Shqipėria sipas Hollivudit: Vend… rrumpallė!
  • Silvester Stalone, Arnold Shvarceneger, Bruce Willis, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme.
  • Vijnė nė Shqipėri pėr njė hartė plutoniumi.
  • Dhe kur varrosin shokun….  
 
Publikuar më 21.08.2012 | 11:07

Ardit Rada- 

I lidh ndonjė gjė emra si Silvester Stalone, Arnold Shvarceneger, Bruce Willis, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme me Shqipėrinė? Sė fundmi, po. Tė gjithė kėta emra tė njohur tė Hollivudit janė aktorė nė "The Expendables 2" (Mercenarėt 2) film i zhanrit aksion me regji tė Simon Ėest, shkruar nga Richard Ėenk dhe Silvester Stalone. 

Fabula e filmit

Nė film ata “vijnė” tė gjithė nė Shqipėri nė kėrkim tė njė 'thesari'. Xhirimet kanė nisur prej shtatorit 2011 dhe janė bėrė nė Bullgari, Hong Kong dhe Neė Orleans me njė buxhet rreth 100 milionė USD. Personazhi Barney Roos (Silvester Stalone) dhe grupi i tij i mercenarėve zbarkojnė nė Shqipėri pėr tė tėrhequr dhe pėr tė ēuar nė njė vend tė sigurt, njė hartė tė ēmuar - (qė tregon vendn dodhjen e njė bunkeri ku rusėt kanė fshehur njė sasi imagjinare plutoniumi) - qė gjendet ende brenda asaj qė ka mbetur nga njė aeroplan i rrėzuar nė malet shqiptare. Njė prej mercenarėve vritet gjatė pėrpjekjeve qė grupi bėn me rivalėt e tyre nė tokėn shqiptare dhe kur janė duke e varrosur mikun e tyre nė majėn e njė kodre nė Shqipėri, ata i vėnė sipėr vetėm disa gurė duke shkėmbyer batuta qė e tregojnė Shqipėrinė si vend rrumpallė, si "kjo ėshtė Shqipėria, kėta nuk kanė regjistrime tė rregullta as pėr vdekjet”, etj.

Nuk ėshtė hera e pare

Nuk ėshtė hera e parė qė Shqipėria del “e zezė” nė prodhimet e rėndėsishme kinematografike (roli i tyre nė krijimin e paragjykimeve ėshtė i madh). Nė serialin e famshėm vizatimor "Simpson" psh, (ku nga vetė amerikanėt ironizohet familja tipike amerikane), nė njė nga seritė ėshtė nė qendėr njė vogėlush shqiptar i cili kishte shkuar mysafir tek kjo familje, nė vend tė vogėlushit Simson qė shkoi mysafir nė njė familje franceze. Ironia godiste nė shumė aspekte Shqipėrinė. Adili i vogėl (personazhi quhej Adil Hoxha) nė finalen e filmit del...spiun kurse Shqipėria e Adilit tallet si vendi i njė konflikti tė egėr 

