Ilir Sinanaj - Nė Shqipėri deri nė vitin 1929 (ky ėshtė viti kur u vendos Kodi i parė Civil) martesat lidheshin sipas normave tė sė drejtės zakonore. Kėto norma nė krahina dhe zona tė viseve tė ndryshme shqiptare nuk zbatoheshin njėsoj. Nė zonat malore ato ishin mė tė forta, ndėrsa nė zonat e ulėta dhe nė qytete erdhėn duke u dobėsuar mjaft, duke u zėvendėsuar me norma tė reja, qė i pėrgjigjeshin zhvillimit ekonomik e shoqėror tė tyre. Por deri nė vitet 40 martesa nė Shqipėri ruajti nė pėrgjithėsi, karakterin e lidhjeve tė vjetra tė saj: njė marrėveshje midis dy familjesh ose midis prindėrish, pa pyetur ata qė do tė martoheshin.
Zėnia nė adoleshencė
Nė tė kaluarėn, pėr fejesėn e dy tė rinjve pėrdoreshin fjalėt : zėnie, mblesė, mbulesė, vlesė. Vajza quhej e zėnė (e nxanė, e zanė), e vluar, e mbuluar, ndėrsa djali i zėnė (i nxanė, i zanė) i vluar, i mbuluar. Por, termi mė i pėrdorur ishte i zėnė dhe e zėnė. Nė vendin tonė, nė pėrgjithėsi, mosha pėr zėnien e dy tė rinjve ka qenė : pėr vajzat, 12-14 vjeē dhe pėr djem, 16-18 vjeē. Kjo nuk do tė thoshte qė prindėrit tė mos kujdeseshin pėr zėnien e tyre edhe pėrpara kėsaj moshe. Kėtė tė drejtė ua jepnin prindėrve zakonet patriarkalo-feudale, sipas tė cilave, babait i njihej e drejta e pakufizuar mbi fėmijėt, pra, edhe e drejta pėr «zėnien» e tyre nė ēdo moshė e, ngandonjėherė, edhe para lindjes. Zėnia e fėmijėve qė nė vogėli, qė nė djep dhe, nė ndonjė rast qė pa lindur, praktikohej nė shtresat e pasura. Por, nėn ndikimin e tyre, u shtri edhe nė shtresat e tjera tė popullsisė, megjithėse ajo praktikohej rrallė. Ndodhte shpesh qė tė fejuarit tė mos dinė se i janė premtuar njeri-tjetrit. Njė rregull i tillė ėshtė e drejta dhe e fshe- hta e prindėrve tė tyre, tė cilėt ua bėjnė tė njohur kur dėshirojnė ata vetė. Kur mbaron kjo kohė, vajzat zakonisht janė 12 vjeē dhe djemtė 16 18 vjeē.
Kujtimet e Durham-it
Duke folur pėr bajraqet e Pultit (Shalėn, Shoshin, Krinin dhe Toplanėn, si dhe pėr Rrėzėn e Tepelenės), fejesat e bebeve qenė thuajse krejt tė zakonshme - nėnvizon Durham. Nė shtresat e mesme dhe tė varfėra tė popullsisė zėnia nė djep ose pa lindur fėmijėt bėhej me qėllim qė tė forcohej miqėsia ndėrmjet dy shtėpive. Marrėveshja bėhej drejtpėrdrejt, me marrėveshjen e dy tė zotėve tė shtėpisė ose tė dy prindėrve tė fėmijėve. Kur dy gra nga shtėpia e tyre ishin me barrė, ata shfaqnin dėshirėn qė, po qe se lindnin njėra djalė e tjetra vajzė, tė porsalindurit do tė quheshin tė zėnė ndėrmjet tyre. Nė ndonjė krahinė bėhej edhe ndonjė ceremoni e vogėl dhe, kur lindnin fėmijėt me seks tė kundėrt, lajmėrohej me tė shtėna pushke se tė dy familjet u lidhėn me miqėsi. Pėr ligjėsimin e kėsaj shkėmbehej edhe buka, domethėnė, organizoheshin gosti nė tė dy familjet.
Vajza e zėnė nė jug
Qė vajza tė quhej e zėnė, duhej pa tjetėr njė ceremoni e rastit, e cila zhvillohej nė shtėpinė e vajzės ose nė shtėpinė e njė tė treti (tė afėrm ose miku tė shtėpisė sė vajzės). Kjo vizitė nė Korēė quhej «tė shkelat». Zakonisht, tė dy palėt rreth 6 ose 8 vetė (nga 3-4 pėr secilėn palė), pasi mbaronin qerasjen, shkėmbenin nishanet ose dorėzonin shėnjėn («shejin», - thuhej nė Veri). Nė pėrgjithėsi, shenjėn qė ia lėshonin nė dorė tė atit tė vajzės e dorėzonte njė i afėrt i djalit, nganjėherė edhe i zoti i shtėpisė ose shkuesi. Sė bashku me shenjėn dorėzoheshin edhe tė hollat.
