Sugjerimet e National Geographic pėr tė huajt nė Shqipėri, nė krye .... rakia!
Publikuar më 11.08.2012 | 13:14

8 gjėrat qė u sugjerohen tė huajve qė duan tė vijnė nė Shqipėri

Entela Resuli

Shqipėria pėr herė tė parė kėtė vit klasifikohet si destinacion i mirė turistik nė suplementin e njohur - guidė tė pėrvitshėm tė “National Geographic”. Kur e vumė re kėtė gjė nė botimin e tyre online u gėzuam dhe kėrkuam tė dinim mė tepėr. Gjurmėt na ēuan tek Nevila Popa. Ajo ėshtė koordinatore e Programit pėr Turizmin nė USAID dhe prej saj mėsuam se vendet e listuara si atraksione turistike shqiptare janė renditur nė njė bashkėpunim mes ‘National Geographic” dhe USAID-it.  

“Janė pėrzgjedhur vendet mė pikante tė Shqipėrisė, qytete dhe tradita e tyre. Pėr ēdo turist qė ka nė program tė vizitojė Shqipėrinė kjo ėshtė njė guidė e mirė, - thotė Nevila nė bisedė me “Shekullin”, duke shtuar: “Ballkani Perėndimor ėshtė parė gjithmonė nė optiken e konflikteve apo luftėrave qė kanė cenuar imazhin turistik tė kėtij rajoni. Pikėrisht pėr tė ndryshuar kėtė perceptim, por edhe pėr tė promovuar vėrtetė vlera dhe karakteristikat e veēanta qė kanė kėto vende dhe veēanėrisht Shqipėria, po shėrben kjo nismė. E parė me “sytė” e “National Geographic” kjo merr tjetėr vlerė, pasi ėshtė garancia qė jep njė markė e njohur pėr principe dhe standarde”.

Nevila ka shoqėruar nėpėr Shqipėri edhe ekspertėt e huaj qė kanė dashur tė vėrtetojnė sugjerimet e saj dhe tė punonjėseve qė kanė punuar pėr tė. 

“Ky portal i gjeoturizmit, - thotė Nevila, - promovon turizmin nė njė sere diapazonesh, si kultura, historia, arkitektura, folklori, gastronomia, tradita, autenticiteti, por edhe me njerėzit. E nė njėfarė mėnyre, kjo do te lidhet ngushtė edhe me atė rrugėtim qė duhet tė ndjekė zhvillimi i qėndrueshėm i turizmit nė Shqipėri. Gjeoturizmi ėshtė ekzaktėsisht ai qė e jep kėtė, qė do tė thotė se zhvillimi duhet tė ndodhe duke ruajtur ato qė janė vlera tė trashėguara e tė reja qė mund tė shiten. Nė fund tė fundit turizmi duhet tė shesė, tė gjenerojnė tė ardhura”, - thotė specialistja e turizmit e USAID.

Amerikanėt po mendojnė ndryshe

“Pėr amerikanėt ka shumė destinacione turistike nė botė. Por interesimi qė ata kanė filluar tė shfaqin pėr turizmin nė Ballkan ėshtė njė tregues se barrierat po thyhen dhe mentalitetet po ndryshojnė. Shqipėria dhe Kosova duket se do tė presin shumė mė tepėr turistė nė vitet qė vijnė”- thotė Nevila Popa. Pėr kėtė hartė udhėrrėfyese u desh rreth njė vit punė pėr tė arritur fazėn aktuale.

200 tė ftuar panė fillimisht fotot

Portali qė pėrmban informacionin turistik pėr Shqipėrinė dhe vendet e Ballkanit u bė publik nga 18-22 qershor nė selinė e “National Geographic” nė Washington DC pėrmes njė sėrė ekspozitash me disa nga fotot mė tė bukura tė vendeve tė Ballkanit. Hapja e ceremonisė kishte rreth 200 tė ftuar qė pėrfaqėsonin sektorėt private dhe publike, komunitetin diplomatik dhe mediat.

