UASHINGTON Testi i fluturimit dėshtoi pėr aparaturėn hipersonik X-51A. E bėn tė ditur kėtė areonautika ushtarake amerikane, duke saktėsuar qė, njė defekt ka penguar ndezjen e njė prej reaktorėve, i cili duhet tė shtynte avionin drejt njė shpejtėsie gjashtė herė mė tė madhe se sa ajo e tingullit. Aparati - pa pilot, i transportuar nga njė B-52 - ėshtė shkėputur nė lartėsinė 15 mijė metra. Njė raketė e parė me energji ka shtyrė "Waverider" deri nė Mach 4,5, por ka funksionuar vetėm 16 nga 30 sekondat e parashikuara pėr shkak tė njė defekti, qė ka pėrkeqėsuar stabilitetin e avionit. Testi pra pėrfundoi para se tė hynte nė funksion reaktori i dytė, qė duhet tė sillte "Waverider" deri nė Mach 6 (mbi 7 mijė kilometra nė orė) nė njė lartėsi prej 21 mijė metrash.
Nuk ishte parashikuar ndonjė rikuperim i avionit eksperimental, i cili ka pėrfunduar duke rėnė nė Paqėsor: testi nė fakt ka pasur si qėllim kuptimin mė tė mirė tė dinamikės sė fluturimit hipersonik nė tė cilin reaktorėt konvencioanlė nuk pėrdoren.
CNN/TM News/MA