NJU JORK - Nė raportin e gjerė tė sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, qė ėshtė publikuar nė ueb-faqen nė internet tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, theksohet se gjatė periudhės 16 prill - 15 korrik 2012, pėrgatitjet dhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale dhe procesi i formimit tė qeverisė nė Serbi ka ēuar nė njė zbrazėti tė vazhdueshme nė dialogun e lehtėsuar nga Bashkimi Evropian ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, ndėrsa dallimet nė interpretimin e marrėveshjeve tė arritura mė parė kanė krijuar tensione nė rritje nė terren.
Megjithėse qeveria e Serbisė ėshtė pėrmbajtur nė mbajtjen e zgjedhjeve tė saj lokale nė Kosovė, komunat Zveēan dhe Zubin Potok kanė vazhduar, pavarėsisht vėrejtjeve formale nga Beogradi, Prishtina dhe pjesa mė e madhe e bashkėsisė ndėrkombėtare, me mbajtjen e zgjedhjeve tė tyre tė palejueshme nė 6 maj.
Nė raport thuhet se veriu i Kosovės tashmė ėshtė i dominuar nga Partia Demokratike e Serbisė dhe Partia Progresive.
Gjatė kėsaj periudhe, autoritetet e Kosovės kanė vazhduar me pėrgatitjet, qė ata i kanė pėrshkruar si pėrfundim i mbikėqyrjes sė pavarėsisė.
Rrjedhimisht, kjo nėnkupton mbylljen e Zyrės Ndėrkombėtare Civile, e krijuar pėr tė mbikėqyrur implementimin e parimeve tė Propozimit pėr Marrėveshjen Gjithėpėrfshirėse, tė cilėn autoritetet e Kosovės e kanė mbėshtetur.
Ato, po ashtu, kanė vazhduar me pėrgatitjet pėr miratimin e pakos sė reformave juridike, qė duket se nuk e prekin nivelin e mbrojtjes institucionale pėr komunitetet nė Kosovė, me pėrjashtim tė heqjes sė propozimit sė njė neni nė Kushtetutė, qė u referohet refugjatėve dhe personave tė zhvendosur.
Kėto reforma pritet ta heqin autoritetin ekzekutiv tė organizatave ndėrkombėtare nė Kosovė.
Mė 2 korrik, Grupi Ndėrkombėtar Drejtues, i pėrbėrė nga 25 vende qė e kanė njohur Kosovėn, kanė konkluduar se mandati i Zyrės Ndėrkombėtare Civile do tė pėrfundojė mė vonė nė vitin 2012, shkruhet nė raportin e sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki-mun, i cili do tė paraqitet nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn.
Nė raport vlerėsohet se situata e sigurisė nė Kosovėn Veriore mbetet e ndjeshme. Tensionet shpėrthyen kur KFOR-i ishte pėrpjekur tė largonte bllokadėn e rrugės nė komunėn e Zveēanit.
Protestuesit lokalė dhunshėm u konfrontuan me KFOR-in, i cili u pėrgjigj me forcė. Rrjedhimisht, dy ushtarė tė KFOR-it dhe pesė serbė tė Kosovės morėn plagė nga tė shtėnat.
Mė 4 korrik, vazhdon raporti, Komiteti i Krizės i strukturės komunale nė Mitrovicėn Veriore, i sponsorizuar nga Beogradi, protestoi kundėr aksionit tė KFOR-it dhe shpalli se anėtarėt e EULEX-it nuk do tė lejohen tė lėvizin lirisht nėpėr Mitrovicėn Veriore.
Gjatė javėve nė vazhdim, tensionet nė mėnyrė graduale u zvogėluan dhe EULEX-i ishte nė gjendje tė rimerrte qasjen nė kėtė hapėsirė dhe tė kryejė aktivitetet e veta normale.
Nė kapitullin Vėzhgimit, sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, pos tė tjerash, shkruan se sheh me kėnaqėsi rezultatet konkrete qė kanė dalė nga marrėveshjet e arritura nė dialogun ndėrmjet Prishtinės e Beogradit deri tani. Megjithatė, jam i shqetėsuar me vėshtirėsitė nė tė cilat ka hasur implementimi i disave prej tyre, thekson Ban Ki-mun.
Rrjedhimisht, ai i fton palėt tė demonstrojnė qėndrim konstruktiv nė kapėrcimin e problemeve tė tilla dhe u bėn thirrje ndėrmjetėsuesve qė ti kushtojnė kujdes mė tė madh dhe burime detajizimit tė ēėshtjeve tė implementimit.
Ban Ki-muni, nė fund tė raportit tė tij tė gjatė, i falėnderon partnerėt e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, KFOR-in, NATO-n, Bashkimin Evropian, OSBE-nė dhe agjencitė e OKB-sė pėr mbėshtetjen e tyre dhe pėr bashkėpunimin me misionin e OKB-s nė Kosovė, UNMIK.
Europa e lirė/MA