Metoda, si do tė llogaritet vlera e tokės pėr kompensim
  • Vlera e pronės do tė nxirret sipas metodologjisė, qė do tė miratohet me vendim tė Qeverisė
  • Procesi i kthimit dhe kompensimit tė pronave do tė vijojė deri nė prill 2014
  • Fillimisht mazhoranca kishte vendosur si afat pėrfundimtar 2013-n
Publikuar më 22.08.2012 | 9:45

Nė tė njėjtin muaj qė do tė jetė fushata elektorale, qeveria shqiptare pėrfundon shqyrtimin dosjeve pėr kompensimin fizik tė pronės pėr ish pronarėt. Edhe pse 2013 ishte pėrcaktuar si viti qė do tė duhej tė mbyllej kapitulli i kompensimit tė ish pronarėve, pas ndryshimit tė ligjit, vetėm nė 2014-n qeveria parashikon qė t’i japė zgjidhje kthimit tė pronės tek tė zotėt. Metodologjia e re e miratuar nga Kuvendi pėrcakton se qeveria do tė jetė institucioni qė do tė pėrcaktojnė metodologjinė pėr vlerėn e tokės. Vlera e pronės qė do tė kompensohet do tė nxirret bazuar nė vlerėn e tregut. Pėrllogaritja do tė marrė nė konsideratė treguesit mbi ēmimin e tregut tė shitjes sė pronės sė paluajtshme, llojin e pronės dhe qėllimi i pėrdorimit tė saj. Nė kategorinė e tokės do tė pėrfshihen toka bujqėsore, toka pyjore, pyjet, livadhet dhe kullotat, si dhe trualli, pavarėsisht masės dhe qėllimit publik apo privat tė pėrdorimit tė tij. Pėr objektet ndėrtimore pėrfshihen ndėrtesat dhe strukturat inxhinierike. Vlera e pronės do tė nxirret sipas metodologjisė, qė do tė miratohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, bazuar nė standardet ndėrkombėtare tė vlerėsimit tė pronės sė paluajtshme.

Metodologjia

Vlerėsimi i tokės nė Shqipėri do tė kryhet sipas standardeve tė pėrcaktuara nga “Shoqata e Ndėrkombėtare e Vlerėsuesve”. Ekspertėt e huaj rekomandojnė qė vlera e tokės duhet tė rishikohet ēdo vit dhe sė paku njė herė nė ēdo katėr deri nė gjashtė vjet pronat duhet tė inspektohen fizikisht dhe tė rivlerėsohen. Sipas specifikave tė tokės, edhe metodologjia e cila sugjerohet nga ndėrkombėtarėt pėr vlerėsimin e tokės jepet e ndryshme. Pėr pronat qė shėrbejnė si rezidencė me shumė familje ekspertėt ndėrkombėtarė rekomandojnė qė vlerėsimi i ēmimit tė tokės tė shikohet nė varėsi nga shitjet dhe tė ardhurat. Nėse tokat shiten ose tė ardhurat qė mund tė merren prej tyre janė tė larta, edhe ēmimi i vlerėsimit tė tokės qė kompensohet do tė jetė mė i lartė.

Sipas standardeve ndėrkombėtare, qasja e tė ardhurave ėshtė metoda mė e pėrshtatshme pėr aplikim kur vlerėsojmė pronėn komerciale dhe atė industriale. Pra, nėse shitjet nė kėtė zonė janė tė larta, atėherė dhe vlerėsimi i kėsaj toke do tė jetė mė i lartė se pėr tokat e tjera. Aplikimi i metodės sė krahasimit tė shitjeve krahasuar me vendet e pazėna pėrfshin mbledhjen e tė dhėnave tė shitjes, vendosjen e tė dhėnave tė shitjeve nė harta, pėr llogaritjen e vlerave standarde pėr njėsi (tė tilla si vlera pėr metėr katror apo pėr parcelė) sipas zonės dhe llojit tė pėrdorimit tė tokės dhe zhvillimit tė hartave tė vlerėsimit tė tokės apo tabelave tė krijuara me kompjuter nė tė cilin shfaqet modeli vlerave. Pėr tokat bujqėsore, ekspertėt nuk rekomandojnė tė shikohen shitjet, por tė ardhurat qė mund tė merren nga kėto toka pjellore. Nė rastin e tokave bujqėsore, standardet ndėrkombėtare parashikojnė qė tė merren parasysh dhe qiratė e tokės. Nėse qiraja e tokave bujqėsore nė njė zonė tė caktuar do tė jetė e lartė, edhe vlerėsimi i kėsaj toke do tė jetė mė i lartė.

