Nikoleta Kovaēi
Drita dhe Dalipi kanė nisur lopėt nė kullotė, ndėrsa nė shtėpi na pret nusja e Besnikut, Safetja. Rikthimi nė shtėpinė e tyre pėr tė mėsuar hollėsi tė tjera, jo vetėm mbi natėn e vrasjes, por edhe mbi historinė disavjeēare tė miqėsisė me fisin Muēa, nuk i befasoi. Dalipin e lashė te tokat dhe unė erdha. E dija se nė shtėpi do vinin njerėz, se tashmė nuk na lėshohet dera njėherė. E dija se edhe Besniku nuk do kishte ardhur nga Tirana se ka shkuar tė shohė vajzėn te burgu, thotė Drita, ndėrsa ulet dhe menjėherė nis tė rrėfejė gjithēka di; mbi historinė disa vjeēare mes mbesės sė saj minorene dhe mikut tė shtėpisė, babait tė 5 fėmijėve, Fiqiri Muēės; mbi pėrgatitjet e vajzės pėr t'u vetėmbrojtur, por edhe mbi tė gjitha informacionet qė kanė qarkulluar pas aktit tė vrasjes sė kryer nga Nazimja mesnatėn e 12 gushtit, duke u gdhirė 13-a
Znj. Visha, ėshtė folur shumė pėr natėn e vrasjes. Si ndodhi vėrtet? Ishit zgjuar atė moment?
E di se ėshtė folur shumė dhe di gjithēka qė ėshtė thėnė. Do tė thuash se kanė thėnė se kanė marrė pjesė edhe gjyshja dhe xhaxhai nė vrasje?! Jo. Paēka se pėr atė vajzė do e kisha bėrė mė shumė dėshirė, unė se xhaxhai i vetė nuk i fliste me gojė gocės. Unė e goca ishim zgjuar, pasi po hanim syfyr. E di edhe policia, se gjeti nė tavolinė pjatėn e gjellės dhe bukėn, pėrgjysmė. Besniku kishte shkuar te shtėpia e nuses bashkė me nusen dhe ēunat. Ra dera. Ishte pasmesnate dhe im shoq kishte ikur tė flinte se lodhet gjithė ditėn me punėt. Mendova se erdhi Besniku; thashė ka lanė gruan te familja dhe ėshtė kthyer. Doli Nazimja te porta. Kur ja Fiqiriu. Dėgjova vajzėn t`i thoshte; mė prit dy minuta sa tė marr rrobat se i kam gati. I tha tė largohet nga porta kryesore tė zbriste mė poshtė dhe ai ashtu bėri. Vajza hyri brenda rrethimit. E dinte ku ishte arma e bėri gati dhe e mori. Isha nė krye tė shkallėve tė shtėpisė, por ne kemi edhe njė dalje tjetėr. Mori automatikun, dhe u nis poshtė shkallėve tė shtėpisė sė vėllait tė saj qė po ndėrtohet. Ajo qėlloi menjėherė. Zbrita shkallėt dhe dola nga porta kryesore. Pashė qė ai po ikte dhe Nazimja kaloi derėn e hekurit dhe po e ndiqte nėpėr terr. Nga krismat ka dalė menjėherė Behari, djali qė rri aty pėrtej. Ai iku nga livadhi dhe Nazimja qėllonte, ndėrsa unė dhe im bir e ndoqėm pas se kishim frikė pėr tė, se mos nga errėsira mund tė na e vriste vajzėn. Por jo, e vrau ajo, se e shkatėrroi dhe i nxiu jetėn.
Mė pas ē`ndodhi?