Shqipėria nė imagjinatėn vizatimore tė kineastėve tė huaj

Shikuesve tė filmave me kartona, u ka ndodhur shpesh qė pa pritur tė dėgjojnė Shqipėrinė tė pėrmendet nė to. Kryesisht, nė serialet mė tė shikuara, Shqipėria nuk pėrbėn subjektin e fabulės, por njė shembull qesharak apo problematik pėr tė prishur rrjedhėn e ngjarjeve. Nė serialin e quajtur ‘Creatures Comforts’, njė prodhim i BBC, njė prej episodeve flet pėr macet dhe qentė. Kafshėt nė fjalė bisedojnė ndėrsa filmi ėshtė satirik dhe kafshėt i ankohen njėra-tjetrės pėr problemet e jetės. Nė njė moment, njė mace teksa tregon pėr njė tjetėr qė kishte njohur nė jetė, shprehet se ‘e kishte kokėn aq tė madhe sa... Shqipėria’. Por ky nuk ėshtė i vetmi rast i paraqitjes sė papritur tė shqiptarėve nė komeditė vizatimore. Shqipėria ka dalė mė parė dhe nė episode tė sitcom-eve popullore amerikane si “The Simpsons” dhe “Family Guy”, e po ashtu edhe tek “The Flight of the Conchords”. Tek ky i fundit, Shqipėria del nė episodin e Albit, dragoit racist, si njė fėmijė i vogėl shqiptar i djegur keq qė e bėn dragoin mė pak racist.Tek “The Simpsons”, Shqipėria ėshtė pėrmendur herėt, e pėrfaqėsuar nga Adili, studenti shqiptar qė vajti tė jetonte me familjen e Homerit si shkėmbim (Bart Simpson shkoi nė Francė). Homeri la kokėn pas studentit shqiptar, sepse ky i fundit ishte shumė i interesuar nė punėn qė bėnte Homer. Si shkėmbim, Adili spiunoi informacionet qė mori nga centrali bėrthamor ku punonte Homer dhe ia transferoi qeverisė shqiptare. Duke qenė se filmi vizatimor ku pėrmendet shqiptari me emrin Adil ėshtė xhiruar nė fundin e viteve `80, dyshohet se emri i personazhit ėshtė marrė nga kryeministri shqiptar i asaj kohe, Adil Ēarēani. Edhe “Family Guy” pėrmend Shqipėrinė nė episodin "E Peterbus Unum". Nė kėtė episod, Peter vendos tė krijojė shtetin e vet (qė ėshtė i madh sa sipėrfaqja e shtėpisė sė vet). Kur shteti i Peterit, Petoria, merr pjesė nė OKB, atij i caktohet karrigia ngjitur me delegatin e Shqipėrisė, seksioni mė i dobėt i sallės. Kur Peter kėrkon tė tėrheqė vėmendjen e sekretarit tė OKB, delegati shqiptar i thotė: "Mė falni, po ca nga ne kanė ardhur kėtu pėr tė mėsuar”. Nė atė moment, Peter i pėrgjigjet: "Nuk po tė flet njeri ty, o Shqipėri". Batuta ka tė bėjė me faktin se Peter mendonte qė popullsia e Shqipėrisė pėrbėhej vetėm nga njė person, delegati nė sallė, duke dashur tė tregojė kėshtu qė edhe shteti i tij i krijuar brenda oborrit tė shtėpisė, ka mė shumė banorė.  

Njeriu brenda ėshtė... Enver Hoxha

Inside Man" (Njeriu Brenda) ėshtė historia e njė detektivi, Keith Frazier (Denzel Uashington), i cili pėrballet me njė grabitės banke tė mprehtė, Dalton Russell (Clive Ouen) nė njė dramė pengmarrjeje. Filmi prek ēėshtje bashkėkohore, siē ėshtė trajtimi i personave qė vijnė nga Lindja e Mesme pas sulmeve tė 11 shtatorit si dhe pėrmban porcione humori dhe krenarie tė Nju Jorkut. Grabitėsit e bankės, tė udhėhequr nga Dalton Russel, hyjnė nė bankė tė maskuar si bojaxhinj. Ata mbajnė peng gjithė ata qė ndodhen nė bankė dhe pavarėsisht se ata kėrcėnojnė tė vrasin pengjet, ata ngurrojnė tė qėllojnė ata tė cilėt refuzojnė tė bashkėpunojnė. Pengjet detyrohen qė tė veshin tė njėjtat rroba me pengmarrėsit nė mėnyrė qė policėt ta kenė tė vėshtirė t'i dallojnė. Mė pas krejt papritur hyn nė lojė njė fjalim nė njė gjuhė tė panjohur pėr ata qė gjenden aty. Bėhet fjalė pėr ish-diktatorin shqiptar, Enver Hoxha, zėri i tė cilit kumbon nėpėrmjet kompjuterit tė dorės (iPod) tė Dalton Russell. Mjafton kjo pėr t'i shpėrqendruar tėrėsisht policėt tė cilėt kėrkonin pėrkthyes pėr tė kuptuar se ēfarė gjuhe po fliste personi nė mes pengamrrėsve. Kjo i dha kohė grabitėsve duke e ilustruar grabitjen si tė planifikuar me saktėsi.  

