Eurimages, garanci apo kalvar pėr kineastėt tanė
Publikuar më 19.09.2012 | 15:41

Eurimages e mban nė Tiranė takimin e radhės pėr kėtė sezon. Ėshtė hera e parė qė struktura e Kėshillit tė Europės pėr kinematografinė do t’i marrė vendimet pėr projektet e gjithė kontinentit nė vendin tonė. Do marrė kjo si shenjė besimi e vlerėsimi pėr atė profil tė brishtė qė kanė treguar vitet e fundit projektet e kineastėve tė rinj shqiptarė nė Eurimages? Ka tė ngjarė tė jetė kjo arsyeja.

Kryetari i Qendrės Kombėtare tė Kinematografisė, Artan Minarolli konfirmon lajmin se mė 15-18 tetor, pėrfaqėsuesit e vendeve europiane anėtare nė Eurimages do tė diskutojnė idetė dhe do tė votojnė projektet fituese nė Tiranė. Janė gjithsej 72 anėtarė nga 36 vende.

Minarolli e quan njė “ngjarje me mjaft rėndėsi” pėr periudhėn qė po kalon kinematografia vendase. “Sistemi i Qendrės Shqiptare tė Kinematografike ėshtė njė market i vogėl nė raport me sistemin e Eurimages-it ku mund tė aplikojnė autorė tė ndryshėm privatė”, thotė Minarolli dhe shton se pėr kėtė sezon “merr pjesė njė projekt i regjisorit Fatmir Koēi dhe nėse realizohet do tė ketė njė mbėshtetje e madhe”.

Koēi ėshtė tashmė fitues nė QKK me projektin “Anglia nė ēatinė time”, por Minarolli si anėtar i jurisė sė madhe tė Eurimages-it nuk lejohet tė bėjė mė shumė komente sesa thjesht kjo pėrmendje.   

Shqipėria u bė anėtare me tė drejta tė plota nė kėtė strukturė ndėrkombėtare tė Kėshillit tė Evropės nė shtator tė vitit 2009.

Njohja me tė drejtat dhe detyrimet e aplikimit nė Eurimages erdhi shkallė-shkallė. Njė vit mė vonė, Sekretari i Pėrgjithshėm i Eurimages-it, Roberto Olla, mbajti nė Tiranė njė forum tė gjerė me kineastėt shqiptarė ku theksonte: “Filmi mund tė jetė 100% njė histori shqiptare, por duhet tė ngjallė interes edhe pėr vendet e tjera, pėr producentėt e tjerė qė investojnė nė kėtė film. Skenari kontrollohet nga dy specialistė tė kinemasė (readers), qė shqyrtojnė cilėsinė e tij, tė ardhurat qė mund tė sjellė, impaktin qė mund tė ketė nė kinema shfaqja e tij. Pėrkthimi duhet tė jetė po aq i mirė sa skenari, po ashtu edhe dialogėt.” Kėto cilėsi i japin shanse njė projekti pėr tė qenė fitues dhe pėr t’u financuar nga Eurimages nė masėn 17% tė buxhetit. Kėrkohet qė projekti tė jetė bashkėprodhim me tė paktėn 2 producentė nga vende tė ndryshme dhe qė producentėt tė japin garanci financiare, pra duhet qė 50% e buxhetit tė filmit tė jetė siguruar qė mė parė.

Pėrmbushja e kėtyre rregullave pėrbėn njė kalvar pėr producentin shqiptar sepse kėto vitet e fundit ėshtė bėrė edhe mė e vėshtirė ngritja e buxheteve pėr njė projekt dhe hyrja nė kooproduksion e Shqipėrisė me vende tė tjera. Vetė Qendra Kombėtare e Kinematografisė qė po funksionon me buxhete qė nga njė vit nė tjetrin vijnė duke u shkurtuar, nuk po ua bėn tė lehtė konkurrimin pėr nė Eurimages.

Rasti i parė qė i hyri mė 2010-ėn kėsaj aventure ishte “Amnistia” e Bujar Alimanit qė u mbėshtet me 120 mijė euro. Filmi do tė realizohej si bashkėprodhim shqiptaro-greko-francez. Ky projekt i parė filmik i paraqitur nga Shqipėria nė bordin e Eurimages ėshtė peizazh tragjik i tranzicionit tonė. Filmi i pėrfaqėsua mė sukses nė shumė festivale tė rėndėsishme, pas prezantimit nė Berlinale ku u vlerėsua me ēmimin C.I.C.A.E.