Mė nė fund, Ballkani i bashkuar

Kjo guidė u krijua nėpėrmjet njė procesi bashkėpunues rajonal mes Shqipėrisė, Bosnjė Hercegovinės, Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Serbisė. Vė nė dukje pasuritė kulturore, historike dhe natyrore unike tė Ballkanit Perėndimor. Ėshtė pėrpjekja e parė e pėrbashkėt e vendeve tė rajonit nė lėmin turistik (www.balkansgeotourism.com).

Lista e sugjerimeve tė National Geografich pėr tė huajt nė Shqipėri, nė krye...rakia!

1 - Rakia

E ardhur nė Shqipėri nė shekullin e XIV gjatė pushtimit tė Perandorisė Osmane, rakia ėshtė njė pije alkoolike qė ėshtė bė pjesė e kulturės tradicionale. Gjithkush nė Shqipėri njeh tė paktėn njė person qė prodhon raki. Zakonisht pėr pėrftimin e rakisė pėrdoret rrushi, por shqiptarėt thonė se edhe nga mareja del njė raki e mirė. Pija nė fjalė shihet nga shqiptarėt edhe si njė zgjidhje pėr tė shėruar pothuajse ēdo sėmundje. Ajo shoqėrohet zakonisht me copa tė vogla djathi.

2 - Kuzhina e pasur

Ndėr vite, kuzhina shqiptare ėshtė ndikuar nga fqinji jugor, Greqia dhe ai perėndimor Italia. Njė kuzhinė e pasur mund tė gjendet nė pothuajse tė gjithė restorantet. Kryesisht ofrojnė njė pėrzgjedhje tė peshkut tė freskėt dhe mishit tė shijshėm e tė pjekur nė zgarė, shoqėruar me perime tė freskėta. 

Tavat e vogla tė djathit dhe me vaj ulliri aromatik nga fermerėt lokalė, kanė njė shije tė mrekullueshme kur shoqėrohen me bukė tė thekur.

3 - Tė ngjisėsh malin e Arapit

Ky ėshtė njė mal sfidues. Vetėm njerėz me pėrvojė mund ta bėjnė kėtė. Fshati i Thethit ėshtė pikėnisja drejt Arapit. Mos harroni pajimet e nevojshme. Aty mund tė mėsosh shumė nga urtėsia e banorėve. Ėshtė natyrė e bukur e ngjashme me Alpet e Zvicrės. 

4 - Trageti Koman-Fierzė

Liqeni i Komanit u krijua nė vitin 1970 nė kuadėr tė njė projekti masiv hidroelektrik. Trupi gjarpėrues ėshtė krijuar nga uji qė rrethohet me shkėmbinj mijėravjeēarė. Udhėtimi ngjason si njė shėtitje nė fjordet e Norvegjisė. Zgjat dy orė dhe ėshtė diēka qė nuk duhet humbur. Pėr tė siguruar njė vend nė traget, ju duhet tė mbėrrini dy orė pėrpara nisjes nė bord. Trageti ju jep mundėsinė tė shijoni njė kafe gjatė udhėtimit.

5 - Apollonia e Butrinti

Shqipėria ėshtė e pasur me rrėnoja tė lashtėsisė dhe vende historike, disa prej tyre pasuri e trashėgimisė botėrore. Nė zonėn e Fierit, pranė fshatit Pojan ndodhet Parku Arkeologjik i Apollonisė qė ka qenė pjesė e peizazhit mbi kodra qė prej vitit 625 p.e.s. Nė jug tė Shqipėrisė, Butrinti ėshtė njė tjetėr koleksion interesant rrėnojash greke dhe romake. Mėnyra mė e mirė pėr tė kuptuar vendin: Ndiqni rrugė kryesore dhe mė pas drejtojuni amfiteatrit. 