Shkunde qenin

 Kėshtu quhet filmi ku interpretojnė aktorėt Robert De Niro. Dastin Hofman dhe Sandra Bullock. Subjekti i filmit qėndron nė njė mashtrim qė regjisori Dastin Hofman dhe kėshilltarėt e presidentit amerikan, R.De Niro dhe S. Bullock, i bėjnė teleshikuesit amerikanė. Pėr tė shpėrqendruar vėmendjen e amerikanėve nga njė skandal seksual tė presidentit, i cili ishte nė prag tė rikandidimit, treshja vendos qė tė prodhojė nė Hollivud plane filmike sikur nė Shqipėri kishte plasur luftė dhe SHBA-tė po ndihmonin pėr ēlirimin. Skenari i tyre flet pėr njė grup terrorist nė Klos tė Burrelit tė cilėt ‘marrin peng’ njė ushtar amerikan. E gjithė kjo pjellė e imagjinatės sė mjeshtėrve tė kinematografisė. Pėrse zgjodhėn Shqipėrinė? Pėrgjigjen e jep Robert De Niro nė film: Sepse askush nuk e njeh  

Virgjinat 

 Kėtė vit ka dalė nė kinema filmi “Albert Nobbs” me aktoren e famshme amerikane Glenn Close. Rolin e Albertit e luan aktorja 62-vjeēare, rol pėr tė cilin ėshtė kandiduar pėr ēmimin Oskar. Nobbs ėshtė nė tė vėrtetė njė grua e cila vishet si burrė pėr tė mbijetuar, pėr tė punuar si shėrbyes nė Irlandėn e shekullit XIX. Nė promovimin e filmit, aktorja tha se frymėzimin e mori nga “virgjinat shqiptare”. “Nė vitin 2002 ndoqa rastėsisht njė program nė Discovery Channel, ku flitej pėr Virgjėreshat e Shqipėrisė, dhe mbeta e mahnitur. Prej shumė vitesh mė ka mbetur nė mend imazhi i njėrės prej kėtyre grave, sytė, flokėt.. ". 

  Shqiptarėt nė kinemanė e huaj, realizmi socialist dhe realizmi capitalist  (opinion)

Eda Derhemi   

Rastėsisht, njėri pas tjetrit, pashė tre filma krejt tė ndryshėm, por qė lidheshin nga fakti se qė tė tre kishin kriminelin nė qendėr tė fabulės. Filmi i parė ishte prodhim francez i Louis Malle "Ascenseur pour l'échafaud" 1958 (Ashensori pėr nė trikėmbėsh), me aktoren e njohur Jeanne Moreau. Tjetri greko-gjerman, "Eduart" 2007, i Angeliki Antoniou-t, me shumicėn dėrrmuese tė aktorėve shqiptarė, mes tė cilėve nė rolin kryesor aktori kosovar Eshref Durmishi. Ky i fundit nė rolin e njė djaloshi shqiptar qė vret njė grek - po qė mund tė kish vrarė kėdo, pa iu dridhur syri. Dhe i fundit, filmi grek "Peng"- 2005, i Constantine Giannaris, (nė rolin kryesor tė njė shqiptari qė merr peng dhe terrorizon njė autobus tė mbushur me grekė, i pėrndjekur nga dy polici dhe dy shtete, ėshtė greku Stathis Papadopoulos). Pak mė intereson krimineli francez nė vetvete pėr kėtė shkrim, por ėshtė me rėndėsi tė analizohet, sepse ai nxjerr nė pah mė mirė tiparet me tė cilat ndėrtohet krimineli shqiptar, dhe padrejtėsinė e njė imazhi tė anshėm filmik pėrkundruall. Kriminelėt francezė janė tė butė, njerėz qė pėrndryshe janė tė respektuar e me pozicion tė pranueshėm shoqėror, qė bien nė grackėn e krimit si pa dashje ose nga mėndjelehtėsia a pasioni, dhe madje as nuk e ndėrtojnė mirė krimin. Pra viktima ėshtė njė galeri imorale qė nuk e armiqėson publikun me kriminelin, madje e bėn disi tė ndihet nė anėn e tij, ose sė paku ta pranojė atė si njeri. Tė gjithė kėto karaktere, edhe nė rastin e publikut mė gjykues, mbartin me vete gjithė kohėn, pėrfshirė edhe momentin e krimit, empatinė dhe dhembshurinė ose pranimin racional ose instinktiv tė audiencave. Ndryshimi dhe ndjesia e fajit nė rastin e kriminelit oksidental vjen pashmangshėm, thuajse ishte aty gjithė kohėn si pjesė e botės jokriminale tė kriminelit kompleks e disaplanėsh, thjesht ēelėsi shoqėror kish harruar ta ndizte kėtė anė tė qenies.