Vajza e zėnė nė veri
Kanuni i Lekė Dukagjinit e pėrcaktonte shenjėn tė pėrbėrė prej «nji unazė tė remėt a t'argjanėt (tash vonė). Unaza e dhetė grosh janė me kanun». Nė Kosovė vinin nė tryezė unazėn, dhe njė koronė argjėndi, qė ishte shenja se u dha fjala. Kjo tregonte qė vajza ishte lidhur e nuk mund tė jepej gjetiu. Edhe nė jug tė Shqipėrisė jepej njė shenjė e tillė. «Nishani zakonisht ėshtė njė pare e vjetėr floriri ose sermi, e cila nuk qarkullon nė treg». Nė shumė krahina tė Shqipėrisė, veēanėrisht nė veri, sė bashku me unazėn jepej edhe njė shami. Shamia ėshtė shenjė rituale qė tregonte se vajza ishte e «mbuluar» apo e «zėnė». Nė zonat malore dhėnia e shenjės ishte njė farė kapari, qė pala e djalit i jepte asaj tė vajzės. Mbas shenjės askush tjetėr s'kishte tė drejtė tė vinte dorė mbi atė vajzė, ndryshe do tė binte nė gjak.
Cilėt janė personalitetet qė u martuan brenda fisit
Nė disa vende, martesa mes kushėrinjve tė parė ėshtė e ligjshme, nė disa tė tjera jo. Pėrgjatė historisė, shumė njerėz tė famshėm janė martuar me kushėrinjtė tyre, pėr arsye nga mė tė ndryshmet. Nė kohėt e hershme, martesa mes kushėrinjve ishte mė se e zakonshme. Duke qenė se njerėzit nuk lėviznin shumė nga vendi, ku lindnin, personat qė kishin nė dispozicion pėr tu martuar ishin zakonisht kushėrinj. Martesa mes kushėrinjve gjithashtu do tė thoshte dhe mbajtjen e pronės dhe tokės brenda familjes. Po kush kanė qenė disa prej njerėzve tė famshėm qė janė martuar me kushėrinj. Njė prej tyre ka qenė Albert Einstein. Albert Einstein u martua me kushėrirėn e tij tė dytė, Elsa, nė vitin 1919. Ai u martua thuajse menjėherė pas divorcit me gruan e tij tė parė, Mileva. Elsa vdiq nė vitin 1936 pėr shkak tė problemeve me shėndetin. Gjeniu i matematikės nuk u martua mė pas vdekjes sė kushėrirės dhe bashkėshortes sė tij, por njihet pėr historitė e tij me shumė femra. Mė poshtė listohen personalitetet mė tė famshėm qė praktikuan martesėn brenda fisit.
Edgar Allan Poe
Nė moshėn 20-vjeēare shkrimtari i njohur, Edgar Allen Poe shkoi tė jetonte me tezen, burrin e saj dhe kushėrirėn, pasi babai e braktisi, ndėrsa e ėma i kishte vdekur. Ishte pikėrisht nė Baltimore, ku ai takoi pėr kushėrirėn e tij Virginia, me tė cilėn ra nė dashuri dhe u martua, kur ajo ishte vetėm 13 vjeēe. Ajo vdiq 18 vite mė vonė, nė vitin 1848 dhe Poe vdiq dy vjet pas saj.
Albert Ajnshtajn
Albert Ajnshtajn u martua me kushėrirėn e tij tė dytė, Elsa, nė vitin 1919. Ai u martua thuajse menjėherė pas divorcit me gruan e tij tė parė, Mileva. Elsa vdiq nė vitin 1936 pėr shkak tė problemeve me shėndetin. Gjeniu i matematikės nuk u martua mė pas vdekjes sė kushėrirės dhe bashkėshortes sė tij, por njihet pėr historitė e tij me shumė femra.
H.G. Uells
H.G. Uells ėshtė shkrimtari britanik, i cili ėshtė i famshėm pėr librat fantastiko-shkencorė Makina e kohės, Ishulli i doktor Moreau, Njeriu i padukshėm, Lufta e botėve etj. Ai u martua me kushėrirėn e tij tė parė, Isabel Mary Uells 1894, por e la atė e la pas tre viteve pėr tu martuar me njė studenten e tij, me tė cilėn pati dy fėmijė.
Franklin D. Roosevelt
Edhe pse ishin takuar qė kur ishin fėmijė, ato u afruan me njėri-tjetrin gjatė njė darke nė Shtėpinė e Bardhė, e cila u organizua nga xhaxhai i Eleanor dhe kushėriri i pestė i Franklin, presidenti Teddy Roosevelt. Franklin Roosevelt ishte 20 vjeē nė atė kohė dhe studionte nė Harvard. Ato u martuan nė vitin 1905 dhe patėn gjashtė fėmijė.
Charles Darvin
Duke lėnė mėnjanė teoritė e seleksionimit natyror, njeriu qė popullarizoi teorinė e evolucionit, u martua me kushėrirėn e tij Emma Ėedgėood. Pasi kishte refuzuar shumė propozime pėr martesė, pėr shkak se i duhej tė kujdesej pėr tė ėmėn, Emma pranoi propozimin e Darvin mė 11 nėntor 1838, kur ishte 30 vjeēe. Ato u martuan njė vit mė vonė dhe sollėn nė jetė dhjetė fėmijė.
