Skandal nė azil, i moshuari vdes pėr njė serum
Tė premten vdiq i vetmuar Ismail Hysa Tė afėrmit: “Nuk i dhanė ndihmė mjekėsore nė kazermėn qė e quajnė azil” Mbyllet azili i Tiranės, pleqtė ēohen nė Tufinė I strehon “vullnetarisht” njė shoqatė Tė moshuarit: “Na ndėshkojnė deri nė dhunė fizike”
Publikuar më 10.09.2012 | 6:57

Ismail Hysa mbylli sytė i vetėm, nė Shtėpinė e tė Moshuarve. Askush nuk iu gjend pranė pėr tė dėgjuar fjalėt e fundit. Nuk kishte as grua e as fėmijė. Njerėzit mė tė afėrt tė gjakut ishin mbesat e tij. Ai ishte nė gjendje tė mjeruar ditėt e fundit tė jetės. Nuk vuante nga asnjė sėmundje e rėndė dhe nuk kishte probleme shėndetėsore. Megjithatė u ndje keq pėr njė javė sa nuk arrinte tė ngrihej nga krevati, por askush nuk e dėrgoi nė spital dhe nuk pyetėn pėr gjendjen e tij. “Kur e morėm vesh erdhėn menjėherė, nė mesin e natės. Njoftuam ambulancėn dhe e dėrguam nė spital. Ismaili kishte nevojė vetėm pėr njė serum. Mė pas sikur e mori veten, por sėrish kishte nevojė”, -tregon njė nga tė afėrmit e tij. Adela tregon se e kishte tė pamundur tė kujdesej pėr dajėn e nėnės sė saj, ndaj e vetmja mundėsi jetese pėr Ismailin ishte rikthimi nė azil, nė vendin ku dha shpirt krejt i vetėm. Azili, njė kazermė Ajo qė e quajnė “Shtėpia e tė Moshuarve” ndodhet 15 minuta larg stacionit tė fundit tė autobusit nė Tufinė. Porta e madhe ėshtė e mbyllur plotėsisht, e thuajse nuk ka asnjė mundėsi tė hysh brenda. Nė dhomėn e Ismailit janė dy tė moshuar, tė cilėt si e do zakoni kanė vėnė kujėn pėr vdekjen, qė u ka kallur datėn gjithė banorėve tė azilit. “Ismaili kur ishim tek azili te Ali Demi ngrihej qė nė 5 tė mėngjesit dhe pasi hante mėngjesin dilte, kthehej nė drekė. Kur erdhėm kėtu ishim larg, por edhe nuk na linin tė dilnim dhe ai u mėrzit shumė. Aq shumė u mėrzit sa u sėmur...”- lotėt i ndėrpresin rrėfimin. Mbi shtratin ku dergjet pa jetė 90-tė vjeēari, stafi ėshtė kujtuar dhe ka varur njė fotografi nė mur. Askush nuk di tė thotė se me ē’qėllim ėshtė vėnė. Tė afėrmit duan tė dinė se kush ishte pranė tij nė ēastet e fundit tė jetės, por askush nuk flet. E lėmė mortin nė dhomėn e Ismailit pėr tė shkuar nė njė dhomė tjetėr, me shpresėn se barra e pleqėrisė do tė jetė mė e lehtė pėr ato pleq qė jetojnė aty. Njė i moshuar, ėshtė ulur kėmbėkryq nė krevatin e tij. Ka ngritur sytė lart a thua se i lutet zotit pėr mėshirė. Duket qė vdekja e mikut e ka trembur. Panik i ngjall dhe blici i aparatit fotografik, por sapo i bėj njė shenjė tė hesht, ai hesht dhe duket sikur ėshtė mėsuar tė heshtė prej kohėsh. 28 tė moshuarit e azilit shtetėror janė nė katin e dytė tė godinės, ndėrsa tė tjerėt nė katin e parė tė saj. Ajo qė e quajnė azil pėrngjan njė kazerme. Dhomat nuk janė tė ndara me mur, dritat janė vėnė nė tela tė cilėt varen deri poshtė, telat duken gjithandej, ndėrsa dyshemeja nuk ėshtė e shtruar me asgjė. Sapo hyn brenda, nė tė majtė ėshtė njė zyrė, mė pas dhomat, tė cilat ēuditėrisht nuk janėtė ndara me mur nga njėra-tjetra, nga tavani e deri poshtė ka goxha hapėsirė bosh. Tė gjithė i dėgjojnė bisedat e njėri-tjetrit edhe pse nė dhoma tė ndryshme. Mobilimi i vetėm i kėtyre hapėsirave janė krevatet, karriget (mė tė shumtat tė prishura) dollapėt dhe komodinat. Banjat janė tė papastruara dhe nuk ka sapun. Ka vetėm njė kovė tė madhe tė mbushur me ujė. Duke dalė, syri tė sheh disa njoftime tė varura. Tregojnė pėr radhėn e dushit, regjimin ditor duke filluar nga zgjimi e deri nė mbrėmje...Por, askush nuk tė flet pėr mizerllėkun qė jetojnė ditėt e fundit tė jetės kėta tė moshuar “tė syrgjynosur” nė periferi tė Tiranės. Tė gjithė ata qė tregojnė gjendjen nė tė cilėn jetojnė ndėshkohen. Ndėshkohen nė forma tė ndryshme, dhuna psikologjike ėshtė e pashmangshme, por edhe dhunė fizike. Pleqtė tė tregojnė se qėkur kanė ardhur nė Tufinė jeta e tyre ka ndryshuar pėr keq. Tek “Ali Demi” ata kishin 12 dhoma tė ndara, tė shtruara me pllaka, tė pajisura me ambiente tė ngrohta me kaldaja, kondicioner, tė mobiluara ashtu thjesht dhe tė pajisura me televizor, frigorifer, bibliotekė e verandė. Atje i kishin tė plotėsuara nevojat materiale. Ndėrsa nė Tufinė veē vdekjen presin.

