Zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, thotė se ideja e tij pėr njė traktat paqeje mes Kosovės dhe Serbisė mund tė duket e paarritshme pėr momentin, por ai shton se, ata qė kanė bėrė luftėn kanė njė detyrim pėr paqen nė vend dhe harmoni me fqinjėt.
Kuēi, njėkohėsisht edhe ministėr i Drejtėsisė ndodhet nė Lowa, nė kuadėr tė njė programi partneriteti mes kėtij shteti dhe Kosovės.
Zėvendėskryeministri tha pėr Zėrin e Amerikės, se traktati ėshtė mė shumė si objektiv nė fund tė njė procesi tė marrėdhėnieve mes Kosovės dhe Serbisė, sesa si njė qėllim i afėrt. Ai thekson se pavarėsisht se mund tė duhet njė muaj, njė viti, apo disa vjet pėr ta arritur kėtė, kjo do tė jetė njė zgjidhje e pėrhershme.
Pėr Kuēin njė element thelbėsor pėr sukses do tė ėshtė presioni pozitiv nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Unioni Evropian. Ideja e tij ėshtė qė pėr ēdo lloj dialogu mes dy vendeve, Kosova tė parashtrojė njė propozim pėr traktat paqeje, por nė fillim duhet njė garanci nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimi Evropian.
Zėvendėskryeministri Kuēi nuk iu pėrgjigj drejtpėrdrejt kėrkesės sė serbėve tė Kosovės qė tė pėrfaqėsohen nė bisedime si palė, por tha se ēelėsi i zgjidhjes sė problemeve tė tyre ėshtė nė Beograd.