TIRANĖ - Pas 20 vitesh kryeqyteti i vendit Tirana, do tė mund tė ketė planin e saj tė pėrgjithshėm tė zhvillimit. Pas pėrfundimit tė draft-planit nga ana e Bashkisė sė Tiranės, mė 17 shtator do tė nisin konsultimet nė 11 njėsitė vendore me qytetarėt e Tiranės. Nė njė njoftim pėr mediat, Bashkia e Tiranės bėn tė ditur se takimet, tė cilat do tė startojnė nga njėsia bashkiake nr. 8, do tė pėrfshijnė konsultime edhe me grupet e interesit. Ndėrkaq, Bashkia vlerėson se plani i pėrgjithshėm rregullues ėshtė hartuar nga ekspertėt mė tė njohur vendas.
Ja si parashikohet tė jetė Tirana sipas Draft Planit: Ne hartimin e Draft Planit, eshte parashikuar qė gjithė metropoli i Tiranės, nga 850 mijė banorė qė ėshtė sot te kaloje, 1 milionė banorė, ndėrkohė qė vetė qyteti i Tiranės parashikohet qė nga 600 ne 650 mijė qė ėshtė sot, do tė shkojė ne rreth 800 tek 850 mijė banorė Ky Plan ka nė themel tė tij parime tė forta tė respektimit tė pronės private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Me kėtė Plan rivendoset hierarkia e strukturės urbane qė nis nga blloku, ku parashikohen 600 tė tillė, kompleksi avancon me lagjet dhe pėrmbyllet me njėsitė administrative.
Ndėrkohė, rajoni i Tiranės ėshtė ndarė nė 2000 blloqe. Pėr secilin nga blloqet e Tiranės jane parashikuar sheshe lojrash, terrene sportive, objekte sociale. Qartė pėrcaktohet edhe pasaporta pėr secilin bllok dhe formula e menaxhimit tė pronės. Studimi urbanistik sjell njė vlerėsim tė barabartė tė pronės private, si nė rastet kur ndėrtohet pallat, ashtu edhe kur ėshtė e destinuar pėr lulishte apo pėr rrugė. Fondi ndėrtimor pėrkatės ėshtė llogaritur nė kėtė formė: popullatė, tėrėsia e metrave katrorė pėr frymė banim, qė ka tė nevojshme ēdo banor dhe qė janė norma projektimi, nė fakt tė huazuara edhe nga manualet ndėrkombėtare. Po kėshtu, janė parashikuar edhe institucione publike si shkolla, kopshte e ēerdhe etj.
Hapėsirat e gjelbra zėnė njė vend tė rėndėsishėm. Draft Plani parashikon qė tė kete tre parqe periferikė. Parqet lokalė, nė konceptin e Planit do tė rikuperojnė nga funksioni i tyre, siē ėshtė Parku i Liqenit, Parku i Farkės dhe Parku i ri i Paskuqanit nuk do tė arrijnė tė realizojnė plotėsisht funksionin e tyre, nė rast se nuk do tė mbėshteten me parqe periferikė, me parkun e Kasharit, parku Sauk deri nė Stėrmas dhe parkun kombėtar tė Dajtit.
Njėkohėsisht do tė ketė koridore tė reja ekologjike qė shtrihen pėrgjatė Bulevardit tė ri dhe Lumit tė Tiranės, si dhe parashikohet rritja e biodiversitetit nė korridorin e Lanės. Po kėshtu tė gjitha rrugėt qė do tė ndėrtohen dhe rikonstruktohen nė Tiranė do ta kenė tė detyruar tė kenė rrjetin e korsive tė biēikletave.
Ky Draft Plan parashikon krijimin e 7 poleve tė zhvillimit tė Tiranės:
Njė pol zhvillimi ėshtė ai qė shtrihet poshtė Stacionit tė Trenit dhe qė merr njė hov tė madh zhvillimi, me zbatimin e projektit tė Grimshaė Architects, pėr Bulevardin e ri dhe rehabilitimin e lumit tė Tiranės.
Njė tjetėr pol shtrihet nė zonėn e spitaleve, i cili ka dimension kryesor aktivitetin shėndetėsor, por natyrisht do tė ketė edhe shėrbime tė tjera pėr qytetarėt.
