“Tė parėt nė Evropė pėr emigrim, shteti pa program”
Publikuar më 21.08.2012 | 15:42

Ish-kryeministri dhe deputeti i Partisė Socialiste, Pandeli Majko, nė njė shkrim me titull “Emigracioni... nderi dhe turpi”, analizon problemet qė hasin sot emigrantėt shqiptar dhe indiferentizmin e shtetit shqiptar ndaj tyre.

Majko shprehet: “Sot, vendi ynė pėr frymė popullsie, zė vendin e parė nė Europė pėr emigracionin. Rreth 20-25% e popullatės sė vendit tonė ėshtė larguar nė emigrim. Sipas tė dhėnave “statistikore” (ende tė paqarta), pėrllogaritet qė popullsia shqiptare (nė Shqipėri) tė jetė pakėsuar me 7.7 pėr qind nė njė dekadė. Shifrat janė kontradiktore dhe konfuzioni i tyre ėshtė veē pjesa e dukshme e ajsbergut tė “ēėshtjes” sė emigrimit nė shoqėrinė shqiptare. Sipas statistikave tė Bashkimit Europian, shqiptarėt janė tė parėt pėr frymė popullsie nė nivelin e emigrimit. Pas tyre vinė turqit dhe tė tjerėt...”

Nė Itali, - thotė ai - numri i emigrantėve shqiptare ėshtė mbi 500 mijė, sipas tė dhėnave zyrtare tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė kėtij shteti.

Gjatė viteve numri i shqiptarėve ka shėnuar rritje tė vazhdueshme. Ai, sipas statistikės italiane arriti nė janar 2011 kuotėn 482.627 emigrantėsh tė rregullt nė territorin italian i cili pėrbėnte 10,6% tė totalit tė emigrantėve nė shtetin italian. Nė Greqi saktėsia statistika e emigracionit shqiptar ėshtė e paqartė. Nė kėtė vend numri i emigrantėve shqiptarė ėshtė mė i lartė se nė ēdo vend tjetėr, pėrfshi edhe Italinė.

Por Majko thekon se askush nuk mund tė japė njė pėrgjigje se sa ėshtė numri i shqiptarėve tė cilėt kanė lėnė vendin e tyre drejt emigrimit.

Deputeti socialiste nėnvizon “qindra e mijėra emigrantė vazhdojnė tė kenė probleme me lejet e qėndrimit, bashkimin familjar, sigurimet shoqėrore, shkollat shqipe, keqtrajtimet, standardin e jetesės apo nivelin e integrimit nė shoqėritė e shteteve ku kanė emigruar. Kėto dhe tė tjera pėrbėjnė shqetėsimin mė tė madh nė marrėdhėnien e munguar qė shteti i Shqipėrisė ofron pėr emigracionin e vet “jetim”.”

Sipas tij njohja e sigurimeve shoqėrore, ėshtė nga problemet mė tė mėdha qė shqetėsojnė emigracionin tonė dhe kjo thotė Majko kėrkon realizimin e marrėveshjeve shtetėrore. 

“Fenomeni i mohimit tė njohjes sė viteve tė punės tė emigrantėve shqiptarė aktualisht pėrbėn sot njė korrupsion tė llojit tė veēantė. Ky problem social sa vjen dhe do tė bėhet ēėshtje e ditės. Pritshmėria e emigrantėve shqiptarė pėr njohjen e viteve tė punės, nė kushtet e krizės ekonomike europiane kanė pėrballė heshtjen dhe mosprofesionalizmin e institucioneve shqiptare”, thotė Majko. “Pėr faj tė politikės reciproke, vetėm nė Greqi, mbi 300 mijė emigrantė rrezikojnė tė humbasin pensionet e tyre. Shteti i Greqisė pak kohė mė parė bėri marrėveshje reciproke me Australinė pėr kėtė ēėshtje pėr emigrantėt e vet. Qeveria shqiptare, deri tani, nuk ėshtė kujtuar pėr tė biseduar pėr kėtė ēėshtje e cila do tė sjellė pėr emigrantėt e sotėm pasoja tė parikuperueshme”.

Ish-kryeministrin nėnvizon se “shteti shqiptar nuk ka njė axhendė pėr emigracionin e vet. Ky ėshtė realiteti i dhimbshėm, tė cilin pėr ta ndryshuar duhet mė sė pari ta pohosh” dhe nė fund shton “duket sikur mitingu idiot nė sheshin “Skėnderbej”, pėr “dėnimin” e atyre qė emigruan nga hyrja nė ambasadat perėndimore nė 2 korrikun e 1990-ės nuk ka mbaruar akoma. Sigurisht!”