 Po karakteri i kriminelit shqiptar?

 Krimineli shqiptar i hidhet audiencės i pambrojtur, kockė e mish i gjallė, me sy tė lėngėzuar e tė shndritshėm nga tmerri, adrenalina dhe instinktet qė kanė vėnė pėrfund qenien, ashtu si hidhej gladiatori dikur nė arenat romake lakuriq, sa mė nudo edhe nga ana karakteriale, krejt pa mbrojtės socialė tė tipave tė ndryshėm si veshje, pėrkatėsi nė rrethe njerėzorė, krehje, aktivitet, shkollim qė do ta lehtėsonte njėsimin e audiencave me tė. Sa mė i fuqishėm apo i egėr fizikisht e nė sjellje, sa mė jo njerėzor e mė rezistent ndaj meditimit, arsyetimit, kuptimit tė krimit dhe pendimit pėr tė, aq mė fort eksitohet publiku, shqiptari i egėr, brutal, thuajse i pathyeshėm nė kėto tipare, pak a shumė ajo qė ne i themi "i hurit e i litarit". Gjithashtu krimineli shqiptar i kėtyre filmave vjen nga njė familje e thyer e problematike me baballarė harbutė ose joekzistues nga njė shoqėri mizerabėl e qė nuk lejon zhvillimin e asnjė dimensioni shpirtėror etj. Vėshtirė pėr ēfarėdo publiku (sidomos jo-ballkanas) tė ndihet mirėkuptues apo njėsues me kėtė prototip njerėzor ose jonjerėzor.

 Njė familje, 3 shqipe tė ndryshme (!) 

Bota tėrhiqet kollaj dhe e ka me shumė pasion pjesėn ekzotikeshtazarake tė shqiptarėve. E keni parė sa e thjeshtė ėshtė tė botosh diēka pėr gjakmarrjen nėpėr botė, por ėshtė shumė mė e vėshtirė tė botosh diēka pėr njerzillėkun ose rezistencėn qė i bėn sot familja shqiptare varfėrisė dhe presionit tė kulturave materiale. Aq ėshtė e vėrtetė qė publiku shqiptar nuk llogaritet fare nė kėtė mes, sa qė katėr familjarė tė sė njėjtės familje nė filmin "Eduart" flasin nė tri shqipe tė ndryshme krahinore, dhe aktori kryesor grek nė filmin "Peng" qė duhet tė jetė shqiptar, as nuk di tė flasė shqip dhe duket qesharak nė belbėzimet qė bėn nė shqip. 

