Zall-Herr, si u pėrgatitėn 30 komandot e Al Fatahut
Publikuar më 14.08.2012 | 11:36

 

Leonard Veizi

Gani Elezi ish-drejtues i lartė i Detashmentit tė Zbulimit tregon si u pėrgatitėn nė Shqipėri kontingjentet ushtarakė nga Indonezia, Amerika Latine e Afrika etj 

Gjithēka kundėr boshtit Uashington - Tel Aviv nė luftėn politike, diplomaci e mė shumė. Tė paktėn ky ishte qėndrimi zyrtar i shtetit komunist Shqiptar. Dhe jo vetėm kaq. Nė kėtė kuadėr mbėrritėn nė Shqipėri tė paktėn 30 trupa palestineze, pėr tė mėsuar prej oficerėve tė zbulimit shqiptar, artin ushtarak... ...Detashmenti i Zbulimit deri dje, e sot koduar nėn emrin “Brigada Komando”, ka stėrvitur ushtarakėt qė mbushnin radhėt e “Delta Force” shqiptare. Gani Elezi, njė ish-drejtues i lartė i kėtij reparti, pėr gazetėn “Shekulli” rrėfen njė pjesė tė historisė sė pėrgatitjes tė trupave elitė, tė cilėt nuk ishin vetėm “specialėt” e ushtrisė shqiptare, por edhe “komando” pėr vendet nė luftė: 

Ku u emėruar pas diplomimit? 

U paraqita nė drejtorinė e Zbulimit tė ushtrisė, e cila quhej drejtoria e Dytė. Aty mė thanė tė shkoj nė Zall-Herr tė Tiranės, nė repartin ushtarak 1152, qė ishte detashmenti i zbulimit i Shtabit tė Gani Elezi ish-drejtues i lartė i Detashmentit tė Zbulimit tregon si u pėrgatitėn nė Shqipėri kontingjentet ushtarakė nga Indonezia, Amerika Latine e Afrika etj Zall-Herr, si u pėrgatitėn 30 komandot e Al Fatahut Pėrgjithshėm tė Ushtrisė. Nė kėtė periudhė, nė kėtė repart zhvillohej njė stėrvitje 2 mujore, e po eksperimentohej pėrvoja qė ishte sjellė nė vendin tonė nga Vietnami, pėr pėrgatitjen e veprimeve luftarake tė reparteve speciale. 

Detashmenti vetėm mori pėrvojė tė huaj apo dhe transmetoi? 

Nė vitin ‘71, pranė detashmentit u organizua pėrgatitja ushtarake e njė grupi prej 30 tė rinjsh palestinezė, pėr njė periudhė 6 mujore. Meqenėse u ngarkova tė drejtoj kėtė grup e tė udhėheq disiplinat kryesore tė programit, e konsideroj kėtė rast si njė eveniment nė jetėn e karrierėn time ushtarake. Palestinezėt ishin tė rinj, tė ardhur nga shtete tė ndryshme arabe, por edhe nga Evropa, pėr t’u pėrgatitur nė interes tė luftės sė tyre ēlirimtare. 

Si “e gjetėn rrugėn” palestinezėt deri nė Detashment? 

Si shkak pėr organizimin e pėrgatitjes sė kėtij grupi, ka qenė kėrkesa e njė delegacioni palestinez qė kishte ardhur nė Shqipėri e qė kishte ndjekur njė stėrvitje treguese tė detashmentit tė  zbulimit. Duke parė nivelin e pėrgatitjes dhe aftėsitė luftarake tė efektivave tė zbulimit, delegacioni kėrkoi pranė autoriteteve shqiptare tė dėrgonte e tė pėrgatiste njė grup luftėtarėsh, qė mė vonė do t’i angazhonte nė luftėn ēlirimtare tė popullit tė tyre. Ku konsistonte programi pėr palestinezėt? E gjithė kjo pėrgatitje orientohej nė aftėsimin e tyre nė bazė tė taktikės sė nėnreparteve tė zbulimit. Nė pėrgatitje zjarri u dhanė njohuri pėr pėrdorimin e tė gjithė armėve tė lehta, nga pistoleta, pushka, automatiku, mitralozat e lehtė e tė rėndė, granatahedhėsi kundėrtank, granatat e dorės dhe deri tek topi kundėrtank 75 mm. U dhanė njohuri xheniere, pėrgatitje kundėrkimike, topografi e pėrgatitje fizike ku zhvilluan temat pėr ndeshje trup me trup, pėr veprime nė pengesa ujore, pėr kalimin e pengesave tė terrenit me mjete alpinistike etj. Arritėn tė pėrfitonin maksimumin e leksioneve? Brenda 6 muajve, grupi i tė rinjve palestinezė arriti tė marrė njohuri shumė tė mira rreth organizimit e drejtimit tė veprimeve luftarake tė grupeve tė vogla, deri nė nivelin e togės sė kėmbėsorisė apo tė grupit tė zbulimit, nė tė gjitha llojet e veprimeve luftarake. Nė tė njėjtėn kohė, nė sajė tė vullnetit dhe tė predispozitės sė tyre, ata arritėn tė njohin dhe tė pėrdorin nė njė shkallė tė pėlqyeshme tė gjithė armatimin e lehtė tė kėmbėsorisė dhe tė bėjnė qitje tė suksesshme me tė. Edhe nė pėrgatitje fizike dhe nė disiplina tė tjera patėn arritje mjaft tė mira.

