Letėrsia nuk shkon nė librari
Publikuar më 09.09.2012 | 14:43

Alessandro Piperno

Dy letrat e fundit, tė gjetura nga Maks Brod (drejtuar atij), nė tė cilat Kafka i kėrkon mikut tė tij 't’ia djegė shkrimet', janė ndėr dokumentet mė tėrheqėse dhe misterioze tė historisė sė letėrsisė. E fundit (e para e gjetur nga Brod) ėshtė njė epitaf i shkruar nė njė gur varri si lapidar: “I dashur Maks, lutja ime e fundit ėshtė: tė djegėsh plotėsisht dhe pa lexuar gjithēka qė gjendet mes gjėrave qė kam lėnė (…): ditarė, dorėshkrime, letra tė miat dhe jo vetėm, vizatimet etj... Gjithashtu, ēdo gjė tė shkruar ose tė vizatuar qė ke ti apo tė tjerėt, tė cilėve do t’ua kėrkosh kėtė nė emrin tim. Tė tjerėt duhet tė marrin pėrsipėr tė paktėn tė djegin vetė letrat qė nuk duan tė t’i dorėzojnė ty. I yti Franc Kafka.”

Pas pothuajse njė shekulli nuk ka kuptim tė rrish e tė mundohesh qė tė kuptosh arsyet qė detyruan Brodin tė mos pėrmbushte vullnetin e mikut tė tij. Vetė personi nė fjalė ka thėnė shumė herė tė tijėn, duke mbėrritur nė njė pėrfundim bindės: librat i takojnė atij qė i lexon, jo atij qė i shkruan; tė privosh njerėzit nga veprat e Kafkės ėshtė mė kriminale se tė tradhtosh njė mik…
Mė e vėshtirė (edhe pse jo me pak e padobishme) ėshtė tė futesh nė mendimet e Kafkės gjatė kohės qė ishte duke vdekur.
Pėrse dėshiron tė djegė gjithēka? Edhe nėse e dėshironte kėtė gjė kaq shumė, pėrse nuk u mor personalisht? Le tė supozojmė qė ishte koshient dhe donte qė nga librat e tij tė mos mbetej asnjė gjurmė, vetėm se nuk ka pasur kurajėn ta bėjė vetė punėn e pistė… mbetet pėr t’u shpjeguar njė zgjedhje kaq radikale. Ēfarė fshihet pas? Mos ndoshta njė shtirje e kotė? Sedra e lėnduar e njė burri, i cili ka dhėnė shumė dhe nė kėmbim ka marrė kaq pak? Apo, pėr tė disatėn herė, ėshtė njė gjendje turpi qė ia shkakton vetvetes si njė autocensurues i famshėm? Ose bėhet fjalė pėr njė gjest ekstrem modestie: Franc Kafkės i vjen turp nga shkrimet e tij. I gjykon qesharake, tė fryra, tė tepruara dhe tė padenja pėr tė kėnaqur pritshmėrinė e tij. Nga ana tjetėr, dėshiron t’u kursejė prindėrve, tė cilėt janė tė destinuar tė jetojnė mė gjatė se ai, pėrballjen me shkrime tė ēuditshme qė mund t’i zhgėnjejnė. Dėshiron tė prehet nė paqe, por druhet se turpi i njė personazhi tė famshėm, mund tė jetojė mė shumė se ai vetė.
Ėshtė mė e dobishme t’i fokusosh kėrkimet diku tjetėr. Ishte Milan Kundera qė na paralajmėroi tė tregohemi tė kujdesshėm e tė mos rrėmbehemi prej “kafkologjisė”. Ose e thėnė mė ndryshe, nga njė mėnyrė tė analizuari “librat e Kafkės jo nė kontekstin mė tė gjerė tė historisė letrare (historisė sė romanit europian), por thuajse ekskluzivisht nė brendėsi tė mikrokontekstit biografik”. Kundera ankohet pėr keqkuptimin e pistė tė krijuar nga Maks Brod, ai e quan fajtor se e transformoi