 

Pėrse u mbyll Qendra e tė Moshuarve nė Tiranė

Rikonstruksioni i ambienteve tė azilit ėshtė shkaku zyrtar qė prej 3 muajsh tė moshuarit e kėsaj qendre janė degdisur nė Tufinė. Tė paktėn ky ėshtė argumenti qė ofrojnė burime nga Shėrbimi Social dhe nga Ministria mbi fatin e strehimit tė tė moshuarve. Sipas projektit, rikonstruksioni i qendrės sė “Ali Demit”, pritet tė pėrfundojė me 1 tetor. Kostoja e jetesės sė njė tė moshuari shkon te 40-50.000 lekė. Kjo qendėr ėshtė e vetmja rezidence shtetėrore nė Tiranė pėr tė moshuarit. Pėr herė tė parė ėshtė hapur nė vitin 1969, nė vendin ku ndodhet sot Kryegjyshata, me dy ambiente tė bollshme ku jetonin bashkė burra e gra. Nė vitet ‘90 objekti iu kthye pronarėve. Ndėrsa nė lagjen “Ali Demi” ku ata ishin mė parė ka qenė ēerdhe. Tė moshuarit u vendosėn aty rreth vitit 1992.

 

 

Hysni Kuka: “Kam marrėveshje me Shėrbimin Social”

Ndėrtesa ku janė vendosur tė moshuarit e azilit tė Tiranės ėshtė nė pronėsi tė Hysni Kukės, qė nė zonė tė gjithė e njohin si biznesmen. Hysni Kuka, mė parė ka punuar nė Shėrbimin Social Shtetėror dhe mė pas ėshtė shkėputur dhe ka krijuar shoqatėn e tij. Ėshtė pikėrisht kjo shoqatė qė ka marrė pėrsipėr dhe strehimin e tė moshuarve. Madje ai ka nėnshkruar njė marrėveshje me shėrbimit social shtetėror . I kontaktuar nga “Shekulli”, Hysni Kuka thotė se tė moshuarit do tė qėndrojnė nė ambientet e shoqatės deri nė datėn 1 tetor, kohė nė tė cilėn pritet tė pėrfundojnė rikonstruksoni i ambienteve tė godinės. “Tė moshuarit janė transferuar nė ambientet e shoqatės pas nėnshkrimit tė marrėveshjes me institucionet shtetėrore. Ata nuk paguajnė as drita, as ujė dhe as qira pėr banesėn, ēdo shpenzim mbulohet nga shoqata”, -u shpreh Kuka.

 

 

Bashkia: Nuk i trajtojmė ne azilet, por vetėm qendrat ditore 

Sipas zėdhėnėsit pėr shtyp pranė Bashkisė sė Tiranės, Shtėpia e tė Moshuarve nuk ėshtė nėn varėsinė e kėtij institucioni. Bashkia menaxhon vetėm qendrat ditore pėr tė moshuarit, e sipas zėdhėnėsit nuk kanė asnjė dijeni sė ēfarė ka ndodhur me Azilin e Pleqve tė Tiranės. Pėrgjegjėsia e vetme e bashkisė sė Tiranės janė qendrat ditore qė ofrojnė shėrbim ditor falas, duke filluar nga kafja e mėngjesit, argėtim, shėrbimin e psikologut dhe punonjėsit social, si dhe vizitat e mjekut. Tė moshuarit nė qendrat ditore vinė qė nė orėn tetė, nė orėn 9 u shėrbehet kafja e mėngjesit, mė pas ndahen nė grupe dhe fillojnė tė luajnė. Rėndėsi tė veēantė nė qendrat ditore ka edhe biblioteka, janė tė shumtė ata qė i kalojė orėt pranė kėtij kėndi. Nė kryeqytet janė mbi 4 qendra ditore, tė cilat financohen nga Bashkia e Tiranės.

