Nuk janė tė paktė sot ata qė krenohen se nuk lexojnė apo qė nuk iu pėlqen leximi. Mund tė jetė kjo pjesė e rebelimit tė pėrkohshėm, i natyrshėm pėr zhvillimin e individit qė nuk mund tė kuptohet pa vėnė nė krizė apo nė pikėpyetje bazat e tij (paraardhėsit, edukimin, Zotin).
Arbėn Xhaferi (1944-2012) tregoi njėherė pėr librat qė kishte lexuar nė jetė. Shekulli e kishte intervistuar pėr njė ditė tė shėnuar, Dita Ndėrkombėtare e Librit. Intervista u botua mė 22 prill 2007 me titullin Arbėn Xhaferi: Librat otomanė na thaheshin nė tavane.
Ai akoma ishte president i Partisė Demokratike tė Shqiptarėve tė Maqedonisė (PDSH), por nė gjendje qė tė mos e dominonte rrėfimin pėr edukimin tė tij nga librat me mendimin e tij politik. E themi kėtė sepse pėr njė politikan kjo do tė ishte gjėja mė e rėndomtė. Por nė rrėfimin pėr librat e tij, qė ėshtė njėherėsh rrėfim pėr fatin individual, Xhaferi i bėn vend edhe zėrit tė fatit kolektiv, tė cilit nuk mund ti shmanget ai si njeri qė e ngrysi jetėn nė njė mjedis mirėfilli tė pafavorshėm shqiptar.
Studimi i modeleve tė udhėheqjes sė shqiptarėve nė trekėndėshin Tiranė-Prishtinė-Tetovė, qė ndoshta do tė bėhen njė ditė, do tė vėnė nė dukje ndryshimin e thellė qė ekzistonte mes pėrfaqėsuesve kryesorė tė kėtyre modeleve. Pėr Shqipėrinė kemi njė udhėheqės-diktator qė erdhi nga Lufta partizane (Enver Hoxha, 1945 deri nė vdekje); udhėheqės (njėri ndėr presidentėt e viteve tė tranzicionit) qė vinin nga akademitė ushtarake tė Lindjes komuniste (Alfred Moisiu). Kosova kultivoi pėr njė kohė tė gjatė udhėheqėsin intelektual, i pėrfaqėsuar nga Ibrahim Rugova, qė vinte nga bota e mendimit letrar dhe filozofik, paēka se e ashtuquajtura rezistenca e tij paqėsore pėr pavarėsinė e Kosovės, mbetet e hapur pėr njė gjykim kritik. Ndėrsa shqiptarėt e Maqedonisė, me Arbėn Xhaferin njohėn modelin e udhėheqėsit qė edhe ai mendimin e tij politik e ngrinte mbi sferat e filozofisė e tė kulturės, por qė duke u pėrpjekur ta njohė Amebėn etnike nė Maqedoni, kultivoi si asnjė nga udhėheqėsit shqiptarė njė dialog intensiv e afatgjatė me realitetin shqiptar nė Maqedoni, duke mbajtur portėn ēelė pėr nga Shqipėria.
Intervista e mėposhtme ribotohet si homazh pėr kėtė udhėheqės qė u nda nga jeta mė 15 gusht.
Cili ėshtė libri i parė qė keni lexuar?
Pyetja juaj hap njė kapitull tė hidhur tė sė kaluarės sonė, qė, deshėm apo sdeshėm ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė kujtesėn dhe identitetin tonė. Pyetja juaj mė kthen nė njė periudhė kohore tė hiēit, tė fillimit nga zeroja, nė vitet pesėdhjetė kur shqiptarėt formalisht kishin tė drejtė ta identifikojnė veten si shqiptarė, por tė kurthyer brenda kodeve jugosllave qė dita ditės e pėrthanin shtratin kulturor shqiptar, duke hapur kėshtu rrugėn pėr njė asimilim tė ngadalshėm, tė pahetueshėm dhe tė pashmangshėm. Nė atė periudhė kohore nėpėr shtėpitė e shqiptarėve nuk kishte libra nė gjuhėn shqipe ngaqė nė periudhėn e mbretėrisė jugosllave kjo gjuhė, ashtu si nė periudhėn otomane ishte e ndaluar. Librat e periudhės otomane, tė shkruara me shkronja arabe thaheshin nėpėr tavanet e shtėpive tona, ndėrkaq libra nė gjuhėn shqipe, por atyre tė dedikuara pėr shkollat fillore nuk kishte. Pyetjes suaj qė mė kthen nė kėtė periudhė tė zymtėsisė, qė me ėndje do tė doja ta harroja sdi si tė pėrgjigjem, ngaqė me pavetėdije kam harruar shumėēka nga kjo kohė. Me gjasė libri i parė qė kam lexuar nė kėtė kohė tė fillimeve absolute duhet tė ketė qenė ai i Haki Stėrmillit Sikur tė isha djalė, pastaj Pse-ja e Sterio Spases, Karvani i bardhė i Azem Shkrelit etj.