rastin letrar tė Kafkės nė njė rast njerėzor. Por, po ta shikosh mirė, dhe miqtė e tjerė nuk mbeten pas. Johannes Urzidil, Kurt Ėolff, Friedrich Thieberger…Ja se ēfarė shkruan Hugo Bergmann, shok shkolle i Kafkės nga Izraeli: “Thuhej se Kafka shkonte nė Palestinė, pėr popullin hebre dhe pėr veten e tij nė veēanti, pėr fillimin e jetės sė re, njė fillim tė ri tė vėrtetė drejt pastėrtisė shpirtėrore, nė realizimin qiellor mbi tokėn e Jeruzalemit”. Qė Kafka kishte treguar simpati pėr lėvizjen ēifute, ėshtė njė e dhėnė e konstatuar, por qė tė mbante nė tė njė shpresė tė tillė transformimi, tė thuash qesharake, ėshtė pak. Mė mirė t’i besojmė njė dėshmie mė autoritare, qė i pėrket epokės nė tė cilėn Kafka ishte ende gjallė dhe i panjohur, bėrė nga dora e njė prej njerėzve qė e donte mė shumė, dhe qė ēdo gjė ia shprehte pa qejfmbetje, Milena Jasenka. Siē dihet, letrat e Milenės dhe Kafkės kanė humbur. Por jo ato qė ajo shkėmben me Brodin, pikėrisht nė ditėt, nė tė cilat po konsumohej fundi i dashurisė miqėsore me Kafkėn. Nė njė prej tyre, gjejmė tė shkruar: “Ju mė pyesni se si ėshtė e mundur qė Franci ka frikė nga dashuria dhe nuk ka frikė nga jeta. Por unė mendoj se nuk ėshtė kėshtu. Ai e koncepton jetėn ndryshe nga njerėzit e tjerė. Mbi tė gjitha paranė, bursėn, zyrėn e kėmbimeve, makinėn e shkrimit i shikon si gjėra mistike, pėr tė janė enigma tė ēuditshme pėrballė tė cilave nuk ka absolutisht sjelljen qė kemi ne”. Shikoj qysh tani kafkologun e dyshimtė qė fėrkon duart, gati pėr tė krijuar pėrēarje rreth misticizmit kafkian.
Nė realitet, duke u bazuar nė atė qė thotė Milena misticizmi i Kafkės ėshtė thjesht njė mungesė patologjike e sensit praktik, ose nėse preferoni, njė kthjelltėsi e tepruar. Milena tregon njė anekdotė qesharake - e denjė pėr Mr.Bean: Kafka nė zyrėn e postės mban reston e gabuar tė dhėnė nga njė nėpunėse e hutuar. Nė kėtė situatė Kafka, mė tepėr se njė shenjt interpreton pjesėn e njė kopraci kokėfortė. Pėr Kafkėn ėshtė esenciale qė tė jetė korrekt me tė gjithė, por me sa duket jo me punonjėsit e zyrave postare. Me pak fjalė, po t’i japėsh tė drejtė Milenės, asketizmi i Kafkės nuk ėshtė tjetėr veēse njė mospėrputhje e dyshimtė me botėn pėrreth. Kjo letėr e Milenės ishte nė periudhėn nė tė cilėn Kafka punonte me dy tregimet e tij kryesore “Strofulla” dhe “Vuajtje e parė”. Maja mė e lartė e artit kafkian: Me “Kėshtjellėn” ka arritur njė ekuilibėr midis ashpėrsisė formale dhe thellėsisė poetike, duke thyer pėrgjithmonė prizmin e padukshėm qė ndan faktin real nga ėndrra abstrakte. Ka bėrė atė qė Breton nuk ėndėrron as ta imagjinojė. Dhe e ka bėrė thuajse instinktivisht. Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptosh kush ėshtė individi i ēuditshėm i rrethuar nga armiqtė qė na flet nė tregimin e “Strofullės”. Ėshtė njė punė e padobishme pėr t’i dhėnė identitet. (“Kafka nuk mund tė kuptohet nėse nuk lexohet nė letėr”, thotė Roberto Calasso).
