Profesori i Finiqit me njė dhimbje-apel
Publikuar më 22.09.2012 | 12:48

Prof. Sandro De Maria, ėshtė profesor i Arkeologjisė Klasike nė Universitetin e Bolonjės dhe drejtues pėr disa vjet i Departamentit tė Arkeologjisė nė atė universitet. Eshtė drejtor i Shkollės sė Specializimit nė Fushėn e Trashėgimisė Kulturore, koordinator pėr doktoraturat nė Arkeologji dhe nė Historinė e Artit, President i Kursit tė Diplomės magjistrale nė fushėn e kėrkimit dhe dokumentimit tė trashėgimisė kulturore ... Nėse do rendisnim titujt, ato janė pa fund. Profesori vjen sot si prezantim por edhe me njė shqetėsim tė madh nė rubrikėn tonė tė portreteve. Aktualisht ai ėshtė drejtor i Misionit Arkeologjik Italian nė Finiq (Phoinike). Kėtė mision e ka themeluar arkeologu italian Luigi Ugolini, autor i zbulimeve mė sensacionale nė Shqipėrinė para Luftės sė Dytė Botėrore. Zbuloi fillimisht Finiqin (duke besuar se kishte zbuluar Butrintin) dhe vetėm pas disa muaj kuptoi qė nė fakt kishte zbuluar kryeqendrėn e Pirros atje ku Maqedo- 27 {Trup&Shpirt} nia dhe Roma antike kishin nėnshkruar traktatin e famshėm tė paqes.

SOS: Finiqi nė rrezik

Thotė profesori i Arkeologjise Klasike ne Universitetin e Bolonjas: “Unė jam nje i huaj ne token Shqipetare, por e dashuroj kete vend dhe dokumentet historike te Shqiperise, i kam dedikuar shume vjet te jetes time si arkeolog. Me mua, kane ardhur ketu per te mesuar dhe rritur njohuritė e tyre mbi historinė edhe qindra studentė e tė rinj qė studiojnė e formohen, midis ketyre jo vetem italianė, por dhe nga shume shtete te tjera evropiane. Kanė ardhur per te rindertuar te kaluaren qe lidh Ilirinė me Greqinė, Romakėt me Bizantinėt, popujt dhe kulturat e ndryshme qe kane bere qė ky vend te jete magjepses ne nje menyre te veēantė dhe te pakrahasueshme. Nė 12 vjet Misioni Arkeologjik Italian i Universiteti te Bolonjes qe une drejtoj, sė bashku me Institutin Arkeologjik Shqiptar, ka prodhuar, mendoj, nje pune me vlera te medha, sipas vlersimeve qe vijne nga studiues te ndryshem:germimi i agoras dhe bazilikes, i teatrit helenistik dhe romak, njė lagje me ndėrtesa private dhe nje pjese te nekropolit eshte germuar deri me sot...” Por... E gjithė kjo pasuri, sot rrezikon mbijetesėn e saj.

Zjarr dhe degradim

Profesori pėrshkruan me dhimbje zjarrin qė dogji jo vetėm dafinėn nė foton e famshme tė zbuluesit Ugolini, por gjithė monumentet qė tashmė janė nxirė nga hiri i zjarrit. Dhe pastaj shton: “Por zjarri nuk ėshtė i vetmi degradim qė po shkatėrron kėto monumente te rendesishem: germimet klandestine kohet e fundit kane rifilluar ne menyre te frikshme si brenda qytetit antik, gjithashtu edhe ne zonat pėrreth, edhe ne kete rast asnje i ndėshkuar. Ka agresion nepermjet ndėrtimit tė banesave dhe ndertesave moderne ne zonat me mbetje te larte arkeologjike. Kėto godina tė reja pa asnjė rregull ligjor po zėnė vend mbi varrezat antike dhe muret rrethues te qytetit antik. Kafshėt, vandalėt dhe hajdutėt e hekurit po shkatėrrojnė gjithashtu atė ēfarė e kaluara na ka dėrguar. Eshtė urgjente njė ndėrhyrje qė do tė vendoste nė siguri tė gjithė zonėn e Phoinike-s: qė ėshtė e mbrojtur nga ligji, por njėkohėsisht e injoruar. Duhet tė bėhet mė shumė: duhet ruajtur, mbrojtur njėkohėsisht restauruar dhe dėnuar ata qė nuk respektojnė ligjet.

