Nga Lindita Ēela
- Sa tė kėrcėnuar janė drejtuesit e lartė tė shtetit shqiptar? Nėse shikon aktivitetet ku ata janė prezent, mund tė nxjerrėsh konkluzionin e gabuar se jeta e tyre ėshtė e kėrcėnuar. Njė shpurė e madhe gardistėsh shoqėrojnė ēdo lėvizje tė tyre. Kur ata kalojnė, bllokohet qarkullimi e nuk janė tė pakta rastet kur nuk funksionojnė as aparatet celularė nė ceremonitė zyrtare. Kohėt e fundit kryeministri i vendit ka rritur ndjeshėm masat e sigurisė. Nė bazė tė ligjit, kryeministri duhet tė ruhet nga 24 efektivė tė gardės, ndėrkaq opozita deklaron se numri i punonjėsve qė ruan jetėn e Berishės nė aktivitete ėshtė 129. Zėra tė tjerė, thonė se janė 49 efektivė tė Gardės qė janė 24 orė nėn shėrbimin e kryeministri tė vendit. Njė kosto jo pak e vogėl, duke ditur se buxhetit tė shtetit nė kėtė kohė krize. Bodyguard-ėt e kryeministrave Ylli Bufi, pėr aq pak kohė sa ishte kryeministėr i Qeverisė sė Stabilitetit, ėshtė shoqėruar nga dy efektivė tė Gardės. Edhe pse atėherė nuk kishte ligj tė qartė qė pėrcaktonte mėnyrėn dhe kushtet e sigurimit tė jetės sė personaliteteve tė larta tė shtetit shqiptar, ėshtė fakt se numri i rojeve tė drejtuesve tė shtetit ishte i pakėt. Edhe kryeministri pasardhės, Aleksandėr Meksi, ka patur dy gardistė qė e shoqėronin atė nė tė gjitha aktivitetet. Kisha dy truproja dhe nė shtėpi njė ushtar pėr ēdo turn- thotė ish kryeministri Aleksandėr Meksi, i pyetur nga gazeta Shekulli. Kėshtu, nė vitet 1992 deri nė fillim tė 1997- s, kur ra qeveria e tij, Meksi ėshtė ruajtur vetėm nga dy gardistė dhe njė ushtar qė bėnte roje nė shtėpinė e tij. Por, situata do tė ndryshojė krejtėsisht, kur Fatos Nano vjen nė krye tė qeverisė. Nė historinė e Gardės sė Republikės, Nano do tė mbahet mend si kryeministri qė i rriti privilegjet vetes dhe qė shtoi ndjeshėm numrin e bodygyard-ėve. Me njė vendim qeverie Fatos Nano vendosi qė edhe pasi tė linte detyrėn, nė cilėsinė e ish kryeministrit, tė kishte 5 truproja personale qė do ta shoqėronin atė nė tė gjitha lėvizjet qė kryen gjatė ditės, brenda dhe jashtė vendit. Ndėrkohė qė, po me vendim qeverie, numri i efektivėve tė gardės nė dispozicion tė kryeministrit ishte 24. Ligjėrisht, kėtė shifėr duhet tė ketė edhe kryeministri aktual Sali Berisha. Por, pamjet filmike dhe denoncimet e bėra nga opozita tregojnė krejt tė kundėrtėn. Kryeministri, jo vetėm qė ėshtė i rrethuar nga njė numėr
shumė mė i madh bodyguard-ėsh, por shtėpia e tij mbahet nėn kontroll 24 orė. E gjithė rruga ėshtė nėn patrullimin e rreptė tė Gardės sė Republikės, megjithėse godina ku ka apartamentin kryeministri ėshtė vetėm njė nga dhjetėra godina aty rrotull. Gardistėt janė tė armatosur dhe sa herė qė kryeministri apo anėtarėt e familjes sė tij hyjnė dhe dalin nga ndėrtesa, ata dalin nė rrugė duke kontrolluar tė gjithė perimetrin pėrreth. Por masat pėr ruajtjen e Berishės nuk pėrfundojnė tek rruga Mustafa Matohiti, ato shtrihen deri nė selinė e Qeverisė. Me vendim tė Policisė Rrugore ėshtė i ndaluar parkimi, edhe nė rrugėn Papa Gjon Pali II. Nga kryqėzimi i rrugės Mustafa Matohiti e deri tek kryqėzimi i rrugės Ismail Qemali nuk lejohet mė parkimi i makinave. Edhe nė krahun e shtėpisė sė kreministrit kanė vendosur disa pengesa tė Policisė Rrugore qė ndalojnė makinat tė qėndrojnė aty. Numri i rojeve tė kreut tė qeverisė ndryshon sipas rastit. Njė dokument qė mban datėn 7 mars 2012, qė flet pėr sigurinė personale tė kryeministrit Berisha, saktėson se nė dispozicion tė tij janė 129 punonjės tė gardės. 24 oficerė dhe 85 nėnoficerė, tė gjithė anėtarė tė Njėsisė sė Parė, Njėsisė sė Dytė, Njėsisė sė Tretė, Njėsisė Speciale dhe Sektorit tė Analizės. Kėta ju shtohen grupeve tė shoqėrimit personal tė kryeministrit, sa herė qė ka aktivitete zyrtare. Deri mė tani Garda e Republikės qė merret me sigurinė e kreut tė qeverisė dhe Policia e Shtetit nuk kanė bėrė publik asnjė kėrcėnim tė mundshėm ndaj kryeministrit dhe anėtarėve tė qeverisė.