6 – Begdeti vlonjat

E themeluar nga grekėt e lashtė nė shekullin e VI, p.e.s, Vlora ėshtė njė nga qytetet mė tė vjetėr shqiptare. Pas njė shėtitje nėpėr qytet, drejtojuni plazhit. Zona brenda e jashtė qytetit ėshtė mbi tė gjitha njė plazh. Vlora jep mundėsinė edhe pėr njė udhėtim tė shpejtė nė ‘thembrėn’ e Italisė, pasi ndajnė sė bashku detin Adriatik. Tragetet drejt Barit ankorohen nė Vlorė.

7 - Kruja

Kėshtjella mbresėlėnėse e cila ėshtė edhe Muzeu i Skėnderbeut, ėshtė shtėpia e librave tė vjetėr, statujave, dokumenteve dhe pikturave madhėshtore. Pothuajse tė gjitha kėto i pėrkasin historisė sė zonės dhe udhėheqėsit mė tė madh tė kohėrave, Gjergj Kastriotit i cili kundėrshtoi Perandorinė Osmane nė shekullin XV. Nėse mundeni, vizitoni muzeun nė perėndimin e diellit. Pamja nga tarraca e kėshtjellės shijon shumė. Pazari i vjetėr i qytetit ėshtė krijuar nė fund tė shekullit XVII. Ėshtė restauruar nė 1960 dhe ėshtė vendi mė i madh i punimeve artizanale, duke pėrfshirė edhe qilimat prej leshi.

8 - Kalaja e Rozafatit

Pasi ndiqni njė rrugė tė pjerrėt me kalldrėm do tė gjendeni pėrballė njė kėshtjelle me pozicion strategjik. Njė pamje 360 gradė e qytetit tė Shkodrės dhe lumenjve Buna dhe Drini. Ushtritė sulmuese nuk do tė kishin asnjė mundėsi pėr t’u fshehur nė njė terren tė sheshtė qė gjendet poshtė kalasė. Mendim i mirė strategjik nga ana e shqiptarėve. Mund tė shihen fortifikimet e mbetura. Nė ndėrtim dhe rindėrtim kanė dorė venedikasit dhe osmanėt.

 

 


Videot e fundit
0 Komente

Shtoni një koment

Gazeta 'Shekulli' iu kėrkon gjithė lexuesve tė saj, qė mundėsisht tė mos pėrdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerėzor nėpėr komente. Nė vend tė tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund tė jenė shumė mė tė fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit pėr pjesėmarrjen tuaj, mjaft tė vlefshme nė punėn tonė!

Ftojmė lexuesit, qė nėse kanė opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema tė tjera tė lira, mund tė na kontaktojnė nė adresėn: komente@shekulli.com.al
7 + 8 =
Kanė, prostitutat mund tė pėrfitojnė deri nė 30 mijė euro pėr njė natė
Rreth njė mijė prostituta vihen nė aksion ēdo vit gjatė Festivalit tė Filmit nė Kanė. The Hollywood Reporter njofton se njė prostitutė gjatė njė nate mund tė pėrfitojė deri nė 30.000 euro gjatė kohės kur po zhvillohet evenimenti prestigjioz nė Francė. “Arabėt janė njerėzit mė bujarė nė botė... Nė
Skandal, fėmijėt nė njė jetimore ruse rrihen si kafshė (Video)
Njė video e cila po qarkullon nėpėr internet ka tronditur publikun global. Ajo tregon skena tė tmerrshme se si abuzohet me fėmijėt nė njė jetimore ruse.   Personi i cili e bėri kėtė video ka mbetur anonim, por incizimi i ėshtė dorėzuar ministrive pėrkatėse ruse dhe ėshtė vendosur edhe nė internet.
Historia e mbretit me 13 gra, ēdo vit nga 1
Historia duket pak e ēuditshme pėr kohėn qė po jetojmė dhe pėr nivelin e demokracisė. Por ka disa femra qė janė nėn presionin e tė vetėshpallurve mbretėr, tė martohen me to, duke u rreshtuar nė kėtė mėnyrė nė kolonėn e grave. Kėtė fat e ka pėrjetuar njė grua e re, Tintswalo Ngobeni, tė cilėn mb