Pranoj se pėr kėtė periudhė kohore nuk kam nostalgji, por mė shumė reminishenca traumatike.
Librat e parė ishin tuajat apo tė babait?
Tė them tė vėrtetėn besoj se kanė qenė tė shokėve. Nė atė kohė ne nuk kishim mundėsinė e zgjedhjes. Shqiptarėt e kėsaj periudhe ishin tė ndarė me mure kineze. Pas vitit 1948 marrėdhėniet me Shqipėrinė ishin tė ngrira, ndėrkaq relacionet me shqiptarėt e viseve tė ndryshme tė Jugosllavisė, tė survejuara egėrsisht. Kultura shqiptare ishte, sidomos nė vitet 50 nė gjendje kromatoze. Ushtrohej njė trusni sistematike pėr tė nxitur shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi. Autoritet jugosllave heshtazi e zbatonin marrėveshjen e fshehtė jugosllavo-turke, ngjashėm me atė turko-greke tė Lozanės pėr pastrim etnik pėrmes shpėrnguljeve masive tė popullatės. Nė kėtė kohė ne jo vetėm qė nuk kishim mundėsi objektive pėr zgjedhje, por as dėshirė pėr lexim. Tė shkuara tė harruara...
Ēfarė gjen nė bibliotekėn tuaj?
Gjithēka. Libra tė vjetėr tė shkruar me dorė nė gjuhėn osmane me shkronja arabe, libra autorialė a tė pėrkthyer nė gjuhėn serbo-kroate, natyrisht libra tė autorėve shqiptarėve apo tė huaj tė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe dhe libra tė periudhės mė tė re nė gjuhė angleze dhe aty-kėtu frėnge qė trajtojnė ēėshtjen shqiptare ose ēėshtje qė kanė patur ndikim nė formimin e opinionit botėror, siē janė ato tė Semjuel Hantingtonit, tė Fukujamės, tė Bzhezhinskit, tė Habermasit, tė Brodiarit etj. Kam edhe libra nė gjuhė qė nuk i kuptoj, madje edhe nė gjuhėn kineze ku janė botuar artikujt e mi ose parathėniet qė i kam shkruar.
Pėrmbajtja e bibliotekės nė mėnyrė tė heshtur flet pėr kulturėn, interesimet, nivelin arsimor tė njė familjeje, por njėkohėsisht edhe pėr periudhėn kohore kur ėshtė formėsuar ajo. Njė kohė tė gjatė nė bibliotekėn time kanė mbisunduar libra tė autorėve tė huaj tė pėrkthyer nė gjuhėn serbo-kroate. Nė atė kohė intensivisht pėrktheheshin libra tė autorėve botėrore, qoftė nga fusha e letėrsisė, filozofisė apo shkencave tė ndryshme. Cilėsia e pėrkthimeve ishte nė nivel. Me shkėputjen e lidhjeve me kėto qendra dhe me normalizimin dhe me normalizimin e marrėdhėnieve me Shqipėrinė nė bibliotekėn time shtohen libra tė autorėve shqiptarė apo tė huaj tė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe apo nė gjuhėn e origjinės.
Cili libėr ju ka tronditur bindjet?
Varet nga periudha jetėsore dhe nga zhvillimet politike. Nė gjimnaz isha i lidhur pas racionalizmit tė Rene Dekartit, pas pėrsiatjeve aforistike tė Blez Paskalit, mė vonė me autorėt e sistemeve tė mėdha filozofike, kryesisht me Kantin dhe Hegelin, ndėrkaq Gėteja mė ndihmoi qė tė kuptoja mė mirė filozofėt e periudhės antike, harmoninė mes elementeve dionisiake dhe apolonike nė qenien e njeriut dhe implikimet e kėtyre pėrsiatjeve te Shopenhaueri, Niēeja e deri te filozofėt modernė tė eskatologjisė tė formatit tė Osfald Shpenglerit, konceptet e tė cilit sot pėrpunohen nė mėnyra tė ndryshme prej autorėve shumė popullorė siē ėshtė S. Hatingtoni.
Nga autorėt modernė kam qenė i ndikuar nga krijimtaria dhe jeta e filozofit Seren Kierkegord, polemikat letrare dhe filozofike nė mes Sartrit dhe Kamysė, analizat gjithėpėrfshirėse tė filozofit postmodernist Peter Slloterdik. Angazhimi im politik mė ka shtyrė tė lexoj literaturė politiko-sociologjike qė shkencėrisht zbėrthejnė natyrėn e konflikteve ndėretnike nė shoqėritė e segmentuara siē janė Arend Liphart, Donalld Horovic, etj. Pra, flas pėr autorė qė nė periudha tė ndryshme kanė ndikuar nė formimin e botėkuptimeve tė mia.
Cili ju ka mėsuar njė gjuhė qė se dinit?