Ministria e Drejtėsisė nė funksion tė procesit tė njohjes, kthimit dhe kompensimit tė sė drejtės sė pronės,do tė bashkėrendojė veprimtaritė e Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, Agjencisė sė Legalizimit dhe Urbanizimit tė Zonave dhe Ndėrtimeve Informale, Drejtorisė sė Administrimit tė Shitjes sė Pronės Publike, Komisionit Qeveritar tė Tokės, Avokaturės sė Shtetit, si dhe tė ēdo institucioni tjetėr, veprimtaria e tė cilit lidhet apo ka pėrgjegjėsi mbi kėtė proces.

Ēdo institucion shtetėror, veprimtaria e tė cilit lidhet apo ka pėrgjegjėsi mbi procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit tė sė drejtės sė pronės ėshtė i detyruar tė bashkėpunojė dhe tė sigurojė informacionin apo dokumentacionin e kėrkuar nga Ministria e Drejtėsisė, si dhe tė raportojė arsyet e mospėrmbushjes sė njė mase apo rekomandimi tė kėrkuar.

 

 

Pronat, Halimi: Nė 2013 nis kompensimi fizik

Nė 2013-n qeveria do tė nisė kompensimin e ish pronarėve sipas metodologjisė sė re pėr llogaritjen e vlerės sė tokės. Gjatė prezantimit tė Drejtorit tė ri tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, ministri Halimi deklaroi se nė 2013 do tė nisin procedurat pėr kompensimin fizik tė ish pronarėve. Muaji qershor 2013 ėshtė afati i vendosur pėr pėrfundimin e shqyrtimit tė dosjeve tė dorėzuara nė AKKP. Nė deklarimin e tij, ministri Halimi theksoi se dikasteri qė ai drejton sė bashku me Agjencinė e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, Shoqatat e ish- Pronarėve dhe ekspertėt e huaj qė asistojnė Ministrinė e Drejtėsisė do tė hartojnė brenda muajit hartėn e re tė vlerės sė tokės. Kjo do tė plotėsojė kuadrin ligjor pėr t’i dhėnė rrugė kompensimit dhe kthimit tė pronave. “Harta e re e vlerės do tė jetė nė pėrputhje tė plotė me ēmimet e tregut. Miratimi i kėsaj harte vlere do bėhet brenda javėve qė janė nė vijim pėr 10 qarqet e para, pėr tė vazhduar mė pas edhe me qarqet e tjera duke pėrfshirė edhe kategori tė ndryshme tė sipėrfaqeve te pronave dhe tė natyrės sė pronave qė do tė plotėsojnė tė gjithė kuadrin e nevojshėm ligjor pėr t’i hapur rrugė fillimit tė kompensimit fizik pėr pronarėt. Vitin e ardhshėm do tė nisė kompensimi fizik”, theksoi Halimi. Nė fjalėn e tij, ministri shtoi se sė shpejti do tė krijohet edhe regjistri elektronik pėr tė dhėnat e pronave.“Tė gjithė vendimet e Komisionit tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave tė dalė nga viti 1993, deri nė ditėn e sotme, regjistri do t’i adoptojė me tė gjithė vendimet e gjykatave qė kanė ndryshuar vendimet e Komisionit tė Kthimit tė Pronave. Ky regjistėr elektronik do tė bėhet publik”, u shpreh Halimi.