“Tė mos dorėzohemi”

Phoinike ndodhet nė njė peisazh tė mrekullueshėm, midis maleve dhe detit. Nje peisazhe me mijera vite jetese, qe permbledh histori, evidenton periudha dhe etapa te ndryshme. “Po rrezikojme te humbasin pergjithmone nje deshmi te ē'mueshme dhe paperseritshme , dhe me kete, kujtesen qe transmetohet nga nje brez ne tjetrin. Tė shpėtojmė Phoiniken dhe monumentet e saj, tė mos dorezohemi perpara asaj qe ēdo dite duket si e pashmangshme, por, nėse vertet e duam diēka tė tillė, atėherė ajo mund tė mos jetė mė” – ėshtė apeli i profesorit.

 

 Trishtimi

Dafina e djegur e Luigi Ugolini

Nje simbol shprehes na imponon imagjinaten persa i perket degradimit te Phoinike-s (Finiqit) antike, qe mesa duket eshte i pandalushem. Nje fotografi e famshme qe paraqet arkeologun italian i cili zbuloi kete qytet antike me 1926: Luigi Ugolini (1895-1936) shfaqet prane nje muri me blloqe gjigande, pjese e kesaj foto edhe nje dafine qe duket sikur mburet me gjelberimin e saj. Kjo dafine mbijetoi per gati nje shekull. Por nje muaj me pare, kodra e cila mbart mbetjet e ēmueshme te periudhes helenistike dhe romake iu vu zjarri, nje zjarr qe pa dyshim te ben me dhimbje, autoret e te cilit si gjithmone mbeten te pa identifikuar e pa ndeshkuar. Edhe dafina e Ugolinit nga ky zjarr u dogj mizorisht. E me te gjithashtu u dogj i gjithe qyteti. Monumentet jane nxirre nga hiri i zjarrit dhe rrethuar nga ai pak vegjetacion, qė tashme eshte karbonizuar. Simboli i kesaj dafine te djegur eshte vertet impresionuese, jo vetem per ata qe i dashurojne dhe i studiojne prej kohesh keto vende antike.

Kristi Pinderi


Videot e fundit
3 Komente
detari
ska grek atje.
Honkezmi
Detar atje jetojnė ortodoks grek dhe ėshtė ēudi?!
detari
Cfare pret nga Turqit o profesor...

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 9 =
David Beckham siē nuk e keni parė ndonjėherė /foto/
David Beckham  ėshtė padyshim njė legjendė e futbollit. Ai gjithmonė do tė kujtohet pėr ndeshjet e tij nė klubet heroike si, Manchester United, Real Madrid dhe LA Galaxy. Kėtu keni njė set fotografish tė papublikuara asnjėherė mė parė, ku mund ta kujtoni Beckham-in nė kohėra
“Bėnė ushtrime, kėrcen, lexon...krejt lakuriq nė krye tė dritares”
Njė nėpunėse nė ndėrtesėn e institucioneve gjyqėsore tė entitetit boshnjako-kroat nė Sarajevė pėr disa ditė me perde tė hapura nė mėngjes bėn ushtrime plotėsisht e zhveshur, vallėzon, lexon gazeta e shkresa, pa u ndrojtur nga kalimtarėt e rastit dhe fqinjėt qė mund ta shohin. Nė kėtė ndėrtesė nė qe
Arjan Ēani "ēmendet" nė festėn e 45-vjetorit
Moderatori i emisionit “Zonė e Lirė”, Arjan Ēani ka festuar 45-vjetorin nė njė pub-et e natės nė kryeqytet. Pjesė e festės ka qenė DJ Katjusha, e cila njihet pėr performancat e saj “topless”. Nė festėn “e ēmendur”, ishin tė fstuar shumė personazhe tė njohura tė jetės publike si Vera Grabocka, Timo