Nė gjimnaz ky ka qenė profesori i gjuhės frėnge, Qerim Arifi, njė pedagog me aftėsi tė rralla dhe pėrkushtim iluminist. Nė atė kohė ky profesor na detyronte qė tė mėsojmė madje edhe zgjedhjen e 170 foljeve tė ērregullta tė gjuhės frėnge. Mbaj mend se nė atė kohė, nė vitet 60 dinim mė mirė gramatikėn e gjuhės frėnge sesa atė tė gjuhės shqipe. Ky profesor, autodidakt, i njė qyteze provinciale na detyronte nė atė kohė tė dallonim Gerundivin prej participe present-it. Kur ligjėronte shkrumbohej, kur na pyeste shkumohej. Ishte profesor dhe pedagog i madh.
Ka ndodhur tė lexoni shumė gjėra tė ndryshme nga ato qė kėrkonit? Kur ndodh kjo rutinė?
Kur isha nė studime tė filozofisė nė Beograd, niveli i ulėt i leximit mė krijoi njė problem tė madh: kureshtjen pėr ēėshtjet elementare qė nuk i dija, por qė ishte dashur ti dija. Nė atė kohė vuaja nga leximi ekstensiv, e humbja toruan nga leximi i librave tė dorės sė dytė tė pėrmendura nė fusnotat e librave primarė. Dija e pakėt kėrkonte kompensimin me lexim kureshtar tė librave tė ndryshėm. Nė kėtė periudhė kujtoj se kam arritur ti thyej disa barriera tė natyrės intelektuale.
Keni patur lexime lineare nė kuptimin e fushės? Pėr shembull Eqrem Ēabej pasi kapėrceu rininė lexonte shumė pak fiction.
Njeriu, kur dėshiron tė arrijė sukses nė fushėn e caktuar, detyrimisht bėhet rob i leximit linear. Nėse nuk ke kėtė pėrkushtim, atėherė bėhesh erudit, intelektual me dije universale, qė cinikėt mbase me tė drejtė e cilėsojnė si mosdije universale. Sipas tė gjitha gjasave, unė i takoj grupit tė dytė. Lexoj ēdo gjė qė mė nevojitet pėr ta kompletuar vizionin, botėkuptimin tim. Kėto ditė, bie fjala, i shokuar nga intensiteti i vedetizmit, tė protagonizmit tė politikanėve, pata nevojė tė rilexoj disa libra mbi psikologjinė e personalitetit dhe mė besoni tani mė mirė i kuptoj manifestimet dhe proceset e ndryshme politike.
A ekziston sipas jush gjenocidi ndaj librit, dhunė ndaj kėtij lloji nga ana e editorisė, shijeve, qytetėrimeve, botės moderne?
Fjalėn gjenocid do ta zėvendėsoja me fjalėn konfuzion. Nė botė sot botohen mė miliona libra. Ėshtė shumė e vėshtirė tė dallohet, tė veēohet siē thotė populli shapi prej sheqerit. Pjesa dėrrmuese e kėtyre librave, tė ēfarėdo fushe qofshin ato, janė me afat tė skaduar dhe nuk hapin njė tendencė tė re, apo nuk thellojnė njė tendencė ekzistuese. Kjo ėshtė e para. Ēėshtja e dytė qė krijon konfuzion ėshtė kapaciteti i ulėt intelektual dhe financiar i shtėpive tė reja botuese. Privatizimi i ēdo gjėje, nė kėtė fazė tė tranzicionit ka privatizuar edhe kriteret dhe standardet si nė fushėn e botimit tė librave ashtu edhe nė atė tė diskografisė. Profiti ėshtė shndėrruar nė interes primar, saqė shpeshherė nuk analizohet misioni destruktiv i librave tė ndryshėm nė shoqėrinė shqiptare qė botohen me para dhe interesa tė huaja. Nė shoqėrinė shqiptare censura rigide ėshtė zėvendėsuar me liberalizėm ekstrem qė nuk pėrfill asnjė kriter dhe interes tė shenjtė. Kam shpresė se kjo fazė do tė pėrfundojė me krijimin e shtėpive serioze botuese qė janė nė ndėrveprim me shtėpitė e ngjashme botuese jashtė shtetit.
Mendoni se tė lexuarit ėshtė nė ditėt mė tė kėqija?
Ēdo lexim vetvetiu nuk iluminon dhe nuk fisnikėron. Mendoj se tė lexuarit cilėsor ėshtė nė ditėt mė tė kėqija.
Pse duhet lexuar? Ēfarė mesazhi do tė jepni ju nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Librit? Ėshtė njė ritual nė tė cilin tė intervistuarit kanė rastin tė sugjerojnė dhe ndoshta tė dėgjohen.
Duhet lexuar pėr shkak se duhet kuptuar mė mirė pėrse jetojmė, pse kemi ardhur nė kėtė botė, pse ndodhin fenomene tė ndryshme dhe mbi tė gjitha pėr ta fisnikėruar veten dhe shoqėrinė ku jetojmė.