Albina Hoxha
Tė gjithė nxėnėsit nė shkollat e mesme dhe ato 9-vjeēare do tė rifillojnė mėsimin nė datė 10 shtator. Nė njė udhėzim tė MASH pėr drejtuesit e kėtyre shkollave bėhen tė ditura tė gjitha datat e vitit tė ri arsimor dhe disa nga regullat dhe afatet e reja pėr kėtė vit. Procesi mėsimor do tė pėrfundojė nė 14 qershor 2013. Ndėrsa maturat do tė pėrfundojnė procesin mėsimor me 24 maj 2013, pėr tė filluar sezonin e provimeve i cili do tė zgjasė 5 javė. Semestri i parė fillon mė 10 shtator 2012 dhe mbaron mė 23 janar 2013, ndėrsa semestri i dytė fillon mė 28 janar 2013 dhe mbaron mė 7 qershor 2013 janė disa nga tė dhėnat e kėtij udhėzimi.
Regjistrimet
Regjistrimet e nxėnėsve nė shkollat e arsimit parauniversitar fillojnė mė datėn 29.8.2012. Regjistrimet pėr arsimin bazė dhe gjimnazin mbyllen me 9.9.2012. Ndėrsa pėr arsimin profesional me kohė tė pjesshme mbyllen me 10.10.2012. Ėshtė detyrė e DAR/ZA-ve, qė nė bashkėpunim me pushtetin vendor, tė sigurojnė regjistrimin e nxėnėsve nė pėrshtatje me vendbanimin e tyre. Regjistrimi i nxėnėsve tė arsimit bazė, qė vijnė nga shkolla tė tjera, tė bėhet me fletėpranim dhe fletėshpėrngulje, tė cilat do tė evidentohen me rigorozitet nė balancimin e kontingjentit tė nxėnėsve.
Tekstet shkollore?
Tė paketės Altertekst Nė shkolla, MASH thotė se do tė pėrdoren vetėm tekste shkollore tė miratuara. (lista e kėtyre teksteve jepet nė katalogėt nr. 1 dhe nr. 2 tė publikuar nga MASH-i online pėr vitin shkollor 2012- 2013). Drejtoritė e shkollave duhet tė monitorojnė pajisjen e nxėnėsve me tekstet shkollore dhe tė informojnė DAR/ ZA-tė pėr ecurinė e procesit. Gjithashtu DAR/ZA-tė do njoftojnė zyrtarisht Komisionin e Miratimit tė Teksteve (KMT) nė MASH pėr ecurinė e procesit tė furnizimit tė nxėnėsve me tekste shkollore, si dhe problematikat e mundshme (mungesė tekstesh, shitje librash jashtė katalogut, shitje pa faturė etj.) Ndėrsa drejtoritė e shkollave duhet tė fillojnė punėn qė nė ditėt e para tė fillimit tė vitit shkollor pėr zbatimin e udhėzimit tė pėrbashkėt tė MASH-it dhe Ministrisė sė Financave Pėr procedurat e pėrdorimit tė fondeve tė Buxhetit tė Shtetit pėr botimin, shtypjen, shpėrndarjen dhe shitjen e teksteve tė arsimit parauniversitar dhe universitar. Shitja e librave nė shkollat e qyteteve do tė bėhet nė mjediset e shkollave. Nuk lejohet qė nė kėtė proces tė marrin pjesė mėsues dhe punonjės tė DAR/ZA-ve. Drejtori i shkollės dhe punonjėsit e DAR/ZA-ve tė monitorojnė procesin, duke siguruar njė ose dy klasa pėr shitjen e librave pėr njė periudhė trejavore thotė udhėzimi. Nė bibliotekat e shkollave duhet tė jenė tė gjitha alternativat e teksteve qė do tė shėrbejnė pėr pėrzgjedhje kėtė vit.
Pushimet
Pushimet pėr festat e fundvitit do tė fillojnė me 24 dhjetor dhe do tė pėrfundojnė me 6 janar tė vitit 2013. Ndėrsa periudha e dytė e pushimeve fillon do tė jetė 4 ditė, 24-27 janar. Nė fund tė muajit mars do tė jenė edhe pushimet e fundit pėr kėtė vit akademik. Pushimet do tė fillojnė 27 dhe do tė pėrfundojnė me 31.
Gjuhėt e huaja nė arsimin parauniversitar
Nė udhėzimin e vet MASH urdhėron DAR/ZA-tė tė raportojnė brenda datės 9 shtator 2012 realizimin e detyrimit pėr gjuhėt e huaja. DAR/ZA-tė nė varėsi tė kuadrit mėsimor duhet tė planifikojnė mėsimin e tri gjuhėve tė huaja, (angleze, frėnge dhe italiane) qė nė klasėn e tretė tė ciklit tė ulėt, duke respektuar funksionimin e shumėgjuhėsisė. Ato duhet tė bėjnė dhe raportojnė edhe sigurimin e mėsimit tė gjuhės sė huaj pėr nxėnėsit e klasės XI dhe XII, tė cilėt nuk kanė zhvilluar gjuhė tė huaj gjatė shkollimit tė tyre", - thuhet nė udhėzimin e MASH.
Vlerėsimi i nxėnėsit nė gjimnaz
Numri mė i vogėl i krediteve, qė duhet tė sigurojė njė nxėnės nė gjimnaz ėshtė 90 nga tė cilat: 73 kredite i pėrkasin kurrikulės bėrthamė, ndėrsa 17 kredite i pėrkasin kurrikulės me zgjedhje tė lirė dhe tė detyruar. Numri i krediteve tė kurrikulės me zgjedhje tė detyruar mund tė jetė 10-12, kurse numri i krediteve tė kurrikulės me zgjedhje tė lirė mund tė jetė 7-5. Kur njė gjimnaz (publik apo privat) zgjedh dhe mundėson tė zhvillojė mė shumė se 30 orė/javė, lėndėt pėr orėt shtesė (mbi 30 orė), pėrzgjidhen nga kurrikula me zgjedhje tė detyruar. Nė sesionin e dytė kanė tė drejtė tė japin provime vetėm nxėnėsit, tė cilėt kanė mbetur nė njė ose dy lėndė tė vlerėsueshme tė planit mėsimor tė vitit pėrkatės (kurrikul bėrthamė dhe me zgjedhje).
Kur nuk e kalon klasėn njė nxėnės?
Nxėnėsi nuk e kalon klasėn dhe ripėrsėrit atė, kur rezulton mbetės nė tri lėndė tė vlerėsueshme (bėrthamė ose zgjedhje), ose mbetet nė sesionin e dytė, nė tė paktėn njė lėndė bėrthamė/zgjedhje. Nxėnėsit qė mbeten nė klasė, nuk u njihen kreditet e fituara nė atė klasė, me pėrjashtim tė atyre tė fituara pėr shėrbimin komunitar dhe modulet profesionale, tė cilat dėshmohen me certifikatė.