A do t’i hynte sėrish kėsaj aventure Alimani?

Njė vit pas tij, njė tjetėr projekt mbėshtetet nga Eurimages, “Agon” i regjisorit Robert Budina, me 140.000 euro. Edhe pėr Budinėn ky ėshtė realizimi i parė me metrazh tė gjatė. Bashkėprodhim shqiptaro-grek-rumuno-francez, “Agon” ėshtė njė histori familjare e dy vėllezėrve nė mėrgim. Mendohet ta ketė premierėn nė ditėt e Festivalit tė 13-tė tė Filmit Shqiptar qė do tė mbahet nė Tiranė mė 3-9 nėntor. 

Dhe rasti i tretė, ėshtė projekti “Bota” i regjisores Iris Elezi, i cili nė takimin e qershorit tė shkuar u shpall fitues dhe do tė mbėshtetet me 100 mijė euro. “Bota” tregon historinė e tre tė rinjve tė rritur nė kampe internimi. Elezi mendon tė xhirojė nė fillim tė 2013-s.

 

 

 

 

Kalendar

 

William Golding, nobelisti i “Perėndisė sė mizave”

Luela Myftari

 

William Golding (19 shtator 1911 - 19 qershor 1993), shkrimtar britanik, nga tė paktėt shkrimtarė nė botė qė jo vetėm ėshtė pėrpjekur tė lidhė karakteret njerėzore me ritmet e natyrės, por edhe e ka realizuar atė mė sė miri. Ai ėshtė shkrimtari i imazheve tė hollėsishme tė xhunglės njerėzore. Arti i tij ėshtė i mbushur me pėrshkrime tė jashtėzakonshme, jo vetėm me ato tė personazheve, por me pėrshkrimin e detajuar tė njė ferrishteje apo me pėrshkrimin e njė peme pranė detit. Ai ishte dhe ėshtė ende i njohur pėr simbolikėn e fuqishme qė pėrdor. Nė tė vėrtetė, disa kritikė mendojnė se simbolizmi i tij ėshtė aq i fuqishėm sa ka aftėsi qė tė shtypė njė pjesė tė mirė tė punės sė tij.

Vepra mė popullore e tij ėshtė “Perėndia e mizave” ku alegoria merr njė status kult. Libri arriti tė frymėzojė botėn e filmit dhe nė pak vite tė realizohen dy filma bazuar nė kėtė roman. “Perėndia e mizave” ėshtė pėrkthyer nė 26 gjuhė dhe ėshtė shitur nė miliona kopje nė mbarė botėn. Kjo vepėr u bė shumė shpejt standarde nė kolegjet dhe shkollat e mesme. Nė shqip romani ėshtė pėrkthyer nga Shpėtim Mushketa (Ombra GVG, 2009).

Romani portretizon njė grup fėmijėsh britanikė, tė cilėt gjenden tė braktisur nė njė ishull pėr shkak tė njė aksidenti ajror gjatė njė lufte globale bėrthamore. Fėmijėt, tė vetėm, vendosin tė krijojnė njė shoqėri tė organizuar dhe demokratike. Ata fillojnė tė ndahen nė grupe e tė marrin pėrsipėr rolet qė u janė paraqitur. Dikush do tė ruajė zjarrin, disa do tė ndėrtojnė ēadra pėr tė kaluar natėn, ndėrsa tė tjerė do tė shkojnė pėr tė siguruar ushqim. Por fėmijėt, tė gjendur tėrėsisht pa rregulla dhe kontroll, fillojnė tė ndihen tė tensionuar. Situatat sa vijnė edhe pėrkeqėsohen aq sa edhe mbijetesa e tyre bėhet e vėshtirė.

Ian Gregor dhe Mark Kinkead Weeks, studiuesit e veprės sė Golding-ut, kanė shkruar se romani “Perėndia e mizave”, ka vlerė tė ēmuar jo pse ai na tregon errėsirėn e zemrės sė njeriut, por ngaqė e nxjerr nė pah atė, sepse ėshtė njė vepėr arti, e cila na mundėson qė tė hyjmė thellė brenda botės sė tij. Vegimet e tij bėhen vegimet tona dhe ky sinjal na bėn tė kuptojmė vėrtetėsinė e thėnies sė Shellit qė “imagjinata ėshtė instrumenti kryesor pėr shėndoshjen morale”.