Numri i shoqėruesve
1 - Presidenti 24
2 Kryetari i Kuvendit 14
3 Kryeministri 24
4 Kryetari i Gjykatės Kushtetuese 3
5 Zv/kryeministri 9
6 Ministri i Rendit Publik 9
7 Zv/kryetarėt e Kuvendit 3
8 Anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave 3
9 Kryetari i Gjykatės sė Lartė 3
10 Prokurori i Pėrgjithshėm 9
11 Kryetari i SHISH 3
12 Kryetari i KLSH 3
13 Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė 3
14 Avokati i Popullit 3
15 Kryetari i KQZ 3
16 Kryetari i partisė mė tė madhe tė mazhorancės 3
17 Kryetari i partisė mė tė madhe tė opozites 3
18 Kryetari i Bashkisė sė Tiranės 3
19 Ish-Presidenti 4
20 Ish-Kryeministri 4
21 Ish-Kryetari i Kuvendit 2
22 Ish-Kryetari i Gjykatės Kushtetuese 2
23 Ish-Kryetari i Gjykatės sė Lartė 2
24 Ish-Prokurori i Pėrgjithshėm 2
25 Ish-Ministri i Rendit Publik 2
26 Ish-Kryetari i SHISH 2
Opinion
Arben Cuko
Shtimi trefish
i rojeve, i pamotivuar
Asnjėherė drejtuesit e lartė tė shtetit shqiptar nuk janė marrė nėn mbrotje nga njė numėr kaq i lartė punonjėsish tė Gardės. Njė fakt tė tillė e konfirmon pėr gazetėn Shekulli, deputeti Arben Ēuko, i cili prej disa vitesh ka drejtuar Gardėn e Republikės. Sipas Ēukos, rastet kur njė drejtuesi tė lartė tė shtetit i shtohet numri i rojeve qė e vėzhgojnė dhe e shoqėrojnė nė tė gjitha veprimtaritė e tij, ėshtė kur ekzistojnė informacione pėr rreziqe ndaj tij apo dhe kur nė vend nuk ka rend dhe siguri. Fakti qė Kryeministri Sali Berisha ka trefishuar numrin e rojeve qė e shoqėrojnė nė ēdo aktivitet, madje mbajnė nėn mbikėqyrje edhe rrugėn kur ai kalon, tregon se atij i ėshtė futur frika nė palcė, ose ėshtė njė megaloman qė abuzon edhe me paratė e taksapaguesve shqiptarė, sepse ēdo efektiv i gardės ka njė kosto pėr buxhetin e shtetit. Me gjithė shifrat alarmante tė krimit nė vend unė nuk mund tė them se Shqipėria ka aq nivel tė ulėt tė sigurisė sa qė tė justifikojė ekzistencėn e njė numri tė madh tė shoqėruesve tė drejtuesve tė lartė e shtetit. Krahasuar me tėrė vitet e pluralizmit, mund tė them se Berisha do tė mbahet mend si kryeministri qė ka numrin mė tė madh tė rojeve.-thotė Arben Ēuko. Sipas tij, kostoja e njė efektivi tė Gardės qė ėshtė nė shėrbim tė drejtuesve tė lartė tė shtetit, pėrllogaritet nė 1 milion lekė tė vjetra nė muaj, pa pėrmendur kėtu privilegjet e tjera qė ai i gėzon me ligj. Njė drejtues i lartė i shtetit mund tė shtojė numrin e tij tė shoqėruesve vetėm kur ekzistojnė informacione tė sakta pėr rrezikun qė i kanoset, por me sa ne dimė, kjo nuk ėshtė arsye pėr kryeministrin shqiptar. -tha Ēuko, i cili e krahason sjelljen e kryeministrit me atė tė Putinit.
