Lista e barnave me rimbursim pėr 2014-ėn, propozimet deri mė 10 janar
  • Nisin negociatat me kompanitė prodhuese tė medikamenteve pėr tė ulur ēmimet. Kėtė vit synohet, qė tė shtohen nė listė sa mė shumė barna origjinale 
Publikuar më 07.01.2014 | 12:32

Denisa Xhoga 

Ministria e Shėndetėsisė dhe Fondi i Sigurimeve tė Kujdesit Shėndetėsor, FSKSH, do tė presin propozimet pėr ndryshimet nė Listėn e Barnave tė Rimbursueshme deri nė datėn 10 janar, kur edhe ėshtė afati pėrfundimtar pėr dorėzimin e tyre.

FSKSH bėn tė ditur se pas kėsaj date propozimet nuk do tė pranohen. Deri nė fund tė muajit pritet qė tė kenė pėrfunduar negociatat me pėrfaqėsuesit e kompanive farmaceutike.

Edhe Komisioni i Teknik i Barnave me Rimbursim duhet tė ketė pėrgatitur propozimet konkrete dhe tė ketė bėrė gati draftin pėr ta ēuar pėr miratim parimisht nė Ministrinė e Financave, qė jep aprovimin pėrfundimtar para se kjo tė miratohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.Kėtė vit pritet qė fondi i barnave me rimbursim tė jetė gati 10 pėr qind mė i lartė se ai i vitit tė kaluar, qė ishte 8.4 miliardė lekė. 

Kategoritė pėrfituese 

Sipas Ministrisė sė Shėndetėsisė, do tė kenė prioritet barnat cilėsore, si ato tė alternativės sė parė por dhe ato tė alternativave mė pas, duke ngushtuar diferencat mes alternativave. Lista pritet tė pėrmbajė mė shumė medikamente me cilėsi mė tė lartė dhe jo zėvendėsime. Gama e rimbursimit do tė jetė mė e gjerė, ndėrsa pritet tė shikohet me prioritet mosha pediatrike, nėn 12 vjeē.

 Paraprakisht, sipas diskutimeve do tė mbeten pjesė e rimbursimit disa barna qė janė pėrfshirė nė listė vitet e fundit dhe konsiderohen cilėsore nė tregun ndėrkombėtar tė farmaceutikės, si ato tė pas transplantit, medikamenti qė pėrdorin fėmijėt talasemikė, bari i fundit i pėrfshirė nė listė pėr pacientėt, qė trajtohen nga leucemia apo medikamentet me tė cilat trajtohet njė pjesė e sėmundjeve neurologjike. Kėtė vit lista do tė ketė barna tė reja pėr tė gjithė pacientėt e moshuar, qė kryesisht janė pėr probleme kardiovaskulare, diabetikėt, sėmundjet nervore, pacientėt me prostatė apo tė sėmurėt obezė.

 Propozimet pėr nė listėn e barnave tė rimbursuara, sipas Fondit, mund tė jenė tė tė dy kategorive, pėrkatėsisht ndryshime nė Listėn e Barnave tė Rimbursuara pėr sėmundje, trajtimi i tė cilave ėshtė i rimbursuar plotėsisht dhe ndryshime nė LBR pėr sėmundje, trajtimi i tė cilave rimbursohet pjesėrisht. Institucionet shėndetėsore po punojnė, jo vetėm pėr tė futur barna cilėsore nė listė, por qė tė jenė dhe  nė funksion tė njė numri mė tė madh pėrfituesish.

 Barnat tumorale do tė jenė nė fokus tė listės. Ministri i Shėndetėsisė, Ilir Beqja gjatė prezantimit tė buxhetit tė shėndetėsisė pėr vitin 2014 ka thėnė se fondet pėr furnizimin e spitalit onkologjik me barna citostatikė do tė rriten me rreth 2,5 herė, duke arritur nė nivelin e rreth 8 milionė USD.