Njė pol tjetėr do tė shtrihet nė qytetin Studenti, me funksion kryesor arsimin, por Plani sugjeron pasurimin e kėsaj zone me shėrbime tė tjera rekreative, sociale dhe administrative, nė mėnyrė qė tė pasurohet dhe forcohet roli i kėtij poli.
Njė pol i ri, ai jug - perėndimor do tė krijohet rishtas, duke akomoduar shėrbime qė Tirana i ka me mangėsi, kryesisht do tė jenė shėrbimet rekreative dhe sportive.
Njė tjetėr pol ėshtė ai qė shtrihet pėrgjatė Fushės sė Aviacionit, nė tė cilin planifikohen shėrbime biznesi dhe rekreacioni. Gjenerimi i kėtij poli do tė katalizojė dhe rizhvillimin e kėsaj zone, si njė nga zonat mė tė neglizhuara tė qytetit.
Nė Polin e Kombinatit ėshtė parashikuar dhe akomodimi i disa funksioneve sportive, me sfond olimpik.
Ndėrsa, poli veri-perėndimor parashikon forcimin e funksionit arsimor tė Kodėr -Kamzės dhe pasurimin e shėrbimeve dhe funksioneve nė kėtė zonė.
Njė vėmendje e veēantė i ėshtė kushtuar rrjetit rrugor dhe transportit. Tirana do tė ketė njė rrjet prej 5 unazash. Unaza 2 ėshtė ajo qė dikur quhej Unaza e Mesme, qė gjithashtu do tė funksionojė me sens unik lėvizjeje, por nė drejtimin e kundėrt tė lėvizjes me Unazėn 1. Unaza 3 ėshtė praktikisht Unaza ekzistuese e qytetit, por qė sugjerohet plotėsimi i saj pėr pjesėn jugore tė qytetit.
Plotėsimi i saj nė pjesėn jugore ėshtė tejet i vėshtirė, nė krijimin e njė gjurme tė plotė, ndaj mund tė pranohet njė ridimensionim i saj, duke komprometuar njė pjesė tė fluksit tė lėvizjes. Unaza 4 ėshtė risi pėr Tiranėn, pasi sot nuk ekziston as si gjurmė nė asnjė prej planeve. Duke qenė se distanca nga Unaza 3 deri te Unaza 5 ėshtė relativisht e madhe, konsiderohet e rėndėsishme qė tė vendoset Unaza 4, nė gjurmėn e sė cilės mund tė shtrihet dhe njė nga linjat e Tramit.
Gjithashtu, njė risi e Planit ėshtė edhe rrjeti i transportit publik. Linja Lindje - Perėndim ėshtė njė nga mė klasiket nė qytetin e Tiranės, ndaj dhe tramvaji do ketė njė linjė tė tillė. Sė dyti, linja Veri - Jug do tė sigurojė shėrbimet e lėvizjes sė gjithė qytetit, drejt aeroportit dhe drejt zonės ekonomike. Linjat e autobuzėve do jenė komplementare me linjat e tramvajit, nė mėnyrė qė tė kapilarizohet mbledhja e flukseve tė lėvizjeve.
Pėr kėtė arsye, nė nivelet e tjera tė Unazave do tė parashikohen linja autobuzėsh. Gjithashtu, me linja autobuzėsh do tė mbulohen disa zona si: Shkoza, Rrapi i Treshit etj. Gjithashtu, parashikohen dhe lėvizjet interurbane. Sistemi i sugjeruar do tė jetė sistem i integruar, qė do tė funksionojė me biletė unike, ndėrsa stacionet e vendosura parashikohen qė tė jenė stacione tė kombinuara tė transportit, autobuz interurban, autobuz urban dhe tramvaj.
Ky Plan Urbanistik, pėr 3 muaj do t`i nėnshtrohet njė konsultimi tė gjerė me qytetarė tė Tiranės dhe grupe tė interesit, pėr tė arritur nė produktin qė pėrfaqėson interesin e ēdo qytetari tė Tiranės, pavarėsisht moshės apo prejardhjes.