TIRANĖ Partia Demokratike nė njė deklaratė pėr shtyp, ka reaguar ndaj pretendimit tė opozitės se qeveria po zhvillon negociata tė fshehta me Greqinė pėr caktimin e kufirit detar. PD sulmoi Ramėn dhe kreun e Aleancės Kuqezi duke thėnė se nuk kanė interesa kombėtare por vetėm interesa personale.
Kėta binjakė siamezė apartidė nė korr tė pėrbashkėt kėrcėnuan shqiptarėt se do tė thėrrisnin referendum pėr marrėveshjen e detit ndėrkohė Kushtetuta e vendit nuk lejon kėnd tė thėrrasė referendume pėr qėllime antikombėtare, thuhet nė deklaratė.
Zėdhėnėsja e PD-sė tha se pretendimet pėr negociata tė fshehta janė tė pavėrteta. Gjithashtu u tha se nuk do tė ketė vendime nė kundėrshtim me vendimin e Gjykatės Kushtetuese pėr marrėveshjen e vitit 2009.
Pasi morėn faturėn e pėrpjekjes sė tyre dy ditėt e fundit, Rama dhe ortaku i tij Faq e Zi shpifin, trillojnė pėr negociata sekrete tė qeverisė me vendin fqinj pėr dhunim tė Gjykatės Kushtetuese dhe trillime tė tjera si kėto. Nė marrėdhėniet e saj ndėrkombėtare pėr cilindo problem Partia Demokratike i pėrmbahet dhe do ti pėrmbahet respektimit tė plotė tė Kushtetutės", thuhet nė reagimin e PD-sė.
PS: "Kufiri detar po i shitet nė fshehtėsi Greqisė. Nishani, ndėrhy!"
Kryeministri i vendit, Berisha, nė fshehtėsi tė plotė po mundohet tė pėrfundojė njė marrėveshje tė re me shtetin fqinj pėr ndarjen e kufirit detar, pa u nxjerrė ende pėrgjegjėsia pėrkatėse ligjore apo penale pėr negociatorėt e marrėveshjes sė mėparshme pėr kufirin detar nė kanalin e Korfuzit., ka nisur deklaratėn pėr shtyp nėnkryetari i grupit parlamentar nė PS, Saimir Tahiri.
Duke vazhduar me akuzat se nė njė kohė kur Sali Berisha nga njėra anė dėrdėllit gjithė ditėn pėr imunitetin dhe nga ana tjetėr grabit institucionet kushtetuese dhe sistemin e drejtėsisė, vazhdon njė errėsirė e plotė pa kurrfarė transparence, tė hedhi hapat e parė drejt njė marrėveshjeje tjetėr pėr kufirin mes Shqipėrisė dhe Greqisė.
Tahiri i kėrkoi nė emėr tė PS-sė, Presidentit tė Republikės, Bujar Nishani qė tė pėrjashtojė tė gjithė ata persona qė u pėrfshinė nė negocimin e marrėveshjes sė parė, e cila u rrėzua unanimisht nga Gjykata Kushtetuese.
Tahiri nėnvizoi faktin qė Kryeministri nuk po respekton institucionet kushtetuese, ashtu siē veproi edhe me emėrimin e Elvis Cefės nė KLD dhe SHIK-sit tė Gazidedes, Visho Lika.
Nga ana tjetėr, Partia Socialiste, kėrkoi zbatimin e vendimit tė Gjykatės Kushtetuese si dhe pėrfshirjen e ekspertėve tė pavarur, shoqėrisė civile, specialistėve nė vend dhe tė huaj pėrkrah grupit negociator tė qeverisė, sepse vendi, toka, deti dhe sovraniteti kombėtar nuk i pėrkasin qeverisė Berisha, por janė tė popullit shqiptar.
M.Alla