 Negociatat pėr ēmimin

 Ndėrkohė, dorėzimi i propozimeve nga pėrfaqėsuesit e kompanive farmaceutike nė Shqipėri do tė bėhet pranė FSKSHsė, drejtuar Komisionit Teknik tė Barnave tė Rimbursueshme. 

Gjatė prezantimit tė draftit tė buxhetit pėr kėtė vit Ministri i Shėndetėsisė, Ilir Beqja tha se i ishte drejtuar personalisht 6 ambasadave tė huaja qė janė nė Tiranė, pėr t’i mundėsuar kontaktin me zyrat qendrore tė kėtyre shtėpive farmaceutike. Duke qenė se vendi ynė ėshtė njė treg i vogėl, shtėpitė e mėdha farmaceutike operojnė nė Shqipėri me zyra rajonale, ku pėrfshihen disa vende.

Sipas Ministrisė sė Shėndetėsisė nuk do tė pėrfshihen mė nė listėn e Shqipėrisė barnat qė deri mė tani janė blerė trefish mė shumė se ēmimi i vendit tė origjinės. Pas negocimit tė ēmimeve, bazuar dhe nė ēmimet referente tė vendeve tė rajonit dhe pas marrjes sė propozimeve, do tė mblidhet dhe komisioni i posaēėm teknik pranė Fondit (ISKSH) pėr tė diskutuar ndryshimet nė listėn e barnave.

Sfidė, sipas drejtuesve  tė FSKSH-sė ėshtė pėrfshirja e mė shumė barnave gjenerike nė listė, pėr tė shtuar konkurrencėn dhe pėr tė pasur mė shumė mundėsi pėr pėrfshirjen e mė shumė barnave dhe pėrfituesve. Barna gjenerike, quhen ato qė prodhon kompania qė ėshtė licencuar pėr herė tė parė pėr kėtė medikament.

 Ndėrkohė, nė rishikimin e LBRsė do tė mbahen parasysh disa kritere si barna qė pėrdoren pėr sėmundje tė rėnda, nė sėmundjet qė paraqesin rrezikshmėri tė lartė pėr jetėn, apo pėr ato qė shkaktojnė invaliditet, sėmundje kronike qė kėrkojnė trajtim tė zgjatur, etj. 

Heqia e TVSH-sė, pritet ulja e ēmimit tė barnave

 Qė prej datės 1 prill, me miratimin e paktės fiskale do tė hyjė nė fuqi dhe heqja e TVSH-sė pėr barnat, ēka pritet tė sjellė dhe ulje tė ēmimit tė tyre nė vend. “Kemi gjykuar edhe me operatorėt e tregut farmaceutik qė ėshtė e nevojshme njė kohė pėr ta bėrė tė zbatueshėm realisht. 

Duam qė nė datėn 1 prill tė kemi heqje tė TVSH-sė dhe miratimin e Listės sė Re tė Barnave, nė mėnyrė qė tė mos kemi nė treg ndryshime tė shpeshta pėr njė kohė tė shkurtėr, gjė qė do tė krijonte pasoja te qytetarėt, ērregullime nė treg dhe hapėsira pėr praktika jo tė rregullta”, tha ministri i Shėndetėsisė, Ilir Beqaj nė prezantimin e propozimit tė heqjes sė TVSH-sė pėr barnat dhe shėrbimet shėndetėsore. Heqja e TVSH-sė e ul me tė paktėn 9.5% koston e medikamentit.

 Fėmijėt dhe pacientėt me SIDA

  Kėtė vit janė nė diskutim rimbursimi i dy kategorive kryesore qė prej vitesh kanė kėrkuar tė kenė medikamente me rimbursim dhe tė listohen ndėr pėrfituesit e listės pacientėt e moshave fėmijėrore, ata qė vuajnė nga diabeti. Po ashtu njė tjetėr kategori qė kėrkohet tė pėrfshihen nė rimbursim janė edhe pacientėt e prekur nga HIV/AIDS. 