Realizmi socialist dhe ai kapitalist 

Padyshim qė tipizimi nėpėrmjet artit dhe krijimi i njė imazhi qė mė pas bėhet aktiv pėr shoqėrinė, nuk janė pėrralla tė realizmit socialist, por janė po aq tė vėrteta edhe nė "realizmin kapitalist". Dhe ne si shoqėri nuk kemi institucione qė tė bėjnė propagandėn tonė qė mund tė jetė krejt e bardhė, dhe tė mbėshtesė tė vėrtetėn dhe tė krijojė besim nė vlera qė ne i kemi, si pėr publikun shqiptar qė aq shumė nevojė ka tė rikonfirmojė vlerat e veta, ashtu edhe pėr atė botėror qė na njeh si llum nė Ballkan e nė Europė... Ky rindėrtim i imazhit tonė sot pėr sot tė shėmtuar ėshtė edhe mė i domosdoshėm kur gjithė bota lufton fort pėr imazh dhe marrėdhėnie publike tė favorshme. E vetmja mėnyrė pėr tė barazpeshuar imazhin negativ, ose pėr ta tejkaluar e mposhtur atė, ėshtė ndėrtimi i njė imazhi pozitiv nėpėrmjet artit, po jo njė arti amator e qesharak. Ky i fundit do ta varroste tej e tej edhe tė paktėn shpresė pėr njė imazh mė tė mirė tė shqiptarėve nė Ballkan e nė botė. Po para sė gjithash, qė tė kemi njė art tė tillė, duhet tė kemi besimin se kemi njė realitet tė tillė pozitiv pėr tė dėftyer nė art dhe unė nuk jam e sigurtė deri nė ē'pikė e besojmė kėtė ne shqiptarėt.