“Vetmia radikale e qiramarrėsit tė tregimit “Strofulla”, nuk ėshtė ndryshe nga ajo e akrobatit tė cirkut nė tregimin “Vuajtje e parė”, ku ky i fundit, akrobati, kalon ditė e natė mbi trapez. Njė pararendės i shfrenuar i Baronit qė qėndron atje lart, edhe sikur bota tė shembet. Kontakti me sipėrfaqen tokėsore e asgjėson. Trapezi ėshtė shtėpia e tij ideale. Nė qoftė se qiramarrėsi i librit te “Strofulla” ka gjetur vendbanim nė thellėsinė e tokės, akrobati zgjedh qiellin, ajrin si njė zog pa krahė: “Nga ana tjetėr jeta atje ishte e shėndetshme, kur nė stinėn e ngrohtė hapeshin dritaret anėsore, nė atė ambient tė zymtė depėrtonte ajri i freskėt dhe drita e diellit bėhej e bukur.”
Fantazma e Floberit
Gjatė provimeve, profesor Nabokov, koshient pėr vėmendjen qė Kafka u kushtonte interpretimeve alegorike, detyron studentėt t’i pėrshkruajnė mobilien e dhomės sė Gregor Samsės, duke i paralajmėruar pėr pėrdorimin e shpjegimeve tė guximshme frojdiane. Gjatė leksioneve, nga ana tjetėr, ka shpjeguar se  Flauberi ėshtė shkrimtari qė ka ndikuar mė shumė te Kafka. “Floberi qė urrente prozėn e shurdhėt, do ta kishte duartrokitur mėnyrėn e Kafkės.” Ky i fundit pėlqente shumė tė nxirrte termat qė pėrdorte nga fjalori i drejtėsisė dhe i shkencės, duke u dhėnė atyre njė kuptim ironik, pa asnjė ndėrhyrje tė ndjenjave personale tė autorit; ishte saktėsisht metoda, me tė cilėn Floberi kishte arritur efikasitetin e tij poetik. Nė njė letėr tė vitit 1904 Kafka i rrėfen Brodit qė “Tek Floberi ka vetėm ide qė lidhen me fakte, jo fjalė tė ndjeshme”. Ngjashmėria midis Floberit dhe Kafkės (tashmė njė rast klasik i kritikės) tė bie menjėherė nė sy nga: vendosmėria, disiplina, ironia. Tė gjitha kėto nuk takohen nė stilin rigoroz tė jetės sė tyre (por kėtė le mos t’ia themi Nabokovit). Kafka, para sė gjithash, i kėrcėnuar nga ndjeshmėria e lartė, se nė planin profesional mund tė krijojė njė lloj murgjėrie artistike. Njė asketizėm “qė lind nga konstatimi se jeta dhe arti, edhe pse ngjajnė, u pėrkasin planeteve tė ndryshme”. Edhe pse pėr tė ekzistuar, tė paktėn njėra nga tė dyja ka nevojė pėr tjetrėn, ėshtė mė mirė t’i mbash nė njė distancė tė sigurt. Floberi thoshte qė “artisti duhet t’i bėjė brezat tė besojnė se ai nuk ka jetuar”. Mė duket se Franc Kafka u ėshtė pėrmbajtur mė sė miri direktivave tė mėsuesit, nga kjo kuptohet pėrse tė dy kanė probleme me publikimin. Ėshtė legjendar perfeksionimi floberian, sikur e gjithė mjeshtėria e tij tė shprehej mė sė shumti gjatė shkrimit tė romaneve se gjatė publikimit. Njėherė i rrėfeu mikut Du Camp, se nė qoftė se do tė kishte patur para do t’i kishte blerė tė gjitha kopjet e “Madame Bovarisė” pėr t’u vėnė flakėn.