 Tetė vite nė Detashment Komunikimi 

Ka punuar gati 8 vjet nė detashmentin e Zbulimit, mes viteve ‘67 – ‘75. Gani Elezi u lind mė 15 shkurt 1947 nė Fushė Krujė. Arsimin fillor e 7 vjeēar e kryen nė vendlindje. Mė pas vazhdoi shkollėn e mesme ushtarake “Skėnderbeg” Shkollėn e Bashkuar tė Oficerėve e pėrfundon nė korrik 1967. Nė bazė tė rezultateve tė arritura, kualifikohet nė grupin e kursantėve me rezultate shumė tė larta. 

Komunikimi  

Mėsimet pėr 30 palestinezėt jepeshin nė anglisht. Si pėrkthyes ishin oficerėt e zbulimit Besnik Selenica, Bashkim Bashllari e Ilia Zhulati. Edhe Gani Elezi jepte mėsim nė gjuhėn angleze. Thotė se kjo i lehtėsonte punė, pasi kėshtu arrinte tė shpjegonte mė mirė konceptet taktike dhe kėrkesat e tjera tė pėrgatitjes ushtarake, pasi ishte e vėshtirė tė arrihej sqarimi i plotė i kėrkesave specifike.        

Lufta e Palestinės si ajo e Kosovės 

 Gani Elezi thotė: “Pas ndryshimeve politike qė ndodhen nė vendin tonė, u fol shumė pėr faktin se PPSH pėrgatiste grupe “terroriste” tė vendeve tė ndryshme, duke pėrfshirė kėtu edhe pėrgatitjen e grupit palestinez. Edhe atėherė dhe tani, unė nuk i pėrfshij ata nė kategorinė e terroristėve. Ata ishin pėrfaqėsues tė njė populli qė luftonte pėr lirinė e vendit, objektiv pėr tė cilin sot ėshtė angazhuar i gjithė faktori ndėrkombėtar. Nėse palestinezėt s’do tė kishin marrė armėt nė duar, asnjė nuk do tė ishte kujtuar pėr ēėshtjen e tyre. Kjo ėshtė identike me ēėshtjen e Kosovės. Nėse nuk do kishte dalė nė skenė UĒK, e pėrdorur faktori ushtarak, ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės kushedi nė ē'kalenda do tė ishte shtyrė”. 

Praktika luftarake 

Interesimi i tyre i madh ishte pėr veprimet luftarake nė qendra tė banuara, pėr mundėsitė e kundėrvėnies ndaj helikopterėve, e pėr ēėshtje tė tjera qė i kishin hasur nė praktikėn e tyre luftarake. Nė kėtė drejtim ushtarakėt shqiptarė nuk kishin pėrvojė e literaturė tė mjaftueshme. Megjithėkėtė, nė forma tė ndryshme u munduan t'u zhvillojnė aftėsitė luftarake pėr t’u orientuar e pėr tė marrė vendime tė drejta nė ēdo lloj situate e terreni.            

 

 

 