Videot e fundit
6 Komente
Zef Kallami
Z.Vėzhguesi F.
Une bana nji koment per termin ne lidhje me rrupallen.
Ju bani mire qe komentoni me seriozitet.Po te me falesh mbasi i “lavderove” ashtu sic e luajne me hiperbolizmat e tyre qesharake.
Kete kontigjente prej superheronjesh, Ēak Norris, Vandami, Arnold, Satlone,Brus Li duhet ti perdornin ne luften ne Vietnam qe hangre dynjane bashke me qafen e pates e te mos pesonin humbjen historike katastrofike duke lane me mijra e mijra te vrame.C'ka nuk i gjene as kocat qe ti ndezin nga nji qiri. Ndersa ne,nen kujdesin fale Berishes i kemi leshue truell.Ku Janullatosi predikon dhe i bekon me te lutuna nen krisma armesh.Ne toke tone.
Me rrespekt.
Pershendetje.
VlonjatiN
Kemi ministri tč kulturčs ne shqiptarčt?Nčpčrmjet ambasadorit tč madh qč kemi nč amerik shumč thjesht tč gjej njč avokat me emčr dhe tč denoncoj regjizorin dhe kush e financon filmin,nga informacionet qč kemi thuhet se nč amerik me avokat fitohet para e madhe.Mbas denoncimit tč shikojm se si do tč reagojn miqt e holivudit.Filmi do tč qarkulloj nč gjith botčn,dhe ne tu nčnshtrohemi kčtyre idiotave tč fryr me hormone?
Vėzhguesi F
Ne fakt dje bera nje koment i cili nuk mundi te postohej per probleme teknike.Nuk mundem te riprodjhoj ate por dua te them per te gjithe ata kineaste te Hollivudit apo te kinemave franceze, aktore me fame boterore, se me sekuencat, pasazhet dhe episodet denigruese ndaj nje vendi dhe nje populli te vogel, por me histori te lashte, me teper se vendorigjina e tyre, eshte nje turp per ata dhe nje minus ne syte e nje populli qe kulturen dhe sidomos kinemane e ka patur si nje nder paresite e jetes se tij. Shqiperia dhe shqiptaret, pavarsisht nga sistemet apo sistemi komunist, asnjehere nuk e kane nderprere ndjekjen e filmave dhe i njohin keta aktore ndoshta me mire se dhe bashkekombasit e tyre. Eshte injorim i vetevetes, pavarsisht se ne ē'maje shoqerore je ngjitur,nese nuk njeh kulturen, traditen dhe vlerat e nje populli.Sa i perket problemit lidhur me trajtimit e personazhit pozitiv, pothuajse ne te gjitha filmat dhe kryesisht ato me aksion, qofshin te hollivudit, franceze, italian, gjermane, angleze e kudo, jo ne pak raste "heroizmi" i personazheve te tyre ia kalon me vite drite "heroizmit" te personazheve te filmave te realizmit socialist, perfshi dhe ato te filmave kinez me "Partizanet ne fushe" apo luften ndaj japonezeve. Po e shqiptoj me germa shqipe, Ēak Norris, Vandami, Arnold, Satlone,Brus Li, kane filma qe po t'i shoeshe me vemendje duket sikur jo vetem skenaristi por dhe regjizori kerkojne te tallen me shikuesit me hiperbolizmat e tyre qesharake. Eshte servilizem me brire te mohosh se ne filmat e kinematografise boterore, nuk ka ne epiqender nje personazh pozitiv tejet te glorifikuar, gati mistik. Eshte paburreri dhe harbuteri moderne te denigrosh nje vend te vogel, pavarsisht nga problemet e tij.Turp.
Zef Kallami
Kur ishit pa fute hundet mbrenda ne Shqiperi.Shqiperia nuk ishte rrupall.Rrumpall jane edhe sot po ato vende ku njeriu nuk asht i garntuem kur del ne mengjez nga shtepia e ne darke nuk dihet nese kthehet apo jo ne voter.Ishte vendi ma me qetesi ne bote. Aftesia do ishte qe Shqiperine rrupall sic asht sot dhe merret me skuader gjuetaresh edhe pse asht ne NATO,ta pushtonit te paren dhe jo nga pushtimi i Moskes te pushtonit Shqiperine bile te fundit.Kaq sa per rrupallen.Sot jam me juve se jo rrupall po rrupalle dhe kaluar rrupalles sa te kemi nji rrupallegji Berishet qe pjerdhe rrupalla.
ala
po qe fiks e kane thene!
Horseman
Hey, e ke shikuar filmin apo jo? Mos te duket gje Shqiperia ne ato skena? Gjuha qe flisnin ai populli mos te dukej shqip?! Interesohu pak me mire kur te shkuash ndonje lajm & mos ja fut kot. Rishikoje gjeografine sepse ke nevoje...

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 7 =
E njihni kėtė grua? Po tė tjerėt pas saj? Bėni krahasimet!
Nė foto ėshtė kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, e veshur me veshjen karakteristike tė kohės. Vitet kanė kaluar, por pėr Jozefinėn duket se kanė ecur mbrapsht, po tė marrim parasysh pamjen e saj tė tanishme. Me xhup lėkurė, me kėmishė mbėrthyer deri nė fyt, me shikim aspak tė ėmbėl dhe me f
38-vjeēarja mbetet shtatzėnė me tė vdekurin
Njė grua 38-vjeēare, e cila punonte nė njė morg, ėshtė arrestuar dhe i ėshtė caktuar njė gjobė me vlerė prej 250 mijė dollarė, pasi ka mbetur shtatzėnė me njė tė vdekur. Ngjarja ka ndodhur nė morgun “Mourning Glory”, Leksington, Misuri, tė SHBA-ve. Mėsohet se Felisiti Marmadjuki i dhunonte kufomat
Miranda Kerr i tregon tė gjitha
Modelja Miranda Kerr gjatė punės ndonjėherė harron se duhet tė “fshehė” diēka. Bukuroshja 30-vjeēare e “Victoria Secrets”, i ka treguar tė gjitha gjatė pozimit pėr linjėn e saj tė make-up-it Kora. Kerr, e cila ėshtė e martuar me Orlando Bloom, ėshtė fotografuar kėshtu nė Miami Beach, Florida. Kj