Kėtė peizazh thotė ai mund ta ndryshojė e drejta e votės pėr emigrantė. “Votat e emigrantėve do tė jenė njė thuajse “revolucion” pėr mentalitetin politik shqiptar. Vota e emigrantėve, pa asnjė metaforė optimiste, do tė ishte “hapja” e dytė e Shqipėrisė pas viteve 90-tė”.


Videot e fundit
13 Komente
Mark.uk
Nga lindja na kan ardhur te gjitha te kqijat.Nje here turku qe na la mbrapa.Pa shkollan,ndrroj fene me force si dhe mijra te tjera qe dihen.Komunizmi nga lindja,vertet shkolla hapi,po beri mijra te kqija qe i kemi te freskta.Mos shkoni mbrapa politikanve qe me goj jan per europe me zemer ne lindje.
Mark.uk
O gjinoja i PS pse flisni sikur vini nga ndonje planet tjeter e jo nga PPSH.E muaret pushtetit neper mes luftes civile ne vitin 1944 dhe vute ne funsinim teriskat kush i mban mend dhe e mbyllet me talona.Konfiksuat pasaniket ju muaret pronat.Pushkatuat me e pa gjygje me mijra shqiptare.Burgoset internuat me mijra.Me parimin ca ti pushkatojm ca ti burgosim,ca ti internojm,te tjert rrine vete.Ne fshatra 30 lek jepte per dite pune,ku dihej se popullsia fshatare ishte 70%.Prandoj po ju pyes shoku Majko si te mos jemi ne vend te pare per emigrim,ku per 50 vjet partia nga ju dualet na ndaluat,na izoluat si as nje popull tjeter ne Europe.
Flutura
Alda, edhe mua ajo pyetje qe thua ti me shkoi menjehere nepermend sapo lexova vetem titullin e shkrimit: Po vete cfare bere per kete" program" kur ishe numri nje i shtetit?!Demagogji dhe asgje tjeter.
mergimtari
Zoti Majko, per mendimin tim jeni nder te vetmit politikan qe ruaj respekt per punen e emrin tuaj dhe besoj nuk jam i vete.Kam shume kohe ne emigracion, bile zot ndjehem me emigrant ne vendin tim, por kur vijme atje jo vetem qe ndjehemi emigrante ne te vertete, por na vjen shume shume keq per ate gjendje qe eshte atje. Do ti lutesha klases politike te ndryshoje dhe te punoje per ate vend te pakten, atje pashe qe me shume eshte shkaterruar se ndertuar dhe shkaterrimi me i madh ishte tek njeriu te cilit kishin humbur shume veti e cilesi njerzore, administrata publike eshte ne nivelin me te ulet,korrupsioni e rrushfeti ne cdo zyre deri edhe ne spitale,rinia akoma mbante mendjen tek emigrimi.Ju krenoheni me ato rruge, por anje rruge qofte edhe ajo e kombit nuk krahasohen me rruget e Europes, qytetet ishin deformuar, fusha toke buke ishte zene me ndertime pa plan e infrastrukture, vija bregdetare ishte shkaterruar me mbindertime e mbipopullim.Ne emigrantet kerkojme nga shteti shqiptar ne radhe te pare te permirsoje jeten dhe pamjen e vendit, aty ku punohet te behet nje projekt sipas kerkesave te kohes dhe te zbatohet, te punohet per nje mentalitet te ri ne Shqiperi, stop vjedhjes e korrupsionit, ne emigrantet ne nje forme apo nje tjeter vetem do ta ndihmojme Shqiperine, ju zbatoni ligjet dhe behuni qytetar.Faleminderit zoti Majko!
alda
Perse o Ish-Kryeminister nuk bere statistika kur ishe ne krye te kabinetit?! A thua valle do te shkruash ndonje dite nje artikull sa per te kaluar rradhen si ky i mesipermi, per popullsine qe jeton brenda kufijve te Shqiperise?
SH.K
E NDERUARA REDAKSI,kam vene re qe kohet e fundit disa nga 'komentet' e mija modeste por shprehje e asaj qe mendoj nuk botohe.DERI KETU NUK KA ASGJE TE KEQE PER MUA E KEQJA QENDRON TEK JU SEPSE NE TO KA PATUR KRITIKE PA DOREZA PER EKSPONENTE TE SE 'MAJTES' SHQIPETARE NGA NJE PERSON QE NDIHET EKEMBE E KOKE I MAJTE POR NE ASNJEMENYRE 'PANDELI'.NUK NDIHMOHET E MAJTA DUKE PERKEDHELUR 'ILIRJANET' E PARTISE SOCIALISTE KUR KANE QEVERRISUR QE JANE PO AQE PERGJEGJES PER SHKATERRIMIN E VENDIT E DUHET JO VETEM TE MOS MEREN ME POLITIKE SE E DEMTOJNE TE MAJTEN POR TE PERBALLEN PARA LIGJIT PER AQE SA U TAKON SI EDHE SALIU.NGA LIDERSHIPI I 'MAJTE' TE 'DREJTEN' MORALE E KA VETEM EDI RAMA E PSE JO E TEK TUK NDONJE BRAĒE POR JO LEKSIONE NGA NJE ISH KRYEMINISTER QE ESHTE PJESE E KRIMIT.Me respekt Sh.K
Pa Emër
Po tani kujtohen keta per emigranted, ku jane ato ambasada qe duhet ti ndihmojne emigranted? apo kur vete ne ambasadad e shtetit shqiptar te dridhet mishi se punonjesit jane si kafsh, dhe jo te respektojne. Po fajin nuk e kane keta qe jane ne pushtet e kane emigrantet qe nuk u thone atyre te shpise ne shqiperi mos te votojne per asnje nga keta.
Nuk ja vlen me shkruar me per keta se behesh me dhimbje koke.
GJIROKASTRITI
Mire o qesharaku Majko ,po na shkruan,qe ne emigrantet te na
bhet qejfi.Finalia qe na ka mesuar ne me ju qesharakt qe qeshni naten e diten pa mbarim dhe kur shkoni per te varosur
ndo nje te zi qe ndron jeten,ju buzqesh buza si gaztor.Lerni
emigrantet aty ku jane por shikoni me mire lojen qe beni ne
xhdo 8 vjet per te mashtruar e vjedhur.