Thomas Jefferson
Thomas Jefferson u martua me kushėrirėn e tij tė tretė Martha Ėyles Skelton Jefferson nė vitin 1772. Bashkėshorti i saj i parė kishte vdekur duke e lėnė me njė djalė, i cili i vdiq nė kohėn qė ajo ishte e fejuar me Jefferson. Martha dhe Thomas sollėn nė jetė gjashtė fėmijė. Duke pasur shėndet delikat, ajo u nda nga jeta nė vitin 1782 dhe Jefferson nuk u martua kurrė.
Johann Sebastian Bach
Kompozitori i njohur u martua me kushėrirėn e tij tė dytė nga babai, Maria Barbara Bach nė vitin 1707. Edhe pse nuk dihet shumė pėr martesėn e tyre, ėshtė i njohur fakti se Bach ka pasur njė jetė martesore tė kėnaqshme. Sidoqoftė vdekja e saj erdhi shpejt dhe e papritur, kur Bach ishte larguar nga shtėpia pėr tė pėrcjellė punėdhėnėsin e tij, Dukėn e Kotėnit.
Jesse James
Njė prej anti-heronjve mė tė famshėm amerikanė, i cili nė filmin e fundit, ku ėshtė subjekt, interpretohet nga Brad Pitt. Jesse James u martua me kushėrirėn e tij tė parė, Zerelda Zee Mimms, e cila kishte marrė emrin e mamasė tė Jesse James. Ato dy fėmijė sė bashku dhe qėndruan tė martuar deri sa Jesse u nda nga jeta nė moshėn 34-vjeēare, nė vitin 1882.
Rudy Giuliani
Guvernatori Rudy Giuliani u martua me njė grua qė mendonte se ishte kushėrira e tij e tretė, Regina Peruggi, nė vitin 1968. Por vetėm disa vetė mė vonė ato e kuptuan se nė fakt, ato ishin kushėrinj tė dytė. Regina dhe Rudy u divorcuan nė vitin 1982 dhe ai u martua me bashkėshorten e tij tė dytė, Donna Hanover, nė vitin 1984.
Jerry Lee Levis
Nė vitin 1957, muzikanti i njohur rok, Jerry Lee Levis u martua me kushėrirėn e tij, Myra, e cila nė atė kohė ishte vetėm 13 vjeēe. Me kėtė martesė ai humbi respektin e tė tjerėve dhe besueshmėrinė. Kjo lėvizje pothuajse i dha fund karrierės sė tij dhe bėri qė ai tė zhvendosej nga muzika rok nė atė kauntri. Ato patėn dy fėmijė bashkė dhe u divorcuan nė vitin 1970.
Koment
Prof. Dr. Ukė Xhemaj
Martesat brenda fisit nė kulturėn tonė
Nė disa krahina, nė varėsi tė krahinave etnografike, tradita etnokulturore ndryshon me zakonin familjar tė martesave, dasmave tė shqiptarėve kryesisht me lidhjet martesore. Nė zonat e thella malore pėr shembull, akoma ruhet deri nė njė masė jo plotėsisht martesa jashtė fisit, do tė thotė pa marrė parasysh sa breza janė saktėsisht, cilit fis i pėrkasin. Pra, Krasniq, Grudė, Hot etj, nuk bėhen krushqi. Por, nė 20 vitet e fundit kjo barrierė ėshtė thyer dhe ka zbritur nė shtatė breza. Po tė jenė tė brezit tė shtatė mund tė lidhin krushqi. Tani nė zonat rurale dhe urbane martohen brenda njė fisi, por qė nuk jetojnė nė tė njėjtin territor. Pra, mund tė lidhet njė Krasniq me njė Krasniq tjetėr, por qė jetojnė nė krahina tė ndryshme. Nė krahinat e thella, martesat brenda fisit kryhen midis brezit tė shtatė dhe tė katėrt. Familja bashkėkohore i merr mė pak parasysh kėto ndarje breznish, por duhet tė ketė gjithmonė kujdes tė mos ketė lidhje gjaku tė vėllazėrisė. Kanuni sipas rregullave e ndalon lidhjen martesore brenda fisit me arsyetimin se bėhet prishje e gjakut. Zonat e thella nuk martohen brenda fisit. Ato ruajnė mė tepėr traditėn kanunore. Ndėrsa nė zonat, urbane, gjysmė-urbane ose rurale siē emėrtohen sot, ka pėrjashtime ose janė zvogėluar distancat brezore kuptohet deri nė tė brezin e shtatė dhe nė atė tė katėrtin. Gjithmonė merret parasysh hapėsira, pra territori. Nėse ėshtė i njėjti fis, por i njė territori tjetėr kohėt e fundit ėshtė toleruar martesa. Nė trevat shqiptare martesat midis kushėrinjve janė shumė tė rralla. Kėto quhen incest nė shkencė. Megjithatė ka, por siē e thashė janė tė rralla. Kėto lidhje edhe pse tė rralla vijnė si rezultat i mungesės sė arsimit dhe janė tė papranueshme.