TIRANĖ - Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė ka nxjerrė menjėherė sot njė urdhėr, ku kėrkon hetim tė procedurave tė ndjekura pėr lirimin e Ilir Xhakjas, i cili ekzekutoi njė ditė mė parė shefin e komisariatit tė Shijakut, Adem Tahirajn.
Vendimi ėshtė marrė nė mbledhjen e sotme tė KLD-sė pas urdhrit tė nxjerrė saktėsisht nga zėvendėskryetari i KLD-sė, Elvis Cefa.
Me urdhėr tė Zėvendėskryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Inspektorati i kėtij Kėshilli do tė verifikojė veprimtarinė gjyqėsore tė realizuar nga gjykatat, nė shqyrtimin e akuzave penale, nė ngarkim tė tė pandehurve, autorė tė ngjarjes tepėr tė rėndė, tė ndodhur nė datėn 13.09.2012, ndaj shefit tė Komisariatit tė Shijakut, kryekomisarit, Adem Tahiri, thuhet nė deklaratėn e KLD-sė.
Ilir Xhakja rezulton i dėnuar pėr vrasje nga gjykatat shqiptare tė shkallės sė parė e tė shkallės sė dytė. Me njė vendim tė datės 27 mars 2006, Gjykata e Krimeve tė Rėnda e ka dėnuar Ilir Xhakjan me 21 vite burg pėr akuzėn e vrasjes, por ēėshtja pushoi dhe Xhakja u lirua nė vitin 2011.
M.Alla