Romancier, poet dhe dramaturg, nė vitin 1980 fiton ēmimin “Booker” pėr trilogjinė “Ritet e udhėtimit”. Tre vjet mė vonė bėhet fitues i Nobelit. Nė vitin 2008, gazeta “The Times” e rendit ndėr “50 shkrimtarėt mė tė mėdhenj britanikė qė nga viti 1945”.

William G. Golding u lind mė 19 shtator 1911, nė shtėpinė e gjyshes sė tij, nė Kornuoll. Babai i tij, Alec Golding ishte mėsues i shkencave ekzakte, ndėrsa nėna, Mildred, u shqua si aktiviste feministe. Golding u arsimua nė shkollėn “Grammar Marlborough”, atje ku babai i tij ishte mėsues. Fillimisht studioi shkenca ekzakte, por mė vonė ndoqi kurset e anglishtes nė Oksford. U diplomua mė 1934 dhe nė verėn e atij viti arriti tė botojė veprėn e parė, njė pėrmbledhje mė poezi e cila u botua nė Londėr nga “Macmillan & Co”. Nė vitin 1939 u martua me kimisten Ann Brookfield, me tė cilėn pati dy fėmijė. Golding iu bashkua Marinės Mbretėrore nė vitin 1940 dhe ishte pjesė e sulmit nė Normandi. Ai kishte njė dashuri tė fortė pėr detin dhe lundrimin.

Menjėherė pas luftės iu kthye mėsimdhėnies dhe shkrimeve. Mė 1953 dėrgoi pėr botim dorėshkrimin e romanit “Perėndia e mizave” qė iu refuzua kategorikisht. Pas shumė e shumė ndėrhyrjeve, shkurtimeve dhe ndryshimeve nė tekst, Golding arriti ta botojė njė vit mė vonė. Pas kėsaj vijnė romanet “Trashėgimtarėt”, “Ritet e udhėtimit” etj..

Suksesi i veprave qė ishin botuar filloi ta shkėpuste shkrimtarin nga mėsimdhėnia. Kėshtu qė nė vitin 1961, Golding heq dorė nga posti i mėsuesit dhe e kalon atė vit akademik nė ShBA si shkrimtar nė “Hollins College”, nė Virxhinia. Vitet e fundit i kaloi nė heshtje me gruan e tij, Ana, nė shtėpinė e tyre. Ndėrroi jetė 19 korrik 1993.

Valeria Dedaj


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 7 =
Shkencore/Kafja pakėson shanset e meshkujve pėr tė lindur
Dashuria e njė mashkulli pėr kafen mund tė ulė suksesin e trajtimit tė infertilitetit tė njė ēifti, sugjeron njė studim i ri. Mirėpo, pėrdorimi i kufizuar i alkoolit nga meshkujt qė do tė bėhen prindėr mund tė ndihmojė rritjen e shanseve pėr shtatėzani pėrmes fertilizimit “in vitro”.  Sipas njė shk
Mrekullia e fundit e shkencės: I paralizuari ngrihet nė kėmbė (VIDEO)
Njė burrė i paralizuar mund tė ecė sėrish, pas marrjes sė njė trajtimit revolucionar, qė njė nga shkencėtarėt britanikė e ka quajtur “mė impresionues sesa ecja e njeriut tė parė nė Hėnė”, shkruan "The Telegraph". Darek Fidyka ishte i paralizuar nga kraharori e poshtė, por tani mund tė ecė duke pėrd
Prapaskenat e puthjes "Madonna dhe Britney"
Ne tė gjithė e mbajmė mend se ku ishim, ditėn qė u bėmė dėshmitarė tė puthjes qė tronditi botėn. Ishte spektakli i “MTV Video Music Awards” i vitit 2003, kur mbretėresha e popit Madonna puthi dy kėngėtaret Britney Spears dhe Christina Aguilera. Pėr herė tė parė pas 11 vjetėsh, menaxheri i kėngė