Fino: Truprojat e
shumta, imazh
negativ pėr sigurinė
Ish-kryeministri rrėfen se si ka lėvizur nė
1997 me njė numėr tė kufizuar truprojash
Ai ka shkuar nga jugu nė veri tė Shqipėrisė, atėherė kur kėrciste kallashnikovi dhe bandat kontrollonin shumė territore, por mbahet mend si kryeministri me trupėn mė tė vogėl tė rojeve. Bashkim Fino, edhe sot e kėsaj dite nuk di tė thotė me saktėsi se sa ka qenė numri i shoqėruesve tė tij nė vitin 1997, atėherė kur u zgjodh kryeministėr i qeverisė sė Pajtimit Kombėtar. Gjithsesi, ėshtė e sigurt se numri i djemve qė mbronin kryeministrin nė ato kohė trazirash, ishte shumė mė i vogėl se truprojat qė
mbikėqyrin e shoqėrojnė sot drejtuesit mė tė lartė tė shtetit. Saktėsisht nuk e mbaj mėnd numrin e tyre, por kanė qenė tė paktė, edhe pse bėhej fjalė pėr vitin 1997. Sigurisht qė truprojat janė tė rėndėsishėm pėr garantimin e jetės sė drejtuesve tė lartė tė shtetit, por pasja e njė numri tė madh mė duket kėrkesė shumė e ekzagjeruar. Veē kėsaj, ėshtė njė tregues qė dėshmon se siguria nė vend ėshtė tejet minimale-tha dje pėr Shekullin Bashkim Fino. Ish kryeministri, megjithėse vlerėson punėn e punonjėsve tė Gardės, thotė se nuk janė ata qė mbrojnė jetėn e politikanėve. Unė isha njė njeri i zgjedhur me vullnetin e tė gjithė palėve dhe isha i mirėpritur nė popull ndaj dhe kudo qė kam lėvizur, aso kohe nė tė gjithė Shqipėrinė, nuk ka qenė
asnjėherė problem siguria ime. Nuk jam ndjerė kurrė i kėrcėnuar edhe pse vendi kishte probleme tė rėnda me sigurinė-vijon mė tej rrėfimin e tij, Fino. Sipas tij, drejtuesit e lartė tė shtetit shqiptar nuk duhet tė kenė njė numėr tė madh shoqėruesish, kjo jo vetėm pėr faktin qė mbajtja e tyre, 24 orė nėn shėrbimin e personaliteteve ka njė kosto ekonomike,
por pėrcjell dhe imazhe negative nė publik. Nėse ne shohim njė kryeministėr tė shoqėruar nga njė numėr i madh punonjėsish tė Gardės, krijojmė ndjesinė e pasigurisė nė vend. Unė mendoj se me gjithė problemet qė ka sot rendi, kjo sa i pėrket numrit tė lartė tė vrasjeve dhe ngjarjeve qė kanė ndodhur kohėt e fundit, sėrish gjendja nuk ėshtė aq e rėndė sa tė justifikonte kėtė prezencė tė oficerėve tė Gardės nė shėrbimin e drejtuesve tė lartė tė shtetit. Pėr mua ėshtė absolutisht e gabuar.-tha dje ish-kryeministri Bashkim Fino.
Ligji pėr
ruajtjen e
VIP-ėve
Ligji, qė sanksionon ruajtjen e personaliteteve tė larta shtetėrore, VIP-ėve, tė huaj ose vendės, si dhe ruajtjen e objekteve tė rėndėsisė sė veēantė, zbatohet nė vend nga Garda e Republikės. Kjo e fundit ka pėr detyrė tė sigurojė
ruajtjen dhe shoqėrimin e Presidentit tė Republikės, Kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe familjet respektive pėr dy tė fundit. Sakaq, ruajtje duhet tė sigurohet edhe pėr personalitetet e huaja qė vizitojnė Shqipėrinė dhe qė janė tė tė njėjtit rang me personalitetet nė vend. Po kėshtu, Garda ofron kėtė shėrbim pėr kryetarin e Gjykatės Kushtetuese, zėvendėskryetarėt e Kuvendit, anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave, kryetarin e Gjykatės sė Lartė, Prokurorin e Pėrgjithshėm, kryetarin e SHISH-it, kryetarin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, Avokatin e Popullit,
kryetarin e KQZ-sė dhe njė sėrė njerėzish me status tė caktuar.
Qeveria, 14 milionė dollarė ēdo vit pėr tė ruajtur VIP-ėt
Qeveria parashikon qė tė harxhojė ēdo vit rreth 14 milionė dollarė pėr tė ruajtur personalitetet VIP, vendės apo tė huaj qė vizitojnė Shqipėrinė, deri nė 2014-n. Tė paktėn kėshtu planifikohet nė pėrshkrimin e projektit, qė ka bėrė Ministria e Brendshme dhe qė ka marrė miratimin e qeverisė nė projekt-
dokumentin e Programit buxhetor 2012-2014.
Parashikimi pėr 3 vite
Pėr tri vitet e ardhshme, numri i personaliteteve VIP qė do tė merren nė mbrojtje nga Garda e Republikės, e cila ėshtė nė vartėsi tė Ministrisė sė Brendshme, ėshtė statik, 100 persona ēdo vit, pra 300 gjithsej pėr 2012-2014. Por, ndėrkohė qė numri qėndron i pandryshueshėm, fondet qė do tė shkojnė pėr kėtė shėrbim pėsojnė rritje nga viti nė vit. Pėr vitin 2012,
fondi pėr marrjen e shėrbimit tė ruajtjes sė personaliteteve tė larta shtetėrore ėshtė 13.7 milionė dollarė. Pėr vitin 2013, ky fond rritet dhe arrin nė vlerėn 14.4 milionė dollarė, ndėrkohė, qė pėr vitin e fundit tė parashikuar
nė projekt-dokument, niveli i fondit pothuajse kap 15 milionė dollarė.