Njė sforco ekonomike, qė Kafka mund t’ia kishte kursyer vetes

Kafka nė jetė botoi shumė pak. Po tė mos kish qenė ndihma e disa miqve, do tė kishte botuar edhe mė pak.

Kurt Wolf, njė nga botuesit e tij tė vonė, kujton: “Nė atė kohė mė tha diēka qė nuk e kisha dėgjuar ndonjėherė mė parė nga ndonjė autor, as qė do ta kisha dėgjuar mė nė vazhdim, dhe qė pėr kėtė mbetet nė mėnyrė tė padiskutueshme unik, i papėrsėritshmi Kafka: “Do t’ju isha pėrgjithmonė mirėnjohės nė qoftė se do tė refuzoni botimin e dorėshkrimeve tė mia nė vend qė t'i publikoni.” Duket sikur Kafka nuk ka patur forcė pėr ta duruar ankthin e botimeve. U shkruan letra me njė pėrmbajtje tė tillė, “atyre qė ne sot i quajmė botues, duke iu lutur qė tė mos bėnin kėtė apo atė. I druhet sė tepėrmi faktit qė njė nga shkrimet e tij mund tė mbėrrijė te publiku. Nuk u trembet kritikave”. Kush mund tė shprehte rreth librave tė tij gjykime mė tė ashpra se ato qė ai vetė formulonte? Ndoshta  publikimi i shkakton kėtė ndjesi tė brendshme jo tė mirė. Botimi ėshtė njė akt i ēmendur. Nė qoftė se shkrimi i njė libri i pėrket letėrsisė, publikimi ėshtė punė pėr zyrat e postės. T’i kėrkosh Kafkės tė botojė ėshtė si t’i kėrkosh akrobatit tė braktisė trapezin. Ėshtė njė gjest jo mė pak i panatyrshėm nga ai qė tė pėrfundojė shkrimin e njė romani. “Kėshtjella” nuk ėshtė i papėrfunduar sepse Kafka nuk dinte si ta pėrfundonte, por sepse nuk mund tė ishte ndryshe. Mospėrfundimi i librit ėshtė njė sjellje e pazėvendėsueshme, hakmarrja e njė punonjėsi tė shpirtit qė nuk do tė humbasė vendin e punės: “Nuk do t’ia dilni tė mė dėboni nga kėshtjella ime.” Kafka si ēdo autor modern i madh ka njė ide romantike pėr artin. Alegoria e tij nuk ėshtė mė pak patologjike se ajo e Malarmesė. Dhe meqenėse ra fjala te romantikėt, pėrse Balzak shpiku “teknikėn e kthimit tė personazheve”, pėrveēse qė komedia e tij tė mos kishte kurrė njė fund? Nė fund, vetė “Recherche-ja” ishte ndėrtuar pėr tė shoqėruar autorin e saj gjer nė vdekje. Kush njeh nevojėn pėr tė jetuar brenda librave qė shkruan e di sa e dhimbshme ėshtė kur ata marrin formė pėrfundimtare dhe, porsi fėmijė mosmirėnjohės shkojnė nėpėr botė me kėmbėt e tyre tė zbathura dhe dhėmbėt e shtrembėr.
Kundera shkruan pėrsėri: “Mjaft mė duke shfletuar gazetat e pėrjavshme politike amerikane apo evropiane, tė sė majtės apo tė sė djathtės, nga “Time” deri tek “Spiegel”: kanė tė gjitha tė njėjtin vizion pėr jetėn, qė reflektohet nė organizimin e njė pėrmbledhjeje tė njėjtė, me tė njėjtat rubrika, me tė njėjtat forma gazetareske, me tė njėjtin fjalor dhe tė njėjtin stil, me tė njėjtat shije artistike dhe tė njėjtėn hierarki midis asaj qė konsiderojnė tė rėndėsishme dhe asaj qė e konsiderojnė tė pakuptimtė. Kjo mėnyrė e punės sė mediave fshihet pas bindjeve tė ndryshme politike dhe shpirtit tė kohės sonė, qė mė duket e kundėrt me shpirtin e romanit”. Ėshtė e kėshillueshme tė imagjinosh njė Kafkė mrekullisht tė shėruar nga turbekulozi, qė i ka shpėtuar pėrndjekjes hitleriane dhe qė ėshtė bindur nga tė tjerėt tė botojė romanet e tij (por jo t’i pėrfundojė). Ja kėtu, shtatėdhjetėvjeēari i Pragės, me lėkurėn qė bie nė kontrast me “tempujt e zbehtė”, plot sharm tė miteve evropiane, nė krahė tė Donės besnike… Sapo ka mbėrritur nė Nju Jork ashtu si Karl Rosmani i tij. Tashmė, falė njė agjenti shtypi tė mrekullueshėm si Maks Brod, Kafka ėshtė njė shkrimtar i famshėm. Librat e tij janė tė mirėnjohur nė tė gjithė botėn. Tė gjithė e pėrmendin, pėr mė tepėr nė mėnyrė tė paqėllimshme. Njė herė njė shoqatė izrealite kėrkoi pėr shtetin e Izraelit me zė tė fortė ēmimin Nobel. A mund ta mendoni nė kopertinėn e “Time”? Arrini ta imagjinoni ndėrsa firmos njė kopje tė procesit, ndėrsa njė zonjė i pėshpėrit: Mund t’ia dedikoni vajzės sime Lucy? Ėshtė njė fansja juaj e madhe. Apo gjatė njė konference shtypi, tė shpėrfytyruar nga flash-et: njė gazetar qė e pyet sa autobiografik ėshtė “Metamorfoza”; njė tjetėr qė a ka nė mendje njė vazhdim pėr “Procesin” dhe nėse bėn tifo pėr Sparten apo Slavia Pragėn (Pėr rolin e Fridės mendonim Liz Taylor. Jo, Zoti Kafka, mos u trembni pėr ngjyrėn e flokėve. Jemi nė Hollyėood: njė paruke bionde ėshtė lejla, lojėrat janė fakte)? Kush e di, ndoshta gjithė ky njeriu i famshėm do tė kish mundur tė gėzonte humorin dhe shėndetin, me siguri dhe portofolin. Ndoshta Kafka kishte kuptuar mė herėt nga tė gjithė se dhe suksesi ėshtė njė ēėshtje burokratike, por gjithmonė mė mirė se sa tė dėnohesh pa arsye. Por, diēka mė thotė pėr tė ishte dėshpėruese - dhe nė njė farė mėnyre edhe poshtėruese - ideja qė gjithė ata njerėz tė fusnin hundėt nė atė ēka ai kishte shkruar me njė kujdes tė veēantė.