Vajza u kthye me automatik, po atė se pashė kund. Mendova se ka shpėtuar e do kthehej sėrish. Mbajti armėn nė duar dhe erdhėm te taksisti. Ai na pėrgjėrohej ta lejonim tė ikte, por smund ta linim dot, pasi se dinim se kush ishte. Nga e folura na u duk dibran, po ē`rėndėsi kishte. I thashė Dalipit tė telefononte policinė me celularin e tij, se i imi mė ra diku nė ferra e se gjeta. Mė pas erdhi policia dhe kreu veprimet. Znj. Visha, keni deklaruar edhe nė polici, se pėrdorimin e armės ia mėsuar ju Nazimes. E vėrtet? Po. Ėshtė e vėrtet. Pasi e gjetėm armėn te njė tunel, ishte e vjetėr dreqi, e mora dhe e pastrova pa ditur gjė njerėzit e tjerė tė shtėpisė. Mė pas mora vajzėn dhe e mėsova se si pėrdoret. Doje patjetėr tė vritej ai njeri? Hmmm!S`di tė tė them vėrtet, por di diēka; ai na kishte shkatėrruar nė gjithēka tonėn qė e kemi ngrit me kaq mundim. Na kishte dhunuar njė vajzė tė mitur dhe na e kishte rrėmbyer dhe mbajtur peng nė mal. Ishte mik shtėpie; shok i djalit, kishim njė nip tė pėrbashkėt; kishim ngrėnė bukėn e njėri-tjetrit. Mirė qė bėri ē`ka bėri, por edhe pas atij veprimi, qė veē njė burrė dhe njeri nuk i bėn, nisi t`i dėrgonte tė fejuarit tė vajzės sms. Ēfarė nuk i ka thėnė. Djali (Saimir Fjolla), edhe pas gjithė asaj ngjarjeje donte ta merrte vajzėn nė Itali. Pas telefonatės qė Saimiri bėri me vajzėn qė i tha se skemi mė punė bashkė, vajzėn e ruanin, se donte tė helmohej, tė hidhej nga taraca e shtėpisė dhe imagjino qė asnjeri i fisit tonė nuk e donte mė.
Po, kur deklaruat se e mėsuat ju vajzėn tė qėllonte mbi Fiqiriun, ē`tė tha policia?
(Qesh). Mė tha tė kalb nė burg. Ku e di ti se si pėrdoret arma? Po harronte ai se unė kisha bėrė zbor pėr vite e vite me radhė. I thashė policit; po ti s`ke pas lindur kur kam marrė unė mitraloz nė sup, mor djalė.
Znj. Visha, familja e Fiqiri Muēės kanė nxjerrė sms qė vajza juaj i ka dėrguar atij. Madje edhe foto?
E di. I kam marrė vesh. Jo. S`ka ndodhur. Unė s`di ēka bėrė ai me telefonat, por di se vajza jonė nuk ka pas kurrė telefon. Fotot me tė i ka bėrė nė kohėn kur e ka mbajtur nė mal. Kemi kėtu bluzėn dhe pantallonat me tė cilat ka qenė veshur kur ėshtė rrėmbyer dhe me tė cilat vajza ka dalė nė fotot e tij.
Taksisti i ka thėnė policisė se Fiqiriu natėn e vrasjes, ka folur me Nazimen pėr 4 orė me radhė. Ju thoni s`ka patur telefon. Me ēfarė kanė komunikuar?
Asnjėherė. Taksisti gėnjen. Asnjė lloj telefonate. Ajo edhe kur fliste me tė atin apo me Saimirin fliste me celularėt tanė. Prokuroria tė zbardhė tabulatet. Njėherė ka patur celular dhe, edhe atė ia ka blerė Saimiri, ai ia ka prishur dhe s`ka patur mė telefon. Mesazhet dhe fotot janė pjellė e ligė e atij njeriu, ndėrsa taksisti nuk mund tė gėnjejė edhe pse ėshtė prej Dibre.
Ēfarė iu ka treguar vajza pėr ditėnetėt e rrėmbimit, pasi mė thatė se flinit bashkė nė njė dhomė?
E ka marrė pėr flokėsh dhe e ka futur nė makinė nė oborrin e vet, e ka kaluar nė male. Atje kanė jetuar vetėm me ēokollata dhe me biskota. Kur ai largohej vajzėn e linte tė lidhur derisa u detyrua tė dilte. Ka telefonuar ditėn e nisjes pėr nė Burrel, Hasan Hidrin, punonjės policie dhe njeri i afėrt me gruan e tij. Janė takuar nė Shkopet nė njė lokal. Vajza mė tha: ata pinin kafe e alkool e unė haja pilaf si e babėzitur, se po vdisja pėr bukė. Aty janė hartuar edhe planet e shpėtimit nga hetimi i policisė.
Po pasi erdhi Nazimja nė shtėpinė tuaj, patėt ndonjė shqetėsim?
Jo, fizikisht nuk kishim asnjė kontakt mė me atė njeri. Por, pasi ka ndodhur vrasja, kanė ardhur disa banorė tė fshatit qė thonė se e njėjta makinė qė solli Fiqiriun atė natė nė shtėpinė tonė, ėshtė parė edhe dy net tė tjera orėve tė mesnatės nė lagje. Ka dėshmitarė tė gjallė qė e dėshmojnė kėtė fakt, pasi kėtu njihen makinat qė qėndrojnė kur janė tė huaja.