Qesh e shkruaj o qesharak
si idioti pa kuptim
mendje ke sa per nje hap
me dy sy por pa shikim. Pershendetje nga gjirokastriti si

emigrante ne USA
malesori
TE PERSHENDESIM QE ME NE FUND JU PO TREGONI TE PAKTEN NJE HERE NJE INTERESIM PER EMIGRANTET.KEMI SHKRUAJTUR ME QINDRA HERE PER NDIHMEN QE NE JAPIM PER VENDIN TONE ,NDERSA NGA QEVERIA SHQIPTARE PA DALLIM NGJYRE VETEM HESHTJE , MOS VALLE VETEM NE PASKEMI DETYRIME NDAJ VENDIT .TE TJERA SHTETE NE BAZE TE KONVENTAVE NDERKOMBETARE KANE NENSHKRUAJTUR MARREVESHJE DYPALESHE ME QEVERINE ITALIANE KU NJIHET E DREJTA PER TE PERFITUAR PENSIONIN NGA % QE NE PAGUAJME TAKSEN KETU EDHE NE VENDIN TONE.JU KENI MUNDESI TA VERIFIKONI DHE TE SHKRUANI OSE TE KOMENTONI AKOMA NESE JENI VERTETE I PREOKUPUAR PER KETE PROBLEM.SE ESHTE NDONJE ARESYE TJETER NE KETE MOMENT (KUPTOHET)HUMBISNI PIKE JU DHE TE TJERET QE JANE PAS JUSH (TE MAJTE APO TE DJATHTE)EMIGRANTET DO TE POZICIONOHEN EDHE ME FORCAT E TYRE NE KETE DREJTIM.FALEMINDERIT
Qyfliu
Pasojat i nderuari Majko,nuk do ti kene vetem emigrantet.Pasojat do ti kete Shqiperia qe u mbajt ne kembe e u zhvillua me krahet e emigranteve keto vite te kalvarit te quajtur trnsicion.Te shikojme tani qeverine shqiptare se si kane per ti fluturuar leckat nga mungesa e parave qe investoheshin prej emigranteve.Kriza e vertete akoma nuk ka filluar,megjthse ne nje vend qe ka varferi nocioni i krizes eshte i tepert.Ketu ka te drejte doktorrri.Sa per ndihmen e shtetit emigrantet e dine mire se ēfare shteti kane dhe ēfare nepunesish gjenden pas sporteleve te tij.Nuk e duan ndihmen e shtetit,vetem mos i vete mendja Sales dhe nxjer pashaporta blu per te mbushur arken bosh.
Qyfliu
Pasojat i nderuari Majko,nuk do ti kene vetem emigrantet.Pasojat do ti kete Shqiperia qe u mbajt ne kembe e u zhvillua me krahet e emigranteve keto vite te kalvarit te quajtur trnsicion.Te shikojme tani qeverine shqiptare se si kane per ti fluturuar leckat nga mungesa e parave qe investoheshin prej emigranteve.Kriza e vertete akoma nuk ka filluar,megjthse ne nje vend qe ka varferi nocioni i krizes eshte i tepert.Ketu ka te drejte doktorrri.Sa per ndihmen e shtetit emigrantet e dine mire se ēfare shteti kane dhe ēfare nepunesish gjenden pas sporteleve te tij.Nuk e duan ndihmen e shtetit,vetem mos i vete mendja Sales dhe nxjer pashaporta blu per te mbushur arken bosh.
Flamur
