TOEFLI, mbrojtja e anglishtes me minimum pikėsh
  • Aktualisht janė 6 programe qė mund tė mbrohet gjuha e huaj. Njė ėshtė TOEFLI, qė  mbrohet pranė Universitetit tė Tiranės dhe tė tjerėt janė programe qė ofrohen nga qendra tė gjuhėve tė huaja, tė akredituara pėr tė mbrojtur diplomėn e gjuhės sė huaj
  • Zėvendėsrektori i Universitetit tė Tiranės, Ervin Demo, flet pėr lehtėsirat qė kanė studentėt nė mbrojtjen e anglishtes. Shumica e fakulteteve kanė kėrkuar qė studentėt tė pranohen nė Master, nė nivelin A1
   
Publikuar më 07.10.2012 | 16:40

Emanuela Sako

Gjuha e huaj do tė mbrohet me minimum pikėsh. Ēka do tė thotė se shkalla e vėshtirėsisė nuk do tė jetė e njė niveli tė lartė siē u fol nė fillim. Pėr kėtė gjė, Universiteti i Tiranės, ka vendosur qė mbrojtja e TOEFLI-t tė jetė nė nivelin A1. Zėvendėsrektori i Universitetit tė Tiranės, Ervin Demo, shprehet se vendimi ėshtė marrė nė bashkėpunim me fakultetet. Ēka do tė thotė se fakultetet bėnė propozimet dhe kėrkuan qė niveli tė mos ishte C1, por A1. Kėshtu, tė gjithė studentėt qė duan tė mbrojnė masterin, por pengesė u del mbrojtja e gjuhės sė huaj, tani do ta kenė njė mundėsi mė tė mirė. “Aktualisht niveli qė pėrdorin fakultetet ėshtė niveli A1, qė ėshtė nivel normal, pėrsa i pėrket shkallės sė vėshtirėsisė. MASH solli disa minimume dhe ne zgjodhėm disa minimume, qė do tė thotė se ēdo fakultet e zgjedh vetė minimumin. Nė fillim thanė qė do tė ishte niveli C1, i cili ishte shumė i lartė. Kėshtu, nėse do tė ishte ky nivel, menduam qė 80 pėr qind e studentėve nuk do ta merrnin masterin. Ne, nė bazė tė kėshillave studentorė, do tė pėrcaktonim nivelin e studentėve”. 

Studentėt

Aktualisht, studentėt e nisin masterin pa mbrojtur gjuhėn e huaj, por kusht kusht ėshtė vendosur qė ata ta mbrojnė gjatė kohės sė studimeve tė ciklit tė dytė. Nėse ndonjė nga studentėt nuk arrin dot tė mbeojė gjuhėn e huaj, atėherė atij nuk i jepet e drejta pėr t’u diplomuar. Pavarėsisht se mund t’i ketė marrė tė gjitha provimet. Arsyeja se pėrse ėshtė bėrė njė zgjedhje e tillė, ėshtė sepse do tė bllokohej procesi i masterave. Ndėrsa nė kėtė mėnyrė, ata do tė mund tė tė vazhdojnė studimet, duke iu nėnshtruar kriterit qė deri nė momentin e pėrfundimit tė studimeve duhet ta kenė pėrfunduar mbrojtjen e gjuhės sė huaj pranė Universitetit tė Tiranės, ose  nė ndonjė nga progrmaet e tjera qė u njihet diploma. 

Programet

Aktualisht janė 6 programe qė mund tė mbrohet gjuha e huaj. Njė ėshtė TOEFLI, qė  mbrohet pranė Universitetit tė Tiranės dhe tė tjerėt janė programe qė ofrohen nga qendra tė gjuhėve tė huaja, tė akredituara pėr tė mbrojtur diplomėn e gjuhės sė huaj. Studentėt kanė tė drejtė tė zgjedhin kė tė duan nga kėta programe, pasi vlera e njohjes ėshtė e njėjtė. Kėshtu, ata mund tė mbrojnė masterin nėpėrmjet 6 programeve, por me pagesė tė ndryshme. “Janė 6 programe pėr t’u mbrojtur. Universiteti i Tiranės ka bėrė njė marrėveshje me kompaninė amerikane ETS. Ne bėmė njė marrėveshje me ta dhe ramė dakord qė TOFLI, tė mbrohet nė Universitetin e Tiranės, ndėrsa tė tjera tė mbrohen nga institucione tė ndryshme arsimore private”,- thotė Ervin Demo.

