apo rreth 22 mijė tė drejta studimi, bursa dhe tarifa studimi nė universtetet e vendit.

PD: "PS nuk iu dha asgjė"

Partia Demokratike ka akuzuar se Partia Socialiste 8 vjet nė pushtet nuk dha as edhe njė qindarkė dėmshpėrblim martirėve tė kalvarit tė bllokmenėve hoxhistė, i spastroi ata tė gjithė nga puna nė shtet dhe shpėrbleu me qindra milionė lekė xhelatėt e tyre; Ramiz Alinė, Nexhmie Hoxhėn dhe bllokmenėt e tjerė hoxhistė, tė dėnuar pėr genocid dhe krime kundėr njerėzimit.
Zoti Halimi njohu deputetėt e aleancės Rama-Tufa se viktimat e kėsaj Aleance qė ndodhen nė ēadrat e ngritura me urdhėr tė Edi Ramės tek studio e Kristaq Ramės kanė marrė sė bashku lekė dhe lekė privatizimi 256 mijė dollarė.
Pėrveē tyre ata kanė marrė apartamente banimi, sė paku 240 mijė dollarė tė tjera dhe kanė privatizuar me ēmime simbolike me lekė privatizimi fabrika, objekte dhe toka turistike mbi 400 mijė dollarė.

“Pra nė zbatim tė ligjit tė dėmshpėrblimit tė tė pėrndjekurve politikė vetėm zotėrinjtė qė po grevojnė nė studion e Kristaq Ramės dhe deklarojnė ēdo ditė se nuk kanė marrė asgjė, janė dėmshpėrblyer me lekė pėr kėstin e parė dhe sipas ligjit edhe tė atė tė dytė me lekė privatizimi dhe fabrika nė linja prodhimi, objekte apo troje turistike me rreth 900 mijė dollarė”, thuhet nė deklaratėn e PD-sė, ndėrkohė qė kėsti i parė i bie tė jetė i vitit 2008, kur nisi tė zbatohet ligji, e sipas ligjit ata duhet tė kishin marrė nga njė kėst ēdo vit e tani duhet tė ishte nė diskutim kėsti i pestė. 

PD ka akuzuar se njeriu me tre emra dhe me vilė luksoze nė Korfuz, i cili ditėn qė do tė vendosej rekomandimi pėr statusin e vendit kandidat nė Bruksel pėr Shqipėrinė, me porosi do tė lyente me benzinė dhe do t’i vinte flakėn nė rrugė para mediave tė veta njė grevisti me probleme serioze mendore, ka marrė nė pėrputhje me ligjin njė apartamet 3+1, si edhe dėmshpėrblimin prej 530 mijė lekėsh.

“Partia Demokratike garanton qytetarėt shqiptarė, se dėmshpėrblimi i merituar dhe nė pėrputhje me ligjin e tė pėrndjekurve politikė do tė vazhdojė deri nė pėrfundimin e plotė tė kėtij procesi nė afatin kohor, qė parashikon ligji”, mbyllet deklarata.

/Shekulli Online/M.A./


Videot e fundit
3 Komente
Erald
Keto deklarata duhet te verifikohen dhe ēertifikohen nga nje studio notarile e paanshme, mundesisht ne bashkepunim me ndonje studio te huaj prestigjoze, dhe rezultati te behet publik per te gjithe. Mendoj se eshte propaganda e Sali tradhtarit si gjithmone pas ketyre deklaratave fallco. Nuk ma ha mendja se ish te perndjekurit politike do te hynin ne greve urie duke qene ne rregull me demshperblimin.
Tarrasi
Mor keta jane budallenj apo bejne jempi mor leket qe ju takojne jepini leket qe i premtuat qe do jepni boll folet secfare beri partia Socaliste. Kush do tja dije cfare dha apo sdha partia socialiste boll e politizuat kete greve po jepini leket. Po spatet leke thuajini skemi tani por do tjua japim me vone po boll treguat perralla me mbret.
mentari
sipas saliut qe jemi pas gjermanise duhej tu jepte jo 18 dollare por 25

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
7 + 7 =
E pashpresė, gruaja e Schumacherit, nxjerr nė shitje avionin e tij personal
Vendimi i Corinna Schumacher pėr tė nxjerrė nė shitje avionin privat "Falcon 2000EX", me inicialet e burrit tė saj, ėshtė parė si njė vendim i pashpresė dhe si pranim i faktit se ditėt e shtatė herė kampionit tė F1, nuk janė tė gjata. 12 milionė paund ėshtė ēmimi qė do tė shitet avioni personal i
Goditen nga rrufeja kur po bėnin selfie! (VIDEO)
As Zoti nuk i do selfiet! Njė ēift i ri i cili ishte bėrė gati pėr tė bėrė njė foto romantike, u godit papritur nga njė rrufe. Nė video duken pamjet e pabesueshme se si njė rrufe bie nga qielli, vetėm disa metra larg gruas dhe burrit, nė kohėn kur kėta po pėrgatiteshin pėr tė bėrė njė selfie.  Ēif
Vajza me kokėn 3 herė mė tė madhe se normalja, i mbijeton operacionit dhe buzėqesh
Njė vajzė e vogėl 3 vjeēare nga India kishte lindur me njė anomali nė kokė, njė ērregullim qė e rriste madhėsinė e kokės sė saj. Mjekėt e cilėsuan si njė rast tepėr tė rrezikshėm, i njohur ndryshe si “ujė nė tru”, qė mund t’i merrte jetėn vogėlushes. Kirurgėt nė Nju Delhi qė e kishin studiuar kėtė