nuk ka menduar asnje lloj qeverie per emigrantin dhe as qe e kane ndermend se do mbushin xhepat e tyre
beni
Ne rast se nga emigracioni,fillim i te ciles ishin ata te 2 korrikut 1990 e deri me sot jan larguar mese 1.500.000 mije qytetare,atehere i bie qe cdo qytetar shqiptar,te kish 2 vende pune per secilin,ne rast se kemi parasysh numerimin e popullsise ne 1990 qe ish 3.100.000! Kam pershtypjen se gjate 22 vjetve mbase nuk kam nje shifer te sakte,por mendohet te ken hyre nje sasi e madhe devizash,ku propocioni mes popullsise duhet te kish haritur nje standart deri diku me vendet e dyta europiane! Faktikisht e realisht nuk ka ndodhur kjo,ku fajsohen kreu i politikes!Shum shtete hasin veshtirsi per shitjen e produkteve nga konkurenca e madhe per te fituar deviza! Kurse per ju ishte problem i zgjidhur industri e emigracioni,ku nuk hasni veshtiresi per produktet konkuruse ne tregjet nderkombetare,per te fituar devizat! Shoh qe popullsia qendron ne shifra te larta,duke krahasuar me nje numer te madh te popullates te emigruar tashme! Mos valle e ka fain kultura qe solli demokracia,qe Tiranen,Durrsin e shum qytete te tjere ta mbushim me kolone te ardhur nga Kosova,te fusim Islamizmin qe ndoshta i perngjan komunizmit,per tu shtuar ne nje mase te tille, qe kurre nuk ka per te heshtur histori e emigraciont per shqiptaret!

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
9 + 4 =
E njihni kėtė grua? Po tė tjerėt pas saj? Bėni krahasimet!
Nė foto ėshtė kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, e veshur me veshjen karakteristike tė kohės. Vitet kanė kaluar, por pėr Jozefinėn duket se kanė ecur mbrapsht, po tė marrim parasysh pamjen e saj tė tanishme. Me xhup lėkurė, me kėmishė mbėrthyer deri nė fyt, me shikim aspak tė ėmbėl dhe me f
38-vjeēarja mbetet shtatzėnė me tė vdekurin
Njė grua 38-vjeēare, e cila punonte nė njė morg, ėshtė arrestuar dhe i ėshtė caktuar njė gjobė me vlerė prej 250 mijė dollarė, pasi ka mbetur shtatzėnė me njė tė vdekur. Ngjarja ka ndodhur nė morgun “Mourning Glory”, Leksington, Misuri, tė SHBA-ve. Mėsohet se Felisiti Marmadjuki i dhunonte kufomat
Miranda Kerr i tregon tė gjitha
Modelja Miranda Kerr gjatė punės ndonjėherė harron se duhet tė “fshehė” diēka. Bukuroshja 30-vjeēare e “Victoria Secrets”, i ka treguar tė gjitha gjatė pozimit pėr linjėn e saj tė make-up-it Kora. Kerr, e cila ėshtė e martuar me Orlando Bloom, ėshtė fotografuar kėshtu nė Miami Beach, Florida. Kj