BRUKSEL - Inkurajues e ka quajtur kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, takimin e zhvilluar pasditen e sė mėrkurės nė Bruksel me komisionerin e Zgjerimit, Stefan Fyle. Sipas zyrės sė shtypit tė PS-sė, kryetari Rama ka mirėpritur vlerėsimet pozitive pėr rolin e forcės politike qė drejton. Nė kėtė takim, ashtu siē pohon vetė lideri i opozitės, ėshtė kėrkuar marrja e statusit tė vendit kandidat nė kėtė vit jubilar tė 100-Vjetorit tė Pavarėsisė.
Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli, nė njė prononcim pėr mediat atje, se shqiptarėt nuk meritojnė tė ndėshkohen pėr herė tė tretė pėr shkak tė njė qeverie, qė ka dėshtuar dhe tė detyrave tė paplotėsuara tė shtėpisė nga kjo qeverisje: Ne kemi ardhur kėtu pėr tė bėrė avokatin e mirė tė vendit tonė. Duke sjellė njė qėndrim dhe njė mesazh shumė tė qartė nga ana opozitės shqiptare qė, sipas nesh, qeveria nuk e meriton, po shqiptarėt e meritojnė mbėshtetjen e Komisionit Europian me propozimin pėr statusin e kandidatit. Shqipėria reale e standardeve europiane ėshtė ende larg. Por, gjithsesi, mendoj qė shqiptarėt, qytetarėt shqiptarė, pavarėsisht nėse janė tė majtė ose tė djathtė, nuk meritojnė tė ndėshkohen pėr tė tretėn herė radhazi pėr shkak tė keqqeverisjes dhe tė detyrave tė paplotėsuara tė shtėpisė nga ana e qeverisė, qė nuk u bėn tė mundur njė Shqipėri tė standardeve europiane nė jetėn e tyre tė pėrditshme., ka thėnė Rama.
Zyra e shtypit, PS/Shekulli Online/Pėrgatiti: M.A./