Videot e fundit
5 Komente
Ilmi
"Vdiqen" keto figura or mik... gjynah qe shteti nuk ka me pergatitje ushtarakesh te tille... u rrofshin cfare zgjedhin per interesat e tyre. Do vije nje dite qe do e vuajme te gjithe ne brezi pas tyre dhe femijet tane. Medet...
Tonyyy
Po ca Fatah kjo a Levizje politike qe kurr israeli dhe palestina nuk munden te zgjidhin dicka me politik sepse eshte si te thuash milosevici te bej pakt me kosoven pra do Jen prap skllever po levizja e vertet atje sic ka qen uck eshte Hamas
Profesori
Tema e trajtuar eshte me teper per kuriozitet per rinine e sotme,sepse keto gjera njiheshin e shiheshin me habi ne popull.Ndihma per stervitjen e kuadrove ushtarake palestineze apo indoneziane,etj. ishin pjese e "internacionalizmit proletar" te Enver Hoxhes.Keto me te drejte ne shkrimin e z.Veizi thuhet se nuk ishin stervitje "terroristesh" por pergatitje kuadrosh ushtarake per levizjet clirimtare.Edhe SHBA dhe CIA sterviten me mijra muhaxhedinje afgane dhe i armatosen deri ne dhembe per te shporrur pushtuesit ruse( ne ate kohe i quanin social-imperialiste,por propaganda komuniste sovjetike ate ndihme e quante "pergatitje te terroristeve afgane".Po keshtu sovjetiket stervitnin e pergatitnin ne kampet e tyre guerilieret kurde,kunder Turqise,guerilieret latino-amerikane te tipit Che Guevara e ata te Kastros,kunder juntave pro-amerikane te Amerikes Latine etj.Por SHBA dhe BS ishin superfuqi..Po c'ne t'i benim keto edhe ne shqiptaret e varfer?!!
rnPor nje gje nuk thuhet se perse nje shtet kaq i vogel si i yne me halle shume,ne nje varferi te skajshme,harxhonte shuma kolosale per te stervitur ne Zall Herr kuadro ushtarake te levizjeve clirimtare,apo pergatiste ne kurse partie ne hotelet e kampet turistike te Shqiperise me mijra "kuadro revolucionare" te te ashtuquajturave "levizje marksiste-leniste" nga Azia,Afrika e Amerika Latine,te cilet jo vetem trajtoheshin e visheshin me parate e popullit tone te ngrate por edhe biletat e shtrenjta per udhetimet e tyre te largeta paguheshin me valute nga ambasadat tona jasht shtetit!
Pensionisti
Keto qe shkruan gazetari i mirenjohur Leonard Veizi jane te gjitha te verteta.Stervitja e djemve te Al Fatahut filloi pas
rnvizites se delegacionit te nivelit te larte te OCP-se,e kryesuar nga numri dy i "Al Fatahut" ,i quajturi Abu Ayad.Ate delegacion e shoqeroi kudo ministri i mbrojtjes,ne ate kohe,Beqir Balluku. dhe u prit ne takim edhe nga Mehmet Shehu.Ne Zall Herr ata pane "nje mesim tregues" zbuluesish dhe luftimesh trup me trup dhe hedhjesh me parashute(deri zbulues te groposur nden plisat me dhe qe hidheshin ne sulm ne befasi nga keto vende te fshehta apo nga pishina,ku ishin zhytur me nga nje kallam ne goje!).Vetem nje deshire nuk iu plotesua atij delegacioni:nuk e lejua te falej pubikisht ne xhamine ne qender te Tiranes,te cilen e vizituan.(vijon)
Pensionisti
(vijon nga komenti i mepareshem)
rnDelegacioni e ngriti kerkesen per dergimin e luftetareve palestineze te "Al Fatah-ut" ne takimet e nivelit me te larte ne Tirane,ku moren pergjigje pozitive te shpejte.Eksperienca ishte grumbulluar ne Zall Herr me stervitjen e kuadrove te Partise Komuniste te Indonezise dhe ata nga Kamboxhia.
rnMe sa me kujtohet( si nje nder ish shoqeruesit e delegacionit) pala shqiptare i ngriti delegacionit te larte palestinez nje problem te mprehte politik.Ne ate kohe sigurimi i shtetit kish arrestuar grupin e studenteve palestineze qe studjonin ne Universitetin Shtetror te Tirane me shpenzimet e shtetit shqiptar. Akuza ishte bashkepunimi ne spiunazh i ketyre studenteve palestineze me ambasadat e vendeve te ish bllokut sovjetik ne Europen Lindore.Se sa ishin te verteta keto akuza une si nepunes shume i ulet i aresimit ne Tirane,nuk mund t'i verifikoja,por degjova se ata ishin tradhetuar nga nje bashkatdhetar i tyre,pjese e grupit te studenteve,i cili kish kerkuar strehim politik dhe qendroi ne Shqiperi.Kryetari i delegacionit palestinez kerkoi nga qeveria jone te takohet me kete student dhe qe te gjithe t'i atashoheshin delegacionit per t'u kthyer ne kampet palestineze.Ai deklaroi me ze te larte se "Keta do te gjykohen rende nga vellau e udheheqesi yne Jaser Arafat!".Ata u larguan,por nuk di cfare u be me ta vertete.Palestinezin "spiun" e takova shume me vone ne nje lagje te varfer te Tiranes.Ishte martuar me nje studente shqiptare dhe jetonte ne Tirane.

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
8 + 1 =
Kėta kekė do t'jua largojnė nepsin pėr ėmbėlsira (FOTO)
Anglia po feston artin e ėmbėlsirave nė eventin "Java kombėtare e kekut", e cila zgjat plot shtatė ditė. Nė fund tė eventit, do tė zhvillohet finalja e Kampionatit 2014, i cili u kushtohet krejtėsisht kekėve tė famshėm. Megjithatė, jo ēdo gjė do tė jetė siē imagjinohet. Mes lulesh prej ēokollate t
"Robert De Niro, mė i miri nė seks"
Charmaine Sinclair, aktorja e njohur e filmave pornografikė ka tėrhequr vėmendjen e shtypit rozė me njė deklaratė qė i ka lėnė shumė persona gojėhapur, shkruan "Bild". “Seksi mė i mirė qė kam bėrė nė jetė ka qenė me aktorin Robert De Niro”, tha aktorja e filmave me drita tė kuqe. “Me siguri asnjėhe
Vendos video porno nė dritare qė tė largojė fqinjėt (VIDEO)
Jimmy ėshtė emri i fqinjit mė tė pakėndshėm dhe aspak serioz nė botė. Jimmy i cili jeton nė Queens Village nė New York, i pėlqen fakti qė tė terrorizojė fqinjėt e tij indianė ēdo ditė duke treguar ekranin e televizorit tė tij me video porno nė dritare. Ai e bėn kėtė sepse mendon qė duke i bezdisur