Prej mė shumė se gjashtė vitesh shoqata nė mbrojtje tė pacientėve me HIV/AIDS ka kėrkuar qė ilaēet qė ata blejnė privatisht nė farmaci dhe tė njohura si barnat “mbėshtetėse” tė trajtimit tė tyre tė rimbursohen nga shteti. Ndėrkohė qė, pacientėve tė vegjėl me diabet pritet t’u rimbursohen fishat me tė cilat matin periodikisht sheqerin nė gjak. 

Njė tjetėr kategori pacientėsh, tė cilėt kanė kėrkuar tė jenė pjesė nė rimbursimin cilėsor, janė edhe pacientėt qė vuajnė nga prostata. Shefa shėrbimesh nė spitalet mė tė mėdha tė vendit, por edhe mjekė specialistė qė punojnė nė poliklinika me njė numėr  tė konsiderueshėm pacientėsh kanė dėrguar pranė 

Drejtorisė sė Farmaceutikės nė Ministrinė e Shėndetėsisė propozimet e tyre lidhur me produktet e fundit qė pėrdoren sot nė vendet perėndimore, por edhe ato qė shfaqin efikasitet mė tė lartė, pėr t’u pėrfshirė si pjesė e rimbursimit nė listėn e re qė do tė hyjė nė fuqi nė vitin 2014. 

Fluks fėmijėsh nė Pediatri, 3 mjekė pėr 250 fėmijė 

Numri i fėmijėve tė prekur nga virozat e stinės sa vjen edhe rritet. Edhe pse mjekėt nuk e shikojnė gjendjen alarmante, situata e prekshmėrisė nga gripi te moshat e mitura ka shėnuar rritje graduale. Nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, nė urgjencėn e Shėrbimit tė Pediatrisė paraqiten ēdo ditė rreth 250 raste tė fėmijėve tė prekur nga virozat e stinės.

Muaji janar shėnon edhe fluksin mė tė madh. Urgjenca e pediatrisė pret numrin mė tė madh tė fėmijėve me infeksione virale. Mjekėt pediatėr kanė ngritur shqetėsimin qė lidhet me numrin e madh tė rasteve, tė cilat edhe pse pėrballohen, sėrish ka nevojė pėr zgjidhje tė reja.

 Ata kanė kėrkuar qė tė hapet shėrbimi ambulator 24-orėsh i Tiranės. Mjekja pediatre, Eli Foto e tregon se 2-3 mjekė nė shėrbim nuk mund tė pėrballojnė njė fluks aq tė madh tė fėmijėve qė paraqiten nga ēdo lagje e Tiranės dhe periferisė. “Tirana ėshtė e madhe dhe duhet tė ketė shėrbime ambulatore nė disa pika. Ne e kemi trajtuar vetė kėtė problem me Ministrinė e Shėndetėsisė. Duhet hapet shėrbimi  pediatrik 24-orėsh, ose nė qendėr tė Tiranės ose te ambulanca qendrore. 

Duhet tė vendoset njė rregull, sipas tė cilit fėmijėt e prekur nga virozat duhet tė mjekohen atje dhe nėse nuk u jepet zgjidhje, tė dėrgohen nė QSUT, si qendėr mė e kualifikuar. E pyetur pėr raportin mes mjekėve dhe fėmijėve qė hyjnė ēdo ditė nė repartin e pediatrisė, Eli Foto thotė se ēdo mjek ka normativėn e tij tė punės dhe njė fluks i tillė nuk ėshtė normal. 

Shefja e Shėrbimit Infektiv, nė Pediatri thotė se gjendja aty paraqitet normale, sepse aty vijnė fėmijė me infeksione tė pėrcaktuara. “Fluksi paraqitet te reparti i urgjencės dhe ne marrim fėmijė me diagnozė tė pėrcaktuar. Kėtu diagnostikohen fėmijė me meningjit, varicelė, grip tė komplikuar etj.