Universiteti i Tiranės, mbrojtja e gjuhės me kosto mė tė ulėt

Mbrojtja e gjuhės sė huaj nė Universitetin e Tiranės, ka njė kosto mė tė ulėt nė krahasim me programet e tjera. Kjo ėshtė njė mundėsi qė u ofrohet studentėve pėr tė paguar mė pak para. “Lehtėsia kryesore ėshtė financiare, ku kostoja tek ne shkon deri nė 55 euro, nga 120 apo mė shumė qė e kanė tė tjerėt. Ne e ofrojmė provimin me shkrim. Nė testim qėndrojnė pėrfaqėsues tė ETS, qė ruajnė studentėt pėr tė mos kopjuar. Tezat vijnė me postė dhe hapen direkt nė sallė dhe po aty mbyllen dhe nisen pėr nė Francė pėr korrigjim, aty ku ėshtė qendra e kompanisė ETS. Pėrgjigjet vijnė me postė dhe nuk vonojnė mė shumė se dhjetė ditė nga dita e dhėnies sė provimit”,- na bėn tė ditur Ervin Demo. Ai shpjegon disa nga arsyet se pėrse u bėnė kėto ndryshime. Po kėshtu, mbrojtja e gjuhės nė njė kohė mė tė shkurtėr krijon lehtėsira pėr ata qė duan ta japin sa mė shpejt provimi. Prandaj zėvendėsrektori Demo sqaron se: “Arsyeja se pėrse e bėmė kėtė ėshtė se ne donim qė t’u krijonim studentėve disa lehtėsia. E para ėshtė ēėshtja e datave, qė kur shkon nė vende tė tjera tė thonė hajde mbroje pas njė apo dy muajsh. Ndėrsa nė Universietin e Tiranė, studentėt regjistrohen dhe kanė tė drejtė ta japin brenda 10 ditėve nga regjistrimi. Nėse kėrkesat janė mė tė larta, atėherė provimi jepet edhe mė shpejt”. 

Pėr konvertimin e diplomės, studentėt duhet tė kenė njė dosje tė plotė me dokumentat pėrkatėse, nė mėnyrė qė ata tė pėrfundojnė nė njė kohė tė shkurtėr procedurat e aplikimit pėr konvertimin e diplomės

Kthim nė vend, tė studentėve shqiptarė nga universitetet europiane 

Studentėt shqiptarė qė jetojnė dhe studiojnė nė universitetet e huaja europiane po kthehen nė vend. Kjo u bė publike nė njė konferencė, ku ishin tė pranishėm pėrfaqėues tė MASH dhe ambasadori Italian, Massimo Gaiano. Mbi 30 universitete italiane kanė ngritur stendat e tyre, pėr t’i njohur tė rinjtė shqiptarė mbi programet e studimit qė ato ofrojnė. Ky ishte njė evenimet qė organizohet nė kuadėr tė javės sė gjuhės italiane. Ata kanė pėrcjellė mesazhin se Italia dhe Shqipėria do ta shtrijė bashkėpunimin jo vetėm nė arsim por edhe nė fusha tė tjera. Ndėrkohė qė MASH bėri tė ditur se pas pėrfundimit tė studimeve nė vendet e huaja, studentėt tanė nuk kanė dėshirė mė si dikur tė punėsohen jashtė vendit, por po kthehen nė Shqipėri pėr t’u punėsuar dhe pėr tė dhėnė kontributin e tyre nė Shqipėri. Vitet e fundit, studentėt po kėrkojnė gjithmonė e mė shumė pranė MASH, qė t’u njihet diploma brenda vendit. Gjatė kėtij viti ka patur njė rritje tė numrit tė studentėve shqiptarė tė kthyer nga jashtė vendit dhe kjo duket mė tepėr sepse gjatė sezonit tė verės ka patur njė dyndje pėr konvertimin e diplomave tė huaja. "Numri i aplikantėve nė sezonin e verės ka qenė nė rritje, unė e thashė dhe pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme. Ndoshta lėvizja e tė rinjve, fėmijėve tė familjeve, ndjekin trendin e familjeve tė kthyera, nga vendet fqinj kryesisht Greqia dhe Italia. Por ka dhe studentė qė kthehen nga shtetet mė tė larta qė kanė kryer njė cikėl studimi atye dhe kanė vendosur pėr tė kryer studimet nė universitetet nė vendin tonė",- thotė Edlira Late, drejtoreshė e arsimit tė lartė tė MASH. Drejtoresha Late thotė se procedurat pėr njohjen e diplomave kryhen nė njė kohė mė tė shkurtėr se 45 -ditėshi, ndėrsa pėr rastet qė dyshohen se kanė dokumenta tė falsifikuara, procedurat zgjasin. "Pėr tė gjithė aplikantėt qė nuk i kanė me vula postare, ne mundohemi tė bėjmė njė verifikim online tė procedurave tė kryerjes sė studimeve dhe pėr tė gjitha dokumentacionet shkollore qė ndoshta janė pėrtej 45- ditėshit janė dokumentacione qė kėrkojnė njė verifikim tė dyfishtė.  Pra, pėr tė evituar ēfarėdolloj dokumenti qė nuk ėshtė autentik, ne mundohemi tė marrim pėrgjigje dhe verifikim nga institucionet qė i kanė lėshuar", - u shpreh ajo. Pėr konvertimin e diplomės, studentėt duhet tė kenė njė dosje tė plotė me dokumentat pėrkatėse, nė mėnyrė qė ata tė pėrfundojnė nė njė kohė tė shkurtėr procedurat e aplikimit pėr konvertimin e diplomės. Studentėt e sapokthyer duhet tė kenė diplomėn, listėn e notave, fotokopje tė pasaportės si dhe mandat pagesėn qė kushton 2500 lekė. Njohja e diplomės bėhet vetėm pranė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės nga njė komision i posaēėm qė bėn shyrtimin e dokumentacionit dhe vlerėsimin e diplomės. Gjithashtu, studenti duhet tė paraqesė edhe njė kėrkesė drejtuar MASH pėr njohjen e diplomės. Sipas procedurave tė ministrisė, studenti duhet tė marrė pėrgjigje brenda 30 ditėve.