Luis Tanushi


Videot e fundit
4 Komente
cute demokrati
qeveritaret po marin toka ne bregdet per veten e tyre po privatizojne ekonomine shqipetare. athere cfare ngelet per tu kompesuar pronareve ,mali i dajtit apo bjeshket e namuna.pra kuptohet se ketu mungon deshira per nji kompesim real.a e shohin nderkombetaret kete babezi te pushtetareve pse nuk ju kerkohet atyre se si e kane vene kete pasuri maramendse.
Zana
Kjo nuk eshte "metoda" si do te llogaritet vlera e tokes, por "metoda"si do ti marrin votat e pronareve te tokave edhe nje here. Kete here o Sali dije mire se votat e pronareve te tokave ose sic i quani ju ish pronaret, do te jene "guri i peshores"per votimet e 2013, prandaj ose zgjidhe kete problem ne kete 6 mujor ose jep doreheqjen si i pa afte.
Zef Kallami
Hajdute ma te zellshem te vendit jane politikanet deputet dhe qeveritaret e cdo qeverie ne keto 23 vite tragjiko-komedie.Po kjo e Berishes asht AJKA e hajduterise. Pronat jane zane e ulur ndejun nga te gjithe parlamentaret dhe politikanet.Tashti asht pak veshtire ti jepet prona e zane nji tjetrit.N Ankimet mbnas kunitave,ne vete kemi hequr te zite e ullinit per te ra ne ujdi me njeri tjetrin me te zgjedhur e te matun,pozicon me hije nen hije nen diell,mbi diell.Tashti cfare duan ato.Pune e madhe se kerkojne pronat.Harrojeni!Do ju rregullojme me kompensime.Me ca fletushka many many,e ku jemi pare. Nese gjindemi ne keto kushte.E mira do ishte qe asnji njeri nuk duhet te kete prone toket.Prona ti kaloj shtetit ashtu sic e ka dhe Amerika. Amerika te furnizon me toke e me shtepi ku te duash.Toke ne pyll,bujqesi,ne det,ne mal e ne vrri vetem ban kerkesen.
charli
mashtrimi i rrades i qeverise "Berisha". le te na kthej tokat ne pronareve legjitim ne bregun e sarandes dhe pastaj te mendoj per kompesim.po ju drejtuam gjykates se Strazburgut, krye ministri sikur te shesi gjith tropojen, nuk do te mundet te na paguaj.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
5 + 1 =
Rama uron Lindita Nikollėn pėr ditėlindje
Kryeministri Edi Rama ka gjetur njė mėnyrė interesante pėr tė uruar ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla. Nėpėrmjet njė postimi nė rrjetin social "Facebook", Rama ka zgjedhur njė foto bashkė me Nikollėn dhe e ka shkruar urimin mbi tė.  "+100" - ka shkruar Rama, duke e shoqėruar me simb
Mbyllet televizioni i deputetit tė PD-sė?
UTV News sot ka mbyllur sinjalin. Rreth mesditės televizioni ka ndėrprerė transmetimet, duke nxjerrė njė tabelė, si defekt teknik. Aktualisht nuk dihet se, ēfarė do tė ndodhė me kėtė televizion privat, por ajo qė mėsohet ėshtė se, pėr momentin nuk do tė ketė asnjė transmetim. UTV News ėshtė nė pro
Plisat "pushtuan" Beogradin (VIDEO)
Ndėrkohė qė serbėt janė tė gjithė nė kėrkim tė “Ballistit” qė uli flamurin e Shqipėrisė Etnike nė fushėn e stadiumit “Partizani” nė Beograd, ka dhe disa ‘heronj’ tė tjerė qė i kanė shpėtuar pėrndjekjes. Disa tifozė qė pėrfaqėsojnė grupin “Plisat” ditėn qė do tė zhvillohej ndeshja Serbi-Shqipėri, hy