TIRANĖ - Avokati i Popullit, Igli Totozani, i ka dėrguar sot njė rekomandim zyrtar kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit tė Brendshėm, Flamur Noka pėr marrjen e masave mbi regjistrimin e pjesėtarėve tė minoritetit rom nė regjistrat e gjendjes civile nė njėsitė vendore ku ata kanė vendbanimin aktual.
Pasi bėn njė parantezė tė situatės sė vėshtirė tė kėtij minoriteti, rekomandimi i Totozanit propozon disa ndryshime nė ligje si; ai Pėr Gjendjen Civile, nė mėnyrė qė brenda njė afati tė kufizuar kohor, tė paktėn 1-vjeēar, ata tė lehtėsohen nga afatet e parashikuara nė ligj, si dhe tiu njihet mundėsia e regjistrimit apo ndryshimit tė vendbanimit edhe nėse nuk plotėsojnė dokumentacionin e parashikuar pėr kėtė qėllim nė gjendjen civile ku janė vendosur aktualisht. "Afati i propozuar prej institucionit tė Avokatit tė Popullit mund tė vlerėsohet nga institucioni juaj mbi mundėsinė e zbatimit tė tij nė praktikė me qėllim integrimin nė shoqėri tė minoritetit rom."
Konkretisht, afati i regjistrimit, me ligj 30 ditė pas ardhjes nė njė vendbanim tė caktuar. Familjet qė deklarohen se i pėrkasin minoritetit rom, tė cilat do tė regjistrojnė ndryshimin e vendbanimit, nė banesa qė nuk kanė statusin e vendbanimit, pėrjashtohen nga afati i pėrcaktuar nė kėtė pikė, deri nė 31.12.2013., thuhet nė propozim.
Ndėrsa pėr sa i pėrket dokumentacionit, shprehimisht nė shkresė thuhet: Pėr familjet, tė cilat deklarohen se i pėrkasin minoritetit rom, zyra e gjendjes civile nė territorin e tė cilės janė vendosur regjistron deklarimin e vendbanimit tė tyre, edhe nėse nuk paraqesin dokumentacionin e pėrcaktuar nė kėtė pikė, tė kėtij neni.
Gjithashtu ndryshime propozohen edhe nė nene tė caktuara mbi banesat qė nuk kanė statusin e vendbanimit, janė banesa tė ndėrtuara si konstruksione tė pėrkohshme dhe jo tė qėndrueshme, pėrfshirė edhe ato nė tė cilat banon minoriteti rom.
M.Alla