Njė rrėfim nga Beatrix/ Vajza me emėr mbretėreshe, e lindur nė Holandė, vazhdon liceun artistik Jordan Misja nė Tiranė. Ėshtė fare e re, por ka mundur tė hyjė nė preferencat muzikore tė tė rinjve
Entela Resuli
Beatrix Ramosaj nuk gjendet rastėsisht nė fushėn e muzikės. Ajo e ka tė trashėguar dellin e artistit. Janė disa kėngėtare nė fis. Ka zgjedhur tė shkollohet pėr muzikė duke synuar tė bėhet profesioniste nė kėtė fushė. Ky shtator qė po vjen e gjen nė vitin e fundit nė Lice. Studion kanto, por kjo nuk a ka penguar qė tė jetė pjesė e tregut muzikor qė tani. 18- vjeēarja ėshtė e famshme pėr zėrin dhe detajet sharmante nė videoklipet e saj. Ka lindur nė Holandė dhe ėshtė krenare qė ka emrin e njė.... mbretėreshe. Nė Fundjavėn e Shekullit vjen tė na thotė diēka pėr veten dhe pėr atė qė ne e kemi me merak :) kuzhinėn dhe ushqimin.
Beatrix... Kush jua ka vendosur kėtė emėr me x nė fund?
Beatrix, ka lidhje me vendin tim tė lindjes, Holandėn. Beatrixa ka qenė mbretėreshė nė Holandė. Emrin ma kanė vendosur prindėrit dhe unė e pėlqej shumė, nuk ėshtė keq tė mbash emrin e njė mbretėreshe. Unė kam lindur nė Groningen tė Holandės. Mundohem tė shkoj sa mė shpesh kur jam pak mė e lirė nga angazhimet shkollore dhe tė muzikės.
18 vjeē... Sa kohė u bė qė po merreni me muzikė?
Me muzikė? Me muzikė kam lindur. Muzika pėr mua ėshtė jetė, ėshtė ditė, ėshtė diell, ėshtė edhe profesion edhe hobi, janė ndėrthurje kuptimplote! Unė vazhdoj liceun artistik pėr Kanto dhe kam zgjedhur kėtė degė, pasi ėshtė ajo ēka dua vėrtetė dhe smund ta shihja veten mė larg.
Thonė qė kėngėtaret duhet tė jenė edhe tė bukura. Kėshtu ėshtė?
Pamja e jashtme e prezanton njeriun. Nė botėn e artit ėshtė si njė ēelės i vogėl qė ndonjėherė hap njė derė tė madhe. Por e bukur ėshtė ajo ēka i pėlqen ēdokujt, pra ėshtė pak relative. Pėr shembull, pėr mamin tim, unė jam mė e bukura nė botė. (qesh)
Po veshja? Moda? Ju visheni thjesht, ju kam parė disa herė nė rrugė, veshur si vajzė e zakonshme...
Hmmm... Mua mė pėlqen tė ndjek tendencat e fundit, por nė jetėn e pėrditshme dua tė vishem thjesht. Thjeshtėsinė e kam armė tė fortė jo vetėm nė veshje (qesh). Por nuk harroj kurrė qė imazhi im duhet tė jetė i kuruar.
Miqtė e Beatrix, janė mė shumė djem apo vajza?
E kam zemrėn e zėnė, duke iu dhėnė dashuri tė gjithė njerėzve qė janė tė rėndėsishėm nė jetėn time.Nuk kam asgjė me vajzat, por zemrėn ma kanė fituar djemtė, mė saktė tė them besnikėria e djemve. Jam shumė e lidhur me shoqėrinė time dhe mė pėlqen qė nuk me diferencojnė si njė kėngėtare. Nuk kam korniza e as paragjykime, por mė pėlqen qė pjesėn e zemrės ta lė papėrfolur.
Planet e afėrta tė Beatrix?
Kam nė plan tė vij me dy kėngė tė reja, por dua tė pėrqendrohem mė shumė tek studimet kėtė vit. Ėshtė viti i fundit dhe ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr mua.
Beatrix nė kuzhinė
Ēdo shtator, ha 5 ditė rresht vetėm rrush
Zakonisht personazhet tanė nė Fundjavė i pyesim pak pėr kuzhinėn dhe ushqimin. E kemi me merak kėtė punėn e shėndetit dhe dietave ?. Ju mbani dietė?
Aktualisht nuk po bėj asnjė dietė. Po, nuk ėshtė turp tė mbash dietė. Unė preferoj mė shume ushqimet e gatuara sepse janė mė me pak kalori si dhe mė tė shijshme.
Ėmbėlsirat?
I dua shumė. Por mundohem gjithmonė tė jem e kujdesshme me to.
Frutat?
Tė preferuarat e mia janė rrushi dhe shega. Janė tė shijshme dhe tė pastrojnė nga toksinat. Unė ēdo shtator bėj njė dietė 5 ditore vetėm me rrush. Nuk ėshtė pėr humbje peshe. Ato 5 dite trupi pastrohet nga tė gjitha toksinat.
Alkooli?
Le tė themi qė nuk ėshtė nga pijet e mia tė preferuara.
Perimet?
Vdes pėr specat, domatet dhe brokoli
Gatimet e shtėpisė?
Ēdo gjė qė gatuan mamaja ime, po sidomos gatimet tradicionale tė Kosovės si dhe
Njė gjė qė nuk mundeni ta hani ose nuk e keni ngrenė asnjėherė?
Ndoshta duket e ēuditshme, por nuk mė pėlqen sushi.
A ndikon ushqimi nė muzikėn tuaj?
Po, normal sepse fiziku im duhet tė jetė gjithmonė nė formė pėr videoklipet e mia, por edhe pėr paraqitjen time skenike.