Videot e fundit
6 Komente
Smart
Si nuk u hoq njėherė dorė nga ekstremet! Nga C1-shi nė A1-sh... E mesmja nuk ekziston...!
Pa Emër
nuk e kuptoj pse ketu cdo gje degjeneron.Nese nuk mund ta marrin 80% masterin, shume mire, le te fitojne te drejten ata 20 % qe e meritojne. te gjithe master, ja dhe pak dhe te gjithe doktorature dhe ne fund jane ca zero.
ska rendesi
shkrimi shume i pa kuptimte si nje student/e qe merr TOEFLI-in ne nivel minimal do te mund te mbroje masterin nga do ti marre ky student informacionin si do te studioje literaturen????? Kesaj i thone te zbraze auditoret dhe te mbushi zyrat me te paafte, dhe rruget me te papune.
Pa Emër
Para se te mendohet per nivelin e Anglishtes te mendohet njehere sa e kane nivelin e Shqipes keta studente. Ne shumicen e rasteve le shume per te deshiruar. E dyta kush jane keta studente qe kane studiuar jashte dhe po dynden ne Shqiperi. Personalisht kam nje eksperience te keqe sepse ketu diploma nuk te hyn shume ne pune ketu nevojitet miku per te gjetur nje vend pune. Prandaj dhe kam preferuar te mos punoj ne Shqiperi.
Ida
Mendoj qe niveli C1 eshte shume i ulet dhe kjo nuk do te sjelle gje tjeter vetem se ulje te nivelit cilesor te studenteve dhe te gjithe sistemit arsimor ne Shqiperi...qe ne vend qe te shkoje perpara..........eshte per te ardhur keq!

Pa Emër
Dakort, te mbrohet nje gjuhe e huaj po nuk ka te drejte shteti te me detyroje mua ke gjuhe duhet te mbroj. un kam preference te mbroj italishten,apo gjuhe tjeter, dhe me nje nivel mesatar, por jo keshtu , 0 fare

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
1 + 4 =
Tė rinjtė amerikanė, lakuriq nė takimin e parė (FOTO)
Lakuriqėsia ėshtė trendi mė i ri nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, i ēifteve tė reja. Takimet e para pėr tė gjetur partnerin e tyre ideal, tė rinjtė amerikanė kanė preferuar t’i bėjnė haptazi, aq shumė sa paraqiten tėrėsisht lakuriq, siē i ka bėrė nėna.  “Ėshtė, si tė themi, tė mos marrim me vete
Sherr mes Bloom dhe Bieber pėr Miranda Kerr
Xhelozia krijon telashe edhe mes VIP-ave. Incidenti i radhės me shkak xhelozinė, ka ndodhur mes aktorit Orlando Bloom dhe kėngėtarit Justin Bieber. Sipas faqeve rozė amerikane, aktori e ka goditur me grusht popstarin, pėrpara se tė dy tė ndaheshin nga njerėzit me tė cilėt ata shoqėroheshin, mes tyre
Bleona e do Tropojėn
“Unė e dua Tropojė”. Ky mesazh ėshtė shpėrndarė nga kėngėtarja shqiptare Bleona Qereti, pėrmes rrjetit tė saj social facebook. Nė foton e publikuar, Bleona mban veshur njė bluzė nė tė cilėn shkruhet “Unė e dua Tropojėn”. Fotoja ėshtė bėrė nė njė studio regjistrimi, dhe ende nuk dihet nėse kjo ka li