Ne na vijnė tė pėrcaktuara me diagnozė. Rastet me varicelė janė sporadike”, thotė Foto. Gripi qė konsiderohet si virus i rėndė mund tė fillojė nga fundi i tetorit dhe zakonisht ka kulmin e vet nė kėtė periudhė dhe riaktivizohet nė shkurt. Fluksi mund tė shtohet me periudha tė caktuara, i ndikuar nga prekja e shumė njerėzve.

 Tė vegjėlit dhe tė moshuarit, kujdes nga ulja e temperaturave

 Gjatė dimrit, me temperature tė ulėta, organizmi dhe zemra punojnė mė shumė pėr tė pėrballuar tė ftohtin, ēka mund tė jetė veēanėrisht e rrezikshme pėr tė moshuarit dhe tė sėmurėt kronikė. 

Mjekėt kėshillojnė qytetarėt tė tregohen tė kujdesshėm ndaj ndikimit tė temperaturave tė ulėta, duke pėrcjellė njėherėsh dhe kėshillat pėrkatėse. Shtėpia duhet tė jetė e ngrohtė dhe nė temperatura konstante. 

Temperatura ideale ėshtė 22-23 gradė Celcius dhe ajrosja duhet tė bėhet disa herė pėr tė siguruar lagėshtinė e duhur pėr rrugėt e frymėmarrjes dhe pėr tė ulur pėrqendrimin e mikrobeve nė shtėpi. 

Pėr tė moshuarit dhe fėmijėt duhet pasur kujdes, pasi shpesh ata nuk e kuptojnė qė temperatura e  trupit ėshtė ulur ndjeshėm. Kėto kategori duhet tė vishen me disa shtresa nė mėnyrė qė tė ruajnė temperaturėn trupore. Si ndikon i ftohti nė organizėm:

 1. Nėse qėndroni gjatė nė tė ftohtė, temperatura trupore mund tė bjerė deri nė 35 gradė C dhe me kalimin e kohės organizmi nuk funksionon mė siē duhet, duke rrezikuar kėshtu shėndetin. 

2. Gjatė qėndrimit jashtė, pjesėt mė tė ekspozuara si koka, kėmbėt e duart mund tė ngrijnė. Nė fillim, ato humbasin ndjeshmėrinė, skuqen dhe dhėmbin dhe mė pas ngrijnė duke u bėrė gri dhe tė padhimbshme. 3. Nėse kryeni sforcime fizike nė ambiente tė jashtme, rrezikoni tė pėrkeqėsoni sėmundjet e zemrės.      


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 1 =
5 mėnyra si tė pėrmirėsoni mėngjesin tuaj
Zgjimi nga gjumi ėshtė momenti mė i rėndėsishėm i ditės tuaj, pasi ju duhet tė merrni energji dhe tė pėrgatiteni pėr atė qė ju pret nė vijim. Prandaj ajo qė bėni minutat e para pas zgjimit ka shumė rėndėsi, nė mėnyrė qė dita juaj tė nisė sa mė mirė. Ja disa kėshilla qė duhet tė keni parasysh: 1.Mo
Zbulohet ADN-ja mė e vjetėr e njeriut modern
Shkencėtarėt kanė arritur tė kompletojnė hartėn e ADN-sė sė njeriut  modern mė tė vjetėr tė gjetur deri mė tani. ADN-ja e zbuluar vjen nga njė njeri qė endej nė Siberinė perėndimore 45.000 vjet mė parė. Kjo ADN i siguron ekspertėt afatin e saktė se kur njerėzit moderne u ēiftėzuan me Neandertalėt dh
E bija e Robin Williams pėrjetėson tė atin me njė zog (VIDEO)
Dy muaj pas vdekjes sė Robin Williams, e bija e aktorit, Zelda, ka vendosur tė bėjė njė tatuazh impresionues nė kujtim tė tė atit.  Vajza e fituesit tė ēmimit “Oscar” tani ka njė zog tė vizatuar mbi datėn e lindjes sė tė atit “7.21.51” nė dorėn e saj tė djathtė. Ajo e ka bėrė tatuazhin nė Holliwood