 

 

 

Resul Domi: Nuk e di pse kanė pėrfunduar nė Tufinė

 

Resul Domi, ish-drejtor i azilit, tregon se gjatė periudhės qė ishte nė detyrė ėshtė diskutuar pėr tė larguar tė moshuarit nga qendra e Ali Demit. Sipas tij, ky vendim ka qenė i pėrkohshėm deri nė mbarimin e punimeve tė azilit. Domi rrėfen se aso kohe janė diskutuar disa variante, por vetėm ai qė ėshtė vendosur nuk ėshtė diskutuar ndonjėherė. Domi thotė se varianti i parėqė ėshtė diskutuar ka qenė qė tė moshuarit tė dėrgoheshin nė qendrėn ditore nė Kamėz. Njė mundėsi tjetėr ishte qė ata dėrgoheshin nė njė hotel me kushte tė mira. “Si alternativė shihej edhe shpėrndarja nė rrethe, nė zonat mė tė afėrta ndėrsa varianti i fundit ishte tė shkonin nė Tufinė nė njė shtėpi, jo ajo nė tė cilėn ndodhen aktualisht, por njė tjetėr me kushte mė tė mira. Alternativa mė e mirė ishte nė Kamėz pasi nuk kishte konflikt interesash”, - shprehet ish-drejtori i azilit. Domi thotė se nuk ka asnjė dijeni se si pleqtė qė ai ėshtė kujdesur pėr vite tė tėra, kanė pėrfunduar nė kėtė kazermė nė Tufinė. Sipas tij, ky ka qenė njė vendim qė ėshtė marrė nga struktura mė tė larta tė qeverisė.

 Albina Hoxha

 


Videot e fundit
7 Komente
llahtar
DIKUR NE NJE FILM,E NE NJE VEND SI KY I YNI-Pleqte e moshes se trete i ēonin ne nje mal pa ushqim dhe i linin atje ashtu si kuajt pleq qemoti ( tani i hane)dhe u jepnin vetem gazeta per te lexuar.
juxhens
turp per keta gjysher por zoti shikon
Pa Emër
Po istitucionet fetare ku jane?Apo bejne politik...
spartaku
Te shkretet te moshuar.Nuk e din se ata qe tallen me te moshuarit do te behen ne nje te ardheme si keta.Cfare do mbjelleshate do korresh.Eshte hua per dere.
Pa Emër
gjithsecili shkruan sipas interesave te veta....por un nuk mendoj se ka njerez te pameshirshem aq me teper drejtues institucioni qe te bej kete veprim qe shkruhett.....mjaftt shkruajtet brockullaaa...pa lidhje fare....!!!
Pa Emër
fuckkk
resulii
Pa Emër
Turp tu vije femijeve, niperve dhe mbesave qe i katandisisin njerezit e trye ne keto nevojtore te shtetit shqiptar. Ju dhimbset dhe nje krodhe buke per njeriun e tyre.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
7 + 8 =
Familja Berisha nė ballon presidenciale, mbulohet Armina
Nė ballon presidenciale tė organizuar nga Bujar Nishani ishin tė pranishėm mjaft personaliteti, mes tė cilėve edhe familja Berisha. Pėrveē ish-kryeministrit Sali Berisha me bashkėshorten e tij, ishin dhe Shkėlzen Berisha me tė dashurėn e tij, Armina Mevlani.  Pjesė e mbrėmjes bamirėse nė Palla
Fjolla merr menaxher tė ri
Fjolla Morina, sė fundmi, ka marrė njė menaxher tė ri, i cili quhet Jetmir Agaj. Menaxheri, megjithėse i ri nė moshė ka marrė pėrsipėr menaxhimin e artistėve mė nė emėr nė Kosovė.  Ai ka qenė administrator i labelit "Babastars" dhe se fundmi i Ledri Vulės, si e dhe i faqes mė tė madhe shqiptare “
Albumi mė "i nxehtė" i vitit (FOTO)
Modelja e njohur, Alilna Davydova ka pozuar pėr kalendarin "Barracuda", qė ekspozon nė faqet e tij marka tė njohura motorrėsh. Me format e saj mahnitėse dhe shikimin intrigues, modelja bukuroshe tė lė pa frymė. Me trupin e saj tė palestruar dhe me forma perfekte, Alina ka pozuar pėr fotografin Do