Pėrktheu nga origjinali italisht: Valeria Dedaj








Videot e fundit
3 Komente
Korcari
Sa shume kam degjuar o lexuar qe ikin nga kjo bote te pa kenaqur te pasurit me pak te varfrit jane shumica,shume pak njoh te kenaqur kur i largohen kesaj bote.Kafka eshte nje nga te pa kenaqurit e botes njerezore.
Mehmet Metaj
• Njeriun e virtytshėm ėshtė pak ta shpėrblesh si sundimtar tė botės, njeriun e lig ėshtė pak ta ndėshkosh duke i marrė jetėn. (Gjon Muzaka)
• Dhėntė Zoti qė Shqiptarėt shpėtofshin nga njėri-tjetri. ( Sami Frashėri)
• Kalben intelektualėt atje ku lartėsohen kriminelėt/mediokrit..” Sami Frashėri.
• Ne shqiptarėt ende jemi tė pazotė pėr tė jetuar nė liri, se kemi qenė tė sunduar shumė kohė nga tė huajt, kemi patur pak kohė periudhė-lirie dhe se nuk kemi kuptuar ende vlerėn e lirisė shoqėrore (Mit“hat Frashėri).
• “Ky komb nuk mėsohet e nuk kulturohet nėpėrmjet lavdit, por nėpėrmjet kritikės”.
( Faik Konica).
• Shqiptari gėzohet mė shumė kur i ngordh viēi i lopės sė komshiut se sa kur i lind viē lopa e vetė. ( Gjergj Fishta).
• Ky popul pėlqen mė shumė zėrin e kėndezit se sa zėrin e bilbilit se ėshtė mėsuar qė kėndezi e zgjuan nė mėngjez. (Lasgush Poradeci).
• Skllevėr bij skllevėrish, ju kurrė s“kini pėr ta merituar lirinė.( Fan S. Noli).
media e lire
Te ben pershtypje renditja,tre kristianet u vendosen ne fund,pse?

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
4 + 1 =
10 mitet mė tė mėdhaja pėr gripin
Mos e keqkuptoni, ne tė gjithė duam qė ju tė vazhdoni tė lani duart me sapun dhe ujė. Por kjo nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė ndaluar gripin. Ēdo sezon gripi fillon nga muaji tetor dhe arrin kulmin nė janar dhe nė shkurt. Por nė lidhje me gripin ka shumė thashetheme dhe mite. Atėherė do ishte mir
Shqiptarė e serbė festojnė sė bashku
Njė foto interesante ka bėrė xhiron nė rrjetet sociale, duke thyer rekordin e shikimeve. Bėhet fjalė pėr njė foto, ku duken disa njerėz duke mbajtur flamurin e shtetit shqiptar dhe atij serb, tė cilėt po festojnė sė bashku. Nuk dihet se ku dhe kur ėshtė bėrė fotografia, por mesazhi qė ai pėrcjell
Ja si paguhet gjoba e parkimit tė gabuar nė Afganistan (VIDEO)
Nėse parkoni nė Afganistan diku ku nuk lejohet, nuk paguani gjobė. Nė fakt, ndodh mė keq! Dikush e lajmėron policinė dhe ata vijnė me pushkė dhe thyejnė xhamat e makinės. Videoja flet vetė! <iframe width="560" height="360" src="http://www.liveleak.com/ll_embed?f=c301be77a2f5" frameborder="0" a