TIRANĖ - Riaktivizim i task-forcės pėr rishikimin e lejeve dhe licencave. Kėtė ka urdhėruar sot ministri i Ekonomisė Tregtisė dhe Energjitikės, Edmond Haxhinasto, nisur prej prej problematikave tė hasura kohėt e fundit nė minierat e vendit.
Kjo deklaratė e kreut tė METE u bė nė njė takim me pėrfaqėsues nga disa prefektura tė vendit, pėrfaqėsues tė AKBN-sė, RISHM, Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė, si dhe pėrfaqėsues nga sektori privat nė kėtė industri.
Riaktivizim i task-forcave nė tė gjitha qarqet ku ushtrohet sektori minerar pėr monitorimin e rreptė ndaj ēdo operatori pėr sa i pėrket lejes pėr ushtrim aktiviteti, sigurisė dhe standardeve tė kushteve tė punės, si dhe ruajtjes sė standardit mjedisor., u shpreh Haxhinasto. Duke nėnvizuar domosdoshmėrinė e koordinimit dhe bashkėpunimit tė gjitha institucioneve pėr rritjen e efikasitetit tė punės dhe realizimin e njė standardi tė ri nė kėtė sektor, siē e cilėsoi, ndėr mė tė rėndėsishmit nė vend.
Po kėshtu Haxhinasto tha se do tė vėzhgohen nė mėnyrė tė prerė edhe investimet e bėra nga operatorėt, pėr rritjen e kapaciteteve me qėllim rritjen e prodhimit. Ministri i ka bėrė dhe njė panoramė ecurisė sė sektorit minerar gjatė 2011, ku ka numėruar 7.8 milionė ton prodhim dhe rreth 340 milionė euro fitime nga eksporti. Duke vlerėsuar dhe interesin e investitorėve nė kėtė industri, ai tha se, po gjatė 2011 janė dhėnė 1600 leje minerale, ndėrsa janė hapur 9800 vende pune.
MA